Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor
Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim, në situata nga jeta reale, doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi që të vësh në zbatim në jetën tënde disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.
Fragmente të zotërimit doktrinor
Përfytyro 150 nga sportistët më të mirë të botës që përpiqen të jenë portierë në një skuadër futbolli elitare. A mund ta përfytyrosh se sa e vështirë do të ishte për trajnerët të zgjidhnin vetëm një sportist?
-
Si mendon, çfarë kriteresh mund të përdorin trajnerët për të arritur tek ai që zgjidhet?
Dhiata e Re përmban rreth 8 000 vargje. Vetëm 53 nga këto vargje (rreth 1 për çdo 150 vargje) janë përfshirë brenda 24 fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re. Përfytyro sfidën e zgjedhjes se cilat fragmente nga e gjithë Dhiata e Re duhet të studiohen si fragmente të zotërimit doktrinor.
-
Nëse do të të kërkonin të ndihmoje në zgjedhjen e fragmenteve të zotërimit doktrinor, cilat kritere do të përdorje për të përcaktuar se cilat fragmente të zgjedhësh?
Zgjidh dy nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor të cilat mund të mos jenë shumë të njohura për ty. Lexoje të gjithë fragmentin në shkrimet e tua të shenjta dhe përcakto arsyet që ti mendon pse ato fragmente mund të jenë zgjedhur si fragmente të zotërimit doktrinor ku mund të përqendrohen të rinjtë nga e gjithë bota.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
Marrëdhënia jote me Perëndinë
Një arsye përse u zgjodhën fragmentet e zotërimit doktrinor, është sepse ato përmbajnë të vërteta që mund ta forcojnë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
Zbatimi i fragmenteve
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i zbatosh të vërtetat që gjete në fragmentet e zotërimit doktrinor, në situatat me të cilat ti përballesh në jetën tënde tani dhe në të ardhmen. Për shembull, doktrina e dhënë mësim te 1 Pjetër 4:6 që ungjilli u predikohet të vdekurve në botën e shpirtrave, mund të ndihmojë për të ngushëlluar një mik i cili ka humbur një njeri të dashur, ose mund të të nxitë të bësh punë në tempull dhe për historinë familjare për paraardhësit e tu.