Seminari
2 Korintasve 8–9


2 Korintasve 8–9

Kujdesi për të Varfrit

Two young men standing on a door step collecting fast offerings from an elderly woman.

Jezu Krishti kujdeset jashtëzakonisht për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor dhe na fton të bashkohemi me Të për të siguruar për të varfrit dhe nevojtarët. Pali i ftoi shenjtorët korintas të ndiqnin shembullin e Shpëtimtarit duke sakrifikuar mjetet e tyre të jetesës për t’u kujdesur për të varfrit. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit duke e ndarë atë që ke me ata që janë nevojtarë.

Krijimi i një mjedisi paqësor të mësuari. Mundohuni t’i mënjanoni shpërqendrimet që mund ta ndërpresin studimin dhe përsiatjen e shkrimeve të shenjta nga ana juaj. Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015) i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se “frymëzimi vjen më me lehtësi në mjedise paqësore” dhe se “nderimi fton zbulesën” (“Reverence Invites Revelation”, Ensign, nëntor 1991, f. 21–22).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shohin zërat e renditur në formularin “E Dhjeta dhe Oferta të Tjera” dhe të përgatiten që të tregojnë kuptimin e zërave të ndryshëm të renditur. Gjithashtu, ata mund të bëjnë çdo pyetje që kanë për këtë formular.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një sfidë e madhe

Merreni parasysh të paraqitni thënien e paplotë në vijim dhe t’i ftoni nxënësit të tregojnë sfidat që mund të shkruhen në vendin bosh. Lavdërojini nxënësit për përgjigjet që japin edhe nëse ato nuk janë ajo që Plaku Holland përdori në këtë thënie.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për një sfidë të madhe. Mendo për disa sfida që mund ta mbushin me saktësi vendin bosh në citimin vijues.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Gjatë gjithë historisë, ____________ ka qenë një nga sfidat më të mëdha dhe më të përhapura të njerëzimit. Barra e saj e natyrshme është zakonisht fizike, por dëmtimi shpirtëror dhe emocional që mund të sjellë, mund të jetë edhe më ligështues.”

(Xhefri R. Holland, “A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 40)

Sfida të cilës iu referua Plaku Holland është “varfëria”, që është gjendja e të pasurit pak ose aspak para, të mira materiale ose mjete jetese. Termi varfëri mund t’i referohet edhe mungesës së asaj që na nevojitet në shumë fusha të jetës sonë, duke përfshirë fushat fizike, emocionale, shoqërore ose shpirtërore.

  • Cilat janë disa sfida që i hasin ata që kanë më pak se njerëzit e tjerë?

  • Si mund të ndikojnë këto sfida te dikush emocionalisht dhe shpirtërisht, si edhe fizikisht?

Ndërsa studion sot, ji i vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat që Ati Qiellor mund të të dërgojë nëpërmjet Frymës së Shenjtë në lidhje me mënyrën se si Ai mund të të përdorë për t’i ndihmuar të tjerët në nevojë.

Siç është shënuar te 2 Korintasve 8:1–8 , Apostulli Pal i ftoi shenjtorët korintas të ndiqnin shembullin e anëtarëve të Kishës në Maqedoni të cilët kishin dhënë bujarisht për t’u kujdesur për të varfrit. Më pas, ai mbajti shënim shumë mësime të rëndësishme për kujdesin ndaj të varfërve sipas mënyrës së Shpëtimtarit

Shembulli i Jezu Krishtit

Pali dha shembullin e Shpëtimtarit për të na nxitur që të sigurojmë për nevojat e të tjerëve prej dashurisë së sinqertë.

Lexo te 2 Korintasve 8:9 , duke kërkuar shembullin vetëmohues të sigurimit të Jezu Krishtit për ne.

  • Si mendon, çfarë nënkuptoi Pali kur shkroi se Jezusi u bë i varfër në mënyrë që ne të jemi të pasur?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga letra e Palit është se kur arrijmë ta kuptojmë gjithçka që Shpëtimtari ka bërë për ne, ne do të jemi më të gatshëm për t’ju dhënë të tjerëve.

Rëndësia e kujdesit për ata që janë nevojtarë jepet mësim në të gjitha shkrimet e shenjta, përfshirë edhe në Librin e Mormonit. Lexoji mësimet e Palit në vijim, bashkë me fragmentet që lidhen me Librin e Mormonit, duke kërkuar atë që na mësojnë këto fragmente lidhur me kujdesin për të tjerët. Merre parasysh t’i lidhësh fragmentet.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’u kujtuar nxënësve teknikën e studimit të shkrimit të shenjtë për lidhjen e vargjeve.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë fragmentet vijuese në grupe të vogla, ku çdo nxënës studion një pjesë të ndryshme dhe i raporton grupit për atë që mësoi.

  • Si mendon, çfarë do të donte Zoti që të bëjmë sot për të jetuar atë që jepet mësim në secilin prej këtyre fragmenteve?

Plaku Dejl G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si bujaria e Atit Qiellor dhe e Jezu Krishtit mund të na ndryshojë.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Secili prej nesh ka marrë dhurata të cilat nuk mund t’i siguronim vetë, dhurata nga Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur, përfshirë shëlbimin nëpërmjet flijimit shlyes të Jezu Krishtit. Ne kemi marrë jetë në këtë botë; ne do të marrim jetë fizike në jetën pas kësaj dhe shpëtim të përjetshëm dhe ekzaltim – nëse e zgjedhim atë – të gjitha këto për shkak të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Sa herë që i përdorim këto dhurata, përfitojmë prej tyre ose madje mendojmë për to, ne duhet të kemi parasysh sakrificën, bujarinë dhe dhembshurinë e Atyre që i dhanë dhuratat. Nderimi për Ata që i japin dhuratat, bën për ne më shumë sesa thjesht të na bëjë mirënjohës. Të menduarit mbi dhuratat e Tyre mund dhe duhet të na shndërrojë.”

(Dejl G. Renland, “Kini Parasysh Mirësinë dhe Madhështinë e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 42)

  • Si mund të na shndërrojë reflektimi mbi bujarinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Kujdesi për të varfrit në kohën tonë

Presidenti Rasëll M. Nelson përshkroi dy nga mënyrat e shumta se si Shpëtimtari e përdor Kishën e Tij të rivendosur për t’u kujdesur për të varfrit nga e gjithë bota në kohën tonë. Lexojeni thënien në vijim ose mund të dëshironi të shihni “Urdhërimi i Dytë i Madh” (nga kodi kohor 06:15 deri në 08:51), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2019/10/46nelson?lang=alb].

2:3
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Që nga ajo kohë, Latter-day Saint Charities [Shoqata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] ka siguruar më shumë se dy miliardë dollarë ndihmë për t’ju gjendur pranë njerëzve nevojtarë anembanë botës. Kjo ndihmë u ofrohet marrësve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, kombësia, raca, orientimi seksual, gjinia apo bindjet politike.

Kjo nuk është e gjitha. Për të ndihmuar anëtarët e Kishës së Zotit që po vuajnë, ne e duam dhe e jetojmë ligjin e lashtë të agjërimit [shih Isaia 58:3–12 ]. Ne nuk hamë që të ndihmojmë të tjerët të cilët janë të uritur. Një ditë çdo muaj, ne nuk hamë ushqim dhe e dhurojmë koston e atij ushqimi (dhe më shumë) për të ndihmuar njerëzit nevojtarë.”

(Rasëll M. Nelson, “Urdhërimi i Dytë i Madh”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 97–98)

Merreni parasysh të shfaqni shembuj materialesh filmike te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” e mësimit të projekteve që Jezu Krishti i ka bërë të mundura nëpërmjet dhurimeve për Kishën e Tij.

Gjithashtu, merreni parasysh t’u paraqitni nxënësve faqen e internetit latterdaysaintcharities.org dhe t’u jepni atyre kohë për ta shqyrtuar atë për disa minuta në klasë.

  • Çfarë të bie në sy nga thënia e Presidentit Nelson?

  • Si do t’ia shpjegoje agjërimin dhe ofertat e agjërimit dikujt që nuk ka njohuri për to?

Merreni parasysh të paraqitni një formular “E Dhjeta dhe Oferta të Tjera” dhe t’i ftoni nxënësit që e kanë përfunduar përgatitjen e nxënësve të tregojnë mënyra të ndryshme se si Shpëtimtari siguron për të varfrit nëpërmjet dhurimeve tona monetare.

Para se nxënësit të japin përgjigje për pyetjet në vijim, theksoni që kujdesi për të varfrit nuk përfshin gjithmonë dhënien e parave.

  • Përveç se të japim dhurime monetare për Kishën, cilat janë mënyrat e tjera që mund ta ndihmojmë Zotin të kujdeset për ata që janë nevojtarë? Kush ka qenë një shembull i mirë për ty i këtij parimi?

Çfarë do të donte Perëndia që të bëje?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi nevojën tonë për t’i kërkuar Perëndisë udhërrëfim për t’i ndihmuar ata që kemi përreth nesh.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Unë nuk e di pikërisht se si secili prej jush duhet ta përmbushë detyrimin tuaj ndaj atyre që nuk e ndihmojnë ose që nuk munden ta ndihmojnë gjithmonë vetveten. Por e di që Perëndia e di dhe Ai do t’ju ndihmojë dhe udhëheqë në veprime dhembshurie të të qenit dishepull, në qoftë se dëshironi e luteni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe kërkoni për mënyra që ta zbatoni një urdhërim që Ai na e ka dhënë në mënyrë të përsëritur.”

(Xhefri R. Holland, “A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 41)

Merreni parasysh të tregoni një histori vetjake se si Perëndia i përdor fëmijët e Tij për t’u shërbyer atyre që janë nevojtarë.

Bëj një plan për të vepruar sipas mendimeve dhe ndjenjave që ke ndier sot për t’i ndihmuar ata që ke përreth teje. Nëse nuk je ende i sigurt se kë dëshiron Ati Qiellor që ti ta ndihmosh ose se si ta ndihmosh atë, lutu për udhërrëfim dhe kërko mundësi për t’u shërbyer atyre që ke përreth vetes, duke përfshirë pjesëtarët e familjes tënde. Perëndia do t’u përgjigjet lutjeve të tua në mënyrën dhe kohën e Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si përdoren dhurimet ndaj Kishës së Shpëtimtarit për ta lehtësuar varfërinë sot?

Vizitoje faqen e internetit latterdaysaintcharities.org për të mësuar përgjigjet për këtë pyetje dhe të tjera.

Si mund t’i ndihmoj ata që kam përreth vetes në mënyra të tjera përveç dhurimit të parave?

Motra Boni L. Oskarson, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha një nga idetë e shumta:

Official portrait of Bonnie Lee Green Oscarson, Young Women general president, 2013. Sustained at the April 2013 general conference.

“Miqtë e mi të rinj, unë mund t’ju siguroj se do të jetë gjithmonë dikush në çdo mbledhje të Kishës që merrni pjesë, i cili është i vetmuar, i cili po has vështirësi dhe ka nevojë për një mik, apo i cili ndien se ai ose ajo nuk ka vend atje. Ju keni diçka të rëndësishme për të dhënë në çdo mbledhje apo veprimtari dhe Zoti dëshiron që ju të shihni përreth te bashkëmoshatarët tuaj dhe më pas të shërbeni sikurse do të shërbente Ai.”

(Boni L. Oskarson, “Nevojat përpara Vetvetes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 26)

Profeti Jozef Smith (1805–1844) shpjegoi:

Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“[Një anëtar i Kishës] duhet të ushqejë të uriturin, të veshë të zhveshurin, të sigurojë për të venë, të thajë lotët e jetimit, të ngushëllojë të pikëlluarin, qoftë në këtë kishë, apo në cilëndo tjetër, apo në asnjë kishë, kudo që t’i gjejë ata”.

(Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 454)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Udhëheqësit vendorë të Kishës

Merreni parasysh të ftoni një peshkop ose presidente vendore të Shoqatës së Ndihmës t’u tregojë nxënësve mënyrën se si fondet e ofertës së agjërimit përdoren për të bekuar ata që janë nevojtarë.

Demonstroni mënyrën e dhurimit të parave

Merreni parasysh të paraqitni një formular “E Dhjeta dhe Oferta të Tjera” dhe zarfin dhe ta ftoni një nxënës të shpjegojë se ku t’i gjejë mandatdhurimet, si t’i plotësojë ato dhe kujt t’ia japë dhurimet. Gjithashtu, merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se si të dhurojnë nëpërmjet internetit në faqen donations.ChurchofJesusChrist.org.

Kujdesi për ata që janë në nevojë është pjesë e punës së shpëtimit dhe ekzaltimit

Referojuni pjesës 1.2.2 te Manuali i Përgjithshëm dhe diskutoni përse kujdesi për ata që janë në nevojë është pjesë e punës së shpëtimit dhe ekzaltimit. Ju mund të bëni pyetje si “Përse mendoni se duhet të kujdesemi për ata që janë në nevojë nëse duam të shpëtohemi dhe ekzaltohemi? Si mendoni se kujdesi për ata në nevojë ndihmon në heqjen e pengesave për përparimin e tyre shpirtëror?”