Seminari
Romakëve 12–15 


Romakëve 12–15

Uniteti nëpërmjet Jezu Krishtit

Një i ri dhe dy të reja ecin nëpër Kopshtet Kristal në Molin e Marinës në Çikago. Ka pemë palme dhe bimë të tjera në sfond.

A e ke pasur ndonjëherë të vështirë të ndihesh në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës? Shenjtorët në Romë, të cilët jetuan gjatë kohës së Palit, vinin nga një larmi rrethanash dhe kulturash. Ndonjëherë ata kishin mosmarrëveshje dhe tensione me njëri‑tjetrin. Për t’iu përgjigjur, Pali i nxiti ata të “ki[shin] të njëjtat mendime nj[ë]ri me tjetrin” (Romakëve 12:16). Ky mësim mund të të ndihmojë të gjesh mënyra për të pasur më shumë unitet me anëtarët e Kishës së Shpëtimtarit. 

Ne të gjithë mund të jemi në unitet

Marioja dhe familja e tij u pagëzuan para tre vjetësh. Është dashur njëfarë kohe që familja e Marios të përshtatet me një mënyrë të re jetese si anëtarë të Kishës, por ata patën përkrahje të fortë shoqërore dhe pranim nga anëtarët e degës së tyre. Kohët e fundit, babai i Marios pranoi një punë të re dhe familja e tij u zhvendos në një zonë tjetër. Marioja ka marrë pjesë në kishë dhe në veprimtaritë e të rinjve në lagjen e tij të re për disa javë, por ai e ka të vështirë të ndihet i pranuar atje. Të rinjtë atje duken të sjellshëm, por shumica e tyre duket se janë anëtarë prej kohësh të Kishës dhe Marioja pyet veten nëse ata mund ta gjykojnë atë për papërsosuritë e tij dhe mungesën e përvojës me Kishën.

  • Çfarë këshille do t’i jepje Marios për ta ndihmuar për këtë situatë?

  • Çfarë këshille do t’iu jepje të rinjve në lagjen e re të Marios?

Pali e shkroi letrën e tij drejtuar romakëve gjatë një kohe kur anëtarët e Kishës nga rrethana të ndryshme fetare dhe kulturore filluan të adhuronin së bashku. Kishte raste kur këta shenjtorë nuk binin dakord me njëri-tjetrin ose i gjykonin në mënyrë të padrejtë anëtarët e tjerë të Kishës, zgjedhjet e të cilëve ndryshonin nga zgjedhjet e tyre. Një nga mësimet që mund të nxjerrim nga mësimet e Palit te Romakëve 12–15, është se ndonëse të gjithë kemi dallime, anëtarët e Kishës mund të përpiqen fort të jenë në unitet nëpërmjet mësimeve të Jezu Krishtit.

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë të ndihesh në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme për Zotin që anëtarët e Kishës së Tij të jenë në unitet?

Mendo se sa i lidhur ndihesh me njerëzit në lagjen apo degën tënde, me shokët apo shoqet e klasës së seminarit ose anëtarë të tjerë të Kishës. Gjatë këtij mësimi, mendo rreth mënyrës se si ti mund të kesh më shumë unitet me anëtarët e tjerë të Kishës së Shpëtimtarit.

Mësimet e Palit rreth unitetit

Studio mësimet e Palit rreth unitetit nga të paktën dy prej grupeve vijuese të vargjeve. Ndërsa studion, kërko mësime që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh dhe t’i përkrahësh më mirë anëtarët e Kishës. Mund të jetë e dobishme edhe të krijosh një paraqitje pamore që ilustron një ose më shumë nga mësimet e Palit në vargjet që studion.

  • Çfarë mësove nga vargjet që studiove, që mund të të ndihmojë të kesh më shumë unitet me të tjerët?

  • Si mund të na ndihmojnë përpjekjet për të pasur unitet me të tjerët që të bëhemi më të ngjashëm me Jezu Krishtin?

  • Cilat përvoja nga jeta jote ose nga jeta e të tjerëve të kanë treguar për rëndësinë e të qenit në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës?

Merre parasysh të shohësh materialin filmik “A Friend to All” [“Një Mik për të Gjithë”] (4:01), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Në këtë material filmik, Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi disa nga përvojat që pati familja e tij kur ishin anëtarë të rinj të Kishës. Ndërsa e shikon, mendo se si mund t’i përkrahësh më mirë dhe të miqësohesh me bashkëanëtarët e Kishës.

4:0

A Friend to All

Elder Ulisses Soares talks of the need for kindness and acceptance.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga mesazhi i Plakut Soares? Përse?

Zbatimi i asaj që ke mësuar

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

Mendo për atë që ke mësuar dhe ndier rreth unitetit teksa studiove sot. Gjej një çast për të bërë një plan rreth mënyrës se si ti do t’i përfshish këto mësime në jetën tënde. Shkruaj një synim për mënyrën se si ti do të përpiqesh fort për unitetin në njërën ose më shumë nga rrethanat vijuese:

  • Me anëtaret e klasës sate të Të Rejave ose anëtarët e kuorumit tënd të priftërisë

  • Me anëtarët/et e klasës sate të seminarit

  • Me anëtarët/et e tjerë/a të lagjes apo degës sate

Një ndihmë mund të jetë edhe të shkruash çdo pengesë me të cilën përballesh për arritjen e synimit tënd. Si mund t’i kapërcesh ato pengesa? Si mund të të ndihmojë Zoti?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë mund të mësojmë nga sfidat me të cilat u përball Kisha në Romë gjatë kohës së Palit?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Portreti zyrtar i Plakut Kuentin L. Kuk. U thirr në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve më 6 tetor 2007.

“Kultura jonë e Kishës vjen nga ungjilli i Jezu Krishtit. Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve është e thellë. …

… Pali i këshillon judenjtë dhe johebrenjtë t’i zbatojnë urdhërimet dhe ta duan njëri-tjetrin dhe pohon se drejtësia çon drejt shpëtimit.

Kultura e ungjillit të Jezu Krishtit nuk është një kulturë johebrease apo një kulturë judease. Ajo nuk përcaktohet nga ngjyra e lëkurës së individit apo se ku jeton ai. Ndërsa gjejmë gëzim te kulturat dalluese, ne duhet t’i lëmë pas aspektet e atyre kulturave që bien ndesh me ungjillin e Jezu Krishtit.”

(Kuentin L. Kuk, “Zemra të Thurura në Drejtësi dhe Bashkim”, Liahona, nëntor 2020, f. 20–21)

Çfarë mund të ndodhë teksa bëjmë përpjekje për të qenë anëtarë në unitet të Kishës së Shpëtimtarit?

Plaku Horhe T. Besera, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Portreti zyrtar i Plakut Horhe T. Besera, Kuorumi i Parë i Të Shtatëdhjetëve.

“Në secilën lagje dhe degë kemi nevojë për çdo njeri – ata që mund të jenë të fortë dhe ata që ndoshta po hasin vështirësi. Të gjithë janë të nevojshëm për lartësimin jetik të të gjithë ‘trupi[t të] Krishti[t]’. Shpesh pyes veten se kush na mungon në bashkësitë tona të ndryshme, që do të na forconte dhe do të na bënte të plotë.”

(Horhe T. Besera, “Të Gjorët Njerëz”, Liahona, maj 2021, f. 40)

Motra Sheron Iubank, e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tregoi ndodhinë vijuese:

10:6

By Union of Feeling We Obtain Power with God

Sister Eubank teaches us how we can achieve greater unity with each other and thus obtain greater power from God.

Portreti Zyrtar i Motrës Sheron Iubank. Fotografuar në vitin 2017.

“Në vitin 1842, shenjtorët po punonin shumë për të ndërtuar Tempullin e Navusë. Pas themelimit të Shoqatës së Ndihmës në mars, Profeti Jozef vinte shpesh në mbledhjet e tyre për t’i përgatitur ato për besëlidhjet e shenjta, bashkuese që do të bënin së shpejti në tempull.

Më 9 qershor, Profeti ‘tha se do të predikonte mëshirë. Supozoni se Jezu Krishti dhe engjëjt e shenjtë nuk do të na duronin për gjëra të pavlera, çfarë do të bëhej me ne? Ne duhet të jemi të mëshirshëm me njëri-tjetrin dhe të mos vëmë re gjëra të vogla.’ Presidenti Smith vazhdoi: ‘Brengosem që nuk ka vëllazërim më të plotë – nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha e ndiejnë – nga uniteti i ndjenjës ne marrim fuqi nga Perëndia’ [“Minutes and Discourse, 9 qershor 1842”, f. 61, Joseph Smith Papers].

Ajo pjesë e shkurtër fjalie më goditi si vetëtimë. Nga uniteti i ndjenjës ne marrim fuqi nga Perëndia. Kjo botë nuk është ajo që unë dëshiroj që të jetë. Ka shumë gjëra tek të cilat dëshiroj të kem ndikimin tim dhe t’i bëj më mirë. Dhe sinqerisht, ka shumë kundërshti ndaj asaj për të cilën shpresoj, dhe ndonjëherë ndihem e pafuqishme. Kohët e fundit, i kam bërë vetes pyetje hulumtuese: Si mund t’i kuptoj më mirë njerëzit përreth meje? Si do ta krijoj atë ‘unitet … ndjenje’ kur të gjithë janë kaq të ndryshëm? Cilën fuqi të Perëndisë mund të përdor, në qoftë se kam vetëm pak më shumë unitet me të tjerët?”

(Sheron Iubank, “Nga Uniteti i Ndjenjës Ne Marrim Fuqi nga Perëndia”, Liahona, nëntor 2020, f. 55–56)

Materiale filmike mbi rëndësinë e unitetit

  • “To Love Them All” [“T’i Duam të Gjithë”] (3:22), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Plaku Patrik Kiëron, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, flet rreth përfshirjes dhe miqësisë në Kishë.

    3:22

    To Love Them All

    Elder Patrick Kearon speaks on inclusion and friendship in the Church

  • “Till We All Come in the Unity of the Faith” [“Derisa të Arrijmë të Gjithë tek Uniteti i Besimit”] (2:21), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Vëllai Ahmad S. Korbit, i Presidencës së Përgjithshme të Të Rinjve, flet rreth larmisë në rritje që ekziston në Kishë.

2:3

Till We All Come in the Unity of the Faith

The Gospel and the Church bring God's children together in unity.