Seminari
2 Korintasve 11–12


2 Korintasve 11–12

Durimi i Sprovave me Besim te Krishti

A young woman sitting down. A woman (possibly her mother) has her hand on the girl’s shoulder. The girl has a sad expression on her face.

Edhe dishepujt më besnikë të Jezu Krishtit durojnë vështirësi në jetën e tyre. Pali tregoi disa nga vuajtjet që duroi dhe se si pati mundësi të gjente gëzim në ato përvoja nëpërmjet ndihmës së Shpëtimtarit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mbështetesh te Zoti ndërsa përpiqesh t’i durosh me besnikëri sfidat e tua.

Lutja për nxënësit me emër. Kërkojini ndihmë Atit Qiellor për të kuptuar nevojat e nxënësve individualë dhe se si t’i plotësoni ato nevoja. Më pas dëgjoni nxitjet e Shpirtit që mund të vijnë gjatë mësimit ose gjatë përgatitjes së mësimit si përgjigje ndaj atyre lutjeve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të jenë të përgatitur që të tregojnë se përse ata e ndiejnë se thënia vijuese nuk është e vërtetë: “Nëse lutemi me besim të mjaftueshëm te Jezu Krishti, Ati Qiellor do të largojë çdo sprovë që ne po kalojmë”.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sprovat e jetës

Nëse është e mundur, sillni në klasë ose tregoni figurën e një trëndafili me kërcell me gjemba.

Spring rose bush thorns.
  • Si mendon, cili është qëllimi i gjembave në një shkurre trëndafili?

Në jetë kemi shumë përvoja të mrekullueshme që mund të krahasohen me një trëndafil. Megjithatë, ne përballemi edhe me sprova dhe sfida që mund të krahasohen me gjembat.

  • Cilat janë disa sprova dhe sfida me të cilat njerëzit mund të përballen në jetë?

Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve për pyetjen në vijim. Përgjigjet e tyre mund të ndihmojnë për të përcaktuar të vërtetat më të rëndësishme ku të përqendroheni gjatë gjithë mësimit.

  • Çfarë mendimesh dhe pyetjesh mund të bëjnë njerëzit rreth Perëndisë ndërsa përjetojnë sprova? Çfarë pyetjesh mund të bëjnë ata për veten?

Ndërsa studion sot, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë t’i durosh me besnikëri sprovat që Perëndia, me dashurinë dhe urtësinë e Tij, zgjedh të mos i largojë. Përsiat se përse ke nevojë për ndihmën e Perëndisë ndërsa i duron ato.

Sprovat e Palit

Lexo te 2 Korintasve 11:24–28 duke kërkuar disa nga sprovat që duroi Pali gjatë shërbesës së tij.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë vuajtjen e thellë që përjetoi Pali, merreni parasysh t’i ftoni ata të tregojnë se cila nga sprovat e Palit mendojnë se do të ishte më e vështirë për t’u duruar.

  • Çfarë shembujsh të tjerë të vijnë në mendje nga shkrimet e shenjta ose nga historia e Kishës që tregojnë se edhe të drejtët përjetojnë vështirësi? Si e vërteton jeta e Shpëtimtarit këtë?

  • Si mendon, përse Ati Qiellor i lejon dishepujt besnikë të Jezu Krishtit të durojnë kaq shumë?

Ndonëse Perëndia e bekoi Palin me zbulesa të mrekullueshme, duke përfshirë një vegim të mbretërisë çelestiale (shih 2 Korintasve 12:1–4), Palit iu desh gjithsesi të duronte sprova dhe prova të besimit të tij. Lexo te 2 Korintasve 12:7 për të parë se me çfarë e krahasoi Pali një nga sprovat e tij të vazhdueshme.

  • Si mund të jetë “një gjëmb në mish” një përshkrim i mirë i disa sprovave vetjake?

Në vend që thjesht të bëni pyetjen vijuese, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vizatojnë në ditarin e tyre të studimit ose në tabelë atë me të cilën mund ta krahasojnë një nga sprovat e tyre vetjake.

  • Çfarë krahasimi mund të përdorësh për të përshkruar një sprovë specifike që ti ose të afërmit e tu keni duruar? Pse?

Lexo te 2 Korintasve 12:8–10 për të parë përvojën e Palit që lutej që t’i hiqej “gjëmb[i] në mish”. Ndërsa lexon, kujto që fjala hir do të thotë “ndihmë ose forcë … hyjnore [që] jepet nëpërmjet mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Hir ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; shih edhe Ethëri 12:27).

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga përvoja e Palit është se Zoti mund të mos i largojë gjithmonë sfidat tona, por ne mund të forcohemi me anë të hirit të Tij ndërsa i durojmë ato me besnikëri.

  • Si e sheh këtë të vërtetë të shfaqet në jetën e Shpëtimtarit? (Shih Lluka 22:41–44 .)

Për veprimtarinë vijuese merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë me një partner/e dhe t’i kërkoni çdo nxënësi që të lexojë një fragment të ndryshëm dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që mësuan.

Gjej dhe lexo të paktën një ndodhi nga shkrimet e shenjta që tregon se si Zoti mund t’i bekojë ata që i durojnë sprovat me besim tek Ai. (Në vijim jepen sugjerime ndodhish nga të cilat mund të zgjedhësh.)

Doktrina e Besëlidhje 121:1–8; 122:7–9 . (Jozef Smithi u lut ndërsa po vuante në Burgun e Libertisë.)

Mosia 24:8–15 . (Populli i Almas ishte rob i lamanitëve dhe u sundua nga Amuloni, prifti i lig.)

  • Çfarë mësove për Zotin dhe atë që Ai u ofron atyre që i durojnë sprovat me besnikëri?

  • Cili nga bekimet e Tij të nevojitet më shumë ndërsa duron sprovat e tua? Pse?

  • Kë njeh ti personalisht që e ka duruar një sfidë me besnikëri? Çfarë ka bërë për ta duruar me besnikëri? Si e ke parë hirin e Zotit ta ndihmojë atë?

  • Si mendon, çfarë do Shpëtimtari që ti të bësh për t’i duruar sprovat e tua me besnikëri?

Shihni materialin filmik “Male për t’i Ngjitur” (05:05), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, duke kërkuar atë që mund të bëjmë për t’i duruar sprovat me besnikëri.

5:10
  • Çfarë mësuat për durimin e sprovave me besim te Jezu Krishti?

Nisur nga ajo që mësove dhe ndjeve teksa studiove sot vargjet te 2 Korintasve 12 , shtoje ose rishkruaje thënien vijuese për ta bërë atë më të saktë.

Merreni parasysh ta shkruani thënien vijuese në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të diskutojnë në grupe të vogla se si ata do ta ndryshonin atë. Më pas ftojini disa nxënës të vijnë në tabelë dhe ta rishkruajnë thënien në bazë të diskutimit të tyre në grup. Kërkojuni këtyre nxënësve t’i shpjegojnë klasës se përse grupi i tyre bëri pikërisht ato ndryshime.

“Nëse lutemi me besim të mjaftueshëm te Jezu Krishti, Ati Qiellor do ta largojë çdo sprovë që po kalojmë.”

Dëshmoni për dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe për hirin që Ata ofrojnë ndërsa ne i durojmë sprovat me besim tek Ata. Ftojini nxënësit të tregojnë përvoja të mënyrës se si Perëndia i ka bekuar ata, si edhe atë që ata kanë mësuar ndërsa kanë duruar sprova.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Në ç’mënyrë ishte Shpëtimtari një shembull i të vërtetave të dhëna në këtë mësim?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi sa vijon rreth vargjeve te Lluka 22:41–44 :

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Këtu shohim besimin dhe mirëbesimin absolut të Shpëtimtarit tek Ati. ‘Megjithatë’, – tha ai, ‘mos u bëftë vullneti im, por yti.’ Përgjigjja e Atit ishte të mohonte përgjërimin e Birit të Tij të Vetëmlindur. Shlyerja duhej kryer nga ai qengj pa të meta. Por, ndonëse kërkesa e Birit nuk u pranua, lutja e Tij mori përgjigje. Në shkrimin e shenjtë shenjohet: ‘Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t’i dhënë forcë’ (JST, Luke 22:43).”

(Dallin H. Oaks, “Faith in the Lord Jesus Christ”, Ensign, maj 1994, f. 100)

Çfarë na ofron Shpëtimtari gjatë sprovave tona?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Fuqia shëruese e Zotit Jezu Krisht – qoftë kur na i heq barrët ose kur na forcon që t’i durojmë ato dhe të jetojmë me to sikurse Apostulli Pal – është në dispozicion për çdo vuajtje në vdekshmëri”.

(Dallin H. Ouks, “Ai e Shëron të Rënduarin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 8; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 8)

Si mund të na ndihmojnë shqetësimet tona që t’i bekojmë ata që na rrethojnë?

Motra Reina I. Aburto, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

Official Portrait of Sister Reyna Aburto. Photographed in 2017.

“Shqetësimet tuaja nuk ju përcaktojnë, por mund t’ju rafinojnë. Për shkak të një “gjemb[i] në mish”, ju mund të keni aftësinë që të ndieni më shumë dhembshuri kundrejt të tjerëve.”

(Reina I. Aburto, “N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 58)

A mund t’i shërojnë ata që mbajnë priftërinë të gjithë ata që kanë besim për t’u shëruar?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, shpjegoi:

2:3
Official Portrait of Sister Reyna Aburto. Photographed in 2017.

“Edhe pse Shpëtimtari mund t’i shëronte të gjithë ata që do të shëronte, kjo nuk është e vërtetë për ata që kanë autoritetin e Tij priftëror. Ushtrimet në vdekshmëri të këtij autoriteti kufizohen nga vullneti i Atij e të cilit është edhe kjo priftëri. Si pasojë, na thuhet se disa të cilët bekohen nga pleqtë e kishës nuk shërohen sepse janë ‘cakt[uar] për vdekjen’ [ Doktrina e Besëlidhje 42:48 ]. Në mënyrë të ngjashme, kur Apostulli Pal kërkoi të shërohej nga ‘gjëmb[i] në mish’ që e goditi ( 2 Korintasve 12:7), Zoti nuk pranoi ta shëronte atë.”

(Dallin H. Ouks, “Ai e Shëron të Rënduarin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 7; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 7)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Sprovat mund të na rafinojnë dhe lustrojnë

Merreni parasysh t’i paraqitni figurat vijuese ose të sillni një gur të ashpër dhe një gur të lëmuar në klasë. Ftojini nxënësit të diskutojnë se çfarë kërkohet që një gur të bëhet i lëmuar dhe i butë dhe se si zbatohet kjo për lustrimin që na duhet në jetën tonë. Ftojini nxënësit të përsiatin përse, me raste, Zoti na lejon të vazhdojmë të durojmë sprova të vështira edhe kur kemi besim tek Ai mjaftueshëm sa për t’u shëruar.

A heart shaped rounded edge rock.
Stones laid out on a white background.

Besim për të mos u shëruar

Merreni parasysh të përdorni këtë ndodhi dhe këto pyetje pasuese për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë besimin te Jezu Krishti që nevojitet për ta pranuar vullnetin e Tij kur është i ndryshëm nga vullneti ynë.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi historinë e vërtetë të një të riu besnik që vuante nga kanceri dhe mësimin që ai dhe të tjerët mësuan rreth të pasurit të besimit për të mos u shëruar. Kjo ndodhi gjendet në artikullin “Accepting the Lord’s Will and Timing”, Ensign, gusht 2016, f. 29–35.

Çfarë kuptimi ka për ju pyetja “A keni besim për të mos u shëruar?”

Si mund të lidhet kjo pyetje me situatën që përshkroi Pali te 2 Korintasve 12:7–10 ?

A ka ndonjë situatë në jetën tuaj në të cilën mund t’ju duhet të ushtroni besim te Jezu Krishti edhe kur mund të mos merrni një bekim në mënyrën apo në periudhën kohore që shpresoni?

Çfarë dini ju për Jezu Krishtin që ju ndihmon të mirëbesoni tek Ai edhe në ato situata?