Seminari
Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

Young Men reading scriptures

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde dhe për të ushtruar shpjegimin e të vërtetave nga fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re dhe të zgjedhin një që do të donin ta kuptonin më mirë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi për përsëritje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit?

Merreni parasysh ta paraqitni figurën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë me një partner atë që ngjarja e portretizuar na mëson rreth Jezu Krishtit.

Përshkruaj atë që di për Jezu Krishtin duke përdorur vetëm pjesën e jetës së Tij të paraqitur në figurën vijuese:

Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.

Më pas paraqitini tri figurat në vijim (ose figura të tjera të Shpëtimtarit) dhe ftojini nxënësit të diskutojnë pyetjet në vijim.

Tani shihi këto figura dhe përgjigju për pyetjet në vijim:

Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.
Jesus Christ standing and placing His hands on the eyes of a blind man who kneels before him. A group of men, women and children are gathered around Christ. The people are witnessing Christ heal the man of blindness. Stone arches are in the background.
Jesus Christ standing and placing His hands on the eyes of a blind man who kneels before him. A group of men, women and children are gathered around Christ. The people are witnessing Christ heal the man of blindness. Stone arches are in the background.
  • Cilat ngjarje portretizohen në secilën nga këto tri figura?

  • Çfarë i shton secila nga këto ngjarje kuptueshmërisë sate për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij?

Për të mësuar me të vërtetë se kush është Shpëtimtari dhe përse Ai është i rëndësishëm për ty, të ndihmon të studiosh ndodhi të shumta të jetës së Tij dhe shkrimet e më shumë se një profeti.

Në mënyrë të ngjashme, studimi dhe krahasimi i të vërtetave që gjenden në shumë fragmente të zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë ta kuptosh më plotësisht doktrinën e Shpëtimtarit sesa të mbështetesh në një fragment të vetëm.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta bëjnë veprimtarinë vijuese me një partner. Ata mund të kenë një partner të ndryshëm për çdo krahasim.

Lexo dhe merre parasysh atë që vargjet te Hebrenjve 12:9 , Jakob [Bibël] 1:5–6 dhe Jakob [Bibël] 2:17–18 na mësojnë për Atin tonë Qiellor dhe marrëdhënien tonë me Të.

  • Si të ndihmon studimi i këtyre tre fragmenteve të zotërimit doktrinor ta kuptosh më mirë marrëdhënien tonë me Perëndinë?

Lexoje dhe merre parasysh atë që vargjet te 1 Pjetër 4:6 dhe Zbulesa 20:12 na mësojnë për Gjykimin Përfundimtar në planin e Atit Qiellor.

  • Si të ndihmon studimi i përbashkët i këtyre dy fragmenteve të zotërimit doktrinor ta kuptosh më mirë Gjykimin Përfundimtar?

Merre parasysh t’i bësh referencat kryq ose të lidhësh çdo fragment që mund të duash t’i studiosh së bashku sërish në të ardhmen.

Lidhja e fragmenteve të zotërimit doktrinor

Nëse do të ishte më mirë që nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë vijuese si klasë, ftojeni klasën të zgjedhë se për cilin fragment të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re duan të mësojnë më shumë. Shkruajeni referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në tabelë.

Pastaj ftojini nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të gjetur sa më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që munden brenda një afati kohor të dhënë. Nëse nxënësit do ta kishin të papërballueshme t’i shqyrtonin të 96 fragmentet, merreni parasysh ta përqendroni kërkimin e tyre vetëm te fragmentet nga Libri i Mormonit (ose përdorni një metodë tjetër të përqendrimit të mundësive të kërkimit të tyre). Nxënësit mund t’i renditin fragmentet që gjejnë në tabelë poshtë referencës.

Në fund, ftojini nxënësit të shpjegojnë se si fragmentet shtesë që gjetën e rritin kuptueshmërinë e tyre për fragmentin e zgjedhur nga Dhiata e Re.

a. Zgjidh njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re për të cilin do të doje të mësoje më shumë dhe shkruaje referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në ditarin tënd të studimit.b. Gjeje dhe lexoje të gjithë fragmentin e zotërimit doktrinor dhe mbaje shënim atë që kuptove rreth doktrinës që ai të mëson.

c. Gjej listën e plotë të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë që gjendet në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

d. Gjej dhe lexo të paktën dy fragmente të zotërimit doktrinor nga drejtime të tjera të shkrimit të shenjtë që lidhen me fragmentin që zgjodhe nga Dhiata e Re.

e. Mbaje shënim në ditarin tënd të studimit mënyrën se si këto fragmente shtesë e rritin kuptueshmërinë tënde për fragmentin e Dhiatës së Re.

Nëse nxënësit e përfunduan veprimtarinë pararendëse individualisht, ftojini ata t’u tregojnë nxënësve rreth tyre fragmentin e Dhiatës së Re që zgjodhën dhe të shpjegojnë atë që mësuan nga fragmentet shtesë.

Nëse koha e lejon, merreni parasysh ta përsëritni veprimtarinë me një fragment të dytë të zotërimit doktrinor. Ose kryeni një veprimtari të ngjashme duke u kërkuar nxënësve të shkruajnë një pyetje ose një shqetësim në ditarin e tyre të studimit dhe të gjejnë fragmente specifike të zotërimit doktrinor që mund t’i ndihmojnë të përgjigjen për pyetjen ose shqetësimin e tyre.

Ftojini nxënësit të diskutojnë mënyrën se si ata mund ta zbatojnë veprimtarinë në studimin e tyre të shkrimit të shenjtë në shtëpi dhe se si bërja e kësaj gjëje mund t’i bekojë ata ndërsa e studiojnë ungjillin.