Seminari
Gjoni 3:1–8


Gjoni 3:1–8

“Duhet të Lindni Përsëri”

Jezusi dhe Nikodemi

Nikodemi ishte një farise dhe një “krer i Judenjve” (Gjoni 3:1). Ai erdhi te Shpëtimtari gjatë natës për të bërë pyetje të rëndësishme për shpëtimin. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh dhe të ndiesh rëndësinë e lindjes përsëri “nga uji dhe nga Fryma” (Gjoni 3:5) për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

Një dëshirë për të ndryshuar

Mendo për një skenar rreth një adoleshenti/e që dëshiron të ndryshojë, të afrohet me Shpëtimtarin dhe të përjetojë më shumë paqe por nuk është i/e sigurt se si. Mendo për gjëra specifike që ky person mund të dëshirojë të ndryshojë dhe disa vështirësi me të cilat ndoshta do të përballet gjatë ndryshimit. Ti gjithashtu mund të dëshirosh të mendosh për përvojat që ti ose të tjerët keni pasur me bërjen e ndryshimeve pozitive që mund t’i japin këtij/saj adoleshenti/e shpresë se mund të ndryshojë.

  • Pse mendon se Ati Qiellor kërkon ndryshim tek ata që dëshirojnë të hyjnë në mbretërinë e Tij?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj disa mënyra se si ndihesh i/e nxitur për të ndryshuar dhe për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Gjatë gjithë këtij mësimi, ftoje frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa mëson se si të kërkosh ndihmën e Shpëtimtarit për të bërë ndryshimet që Ai dëshiron për ty.

Jezusi i mësoi Nikodemit për lindjen përsëri

Një burrë me emrin Nikodem erdhi te Jezusi gjatë natës. Nikodemi ishte një farise dhe një sundimtar i hebrenjve. Ai më vonë e mbrojti Krishtin para farisenjve (shih te Gjoni 7:50–53) dhe u bashkua me besimtarët në varrimin e Jezusit (shih te Gjoni 19:39–40). Nikodemi kishte ardhur te Shpëtimtari në këtë natë duke pranuar se Jezusi ishte “një mësues i ardhur nga Perëndia” (Gjoni 3:2).

ikona e Zotërimit Doktrinor Gjoni 3:5 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merr parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të mësosh më shumë për këtë fragment të zotërimit doktrinor në mësimin e ardhshëm.

Lexo te Gjoni 3:1–5, duke kërkuar atë që Shpëtimtari i mësoi Nikodemit se duhej të bënte për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

  • Çfarë mendon se do të thotë të “[lindësh përsëri]”? (Gjoni 3:3.)

  • Përse mendon se duhet të lindim përsëri për ta parë mbretërinë e Perëndisë?

  • Kur Nikodemi nuk e kuptoi si të lindte përsëri, çfarë i mësoi Shpëtimtari (siç është shënuar në vargun 5)?

Një nga parimet që mësojmë nga mësimet e Shpëtimtarit për Nikodemin është se ne duhet të lindim përsëri nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

  • Çfarë mendon se do të thotë të lindesh nga uji dhe nga Fryma?

  • Në cilat mënyra mendon se pagëzimi dhe konfirmimi mund të na ndihmojnë të lindim përsëri dhe të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë?

  • Çfarë i mësoi Shpëtimtari Nikodemit që do të doje ta kuptonte personi në skenarin që krijove?

Pagëzimi dhe konfirmimi janë dy nga ordinancat e nevojshme të shpëtimit dhe të ekzaltimit që secili person duhet të marrë për të trashëguar mbretërinë çelestiale. Këto ordinanca janë porta nga ku hyjmë për t’u futur në shtegun e besëlidhjeve që të çon në jetën e përjetshme (shih te 2 Nefi 31:17–20). Ndërsa ecim në këtë shteg dhe i mbajmë besëlidhjet tona, ne përjetojmë ndryshim dhe një rilindje shpirtërore. Profeti Alma në Librin e Mormonit shpjegoi rolin e Shpëtimtarit duke na mundësuar që të lindim përsëri. Lexo tek Alma 7:14, duke kërkuar se si Shpëtimtari mund të na ndihmojë që të lindim përsëri.

  • Cili është roli i Shpëtimtarit për të na ndihmuar që të lindim përsëri?

Nga 2 Nefi 31:17 ne gjithashtu mësojmë për rolin e Frymës së Shenjtë për të na ndihmuar që të lindim përsëri: “Dhe pastaj vjen një heqje e mëkateve tuaja me anë të zjarrit dhe me anë të Frymës së Shenjtë”.

  • Cili është roli i Frymës së Shenjtë për të na ndihmuar që të lindim përsëri?

Shih materialin filmik “A Change of Heart” [“Një Ndryshim i Zemrës”] (4:39), nga kodi kohor 0:40 deri në 4:09, për të parë përvojën e një të riu me emrin Ever. Kërko gjërat specifike që ai bëri, të cilat e lejuan Shpëtimtarin ta ndihmonte atë të ndryshonte. (Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.)

4:39

A Change of Heart

A young man in Honduras was drifting toward a life of apathy, selfishness, and trouble until a friend showed him he was born for so much more.

  • Çfarë të bëri përshtypje rreth ndryshimeve që bëri ky i ri?

  • Cilat janë disa ndryshime që ke bërë ti apo dikush që njeh për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti?

  • Çfarë roli kanë ordinancat e pagëzimit dhe konfirmimit te këto ndryshime?

Ndonjëherë ne pyetim veten se si po ecim me vetë rilindjen tonë shpirtërore. Shpëtimtari dha mësim te Gjoni 3:8 se ne mund t’i shohim efektet e erës, por jo se nga vjen dhe ku shkon. Ngjashëm me këtë, ne nuk mund ta kuptojmë gjithmonë se kur fillon lindja përsëri, as si bëhen ndryshimet brenda nesh. Megjithatë, ne mund t’i shohim efektet e saj teksa dëshirat dhe veprimet tona ndryshojnë (shih te Mosia 5:1–2). Shkruaj në ditarin tënd të studimit provat që sheh se Shpëtimtari po të ndihmon t’i ndryshosh. Kushtoji vëmendje çdo nxitje, mendimi dhe përshtypje që mund të marrësh nga Shpirti.

Të ndihmojmë të tjerët

ikona e ditarit1. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Mendo për skenarin që krijove në fillim të mësimit. Reflekto mbi atë që ke mësuar dhe ndier sot. Shkruaji një letër të shkurtër adoleshentit/es nga skenari yt, duke shpjeguar se si Shpëtimtari mund ta ndihmojë atë që të ndryshojë. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë teksa e bën këtë:

  • Çfarë mendon se mund të bëjë ky person për të kërkuar ndihmën e Shpëtimtarit për të ndryshuar? Pse mendon se do të ndihmojnë këto veprime?

  • Si mund ta ndihmojnë ordinancat e pagëzimit, konfirmimit dhe marrjes së emblemave të sakramentit këtë person që të ndryshojë dhe të lindë përsëri?

  • Çfarë ke mësuar për Jezu Krishtin teksa ke përjetuar procesin e lindjes përsëri apo e ke parë këtë proces tek të tjerët?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë do të thotë të lindesh përsëri?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Shërbëtorët e autorizuar të Zotit përsëri[t]in mësimin se një nga qëllimet parësore të të qenurit tonë në vdekshmëri është që të ndryshojmë e të shndërrohemi shpirtërisht përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit. …

Ne udhëzohemi të ‘[shkojmë] te Krishti dhe përsos[emi] në të dhe [t’i] moho[jmë] vetes çdo ligësi’ (Moroni 10:32), të bëhemi ‘krijes[a të] re[ja]’ në Krisht (shih te 2 Korintasve 5:17), të zhveshim ‘njeriu[n e] natyrshëm’ (Mosia 3:19) dhe të përjetojmë ‘një ndryshim të madh te ne, ose në zemrat tona, që ne nuk kemi më prirje të bëjmë keq, por të bëjmë mirë vazhdimisht’ (Mosia 5:2). Ju lutem të vini re se shndërrimi që përshkruhet në këto vargje, është i fuqishëm, jo i pakët – rilindje shpirtërore dhe ndryshim themelor për atë që ndiejmë dhe dëshirojmë, për atë që mendojmë dhe bëjmë si dhe për atë që jemi. Në të vërtetë, thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit shkakton një ndryshim themelor e të përhershëm në vetë natyrën tonë, i mundësuar nga mbështetja mbi ‘merita[t] dhe mëshirë[n] dhe hiri[n e] Mesias së Shenjtë’ (2 Nefi 2:8). Kur zgjedhim që t’i shkojmë pas Mësuesit, zgjedhim të ndryshojmë – të rilindim shpirtërisht.”

(Dejvid A. Bednar, “Duhet të Lindni Sërish”, Liahona, maj 2007, f. 19–20)

Si mund të lind përsëri?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një bisedë me titull “Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja” (Liahona, maj 2016, f. 59–62) që përmban pikëpamje mbi këtë pyetje.

Përse mund të jetë e vështirë të kuptohet nëse kam lindur përsëri?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku D. Tod Kristoferson

“Ju mund të pyesni: ‘Përse nuk ndodh më shpejt ky ndryshim i fuqishëm me mua?’ … Për shumë prej nesh ndryshimet janë më graduale dhe ndodhin me [kalimin e] kohës. Të [lindësh përsëri] … është më shumë një proces se sa një ngjarje. Dhe angazhimi në këtë proces është qëllimi kryesor i [vdekshmërisë].

Në të njëjtën kohë, le të mos justifikojmë veten me një përpjekje të rastit. Të mos kënaqemi duke ruajtur disa prirje për të vepruar keq. Le të marrim pjesë denjësisht në sakrament çdo javë dhe të vijojmë së përftuari [Shpirtin] e Shenjtë për të çrrënjosur edhe mbetjet e fundit të papastërtisë brenda nesh. Unë dëshmoj se, ndërsa do të vijoni në rrugën e [lindjes përsëri], hiri shlyes i Jezu Krishtit do të heqë mëkatet dhe njollat e atyre mëkateve nga ju, tundimet do të humbasin forcën dhe nëpërmjet Krishtit ju do të bëheni të shenjtë, ashtu si Ai dhe Ati ynë janë të shenjtë.”

(D. Tod Kristoferson, “I Lindur Përsëri”, Liahona, maj 2008, f. 78)

Cili është dallimi midis “të parit” dhe “hyrjes” në mbretërinë e Perëndisë?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim për fjalët e Shpëtimtarit te [Gjoni 3:3, 5], të cilat flasin për “të parit” dhe “hyrjen” në mbretërinë e Perëndisë: “Një gjë është të shohësh mbretërinë e Perëndisë dhe tjetër gjë të hysh në të. Ne duhet të kemi një ndryshim të zemrës për ta parë mbretërinë e Perëndisë dhe për t’u pajtuar me nenet e miratimit për të hyrë atje” (në Journal, dhjetor 1842 – qershor 1844; Book 3, 15 korrik 1843 – 29 shkurt 1844, f. 130, josephsmithpapers.org]. Kur një person “e sheh” mbretërinë e Perëndisë, Fryma e Shenjtë ka bërë që personi të ketë një “ndryshim të madh të zemrës” (shih tek Alma 5:14). Pastaj personi duhet të marrë pjesë në ordinancat e ungjillit në mënyrë që të “hyjë” në mbretërinë e Perëndisë.

(“Gjoni 2–4”, te New Testament Student Manual [2018], ChurchofJesusChrist.org)