Veprat e Apostujve 1
Parathënie për Librin Veprat e Apostujve
Gjatë 40 ditëve pas Ringjalljes së Tij, Jezu Krishti u dha shërbesë dishepujve të Tij. Gjatë kësaj kohe, Ai i përgatiti Apostujt e Tij që të drejtonin Kishën e Tij pas Ngritjes së Tij në qiell. Ashtu siç bëri në lashtësi, Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot nëpërmjet Apostujve të Tij të zgjedhur. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh se sa e rëndësishme është që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet apostujve dhe profetëve.
Ngritja e Krishtit në qiell
Përfytyro sikur miku yt, i cili nuk është anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të pyet: “Kush e themeloi kishën që ti frekuenton dhe kush e drejton atë sot?”
-
Si do t’i përgjigjeshe? Përse?
Libri Veprat e Apostujve përshkruan përvojat e Apostujve pas Ngritjes së Jezu Krishtit në qiell. Duhet të ketë qenë një detyrë tepër e vështirë për udhëheqësit e Kishës për ta çuar përpara Kishën e Shpëtimtarit kur Ai nuk ishte më vazhdimisht fizikisht me ta. Por Apostujt nuk ishin vetëm në përpjekjet e tyre. Përvojat e Apostujve të shënuara në librin Veprat e Apostujve ilustrojnë të vërtetën që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet apostujve dhe profetëve të Tij.
Merri parasysh ndjenjat e tua për Jezu Krishtin që drejton Kishën e Tij. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për sa vijon:
-
Përse do të ishte e rëndësishme të dish që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij?
-
Çfarë do të prisje të shihje në një kishë që drejtohet nga Jezu Krishti?
-
Duke përdorur shkallën vijuese, përcakto se sa bie dakord me këtë thënie: “Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij sot nëpërmjet apostujve dhe profetëve”. Shpjegoje përgjigjen tënde.
Ndërsa e studion këtë mësim, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që mund të të ndihmojnë të ndiesh që Jezu Krishti e drejtoi Kishën e Tij pasi Ai u ngrit në qiell dhe që Ai vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot.
Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij pas Ngritjes në qiell
Lexo fragmentet vijuese nga Veprat e Apostujve 1–5, duke kërkuar mënyrën se si Jezu Krishti vazhdoi t’i ndihmonte Apostujt e Tij pas Ngritjes së Tij në qiell. Mendo se si këto ngjarje tregojnë që Jezu Krishti po e drejtonte Kishën e Tij. Shtoji idetë e tua në shënimin në ditar.
Vargje për t’u studiuar |
Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje |
---|---|
Vargje për t’u studiuar | Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje Apostujt dhe ndjekës të tjerë të Krishtit u mblodhën për të diskutuar se kush do ta zëvendësonte Judë Iskariotin si një prej Dymbëdhjetë Apostujve. |
Vargje për t’u studiuar | Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje Ndërkohë që Apostujt ishin të mbledhur në Jerusalem pak kohë pas Ngritjes së Krishtit në qiell, Fryma e Shenjtë erdhi mbi secilin prej tyre në një mënyrë të fuqishme (shih te Veprat e Apostujve 2:1–8). I mbushur me Frymën [Shpirtin], Pjetri dëshmoi për Jezu Krishtin (shih te Veprat e Apostujve 2:14–36). Ky fragment përshkruan ndikimin që kjo derdhje shpirtërore pati tek shumë nga ata që e dëshmuan atë. |
Vargje për t’u studiuar | Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje Pjetri dhe Gjoni takuan një burrë të gjymtuar në tempullin në Jerusalem. |
Vargje për t’u studiuar | Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje Apostujt ishin paralajmëruar më parë nga udhëheqësit judenj që të mos flisnin më për Jezu Krishtin (shih te Veprat e Apostujve 4:13–18). |
Vargje për t’u studiuar | Hollësi që duhet t’i dish përpara se t’i studiosh këto vargje Pjetri dhe Gjoni u burgosën pasi vazhduan të dëshmonin për Jezu Krishtin dhe të kryenin mrekulli në emrin e Tij. |
-
Çfarë mësove rreth Jezu Krishtit nga këto vargje që ndikon në besimin dhe mirëbesimin tënd tek Ai?
-
Si e tregojnë këto ngjarje që Shpëtimtari po e drejtonte Kishën e Tij nëpërmjet Apostujve të Tij?
Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim për mënyrën se si Shpëtimtari vazhdon ta udhëheqë Kishën e Tij sot.
“Ne, si anëtarë të Kishës së Zotit, e dimë se kush qëndron në krye të saj: Jezu Krishti Vetë. …
Pra, çfarë vlere ka te një emër? Kur vjen puna tek emri i Kishës së Zotit, përgjigjja është: ‘Gjithë vlerën e mundshme!’ Jezu Krishti na drejtoi ta quajmë Kishën me emrin e Tij, sepse është Kisha e Tij, e mbushur me fuqinë e Tij.
Unë e di se Perëndia jeton. Jezusi është Krishti. Ai e udhëheq Kishën e Tij sot.”
(Rasëll M. Nelson, “Emri i Saktë i Kishës”, Liahona, nëntor 2018, f. 88–89)
-
Si mund të ndikojë në jetën tënde njohuria që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij sot?
-
Cilët shembuj nga jeta jote apo nga historia e Kishës të ndihmojnë të kuptosh që Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot? (Mos harro t’i shtosh këta shembuj në shënimin në ditarin tënd.)
Nëse duhet të shohësh disa shembuj që të ndihmojnë të mendosh për përgjigjet për këtë pyetje, shih materialin filmik “Kjo Është Koha Jonë!” nga kodi kohor 3:34 deri në 5:12 ose “T’i Sjellim në një Krye të Vetëm, në Krishtin, të Gjitha Gjërat” nga kodi kohor 10:09 deri në 13:58, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Çfarë mund të të ndihmojnë të kuptosh rreth ndjenjave të Shpëtimtarit për ne këta shembuj të Tij që drejton Kishën e Tij?
Përsiatje
Shqyrto listën që krijove sot me shembuj të Shpëtimtarit që drejton Kishën e Tij. Merre parasysh ta pasurosh këtë shënim ndërsa vazhdon të studiosh librin Veprat e Apostujve dhe fiton përvoja nxënieje të tjera rreth Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij. Merre parasysh ta shtosh dëshminë tënde për këtë të vërtetë në shënimin në ditarit tënd.
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Kush e shkroi librin Veprat e Apostujve?
Lluka e shkroi librin Veprat e Apostujve si libri “i dyt[ë] i një vepre me dy pjesë. … Pjesa e parë njihet si Ungjilli sipas Llukës” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Vepra të Apostujve”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; shih edhe te Lluka 1:1–4; Veprat e Apostujve 1:1).
Për çfarë flet ky libër?
Libri Veprat e Apostujve formon një urë midis historikut të jetës dhe mësimeve të Jezu Krishtit në katër Ungjijtë dhe shkrimeve e veprave të Apostujve të Tij. Libri Veprat e Apostujve ilustron mënyrën se si Shpëtimtari vazhdoi ta drejtonte Kishën e Tij nëpërmjet frymëzimit të Frymës së Shenjtë dhënë atyre që mbanin çelësat e priftërisë. Fryma e Shenjtë u zbuloi të vërtetën Apostujve, të cilët më pas e udhëhoqën Kishën dhe i dhanë mësim asaj. Apostujt gjithashtu kryen mrekulli në emrin e Jezu Krishtit.
Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Nga vargu i parë [i librit Veprat e Apostujve], shpallja është që Kisha do të vazhdojë të udhëhiqet në mënyrë hyjnore, nuk do të udhëhiqet në mënyrë njerëzore. … Në të vërtetë, një titull më i plotë për librin Veprat e Apostujve mund të ishte në mënyrë të saktë diçka e ngjashme me ‘Veprat e Krishtit të Ringjallur duke Vepruar nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë në Jetën dhe Shërbesat e Apostujve të Tij të Shuguruar’. …
Drejtimi i Kishës është i njëjtë. Vendndodhja e Shpëtimtarit ka ndryshuar, por drejtimi dhe udhëheqja e Kishës është saktësisht e njëjtë.”
(“Therefore, What?” [fjalim i mbajtur në konferencën e Sistemit Arsimor të Kishës për Dhiatën e Re, 8 gusht 2000], f. 6 si.ChurchofJesusChrist.org)
Çfarë është një Apostull?
Për të zbuluar më shumë rreth Apostujve, shih materialin filmik “What Is an Apostle?” [“Çfarë Është një Apostull?”] (6:25), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Si e drejton Zoti Kishën e Tij sot?
Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Ju lutem jini të sigurt që udhëheqësit drejtues të Kishës, të cilët kryesojnë mbi qëllimet e caktuara në mënyrë hyjnore të Kishës, marrin ndihmë hyjnore. Ky udhërrëfim vjen nga Shpirti dhe nganjëherë drejtpërsëdrejti nga Shpëtimtari. Janë dhënë të dyja llojet e udhërrëfimit shpirtëror. Jam mirënjohës që e kam marrë një ndihmë të tillë. Por udhërrëfimi jepet në kohën e Zotit, rresht pas rreshti dhe parim pas parimi [shihni te 2 Nefi 28:30; Doktrina e Besëlidhje 98:12; 128:21], kur ‘një Zot i gjithëdijshëm qëllimisht zgjedh të na shkollojë’ [Neal A. Maxwell, All These Things Shall Give Thee Experience (2007), f. 31]. Udhërrëfimi për Kishën si një e tërë vjen vetëm nga profeti i Tij.”
(Kuentin L. Kuk, “Përgatituni që të Takoni Perëndinë”, Liahona, maj 2018, f. 117.)
Shih materialin filmik “Kisha e Jezu Krishtit” (1:27) ose “We Need Living Prophets” [“Ne Kemi Nevojë për Profetë të Gjallë”] (2:44), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë shembuj të tjerë.
Si quhen apostujt dhe profetët e kohëve të sotme?
Shih materialin filmik “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” nga kodi kohor 9:41 deri në 11:49 ose “Zemra e një Profeti” nga kodi kohor 4:08 deri në 6:40, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë shembuj.