Seminari
Romakëve 7–12


Romakëve 7–12

“Çlirimtari … do të Largojë Pabesinë”

Një i ri është në shtëpinë e tij. Ai po lexon dhe po studion shkrimet e shenjta. Kjo po ndodh në Fixhi.

Ndonjëherë në udhëtimin tonë gjatë jetës, mund të ndihemi të shkurajuar ose të shqetësuar kur nuk arrijmë të jemi ata që duhet të jemi. Apostulli Pal, me ndjenja shqetësimi të ngjashme, tha: “Oh, njeri i mjerë që jam!” (Romakëve 7:24.) Pavarësisht nga dobësitë që përjetojmë në vdekshmëri, ne mund të përjetojmë shpresë dhe paqe ndërsa e vendosim mirëbesimin tonë te Jezu Krishti. Ky mësim do të të ndihmojë të ushtrosh besim më të madh te Jezu Krishti për t’i kapërcyer dobësitë e tua. 

Përballja me dobësitë e vdekshmërisë

Albi është një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai dëshiron ta ndjekë Jezu Krishtin, por e ndien se në pjesën më të madhe të kohës nuk vepron aq mirë sa duhet. Për shkak të dobësive dhe shqetësimeve të tij, ai shpesh ndihet fajtor se mund të mos jetë i mirë sa duhet.

Mendo se si ndonjëherë ti mund të ndihesh njëlloj si Albi.

  • Si mund të ndikojnë këto ndjenja në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, si edhe me njerëzit e tjerë?

  • Përse do të ishte e rëndësishme të kërkosh ndihmë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për t’i kapërcyer dobësitë dhe papërsosuritë e tua?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim se “Zoti e kupton dobësinë tonë njerëzore. Ne të gjithë lëkundemi me raste. Por Ai gjithashtu e njeh potencialin tonë të madh” (“Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102). Ndërsa e studion këtë mësim, kujto atë që Presidenti Nelson dha mësim dhe kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë kur dallon dobësi njerëzore. Përsiat se si këto të vërteta mund ta rritin besimin tënd se Jezu Krishti mund të të ndihmojë.

Edhe Apostulli Pal përjetoi ndjenja dobësie dhe vështirësi ndërmjet “mishi[t]” (Romakëve 7:18) ose orekseve fizike dhe “njeriut të brendshëm” (vargu 22) ose shpirtshmërisë.

Lexo te Romakëve 7:14, 18–19, 24–25 dhe Përkthimi prej Joseph Smith-it për këto vargje që gjenden te Përkthimi prej Joseph Smith-it, tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Kërko fjalë dhe fraza që përshkruajnë mendimet dhe ndjenjat e Palit. Merre parasysh ta shenjosh atë që gjen. Vër re që te vargu 24 fjala “i vdekjes” i referohet vdekjes shpirtërore apo ndarjes nga Perëndia, që vjen prej mëkatit.

  • Ku ngjasojnë mendimet dhe ndjenjat e Palit me ato që ti mund të kesh pasur?

  • Çfarë të vërtetash dha mësim Pali?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar nga këto vargje, është se Jezu Krishti mund të na çlirojë nga robëria e mëkatit. Mund të duash ta shkruash këtë të vërtetë pranë vargjeve te Romakëve 7:24–25.

  • Ashtu siç ndodhi edhe me Palin, përse mundet që të kujtuarit e kësaj të vërtete, kur po lufton me dobësitë e tua, të të ndihmojë të ndiesh më shumë shpresë?

Libri i Mormonit është një mjet i fuqishëm që mund ta përdorim për të forcuar kuptueshmërinë tonë për të vërtetat që jepen mësim në Bibël (shih te 1 Nefi 13:40; 2 Nefi 3:12).

Për shembull, te 2 Nefi 4, Nefi tregoi mësime të ngjashme me ato që sapo studiove nga Pali te Romakëve 7.

Lexo te 2 Nefi 4:17–20, 26–32, duke kërkuar mënyrën se si Nefi shprehu ndjenja të ngjashme me ato të Palit.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat nga fjalët apo frazat e Nefit ishin më kuptimplota për ty? Përse?

  • Si mund të të ndihmojnë mësimet e Nefit të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit kur po lufton me dobësi ose dyshimin te vetja?

Përdorimi i Librit të Mormonit për ta kuptuar më mirë të vërtetën

Ashtu si 2 Nefi 4 e përmirësoi studimin tënd të mësimeve të Palit te Romakëve 7, shumë fragmente të tjera të Librit të Mormonit mund të të ndihmojnë t’i kuptosh dhe t’i vlerësosh më mirë mësimet e Palit.

Ushtro përdorimin e Librit të Mormonit për ta përmirësuar kuptueshmërinë tënde rreth mësimeve të Palit duke zgjedhur për të lexuar dy ose më shumë nga fragmentet vijuese nga Romakëve. Më pas krahasoji ato me fragmentet përkatëse të Librit të Mormonit (ose gjej fragmentet e tua përkatëse të Librit të Mormonit duke përdorur Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta). Kërko mënyrën se si fragmentet e Librit të Mormonit i pohojnë ose i qartësojnë të vërtetat e dhëna mësim te Romakëve.

Romakëve

Libri i Mormonit

Romakëve

Romakëve 8:5–7

Libri i Mormonit

2 Nefi 9:39; Mosia 3:19

Romakëve

Romakëve 8:28

Libri i Mormonit

Alma 36:3

Romakëve

Romakëve 11:26

Libri i Mormonit

2 Nefi 9:19–21

Romakëve

Romakëve 12:1

Libri i Mormonit

Omni 1:26

Romakëve

Romakëve 12:2

Libri i Mormonit

Alma 5:57

Romakëve

Romakëve 12:21

Libri i Mormonit

Alma 37:33–35

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si e forcuan fragmentet nga Libri i Mormonit kuptueshmërinë tënde rreth mësimeve të Palit te Romakëve?

Mendo për përvojën tënde se si ke parë që Libri i Mormonit mund të të ndihmojë në studimin tënd të Biblës. Kërko ta përdorësh Librin e Mormonit për të të ndihmuar ndërsa vazhdon studimin tënd të Dhiatës së Re.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund të më ndihmojë Jezu Krishti që t’i mposht dobësitë e mia në vdekshmëri?

Ndërkohë që shërbente në Presidencën e Parë, Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim:

19:13

The Gift of Grace

Dieter F. Uchtdorf teaches that God’s grace is available to all whose hearts are broken and whose spirits are contrite.

Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Shumë njerëz ndihen të shkurajuar ngaqë vazhdimisht nuk ia dalin të bëjnë gjithçka që iu kërkohet. Ata e dinë nga përvoja e tyre se ‘fryma është gati, por mishi është i dobët’ [Mateu 26:41]. Ata e ngrenë zërin e tyre me Nefin duke shpallur: ‘Shpirti im pikëllohet për shkak të paudhësive të mia’ [2 Nefi 4:17]. …

Kur mendoj për atë që Shpëtimtari e bëri për ne, duke çuar drejt asaj të diele të parë të Pashkës, unë dua ta ngre zërin tim dhe t’i thur lavde Perëndisë Më të Lartë dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit!

Portat e qiellit janë hapur!

Dritaret e qiellit janë çelur!

Sot dhe përgjithmonë hiri i Perëndisë është [në dispozicion] për të gjithë ata, zemrat e të cilëve janë të thyera dhe shpirtrat e të cilëve janë të penduar [shih tek 3 Nefi 9:19–20]. Jezu Krishti e ka shtruar udhën për ne që të ngjitemi në lartësi të papërfytyrueshme prej mendjes njerëzore [shih te 1 Korintasve 2:9].”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 110)

A jemi të krishterë po të përdorim libra të tjerë përveç Biblës?

Në materialin filmik “Are We Christians?” [“A Jemi të Krishterë?”] (kodi kohor 0:00 deri në 2:15), Plaku Geri J. Kolman, ndërkohë që shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, përshkroi mënyrën se si Libri i Mormonit e ndihmoi ta kuptonte të vërtetën dhe ta vërtetonte krishterimin e vet. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Are We Christians?

Elder Gary J. Coleman speaks of his conversion, understanding of the true nature of the Godhead, access to additional scripture and revelation, and partaking of the blessings of priesthood authority.

Si veprojnë bashkë Bibla dhe Libri i Mormonit dhe e tregojnë dashurinë e Perëndisë për ne?

Presidenti Harold B. Li (1899–1973) shpjegoi:

Portret i bustit të Presidentit të Kishës SHDM, Harold B. Li.

“Ati ynë i përjetshëm Qiellor, i cili është i shqetësuar gjithmonë për mirëqenien shpirtërore të fëmijëve të Tij, na ka dhënë një libër shoqërues shkrimesh të shenjta, të njohur si Libri i Mormonit, si një mbrojtje për të vërtetat e Biblës që qenë shkruar dhe folur nga profetët siç i drejtoi Zoti. …

… Nga kjo dëshmi e dytë ne mund të dimë më me siguri domethënien e mësimeve të profetëve të lashtë dhe në të vërtetë, të Mësuesit dhe dishepujve të Tij, ndërsa jetuan dhe dhanë mësim mes njerëzve. Kjo duhet t’i frymëzojë të gjithë ata që janë kërkues të sinqertë të së vërtetës, që t’i mbajnë së bashku këto dy shkrime të shenjta dhe t’i studiojnë si një libër i vetëm, duke kuptuar, siç bëjmë ne, marrëdhënien e tyre të vërtetë.”

(Harold B. Lee, Ye Are the Light of the World [1974], f. 89, 91)

Përse Pali tha që ne duhet vetëm ta rrëfejmë emrin e Jezusit që të shpëtohemi?

Romakëve 10:1–13 citohet shpesh për të mbrojtur pozicionin që kemi nevojë vetëm ta rrëfejmë emrin e Jezu Krishtit për t’u shpëtuar. Megjithatë, Shpëtimtari foli veçanërisht kundër kësaj doktrine kur tha: “Jo çdo njeri që më thotë: ‘Zot, Zot’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej” (Mateu 7:21).

Gjithashtu, Pali theksoi më herët në letrën e tij drejtuar romakëve rëndësinë e ordinancës së pagëzimit (shih te Romakëve 6:1–6) dhe dha gjithashtu mësim për rëndësinë e veprave të mira dhe të një zemre të ndryshuar (shih te Romakëve 2:1, 3, 6–13, 25–29).

Gjithashtu, fjala “rrëfesh” te Romakëve 10:9 mund të përkthehet si “besëlidhje” dhe fraza “thërrasë” te Romakëve 10:13 mund të përkthehet si “t’i vësh një emër” (shih James Strong, The New Strong’s Exhaustive Concordance of the Bible, sikurse gjendet në http://lexiconcordance.com/greek/3670.html; http://lexiconcordance.com/greek/1941.html). Këto fjalë mund t’i referohen hyrjes në besëlidhje dhe marrjes mbi vete të emrit të Krishtit, që përputhet me mësimet e tjera të Palit (shih te Galatasve 3:27; Romakëve 6:14–22) si edhe fragmentet përkatëse te Libri i Mormonit, siç janë Mosia 5:1–9.