Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9
1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve
Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Në këtë mësim ti do të kesh mundësi të vlerësosh të mësuarit tënd dhe mënyrën se si i ke zbatuar parimet e dhëna mësim te 1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve . Vlerësimi i të mësuarit mund të të ndihmojë të analizosh mënyrën se si studimi i shkrimeve të shenjta po të ndihmon të bëhesh më i ngjashëm me Shpëtimtarin.
Vlerësoji synimet e tua
Hamendëso se sa faqe të shtypura të shkrimit të shenjtë janë në Bibël, Librin e Mormonit, Doktrinën e Besëlidhjet dhe Perlën me Vlerë të Madhe të marra së bashku.
-
Përse mendon se Zoti na ka dhënë kaq shumë faqe të shkrimit të shenjtë?
-
Në ç’mënyrë mund të tregoni mirënjohje për fjalën e Tij?
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi arsyen përse Zoti ka dhënë kaq shumë nga fjalët e Tij në shkrimet e shenjta.
“Merrni në konsideratë madhësinë e bekimit tonë që kemi … një sasi të tillë shkrimi të shenjtë. Dhe jo vetëm kjo, por çdo burrë, grua e fëmijë mund të ketë e të studiojë librin vetjak të këtyre teksteve të shenjta, shumicën në gjuhën e vet. Me siguri, me këtë bekim Zoti po na thotë se nevoja që kemi për përdorimin e vazhdueshëm të shkrimeve të shenjta, është më e madhe se në çdo kohë të mëparshme. Qoftë e mundur që të ushqehemi vazhdimisht me bollëk mbi fjalët e Krishtit, të cilat do të na tregojnë gjithçka që ne duhet të bëjmë (shih 2 Nefi 32:3).”
(D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 35)
-
Si mendon, përse nevoja jonë për t’u kthyer “te shkrime[t e] shenjta, është më e madhe [tani] se në çdo kohë të mëparshme”?
-
Cilat nevoja vetjake plotësojnë shkrimet e shenjta në jetën tënde ose cilat nevoja mund të plotësojnë ato?
Gjej një minutë për të menduar për studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta. Këshillohu me Atin Qiellor rreth mënyrës se si studimi yt i shkrimeve të shenjta po i plotëson nevojat e tua dhe nëse ti duhet të bësh ndonjë rregullim. Ndoshta duhet të jesh më i qëndrueshëm në studimin tënd të përditshëm të shkrimeve të shenjta ose ta rritësh thellësinë e kuptueshmërisë që fiton nga studimet e tua. Shkruaje çdo rregullim që e ndien se duhet ta bësh. Merr parasysh t’i kërkosh familjes sate, mësuesit të seminarit ose një udhëheqësi të Kishës të të ndihmojë me synimet e tua për studimin e shkrimeve të shenjta.
Mbështetu te Shpëtimtari dhe kërko ndihmën e Tij
Kur Pali u shkroi shenjtorëve në Korint, ai u përqendrua te mënyrat se si Jezu Krishti na bekon dhe na ndihmon. Disa shembuj përfshijnë ndihmesën që t’i shpëtojmë tundimit (shih 1 Korintasve 10:13), ndihmesën që të zhvillojmë dashuri hyjnore (shih 1 Korintasve 13), ngritjen tonë nga vdekja nëpërmjet Ringjalljes (shih 1 Korintasve 15), ftesën që të pajtohemi me Të (shih 2 Korintasve 5:16–21 ; 7:1–10) dhe forcimin tonë për t’i duruar sfidat me besnikëri (shih 2 Korintasve 11 – 12).
Gjej disa çaste për të shqyrtuar fragmentet e shkrimit të shenjtë që ke shenjuar ose shënimet që ke bërë te 1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve që të kanë ndihmuar të mësosh rreth Shpëtimtarit ose të mbështetesh tek Ai.
Përgatit një mesazh 3 deri në 5 minuta për mënyrën se si Jezu Krishti të ndihmon. Përfshi sa vijon:
-
një ose më shumë fragmente nga 1 Korintasve 8–16 ose 2 Korintasve që ishin kuptimplota për ty
-
një shpjegim se çfarë mësimi na mësojnë ato fragmente rreth mënyrës se si Shpëtimtari të ndihmon dhe të forcon
-
një përvojë nga jeta jote ose një shembull në shkrimet e shenjta të Jezu Krishtit që ndihmon sipas mënyrës së dhënë mësim në ato fragmente
-
mënyrën si mund t’i ftosh të tjerët që të marrin ndihmën dhe forcën e Shpëtimtarit
Historia familjare e puna në tempull dhe Ringjallja
Veprimtaria A: Pjesëmarrja në historinë familjare dhe punën në tempull
Më parë mund të keni studiuar vargun te 1 Korintasve 15:29 . Mendoni se si ndikon Ringjallja e Shpëtimtarit te paraardhësit tuaj. Shiheni këtë material filmik teksa mendoni.
Teksa e studiove vargun te 1 Korintasve 15:29 , ti mund të kesh hartuar një plan për të marrë pjesë në historinë familjare dhe punën në tempull. Nëse e bëre atë plan, gjej një çast për ta shqyrtuar planin tënd dhe mendo për veprimet që ndërmore për ta zbatuar atë plan. Nëse nuk e bëre atë plan, merre parasysh të zhvillosh tani një plan të mënyrës se si ti mund t’i ndihmosh paraardhësit t’i shijojnë të gjitha bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit.
Raporto për planin tënd.
Nëse bëre një plan, trego se çfarë shkoi mirë dhe me çfarë pengesash u përballe. A ka ndonjë rregullim që ti e ndien se Ati Qiellor dëshiron që ti ta bësh? Si do të të ndihmojnë ato rregullime?
Nëse nuk bëre një plan, trego se çfarë dëshiron të bësh dhe përse. Si mendon se do të ndikojë plani yt tek ti dhe tek të tjerët ndërsa e zbaton atë?
Përgjigju njërës prej pyetjeve vijuese:
-
Si e tregon pjesëmarrja jote në historinë familjare dhe punën në tempull shpresën tënde për Ringjalljen?
-
Si të ka ndihmuar pjesëmarrja në historinë familjare dhe punën në tempull të ndihesh më afër Atit Qiellor dhe të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin?
Veprimtaria B: Shpjegimi i doktrinës së Shlyerjes së Shpëtimtarit
-
Përse është Ringjallja e Shpëtimtarit një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Tij?
-
Çfarë studiove te 1 Korintasve 8–16 ose 2 Korintasve rreth Ringjalljes që të ka ndihmuar?
-
Cilat zgjedhje mendon se do të ishin të ndryshme në jetën tonë nëse nuk do të besonim në Ringjalljen e vërtetë?
-
Pse je mirënjohës që Jezu Krishti na ofron fuqi mbi vdekjen? Si mund ta tregosh atë mirënjohje?