Seminari
Mateu 2:11–23


Mateu 2:11–23

“Perëndia i Udhëzoi”

Joseph leading a donkey by a rope, Mary is walking along the side of the donkey holding a young Jesus on their way to Egypt. Outtakes include Mary walking with Jesus ahead of Joseph as well as Mary walking behind

Pasi Dijetarët ia dhanë dhuratat e tyre Krishtit fëmijë, Zoti i paralajmëroi të mos ktheheshin te mbreti Herod. Një engjëll iu shfaq Jozefit në ëndërr dhe i tha që ta çonte familjen e tij në Egjipt. Këto paralajmërime e shpëtuan Jezusin fëmijë nga masakra e Herodit ndaj të gjithë fëmijëve dy vjeç e poshtë në zonën përreth Bethlehemit. Pas vdekjes së Herodit, Zoti e udhëzoi Jozefin të kthehej në Izrael. Ashtu si Zoti i bekoi Dijetarët, Jozefin dhe Marinë me zbulesë, Ai dëshiron t’ju bekojë edhe ju me zbulesë. Në këtë mësim do të përcaktosh disa mënyra se si Zoti mund të komunikojë me ty. Gjithashtu do të marrësh ftesë që ta kërkosh këtë komunikim në jetën tënde.

Zoti paralajmëron Dijetarët dhe Jozefin

Mendo për mënyrat se si Ati Qiellor ka komunikuar me ty në jetën tënde dhe përgjigjju pyetjeve të mëposhtme.

  • Sa mirë mendon se i dallon rastet kur Ati Qiellor po komunikon me ty?

  • Cilat janë disa mënyra se si Perëndia të ka dhënë zbulesë ose udhërrëfim?

  • Në cilën fushë të jetës mendon se ke më shumë nevojë për udhërrëfimin dhe drejtimin e Atit Qiellor?

Ndërsa studion kapitullin Mateu 2 , do të kesh një mundësi për të mësuar rreth marrjes së udhëzimit dhe drejtimit nga Ati Qiellor.

Në kohën e lindjes së Shpëtimtarit, sundimtari në Jude njihej si Herodi i Madh. Ai ishte një njeri i lig. Kur u takua me Dijetarët, ai u kërkoi të ktheheshin dhe ta informonin për atë që zbuluan për Krishtin fëmijë (shih Mateu 2:8). Për shkak të ligësisë së Herodit, Perëndia i paralajmëroi Dijetarët dhe dërgoi një engjëll që ta paralajmëronte Jozefin në ëndërr.

Ndërsa i studion shkrimet e shenjta, është e rëndësishme të përcaktosh parimet. Një parim është një e vërtetë e qëndrueshme që mund të të ofrojë këndvështrim dhe të të ndihmojë për marrjen e vendimeve. Ne shpesh mund t’i përcaktojmë parimet duke u përgjigjur për pyetje si ato në vijim:

  • Si mendon, cili ishte morali apo mesazhi i historisë?

  • Si mendon, pse shkrimtari i përfshiu këto ngjarje apo fragmente në analin e tij?

  • Çfarë mësimesh mund të ketë pasur qëllim shkrimtari që ne të mësojmë?

Zgjidh një nga pyetjet e mësipërme dhe përgjigju për të ndërsa përsiat vargjet te Mateu 2:11–16 .

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1.

  • Si mund të të ndihmojë parimi që përcaktove për vendimet në jetën tënde?

Zoti do të na paralajmërojë

Nga Mateu 2:11–16 , mund të kesh përcaktuar një parim rreth marrjes së paralajmërimeve nga Zoti. Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një premtim për paralajmërimet përmes Frymës së Shenjtë.

Final official portrait of Elder Boyd K. Packer, President of the Quorum of the Twelve Apostles, 2000. Passed away 3 July 2015.

“Nuk pritet që ju të shkoni nëpër jetë pa bërë gabime, por ju nuk do të bëni gabime të mëdha pa qenë të paralajmëruar më parë nga nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ky premtim vlen për të gjithë anëtarët e Kishës.”

(Bojd K. Paker, “Këshillë për Rininë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 18.)

Mendo për pyetjet vijuese:

  • Çfarë na tregon dëshira e Atit Qiellor për të na paralajmëruar me anë të Shpirtit për natyrën dhe karakterin e Tij?

  • Si mund të të ndihmojë kërkimi dhe përgjigjja ndaj nxitjeve dhe paralajmërimeve të Shpirtit tani dhe në të ardhmen?

Jozefi, Maria dhe Jezusi kthehen nga Egjipti

Te Mateu 2:19–23 , ne lexojmë se kur Herodi vdiq, Zoti i dha një mesazh tjetër Jozefit ndërsa ai, Maria dhe Jezusi ishin në Egjipt. Nga ky komunikim me Jozefin, mësojmë se nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe bindemi, mund të marrim zbulesë dhe udhërrëfim.

Lexo te Mateu 2:19–23 , duke kërkuar hollësi që e japin këtë parim.

Te Mateu 2 , Perëndia komunikoi me Dijetarët dhe Jozefin përmes ëndrrave dhe përmes vizitave nga engjëjt. Ati në Qiell gjithashtu komunikon me fëmijët e Tij në shumë mënyra të tjera, përfshirë edhe përmes frymëzimit dhe zbulesës nga Fryma e Shenjtë. Ndërsa e studion ungjillin në shtëpi dhe në seminar, kushtoji vëmendje asaj që po mëson nga shkrimet e shenjta, si dhe asaj që Ati Qiellor po të mëson nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Studimi i ungjillit nga ana jote mund të përmirësohet dhe të bëhet më personal ndërsa e dëgjon atë që Perëndia po të mëson nëpërmjet Shpirtit të Tij.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. Përgjigju të paktën për dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

2.

  • Cilat janë disa mënyra se si Zoti komunikon me ty?

  • Çfarë përvojash ke pasur në të cilat Fryma e Shenjtë të ka paralajmëruar ose udhërrëfyer? Si ndikuan këto përvoja në jetën tënde?

  • Nëse do të dëgjoje zërin e Shpëtimtarit që të flet përmes Frymës së Shenjtë ndërsa studion, si do të ndikonte kjo në përvojën tënde të seminarit?

  • Çfarë mendon se mund të bësh për të qenë më pranues ndaj udhërrëfimit dhe zbulesës së Frymës së Shenjtë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan të të japin?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund të më ndihmojë Fryma e Shenjtë?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Shoqërimi i Frymës së Shenjtë e bën atë që është e mirë më tërheqëse dhe tundimin më pak bindës. Kjo e vetme duhet të mjaftojë që të na bëjë të vendosur për t’u kualifikuar për Shpirtin që të jetë me ne gjithmonë.”

(Henri B. Ajring, “Fryma e Shenjtë si Shoqëruesi Juaj”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 104.)

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“Ati ynë në Qiell e dinte se në vdekshmëri ne do të hasnim sfida, mundime dhe shqetësime; Ai e dinte se do të na mundonin pyetjet, zhgënjimet, tundimet dhe dobësitë. Për të na dhënë forcë fizike dhe udhërrëfim hyjnor, Ai siguroi Shpirtin e Shenjtë, një emër tjetër i Frymës së Shenjtë.”

(Ronald A. Rasband, “Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 93.)

Si mund ta kuptoj kur po më flet Zoti?

Pse Herodi masakroi fëmijë të pafajshëm?

Mbreti Herod, i “shqetësua[r]” nga lajmi se kishte lindur një tjetër “mbret i Judenjve” ( Mateu 2:2–3), donte ta vriste Jezusin për të siguruar fronin e vet. Duke ditur se Jezusi kishte lindur në Bethlehem rreth dy vjet më parë, Herodi urdhëroi vdekjen e të gjithë fëmijëve atje nën moshën dy vjeç (shih Mateu 2:4, 7, 12–16). Herodi ishte famëkeq për egërsinë e tij kundër kërcënimeve të dyshuara, madje duke ekzekutuar edhe gruan dhe tre nga djemtë e tij (shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Herod” [“Herodi”]).