Seminari
Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

Të rinj duke lexuar shkrimet e shenjta

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor, dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me vetë fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde mbi të vërtetat për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re dhe për t’i shpjeguar ato.

Të kuptuarit e shkrimeve të shenjta

  • A ke lexuar ndonjëherë një varg të shkrimit të shenjtë – mbase edhe më shumë se një herë – dhe e ke gjetur veten të pështjelluar për sa i përket kuptimit të tij?

  • Sa shpesh e ndien këtë gjë të ndodhë kur i studion shkrimet e shenjta?

  • Si reagon ti kur kjo të ndodh?

Shpëtimtari dëshiron që ne t’i kuptojmë fjalët e Tij dhe do të na ndihmojë që ta bëjmë këtë gjë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Kjo kërkon përpjekje nga ana jonë. Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të mësosh aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh fragmentet e ndryshme të zotërimit doktrinor.

Aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta

Shqyrto shkurtimisht secilin nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta.

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

Efesianëve 1:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

Efesianëve 2:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

2 Thesalonikasve 2:1–3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

2 Timoteut 3:15–17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Zgjidh një nga fragmentet e shkrimit të shenjtë që dëshiron ta kuptosh më mirë. Më pas zgjidh një ose disa nga aftësitë vijuese të studimit të shkrimit të shenjtë për të të ndihmuar ta kuptosh më mirë atë fragment. Ji i përgatitur t’ua shpjegosh shkrimin e shenjtë të tjerëve.

Nëse koha e lejon, përpiqu të përdorësh një aftësi të ndryshme në një nga fragmentet e tjera.

Plotësoje veprimtarinë A, B ose C.

Veprimtaria A: Referencat-kryq

Përdori burimet në dispozicion për të gjetur fragmente të tjera nga shkrimi i shenjtë që mund të ndihmojnë për ta rritur kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zotërimit doktrinor. Burime të tilla mund të përfshijnë poshtëshënimet e shkrimit të shenjtë ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta. Shenjo fragmente nga këto burime dhe mbaj shënime në ditarin e studimit ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] se si ato ndihmojnë për ta rritur kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zgjedhur të zotërimit doktrinor.

Veprimtaria B: Përkufizoji fjalët dhe frazat

Gjej fjalë në fragmentin e zotërimit doktrinor të cilat nuk i kupton. Kërko përkufizime të atyre fjalëve ose frazave te burimet në dispozicion, siç janë Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Fjalori Biblik ose një fjalor i përgjithshëm. Mbaji shënim në ditarin e studimit, në anë të shkrimeve të shenjta ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] përkufizimet që zbulove, së bashku me çdo ide të re.

Veprimtaria C: Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes

Kryej një ose disa nga pikat vijuese që do të ndihmonin për fragmentin tënd të zotërimit doktrinor:

  • Lexo rreth letrës nga e cila është marrë ky fragment në shënimin “Letra të Palit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  • Si e rritin titulli i kapitullit ose vargjet pasuese kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zotërimit doktrinor?

  • Kujt po i drejtohet autori i frymëzuar dhe përse?

  • Cili është mesazhi kryesor i këtij fragmenti të shkrimit të shenjtë?

Mbaje shënim atë që kupton rreth fragmentit për shkak të asaj që përsiate.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Bëje veprimtarinë vijuese:

Shpjego se si aftësia e studimit të shkrimit të shenjtë që përdore, ndihmoi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për Shpëtimtarin dhe doktrinën e dhënë mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’ia tregosh fragmentin një pjesëtari të familjes ose shoku.