Gjoni 2
Jezusi e Shndërron Ujin në Verë
Jezusi e shndërroi ujin në verë në një gosti dasme në mrekullinë e parë të shënuar që Ai kreu gjatë shërbesës së Tij në tokë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta rritësh besimin tënd te Jezu Krishti ndërsa e studion këtë mrekulli dhe përcakton të vërtetat rreth fuqisë dhe karakterit të Shpëtimtarit.
Cilit i besoni?
-
A është e mundur t’i besosh dikujt aq sa të zotohesh për të bërë çdo gjë që mund të të kërkojë të bësh?
-
Çfarë do të duhet të dish për atë person që të jesh i gatshëm të bësh një angazhim të tillë?
Përsiat për një çast nëse mendon se e njeh Shpëtimtarin aq mirë sa t’i mirëbesosh Atij për çfarëdo gjëje që Ai të kërkon. Ndërsa studion kapitullin te Gjoni 2 , kërko prova për fuqinë dhe karakterin e Tij që mund të ta rritin besimin tek Ai dhe gatishmërinë për t’iu bindur çdo gjëje që Ai kërkon prej teje.
Mrekullia e parë e shënuar e shërbesës së Jezusit
Mrekullia e parë e shënuar gjatë shërbesës tokësore të Shpëtimtarit gjendet te Gjoni 2 . Para se ta studiosh këtë rrëfim, mund të jetë e dobishme të dish se vera zakonisht përmirësohet në cilësi sa më shumë që vjetrohet dhe se nëse mbaronte vera do të ishte e turpshme për organizatorët e gostisë së dasmës.
Lexo te Gjoni 2:1–11 me ngadalë dhe me vëmendje, dhe merr parasysh të shënosh çdo gjë që të bën përshtypje. Ndërsa studion, mund të përsiatësh përgjigjet për pyetje si këto: Çfarë mendon se dinte Maria për Birin e saj? Çfarë mendon se mësuan shërbëtorët për Jezusin?
Për pyetjet e mëposhtme, përgjigju me a dhe ose b ose c.
a. Çfarë të vërtetash mësove për fuqinë e Shpëtimtarit dhe për karakterin e Tij?b. A mund të mendosh për rrethanat ku njohja e këtyre të vërtetave mund ta ndihmojë dikë sot?c. Si e ka bekuar jetën tënde dija për këto të vërteta rreth Jezu Krishtit?
“Bëni gjithçka që ai t’ju thotë”
Ashtu si në shumë raste në Dhiatën e Re, Përkthimi prej Joseph Smith-it i Gjoni 2:4 na ndihmon të fitojmë njohuri shtesë për Shpëtimtarin. Ai thotë se Jezusi e pyeti Marien se çfarë do të donte të bënte Ai për të; sepse ora e Tij nuk kishte ardhur ende.
-
Çfarë mëson nga kjo për marrëdhënien e Shpëtimtarit me nënën e Tij?
Merr parasysh ta shenjosh atë që Maria u tha shërbëtorëve, siç shënohet te vargu 5 .
-
Çfarë mëson nga udhëzimet e Maries për shërbëtorët rreth besimit të saj te Jezusi?
Plaku L. Uitni Klejton, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi disa gjëra që Maria i dinte për Jezusin që e forcoi besimin e saj në Të.Mund të doni ta shikoni materialin filmik “Bëni Gjithçka që Ai t’ju Thotë” (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org) nga kodi kohor 01:40 në 02:29, ose të lexoni pohimin e mëposhtëm.
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
A ishte pirja e verës kundër urdhërimeve në kohët biblike?
“Ka shumë referime në Bibël për ligësitë e dehjes dhe pijeve të forta (për shembull, shih Fjalët e Urta 23:20–21 ; Isaia 5:11–12 ; Efesianëve 5:18). Këto vargje nuk e ndalojnë në mënyrë të veçantë përdorimin e alkoolit, por ato e dënojnë abuzimin dhe dehjen. Në kohën tonë, Zoti ka zbuluar Fjalën e Urtësisë, e cila nuk e lejon përdorimin e pijeve alkoolike [shih Doktrina e Besëlidhje 89:4–7). Ne duhet të shmangim gjykimin e njerëzve të periudhave më të hershme ungjillore nga urdhërimet që Zoti i ka dhënë në kohën tonë.”
(New Testament Student Manual [2018], ChurchofJesusChrist.org)
Pse Jezusi iu referua nënës së Tij si “Grua”?
Plaku Xhejms E. Talmixh (1862–1933), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Emri me të cilin i drejtohet ‘Grua’ siç përdorej nga një djalë për nënën e tij, mund të na tingëllojë disi i ashpër në vesh, në mos harbut; por përdorimi i tij qe në të vërtetë shprehje e një nënkuptimi të kundërt. … Kur, në skenat e fundit, të tmerrshme, të ekzistencës së Tij në vdekshmëri, Krishti qëndroi i varur në kryq duke vdekur në agoni, Ai pa drejt Marisë së përlotur, nënës së Tij dhe e la atë nën përkujdesjen e apostullit të dashur, Gjonit, me fjalët: ‘O grua, ja biri yt!’ [ Gjoni 7:26 .] A mund të mendohet se në këtë çast kyç, shqetësimi i Zotit për nënën nga e cila ishte duke u ndarë prej vdekjes, lidhej me ndonjë emocion tjetër përveç atyre të nderit, dhembshurisë dhe dashurisë?”
(James E. Talmage, Jesus the Christ[1916], f. 144–145.)
Gjoni 2:6.
Çfarë është një masë (firkin)?
Një masë (firkin) është rreth 34 litra, ndaj gjashtë enë mund të kenë mbajtur midis 380 dhe 600 litra.
Gjoni 2:5.
Pse është e rëndësishme të bëni “gjithçka që [Perëndia] t’ju thotë”?
Plaku L. Uitni Klejton, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:
“Kur vendosim të bëjmë ‘gjithçka që [Perëndia na] [ka] th[ënë]’, ne zotohemi me zell që ta përputhim sjelljen tonë të përditshme me vullnetin e Perëndisë. Veprime të tilla të thjeshta të besimit si studimi i shkrimeve të shenjta çdo ditë, agjërimi rregullisht dhe lutja me qëllim të vërtetë, e thellojnë kapacitetin tonë shpirtëror për t’i përmbushur kërkesat e vdekshmërisë. Me kalimin e kohës, zakone të thjeshta besimi çojnë në rrjedhoja të mrekullueshme. Ato e shndërrojnë besimin tonë nga një filiz, në një fuqi dinamike për mirë në jetën tonë. …
… Kur ne i mirëbesojmë dhe e ndjekim Atë, jeta jonë shndërrohet, ashtu siç u shndërrua uji në verë. Ne bëhemi diçka më shumë dhe më të mirë sesa do të mund të bëheshim ndonjëherë. Mirëbesojini Zotit dhe ‘bëni gjithçka që ai t’ju thotë’.”
(L. Uitni Klejton, “Bëni Gjithçka që Ai t’ju Thotë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 97–99.)