Seminari
Lluka 5:1–11


Lluka 5:1–11

Ndjekja e Zotit dhe Arritja e Qëllimeve Tona Hyjnore

Christ standing on a seashore. He is beckoning to two men who stand near Him. The two men are holding a fishing net over a small fire. Fishing boats and fishermen are visible in the background. The painting depicts Christ calling some of His Apostles or disciples.

Kur Simon Pjetri, Andrea, Jakobi dhe Gjoni mrekullisht kapën “një sasi të madhe peshku”, pasi Shpëtimtari i ftoi të “hidhni[n] rrjetat [e tyre]” (Lluka 5:4, 6), ata rrokën një pjesëz të asaj që mund të arrinin me ndihmën e Shpëtimtarit. Këta peshkatarë pastaj zgjodhën të linin gjithçka për të ndjekur Jezu Krishtin. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh dëshirën për ta ndjekur Jezu Krishtin në mënyrë që Ai të mund të të ndihmojë të arrish shumë më tepër sesa mund të arrish ndonjëherë pa Të.

Arritja e një qëllimi më të madh

Gjeni një minutë për të menduar për disa njerëz që arritën gjëra të mëdha sepse Perëndia i ndihmoi ta kuptonin qëllimin e tyre.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1.

  • Pse mund të jetë e rëndësishme që dikush ta kuptojë qëllimin e vet më të madh?

  • Çfarë dallimesh ke vënë re në jetën e njerëzve që e kuptojnë qëllimin e Perëndisë për ta dhe ata që nuk e kuptojnë atë qëllim?

Ky mësim do të përqendrohet te mënyra se si Jezu Krishti e ndihmoi Simon Pjetrin (i njohur edhe si Pjetri) të zbulojë se kishte një qëllim më të madh për të. Ndërsa studion, kërko prova për parimin që kur zgjedhim ta ndjekim Jezu Krishtin, Ai mund të na ndihmojë ta kuptojmë qëllimin më të madh për jetën tonë dhe ta arrijmë atë.

Jezu Krishti e thërret Simon Pjetrin që ta ndjekë

Pasi Shpëtimtari kishte kryer disa mrekulli në Judë, përfshirë shërimin e vjehrrës së Simon Pjetrit (shih Lluka 4:38–39), Ai shkoi në brigjet e Liqenit Genesaret (një emër tjetër për Detin e Galilesë). Ai hipi në barkën e peshkimit të Simon Pjetrit dhe u ul për t’i dhënë mësim grupit të madh të njerëzve në breg (shih Lluka 5:1–3). Kur Jezusi e mbaroi mësimin, Ai i bëri një ftesë Simon Pjetrit.

Lexo te Lluka 5:4–11 . Ndërsa lexon, përpiquni të përfytyrosh sikur je Simon Pjetri, një peshkatar me përvojë. Mund të jetë e dobishme të kuptosh se fraza zënë peshk do të thotë të kapësh peshk (shih vargun 4 ).

  • Cilat janë disa hollësi që mendon se janë të rëndësishme në këtë rrëfim? Përse?

  • Si mendon, çfarë mund të ketë qenë duke menduar apo ndier Pjetri?

Gjej një çast për të kërkuar ndonjë provë në këtë rrëfim të Jezu Krishtit duke ndihmuar Pjetrin të kuptojë se Zoti kishte një qëllim më të madh për të.

  • Çfarë mund të ketë mësuar Pjetri për veten e tij nga kjo përvojë me Shpëtimtarin?

  • Si mendon, pse Zoti dëshiron ta zgjerojë largpamësinë tonë për faktin se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë?

Përshtatja e përvojave të Simon Pjetrit me tonat

Ne mund të mësojmë më thellësisht nga ky rrëfim duke e krahasuar përvojën e Simon Pjetrit me përvojat që mund të kemi vetë. Kjo aftësi e studimit të shkrimeve të shenjta është ajo që Nefi i referohet në Librin e Mormonit kur thotë se “i përshtat[i] të gjitha shkrimet e shenjta për [veten]” ( 1 Nefi 19:23). Përshtatja e shkrimeve të shenjta me situatat tona vetjake mund të na ndihmojë të jemi “[të] bind[ur] më plotësisht … të beso[jmë] në Zotin, Shëlbuesin [tonë]” dhe mund të “jenë për përfitimin dhe mësimin tonë” ( 1 Nefi 19:23).Gjej një çast për ta krahasuar përvojën tënde me atë të Pjetrit duke bërë sa më poshtë:Ndaje në gjysmë një faqe në ditarin tënd të studimit, në mënyrë që në njërën anë të mund të renditësh hollësitë rreth përvojës së Pjetrit dhe në anën tjetër të mund të shohësh situatën tënde. Nëse është e nevojshme, drejtoju shkrimeve të shenjta dhe çfarëdo mjeti nga shkrimet e shenjta në dispozicion (për shembull, shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Pjetër ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org) për të të ndihmuar t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme.

Përshtatja e Përvojave të Pjetrit me Jetën Tonë

Si mund ta kishte përshkruar veten Pjetri para se të takohej me Jezusin?

Si e përshkruaj unë veten?

Pjetri ishte i gatshëm ta ndiqte Jezu Krishtin dhe të hiqte dorë nga profesioni i tij si peshkatar (shih Lluka 5:11). Si e përfytyron se do të ndryshonte jeta e Pjetrit nëse nuk do të kishte zgjedhur ta ndiqte Shpëtimtarin?

Nga çfarë mund të më kërkohet të heq dorë për ta ndjekur Jezu Krishtin?

Si mund të ndikohet jeta ime nëse zgjedh të mos e ndjek Jezu Krishtin?

Si i përmbushi Pjetri qëllimet më të mëdha të Zotit për të në jetën e vet?

Mendo për shkrimet e shenjta, planin e shpëtimit, bekimet e priftërisë dhe, nëse gjen zbatim, bekimin tënd patriarkal.

Çfarë di unë rreth qëllimeve më të mëdha të Zotit për mua?

Çfarë pyetjesh kam rreth qëllimit tim?

Color Handouts Icon 2. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për tri prej pyetjeve vijuese:

  • Si të ndihmoi përshtatja e shkrimeve të shenjta me veten që të mësosh apo besosh më shumë te Jezu Krishti?

  • Çfarë provash gjete për atë se si mund të arrijmë një qëllim më të madh për jetën tonë kur zgjedhim ta ndjekim Jezu Krishtin?

  • Kur ke vërejtur dikë të ndikohet pozitivisht ngaqë kuptoi qëllimin e vet?

  • Çfarë do të bësh për shkak të asaj që ndjeve ose mësove sot?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Lluka 5:8

Pse Pjetri e quajti veten “njeri mëkatar”?

“Kur Pjetri u takua në fillim me Shpëtimtarin dhe dëshmoi fuqinë e Tij mrekullibërëse, ai e kuptoi se ishte ‘njeri mëkatar’ në nevojë të madhe për fuqinë shëlbuese të Shpëtimtarit ( Lluka 5:8). Fjalët e Pjetrit ilustrojnë se ndërsa i afrohemi Perëndisë, bëhemi të vetëdijshëm për mëkatin e padenjësinë tonë dhe dëshirojmë ndihmën e Tij për t’u bërë më shumë si Ai.”

(New Testament Student Manual [2018], ChurchofJesusChrist.org)

Çfarë mund të bëjë Zoti për ne teksa e ndjekim Atë?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:

Photograph of President Ezra Taft Benson. He is seated in a leather chair in front of a fireplace. His hands are clasped in front of him and he is wearing a large turquoise ring on one finger. Official portrait. 1986

“[Ata] që e kthejnë jetën e tyre nga Perëndia do të zbulojnë se Ai mund të bëjë shumë më tepër sesa ata prej jetës së tyre. Ai do t’i thellojë gëzimet e tyre, do t’u zgjerojë shikimin, do t’u zhdërvjelltësojë mendjet, do të forcojë muskujt, do të lartësojë shpirtrat, do të shumëfishojë bekimet, do të rritë mundësitë, do të ngushëllojë shpirtrat, do të sigurojë miq dhe do të mbushë me paqe. Kushdo që do ta humbasë jetën në shërbim të Perëndisë do të gjejë jetë të përjetshme.”

(Ezra Taft Benson, “Jesus Christ—Gifts and Expectations”, Ensign, dhjetor 1988, f. 4; Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson, f. 46.)