Seminari
Përsëritje 4 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 4 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor

Youth engaged in a group activity. They are seated in a circle in an outdoor setting.

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim në jetën tënde doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta ushtruar vënien në zbatim të fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në skenarë të ngjashëm me ata që mund të hasësh në vetë jetën tënde.

Si lidhen shkrimet e shenjta me jetën time?

Një i ri me emrin Niko ka kaluar shumë kohë duke i studiuar shkrimet e shenjta. Ai di shumë histori nga shkrimet e shenjta dhe ka mësuar përmendsh shumë vargje. Pavarësisht nga përpjekjet e tij, Niko ka vështirësi të kuptojë se si lidhen shkrimet e shenjta me rrethanat dhe pyetjet e tij.

  • Çfarë mund t’i thuash Nikos për ta ndihmuar të kuptojë se si shkrimet e shenjta gjejnë zbatim në jetën e tij?

  • Kur e ke vënë në zbatim një të vërtetë nga shkrimet e shenjta në jetën tënde?

Ky mësim do të të ndihmojë t’i vësh në zbatim të vërtetat që jepen mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në situata nga jeta reale.

Referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Më poshtë janë referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re. Shqyrtoje këtë tabelë, dhe, nëse nuk e ke bërë ende, merr parasysh t’i shenjosh këto fragmente në shkrimet e tua të shenjta.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

  • Cilat janë disa mënyra që i ke vënë në zbatim ose mund t’i vësh në zbatim në jetën tënde disa nga të vërtetat që jepen në këto fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor?

Vënia në zbatim e doktrinës në situata nga jeta reale

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Zgjidh një nga skenarët e mëposhtëm, pastaj zgjidh një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor nga tabela, i cili mendon se mund ta ndihmojë personin në atë situatë. Shpjegoje përgjigjen tënde.

  • Shoku apo shoqja të pyet: “E çfarë ka kaq të rëndësishme Jezu Krishti?”

  • Ndërsa një shok ose shoqe fillon të mësojë për ungjillin, ai ose ajo pyet: “E pse të pagëzohem? Nuk mjafton që thjesht të jem një njeri i mirë?”

Zgjidh një nga skenarët në vijim.

  • Ndihesh i rënduar nga jeta dhe pyet veten se ku mund të drejtohesh për lehtësim.

  • Prindërit të theksojnë se sa e rëndësishme është që të jesh një shembull për të tjerët.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 2. Bazuar në skenarin që zgjodhe, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cili fragment i shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor mendon se lidhet me këtë skenar?

  • Cilat janë disa fjalë ose fraza të caktuara nga ky fragment i shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që do të ishin veçanërisht të dobishme në këtë situatë?

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. Gjoni 3:163. Krijo një skenar që lidhet me doktrinën e dhënë mësim te

. Mbaje shënim skenarin në ditarin tënd të studimit.