Lluka 2:1–14
“Sot … Lindi për Ju Një Shpëtimtar”
Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Bethlehem, ku lindi Jezusi. Një engjëll u njoftoi barinjve pranë Bethlehemit lindjen e Shpëtimtarit (shih te Lluka 2:9–12), “dhe menjëherë … iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ‘Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij’” (Lluka 2:13–14). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të shqyrtosh ngjarjet e lindjes së Shpëtimtarit dhe të të paraqitë doktrinën e dhënë mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor, Lluka 2:10–12. Do të studiosh rolin e Jezu Krishtit si Shpëtimtari yt dhe do të mësosh se nga çfarë të shpëton Ai, në mënyrë që ti, ashtu si engjëjt, të mund ta përlëvdosh dhe lavdërosh Perëndinë për dhuratën e Birit të Tij.
Lindja e Krishtit
-
Cilat janë disa nga hollësitë e tua të parapëlqyera në lidhje me lindjen e Krishtit?
-
Pse janë domethënëse për ty këto hollësi?
Lexo te Lluka 2:1–14, duke kërkuar ato hollësi që janë të rëndësishme për ty ose hollësi të reja që mund të mos i kesh vënë re më parë në historinë e lindjes së Krishtit.
-
Çfarë hollësish në historinë e lindjes së Krishtit vure re që ishin domethënëse për ty?
Lindi një Shpëtimtar
Lexo përsëri te Lluka 2:10–12, duke kërkuar se si engjëlli njoftoi për lindjen e Jezusit.
-
Cili ishte titulli i parë që engjëlli përdori për Jezu Krishtin kur u njoftoi barinjve lindjen e Jezusit?
-
Pse është domethënëse që nga të gjithë titujt që ka Jezu Krishti, ky është ai që përdori engjëlli për të njoftuar lindjen e Tij?
Mund të jetë e dobishme të dish se në përkthimin origjinal grek të Biblës, fjala e përdorur për Shpëtimtarin do të thotë gjithashtu çlirues ose ruajtës.
Një nga të vërtetat që na mësohet te ky fragment është se Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës.
Ne kemi nevojë për një Shpëtimtar
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi përvojën e mëposhtme:
“Pak kohë më parë, një person që kishte qenë anëtar i Kishës për shumë vite më pyeti: ‘Pse kam nevojë për Jezu Krishtin? I zbatoj urdhërimet; jam njeri i mirë. Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?’ Duhet të them se fakti që ky anëtar nuk kishte arritur ta kuptonte pjesën më themelore të doktrinës sonë, këtë element themelor të planit të shpëtimit, më la pa fjalë.”
(D. Todd Christofferson, “Why We Need Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2020, f. 19–20)
Gjej një çast për të shqyrtuar se si do të përgjigjeshe, bazuar në mendimet dhe e ndjenjat tua, po të ishe në vendin e Plakut Kristoferson.
Ne mund të mësojmë për nevojën tonë për një Shpëtimtar duke studiuar shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve (shih te Jakob [LiM] 7:11).
Një teknikë për studimin e shkrimeve të shenjta që mund ta rritë kuptueshmërinë tuaj për doktrinën dhe parimet është të krijoni referenca kryq në shkrimet tuaja të shenjta. Për t’i krijuar referencat kryq, krijo një hallkë lidhëse në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose lidhi shkrimet e shenjta përkatëse duke shënuar një referencë të shkrimit të shenjtë pranë një fragmenti tjetër të shkrimit të shenjtë.
Studio tre deri në katër nga fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta për të të ndihmuar që t’u përgjigjesh pyetjeve: “Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?” dhe “Nga çfarë më shpëton Ai?” Merr parasysh t’i përdorësh referencat kyç të këtyre fragmenteve duke i lidhur me vargjet te Lluka 2:10–12 në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose duke e mbajtur shënim referencën te Lluka 2:10–12 pranë vargjeve që studion.
Çfarë të ofron Shpëtimtari
Shih materialin filmik “Why We Need a Savior—A Christmas Message about Our Savior Jesus Christ” [“Përse na Nevojitet një Shpëtimtar – Një Mesazh për Krishtlindje rreth Shpëtimtarit Tonë, Jezu Krishtit”], (02:15), duke kërkuar arsyen përse na nevojitet një Shpëtimtar. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Plaku Kristoferson dëshmoi për disa nga bekimet që marrim nëpërmjet Jezu Krishtit:
“Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të shërohemi nga zgjedhjet e këqija. Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ndikimi mbi ne i mëkateve dhe gabimeve të të tjerëve dhe çdo padrejtësie tjetër, korrigjohet. Për t’u kompletuar dhe për t’u bërë të shenjtë, ne kemi nevojë për një Shpëtimtar.”
(D. Todd Christofferson, “Why We Need Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2020, f. 22)
Te Lluka 2:10 engjëlli shpalli: “Ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin”.
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Pse Maria dhe Jozefi shkuan në Bethlehem për t’u regjistruar?
Cezar Augusti ishte një sundimtar romak i aftë dhe energjik, mbretërimi i të cilit – nga 31 vjet pr.K deri në 14 vjet ps.K – u shënua nga rendi dhe zbatimi i ligjit. “Regjistrimi” i përmendur te Lluka 2:2 ishte në të vërtetë një regjistrim [ose regjistrim i përgjithshëm] i njerëzve për qëllime të ardhshme tatimore, një regjistrim që kërkonte që tatimpaguesi të paraqiste personalisht informacionin e kërkuar. Për shkak se si Jozefi, ashtu edhe Maria ishin pasardhës të mbretit David, atyre iu kërkua të udhëtonin për në Bethlehem, që ishte edhe vendlindja e mbretit David. … Profetët e lashtë kishin dëshmuar se Mesia do të lindej në Bethlehem, në tokën e Jerusalemit (shih te Mikea 5:2; Alma 7:10). Bethlehemi shtrihej afërsisht 137–145 kilometra në jug të Nazaretit, një udhëtim për të paktën katër deri në pesë ditë në këmbë, ndoshta më gjatë duke marrë parasysh gjendjen e Maries.
(New Testament Student Manual [2014], f. 143)