Seminari
Romakëve 2–3


Romakëve 2–3

Shfajësimi nëpërmjet Besimit te Jezu Krishti

Fotografi ekrani nga materiali filmik i vitit 2019 në faqen EjaniTeKrishti.org.

Pali i deshi shenjtorët romakë dhe dëshironte t’i ndihmonte ata të ishin të bashkuar nëpërmjet besimit të tyre te Jezu Krishti. Si të kthyerit në besim judeas, ashtu edhe ata johebrenj kishin nevojë për ndihmë për ta kuptuar mbështetjen e tyre te Jezu Krishti dhe mënyrën se si t’i merrnin bekimet e Shlyerjes së Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë nevojën që ne të gjithë kemi për të marrë falje për mëkatet tona, ose shfajësim, nëpërmjet Jezu Krishtit.

Të gjithë kanë nevojë për Jezu Krishtin

ikona e ditaritMerre parasysh të vizatosh një përshkrim të skenës vijuese në ditarin tënd të studimit:

Përfytyro sikur je në një shteg drejt një vendmbërritjeje tepër të dëshirueshme. Megjithatë, ndërsa lëviz përgjatë shtegut, gjen një pengesë ose mur që e bllokon rrugën. Pengesa e bllokon çdo përparim të mëtejshëm dhe është e pamundur që ta kapërcesh vetë.

Etiketoje vendmbërritjen Prania e Perëndisë.

  • Përse është kthimi te prania e Perëndisë diçka që ti e dëshiron?

Anëtarët e Kishës në kohën e Palit vinin nga kultura dhe rrethana të ndryshme. Megjithatë, një gjë që të gjithë e kishin të përbashkët, ishte që ata kishin mëkatuar dhe, si rrjedhim, nuk ishin të denjë të hynin në praninë e Perëndisë. Ndërsa studion kapitujt te Romakëve 2–3, kërko të kuptosh atë që kanë bërë Ati Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund ta kapërcejnë pengesën, që i pengon ata të kthehen në praninë e Perëndisë.

Për t’i kuptuar më mirë mësimet e Palit për romakët, përkufizimet vijuese mund të jenë të dobishme:

  • Shfajësim, shfajësoj, i shfajësuar: “Të falesh nga ndëshkimi për mëkatin dhe të shpallesh i pafajshëm. Një njeri shfajësohet me anë të hirit të Shpëtimtarit nëpërmjet besimit në [Të]. Ky besim tregohet me anë të pendimit dhe bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit. Shlyerja e Jezu Krishtit i jep mundësi njerëzimit të pendohet dhe të shfajësohet ose falet nga ndëshkimi që përndryshe ata do të merrnin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shfajësim, Shfajësoj”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Besim: “[Siguri dhe] mirëbesim në Jezu Krishtin, që e bën dikë t’i bindet [Atij]” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Ligj: Ky term i referohet ligjit të Moisiut dhe veprimeve të jashtme përkatëse ose “veprave” (shih “7–13 Gusht. Romakëve 1–6: ‘Fuqia e Perëndisë për Shpëtimin’”, tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023; shih edhe tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Ligj i Moisiut”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Hir: Bekimet, mëshira, ndihma dhe forca në dispozicionin tonë për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hir”).

Lexo te Romakëve 3:10–12, 20–23 dhe kërko mënyrën se si Pali e përshkruan pengesën ndërmjet nesh dhe Perëndisë.

  • Çfarë frazash nga mësimet e Palit na ndihmojnë ta kuptojmë se çfarë është pengesa?

Shkruaji këto fraza mbi pengesën në vizatimin tënd. Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dhe kërko kuptueshmëri shtesë lidhur me atë se çfarë përfaqëson pengesa:

Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Ngaqë ne të gjithë ‘mëkatua[m] dhe u privua[m] nga lavdia e Perëndisë’ [Romakëve 3:23] dhe ngaqë ‘asgjë e papastër nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë’ [1 Nefi 15:34], çdonjëri prej nesh është i padenjë të kthehet në praninë e Perëndisë.

Edhe sikur t’i shërbenim Perëndisë me gjithë qenien tonë, kjo nuk mjafton, sepse akoma do të ishim ‘shërbëtorë të padobishëm’ [Mosia 2:21]. Ne nuk mund ta fitojmë udhën tonë drejt qiellit; kërkesat e drejtësisë qëndrojnë si pengesë, të cilën ne jemi të pafuqishëm ta kapërcejmë vetë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 108)

Mendo për fushat në të cilat ti gabon ose për mëkatet që po përpiqesh t’i kapërcesh.

Lexo te Romakëve 3:24–28 dhe kërko atë që Pali dha mësim rreth mënyrës së vetme se si ne mund të shfajësohemi ose të marrim falje për mëkatet tona.

Një e vërtetë që mund të mësosh nga këto vargje, është që, nëpërmjet pranimit me besnikëri të Jezu Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shfajësohet nëpërmjet hirit të Tij.

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash ke kur mendon për këtë të vërtetë?

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se si Shlyerja e Jezu Krishtit mund të ndryshojë mënyrën se si ne i shohim mëkatet dhe papërsosurinë tonë:

Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Shlyerja e pafundme e Shpëtimtarit e ndryshon plotësisht mënyrën se si mund t’i shohim shkeljet dhe papërsosurinë tonë. Në vend që të jetojmë me to dhe të ndihemi si pa shëlbim ose pa shpresë, ne mund të mësojmë prej tyre dhe të ndihemi plot shpresë. Dhurata pastruese e pendimit na lejon t’i lëmë pas mëkatet tona dhe të bëhemi një krijesë e re.

Për shkak të Jezu Krishtit, dështimet tona nuk kanë pse të na përkufizojnë. Ato mund të na përmirësojnë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Perëndia mes Nesh”, Liahona, maj 2021, f. 9)

  • Si krahasohet pikëpamja jote për mëkatet dhe papërsosuritë e tua me atë që përshkroi Plaku Uhtdorf?

Shtoje ne vizatimin tënd duke ilustruar mënyrën se si Jezu Krishti na ndihmon ta kapërcejmë pengesën.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mund ta ndryshojë mënyrën se si e shohim Jezu Krishtin të kuptuarit që ne të gjithë mëkatojmë dhe nuk e arrijmë shpëtimin?

  • Çfarë idesh, ndjenjash ose përshtypjesh ke për shkak të asaj që ke mësuar në këtë mësim?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund ta kuptoj më mirë shfajësimin?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth kuptimit të fjalës shfajësim:

Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Për shkak të ‘virtytit të pafund të flijimit të Tij të madh shlyes’, Jezu Krishti mund t’i kënaqë ose t’iu ‘përgjigj[et] kërkesave të ligjit’ në emrin tonë. Falja vjen nga hiri i Atij që i ka kënaqur kërkesat e drejtësisë me anë të vetë vuajtjes së Tij. … Ai e heq ndëshkimin tonë pa hequr ligjin. Ne falemi dhe vendosemi në një gjendje drejtësie me Të. Ne bëhemi si Ai, pa mëkat. Ne mbështetemi dhe mbrohemi nga ligji, nga drejtësia. Ne jemi, me një fjalë, të shfajësuar.

Pra, ne mund të flasim në mënyrë të përshtatshme për dikë që është i shfajësuar si njeri i falur, pa mëkat ose i pafajshëm.”

(D. Todd Christofferson, “Justification and Sanctification”, Ensign, qershor 2001, f. 20)

Përse bota ka nevojë për Jezu Krishtin?

Shikoni materialin filmik “Why We Need a Savior” [“Përse Kemi Nevojë për një Shpëtimtar”] (2:15), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:15

Why We Need a Savior

What would life be like without a Savior? There would be no joy, no forgiveness, no hope for the future. This Christmas, learn more about the hope, peace and happiness our Savior Jesus Christ can bring into our lives at christmas.mormon.org.

A ndërhyri mëkati në planin e Atit Qiellor?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Ati ynë Qiellor e dinte përpara se ne të vinim në këtë ekzistencë të vdekshme se forca negative do të na tundonin të dalim nga kursi ynë, ‘sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë’ [Romakëve 3:23]. Prandaj Ai përgatiti një rrugë që ne të bëjmë korrigjime. Nëpërmjet procesit zemërgjerë të pendimit të vërtetë dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit, mëkatet tona mund të falen dhe ne ‘të mos [humbasim], por të [kemi] jetë të përjetshme’ [Gjoni 3:16].”

(Diter F. Uhtdorf, “Një Çështje Pak Gradësh”, Liahona, maj 2008, f. 60)

Çfarë donte të thoshte Pali kur tha se “johebrenjtë … nga natyra bëjnë punët e ligjit”? (Romakëve 2:14)

“Pali e pranoi se disa johebrenj jetonin në mënyrë intuitive jetë të moralshme. … Këta johebrenj po e ndiqnin Dritën e Krishtit që është ‘një ndikim për mirë në jetën e të gjithë njerëzve (Gjoni 1:9; DeB 84:46–47)’ [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ‘Dritë, Dritë e Krishtit’, scriptures.ChurchofJesusChrist.org]. Megjithëse nuk e kishin ligjin e Moisiut, Pali tha se ata kishin ‘veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre’ (Romakëve 2:15)” (“Romakëve 1–3”, te New Testament Student Manual [2018], f. 337).