Seminari
Lluka 2:40–52


Lluka 2:40–52

Jezusi “Rritej dhe Forcohej në Frymë”

Jesus teaching in the temple as a young boy.

Kur ishte i ri, Shpëtimtari e dha mësim ungjillin në mënyrë kaq të fuqishme saqë edhe mësuesit në tempull “habiteshin nga zgjuarsia e tij dhe nga përgjigjet e tij” (Lluka 2:47). Ky mësim ka për qëllim të forcojë dëshirën tënde për të qenë si Jezu Krishti duke kërkuar të zhvillohesh nga ana intelektuale, fizike, shpirtërore dhe shoqërore. Gjithashtu do të kesh mundësinë t’i vlerësosh synimet e tua aktuale te Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019) ose për të krijuar të reja.

Jezusi u rrit dhe u zhvillua në rininë e Tij

Studioji këto figura të Shpëtimtarit në rininë e Tij. Mendo se çfarë sugjerojnë për Jezusin hollësitë në secilën prej këtyre figurave.

Jesus Christ depicted as a young boy in the carpenter shop of Joseph. Joseph is standing behind the young Christ. Christ is reading the scriptures from a scroll resting on a table. There are wood shavings on the table.
Christ as a youth learning carpentry skills in a carpenter’s shop. Joseph, the husband of Mary, is watching him.
Jesus Christ depicted as a child with his mother Mary. Christ is kneeling beside Mary and resting His clasped hands on Mary’s lap. Mary has her head bowed as she and the young Christ pray. There is an oil lamp burning on a table next to the mother and son.
Jesus Christ at age twelve in the temple at Jerusalem during the Feast of the Passover. A group of learned Jewish doctors are gathered around Christ. The doctors are expressing astonishment at the wisdom and understanding of the young Christ. (Luke 2:41-50)
  • Në ç’mënyrë njohuria se si ishte Jezusi në rininë e Tij, mund të të ndihmojë si një i ri apo e re?

Ne kemi pak hollësi rreth rinisë së Jezusit, por ato që janë shënuar mund të jenë një bekim dhe udhërrëfim i madh për ty teksa kërkon të zhvillohesh dhe të përparosh. Ndërsa mëson për rininë e Shpëtimtarit, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë të dish se në cilat fusha duhet të përqendrohesh ndërsa përpiqesh të bëhesh më shumë si Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti.

Lexo te Lluka 2:40–52 dhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24–26 (në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it), duke kërkuar hollësi se si ishte Shpëtimtari kur ishte i ri. Shenjoje atë që gjen nëse dëshiron.

Vini re se fraza “forcohej në frymë” ( Lluka 2:40 ; shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24 [në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it) do të thotë që Jezusi u rrit ose u zhvillua me forcë shpirtërore. Mund të jetë e dobishme të dini se sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it të Lluka 2:46 (në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it), Jezusi fëmijë nuk po i dëgjonte mjekët apo skribët, dhe po u bënte pyetje, por “ata po e dëgjonin dhe po i bënin pyetje”.

Mendoni për këto pyetje:

  • Çfarë të mëson ky rrëfim rreth faktit se si ishte Jezusi kur ishte i ri?

  • Çfarë të mëson vargu 52 për mënyrën se si Jezusi u rrit dhe u zhvillua në rininë e Tij?

Nga Lluka 2:52 ne mësojmë se e ndjekim shembullin e Jezu Krishtit ndërsa përmirësohemi nga ana intelektuale, fizike, shpirtërore dhe shoqërore.

  • Cilët janë disa shembuj nga shkrimet e shenjta në të cilat Jezu Krishti i demonstroi aftësitë e Tij në këto katër fusha?

  • Për çfarë arsyesh do të doje ta ndiqje shembullin e Shpëtimtarit në këto katër fusha të jetës?