Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:5
Lindur nga Uji dhe nga Fryma për të Hyrë në Mbretërinë e Perëndisë
Në një mësim të mëparshëm, ti studiove fjalët e Shpëtimtarit drejtuar Nikodemit për t’u rilindur shpirtërisht nëpërmjet ordinancave të pagëzimit dhe konfirmimit. Në këtë mësim mund të ushtrosh zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore duke përdorur doktrinën që ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Përfytyro sikur të është kërkuar t’i japësh mësim një klase Filloreje për këtë të vërtetë të dhënë mësim te Gjoni 3:5: ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.
Ushtrimi i mëposhtëm mund të të ndihmojë të mbash mend fragmentin e zotërimit doktrinor dhe të mësosh përmendsh frazën e tij kyç të shkrimit të shenjtë. Mund të kryesh një veprimtari të ngjashme në programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] nëse ke qasje. Me një laps, shkruaj në ditarin tënd të studimit “Gjoni 3:5: Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”. Përsërite frazën me zë të lartë ose në mendje disa herë. Përzgjidh tre ose katër fjalë dhe fshiji të gjitha, përveç germës së parë së secilës prej tyre. Përsërite frazën sërish disa herë. Përsërite këtë ushtrim derisa të mbeten vetëm germat e para të secilës fjalë, siç tregohet këtu: “Gj____ 3:_: K___ n__ k_ l_____ n__ u__ dh_ n__ F____, n__ m___ t_ h___ n_ m________ e P________”. Përsërite frazën disa herë duke përdorur germat e para dhe pastaj përpiqu ta thuash atë pa e parë.
Ushtroje vënien në zbatim
Përfytyro sikur ke një shoqe që quhet Megan e cila është anëtare e Kishës, por nëna e saj nuk është. Nëna e saj beson te Jezu Krishti dhe Bibla, por nuk i përket ndonjë kishe të caktuar. Megani të pyet: “A nuk mund të shkojë nëna ime në qiell po nuk u pagëzua nëse bën një jetë të mirë?”
-
Cilat janë disa nga arsyet që Megani mund ta bëjë këtë pyetje?
-
Pse është e rëndësishme t’i kuptosh arsyet e saj se përse e bëri këtë pyetje para se të përpiqesh ta ndihmosh të gjejë përgjigjet?
Për ta ndihmuar Meganin të gjejë një përgjigje për pyetjen e saj rreth rëndësisë së pagëzimit, mund të zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Vepro me besim
Lexoji paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.
-
Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Lexo paragrafët 8–10 në të njëjtën pjesë te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.
-
Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Lexo paragrafët 11–12 në të njëjtën pjesë të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.
-
Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?