Seminari
Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor

Gjej dhe Shenjo: 1 Korintasve 6:19–20Zbulesa 20:12

Duart e një të riu duke mbajtur laps të kuq për shenjim, ndërkohë që po lexon dhe studion shkrimet e shenjta të hapura mbi prehër. (horizontalisht)

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë tʼi gjesh dhe t’i shenjosh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi për të gjetur dhe shenjuar 13 fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që gjenden në gjysmën e dytë të Dhiatës së Re.

Referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Përfytyro sikur shoku yt rastis të të shohë duke studiuar dhe shenjuar shkrimet e shenjta. Pasi sheh një faqe me shumë shenjime në të, ai të pyet se përse bën shenjime në shkrimet e tua të shenjta.

  • Si do t’i përgjigjeshe shokut tënd?

Shenjimi apo nënvizimi i shkrimeve të shenjta është një mënyrë e efektshme për t’i dalluar fragmente të caktuara të shkrimeve të shenjta nga të tjera dhe ai të mundëson t’i gjesh më lehtë ato fragmente të shkrimeve të shenjta në të ardhmen. Në këtë mësim, ti do të kesh mundësi të gjesh dhe të shenjosh 13 fragmente të zotërimit doktrinor që gjenden në gjysmën e dytë të Dhiatës së Re. Për të të ndihmuar ta bësh këtë gjë, merr parasysh ta kopjosh tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjall[e]n në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakob [Bibël] 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakob [Bibël] 2:17–18

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetër 4:6

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Shqyrtoji këto 13 fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë dhe merr parasysh t’i shenjosh ato në shkrimet e tua të shenjta.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Zgjidh tre nga këto fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që ti e ndien se do të të ndihmonin të afrohesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Lexoji fragmentet dhe shpjego sa vijon:

  • Atë çfarë të mëson fragmenti për Atin Qiellor ose Jezu Krishtin.

  • Të vërteta nga fragmenti që ti e ndien se do të ishin të rëndësishme që t’i dish dhe arsyen përse.

Në ditët e ardhshme, fillo të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë nga tabela. Mendo për mënyrën se si njohja e këtyre vargjeve mund ta bekojë jetën tënde dhe jetën e atyre që ti njeh.