Seminari
Gjoni 4, Pjesa 2


Gjoni 4, Pjesa 2

Uji i Gjallë

“He Comes Again to Rule and Reign” by Mary R. Sauer.

Jezusi i mëson gruas samaritane te pusi për ujin e gjallë që Ai ofron. Ky mësim ka për qëllim t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë për ujin e gjallë që ofron Shpëtimtari: çfarë është, pse keni nevojë për të dhe si mund ta merrni atë.

Rruga drejt lumturisë dhe përmbushjes

Plaku Lorens E. Korbrixh, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Lawrence E. Corbridge. Photographed March 2017.

“Ka vetëm një udhë drejt lumturisë dhe plotësisë. [Jezu Krishti] është Udha. Çdo udhë tjetër, cilado udhë tjetër, çfarëdo udh[e] tjetër, është marrëzi.

Ai ofron një burim me ujë të gjallë. Ose ne pimë dhe kurrë nuk kemi më etje, ose nuk pimë dhe marrëzisht mbetemi të etur.”

(Lorens E. Korbrixh, “Udha”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 34.)

  • Ku drejtohen ndonjëherë njerëzit për lumturi dhe përmbushje që mund t’i lënë ata të ndihen të etur ose të pakënaqur shpirtërisht?

  • Pse mendon se njerëzit ndonjëherë u drejtohen gjërave që nuk sjellin kënaqësi të qëndrueshme?

  • Çfarë ofron Jezu Krishti që sjell lumturi dhe përmbushje të qëndrueshme?

Mendo se si këto pyetje lidhen me jetën tënde. A ka gjëra që u drejtohesh për lumturi dhe përmbushje që në të vërtetë nuk t’i plotësojnë ato dëshira? Çfarë përvojash ke pasur kur ke ndier paqen dhe lumturinë e qëndrueshme që mund të vijë vetëm nga Jezu Krishti?

Uji i gjallë

Jesus Christ depicted teaching a Samaritan woman at a well. Christ is portrayed sitting on the edge of the well. The woman is seated on the ground before Him.

Kujto nga studimi yt te Gjoni 4 në mësimin e mëparshëm se Jezusi i mësoi një gruaje samaritane për ujin e gjallë, që është “një simbol i Zotit Jezu Krisht dhe mësimet e tij” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Uji i Gjallë ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Përfytyro sikur të është kërkuar të përgatitësh një bisedë në mbledhjen e sakramentit për ujin e gjallë që ofron Jezu Krishti. Si pjesë e bisedës sate, të kërkohet të përcaktosh 1) se çfarë është uji i gjallë, 2) përse na duhet ai dhe 3) se si mund ta marrim atë nga Shpëtimtari. Duke përdorur shkrimet e shenjta, pohimet dhe pyetjet e mëposhtme, si dhe çdo ndihmë shtesë që mund të gjesh vetë, përgatit mendimet dhe organizoje bisedën tënde.

Uji i Gjallë

Lexoji fragmentet dhe thëniet e mëposhtme nga shkrimet e shenjta, duke kërkuar pikëpamje për ujin e gjallë që ofron Jezu Krishti.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Uji i gjallë, për të cilin flitet te [ Gjoni 4:10 ], është një përfaqësim i Zotit Jezu Krisht dhe i ungjillit të Tij. Dhe ashtu si uji është i nevojshëm për të mbështetur jetën fizike, po ashtu Shpëtimtari dhe doktrinat, parimet dhe ordinancat e Tij janë thelbësore për jetën e përjetshme. Ju dhe unë kemi nevojë për ujin e Tij të gjallë çdo ditë dhe në një sasi të bollshme për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin tonë të vazhdueshëm shpirtëror.Shkrimet e shenjta përmbajnë fjalët e Krishtit dhe janë një rezervuar i ujit të gjallë në të cilin kemi mundësi të plotë përdorimi dhe nga i cili mund të pimë shumë dhe gjatë. Ju dhe unë duhet të shohim te Krishti dhe të vijmë tek Ai, i cili është ‘burimi i ujërave të gjalla’ ( 1 Nefi 11:25 ; krahaso Ethëri 8:26 ; 12:28), duke i lexuar (shih Mosia 1:5), duke i studiuar [shih Doktrina e Besëlidhje 26:1] , duke i hetuar (shih Gjoni 5:39 ; Alma 17:2) dhe duke u ushqyer me bollëk (shih 2 Nefi 32:3) me fjalët e Krishtit, siç përmbahen në shkrimet e shenjta. Duke vepruar kështu, ne mund të marrim drejtim dhe mbrojtje shpirtërore gjatë udhëtimit tonë në vdekshmëri.”

(David A. Bednar, “A Reservoir of Living Water” [mbledhje rreth vatrës e Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 4 shkurt 2007], f. 1, broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

Plaku Xhozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Last official portrait of Elder Joseph B. Wirthlin of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Died December 1, 2008.

“Shumë veta ulen në tryezën e banketit të ungjillit të Jezu Krishtit dhe thjesht e cimbisin ushqimin e vendosur para tyre. Ata e ndjekin procedurën – ndoshta marrin pjesë në mbledhjet e tyre, ndoshta, u hedhin një sy shkrimeve të shenjta, i përsëritin lutjet familjare – por zemrat e tyre janë larg. Po të jenë të ndershëm, do të pranojnë se kanë më shumë interes për thashethemet e fundit të lagjes, aksionet e bursës dhe shfaqjet e tyre të parapëlqyera televizive sesa për mrekullitë hyjnore dhe shërbesat e këndshme të Shpirtit të Shenjtë.A dëshironi të merrni nga ky ujë i gjallë dhe të përjetoni atë burim hyjnor që gufon brenda jush në jetë të përjetshme?Atëherë mos kini frikë. Besoni me gjithë zemrën tuaj. Zhvilloni një besim të patundur në Birin e Perëndisë. Lejojini zemrat tuaja të drejtohen në lutjen më të zellshme. Mbusheni mendjen tuaj me dituri për Të. Braktisini dobësitë tuaja. Ecni në shenjtëri dhe harmoni me urdhërimet.”

(Joseph B. Wirthlin, “The Abundant Life”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 100.)

Bazuar në atë që mësove nga studimi i këtyre burimeve apo dhe të tjera, fillo të krijosh një përvijim për bisedën tënde. Sigurohu që përshkrimi yt t’u përgjigjet pyetjeve vijuese. Gjithashtu mendo se si mund t’i komunikosh ndjenjat e tua për Jezu Krishtin në bisedën tënde. Merr parasysh t’i tregosh përvojat vetjake që ke pasur me marrjen e ujit të gjallë të Shpëtimtarit dhe se si kanë ndikuar tek ty këto përvoja.

  • Çfarë është uji i gjallë i ofruar nga Jezu Krishti?

  • Përse na nevojitet uji i gjallë i Shpëtimtarit?

  • Çfarë mund të bëjmë për të marrë ujin e gjallë nga Shpëtimtari?

  • Si ndikon dijenia se Shpëtimtari dëshiron që të gjithë të marrin nga uji i Tij i gjallë në mënyrën se si ndihesh për Të?

Color Handouts Icon 1. Shkruaje përvijimin e bisedës sate në ditarin e studimit. Përvijimi yt do të dorëzohet te mësuesi yt.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si lidhet me sakramentin uji i gjallë që ofron Jezu Krishti?

Ndërsa shërbente si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, Motra Sheril A. Esplin dha mësim:

Final official portrait of Cheryl A. Esplin, second counselor in the Primary general presidency, 2011. Released as second counselor and sustained as first counselor at the April 2015 general conference. Released at the April 2016 general conference.

“Shpirtrat tanë të plagosur mund të shërohen dhe të përtërihen jo vetëm ngaqë buka dhe uji na kujtojnë për sakrificën e Shpëtimtarit, të mishit e gjakut të Tij, por ngaqë emblemat na kujtojnë edhe që Ai do të jetë gjithnjë ‘buka e jetës’ [ Gjoni 6:48 ] dhe ‘uji [i] gjallë’ për ne [ Gjoni 4:10 ].

Pas administrimit të sakramentit te nefitët, Jezusi tha:

‘Ai që ha këtë bukë, ha nga trupi im në shpirtin e tij; dhe ai që pi nga kjo verë, pi nga gjaku im në shpirtin e tij; dhe shpirti i tij nuk do të ketë kurrë uri ose etje, por do të jetë i ngopur.

Tani, pasi e gjithë turma hëngri dhe piu, vini re, ata u mbushën me Shpirtin’ [ 3 Nefi 20:8–9 ].

Me këto fjalë, Krishti na mëson se Shpirti i shëron dhe i përtërin shpirtrat tanë. Bekimi i premtuar i sakramentit është që ne do të ‘ke[mi] gjithmonë Shpirtin e tij me [ne]’ [ Doktrina e Besëlidhje 20:77 ].”

(Sheril A. Esplin, “Sakramenti – Një Përtëritje për Shpirtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 13.)

Si mund të më ndihmojë uji i gjallë i Shpëtimtarit që t’i kapërcej ndikimet e këqija të botës?

Presidenti Xhejms E. Faust (1920–2007), i Presidencës së Parë, dha mësim:

Last official portrait of President James E. Faust, Second Counselor in the First Presidency, 2001. Died 10 August 2007.

“Pjesa më e madhe e ndotjes shpirtërore që ndodh në jetën tonë vjen përmes internetit, lojërave kompjuterike, emisioneve televizive dhe filmave që janë shumë sugjestionues ose që portretizojnë në mënyrë grafike cilësitë më të pavlera të njerëzimit. Duke qenë se jetojmë në një mjedis të tillë, ne duhet ta rritim forcën tonë shpirtërore.”

Enosi flet për shpirtin e tij të uritur dhe përgjërimin gjithë ditën si edhe gjithë natën me kërkesë të sinqertë për shpirtin e tij [shih Enosi 1:4 ]. Ai i dëshironte kaq shumë ushqimet shpirtërore që e shuajnë etjen për të vërtetën shpirtërore. Ashtu siç i tha Shpëtimtari i botës gruas te pusi në Samari: ‘Kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme’ [ Gjoni 4:14 ].”

(James E. Faust, “Spiritual Nutrients”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 55.)