Mateu 13:24–30, 36–43
Shëmbëlltyra e Grurit dhe e Egjrës
Shpëtimtari përdori shëmbëlltyrën e një are me grurë dhe egjër (barishte helmuese) për të dhënë mësim për të drejtët që u mblodhën së bashku dhe të ligjtë që u dogjën para kthimit të Tij. Ky mësim ka për qëllim ta rritë dëshirën tënde për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.
Shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës
Përsiati pyetjet që vijojnë. Nëse ke në dispozicion një prind ose një të afërmin tënd, mund t’i diskutosh pyetjet me ta.
-
Kush ishte personi i parë në familjen tënde që iu bashkua Kishës?
-
Kush ndihmoi për ta ftuar në Kishë?
-
Si ka ndikuar në jetën tënde anëtarësimi në Kishë i këtij pjesëtari të familjes?
-
Si mund të ndikojë tek të tjerët vendimi yt për të mbajtur besëlidhjet e tua me Perëndinë?
Te Mateu 13 , Zoti e përdori shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës për të dhënë mësim për mbledhjen e njerëzve në Kishën e Tij. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit për të të ndihmuar të kuptosh pse Zoti po e mbledh popullin e Tij dhe si mund të marrësh pjesë.
Studio shëmbëlltyrën te Mateu 13:24–30 . Mund të jetë e dobishme të dish se egjra është “një bar ose barishte helmuese që është e ngjashme në pamjen e jashtme me grurin. Ajo nuk mund të dallohet nga gruri derisa të jetë plotësisht e rritur” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Egjra ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
Për të të ndihmuar ta studiosh, përdor këtë model me katër hapa:
-
Gjej hollësi të rëndësishme.
-
Bëj krahasime shpirtërore.
-
Zbulo mësime të vyera.
-
Përcakto zbatimin në planin personal.
1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.
-
Cilat hollësi t’u dukën të rëndësishme në këtë shëmbëlltyrë?
-
Çfarë krahasimesh shpirtërore bëre?
-
Çfarë mësimesh të vyera përcaktove?
-
Si mund t’i zbatosh mësimet nga kjo shëmbëlltyrë në jetën tënde?
Interpretimi i shëmbëlltyrës nga Zoti
Lexo te Mateu 13:36–43 , duke kërkuar për atë që na mëson Zoti për këtë shëmbëlltyrë.
-
Çfarë i shton kuptueshmërisë tënde për shëmbëlltyrën shpjegimi i Shpëtimtarit?
Në periudhën tonë ungjillore, Zoti tregoi një mënyrë se si do të përmbushet kjo shëmbëlltyrë. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:64–65 , duke kërkuar për atë që premtoi Zoti se do të bënte përpara Ardhjes së Dytë. Mund të jetë e dobishme të dish se një hambar është një depo ku mbahet gruri.
-
Çfarë mëson për Zotin nga këto vargje?
Mbledhja e Izraelit
Presidenti Nelson na mësoi për përpjekjet e Zotit për të mbledhur popullin e Tij në ditët e mëvonshme. Shiko materialin filmik “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” nga kodi kohor 04:07 deri në 05:48, [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2020/10/46nelson?lang=alb] ose lexo tekstin e mëposhtëm. Gjithashtu mund të gjesh vetë shkrime të shenjta ose pohime të tjera për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për mbledhjen e Izraelit.
Roli yt në mbledhjen e Izraelit
Lexo pohimin e mëposhtëm nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar se si mbledhja e Izraelit lidhet me ty:
“Rinia ime e dashur dhe e jashtëzakonshme, ju u dërguat në tokë pikërisht në këtë kohë, në kohën më vendimtare në historinë e botës, që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Nuk ka asgjë tjetër që po ndodh në tokë tani që është më e rëndësishme se ajo. Nuk ka asgjë me pasoja më të mëdha se ajo. Absolutisht asgjë.
Kjo mbledhje duhet të jetë gjithçka për ju. Ky është misioni për të cilin u dërguat në tokë.
Ndaj, pyetja ime për ju është: ‘A jeni të gatshëm të rekrutoheni në batalionin e rinisë së Zotit që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet?’”
(Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë New Era dhe Ensign, f. 12, ChurchofJesusChrist.org.)
3. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:
Shkruaj një paragraf ose më shumë për mendimet dhe përshtypjet e tua për mbledhjen e Izraelit dhe shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës. Ftoje Frymën e Shenjtë që t’i frymëzojë mendimet dhe ndjenjat e tua ndërsa shkruan. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë të vendosësh se çfarë të shkruash por janë vetëm një udhërrëfyes.
-
Çfarë pyetjesh ke pasur për mbledhjen e Izraelit që tani mund t’u japësh përgjigje?
-
Çfarë të mëson mbledhja e Izraelit për besimin e Shpëtimtarit tek ti dhe dashurinë e Tij për të gjithë?
-
Si mund ta ndihmosh veten dhe të tjerët të mblidheni me popullin e Zotit?
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Pse Zoti dëshiron ta mbledhë popullin e Tij?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Zoti e mbledh popullin e Tij kur ata e pranojnë Atë dhe i mbajnë urdhërimet e Tij. …
… Zoti e mbledh popullin e Tij për të adhuruar, për të ndërtuar Kishën, për një mbrojtje dhe për të marrë këshillë e udhëzim. …
Profeti Jozef Smith shpalli se në të gjitha periudhat, qëllimi hyjnor i mbledhjes është që të ndërtohen tempuj, në mënyrë që fëmijët e Zotit të mund të marrin ordinancat më të larta dhe në këtë mënyrë të fitojnë jetë të përjetshme.”
(David A. Bednar, “The Spirit and Purposes of Gathering” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 31 tetor 2006], byui.edu)
Çfarë janë hambarët ku do të mblidhen të drejtët për siguri?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Marrëdhënia thelbësore midis parimit të mbledhjes dhe ndërtimit të tempujve theksohet në Librin e Mormonit:
‘Vini re, fusha qe gati dhe të bekuar jeni ju, se i vutë draprin dhe e korrët me fuqinë tuaj, po, gjatë gjithë ditës ju punuat; dhe vini re numrin e duajve tuaj! Dhe ata do të mblidhen në hambarë, që të mos shkojnë kot’ ( Alma 26:5).
Duajt në këtë analogji përfaqësojnë anëtarët e sapopagëzuar të Kishës. Hambarët janë tempujt e shenjtë.”
(Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 97.)
Çfarë roli luan Libri i Mormonit në mbledhjen e Izraelit?
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:
“Libri i Mormonit është thelbësor për këtë punë. Ai shpall doktrinën e mbledhjes. Ai i bën njerëzit të mësojnë rreth Jezu Krishtit, ta besojnë ungjillin e Tij dhe të bashkohen me Kishën e Tij. Në fakt, nëse nuk do të kishte Libër të Mormonit, mbledhja e premtuar e Izraelit nuk do të ndodhte.”
(Rasëll M. Nelson, “Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 80.)