1 Korintasve 15:29
“Përse Ata Edhe Pagëzohen për të Vdekurit?”
Shumë nga shenjtorët në Korint morën pjesë në pagëzime për paraardhësit e tyre të vdekur dhe, megjithatë, disa nuk besuan në Ringjalljen e të vdekurve. Pali i ndihmoi ata të kuptonin se ne i kryejmë ordinancat për të vdekurit me besimin që Krishti do të na ringjallë të gjithëve që të jetojmë sërish në Ringjallje. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të dëshirosh dhe planifikosh të marrësh pjesë në mënyrë më kuptimplotë në historinë familjare dhe punën në tempull.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Rëndësia e dëshmitarëve
Shqyrto tre grupet vijuese të fotografive të përputhura. Mendo për lidhjen ndërmjet dy fotografive në çdo grup.
Grupi një
Grupi dy
Grupi tre
-
Si do t’ia shpjegoje dikujt lidhjen ndërmjet varrit bosh të Shpëtimtarit dhe tempujve të ditëve të sotme?
Kur Apostulli Pal mësoi se disa individë në Korint po jepnin mësimin që nuk ka ringjallje, ai shpjegoi se shenjtorët ishin duke bërë tashmë diçka që dëshmonte për realitetin e ringjalljes.
Lexo vargun te 1 Korintasve 15:29 , duke kërkuar praktikën së cilës iu referua Pali.
-
Si do ta rishprehje me vetë fjalët e tua atë që Pali jep mësim te vargu 29 ?
-
Si janë pagëzimet për të vdekurit një dëshmi për Shpëtimtarin, Shlyerjen e Tij dhe Ringjalljen?
Pagëzimet për të vdekurit
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga vargu te 1 Korintasve 15:29 është se ata që vdiqën pa u pagëzuar mund ta marrin gjithsesi këtë ordinancë thelbësore nëpërmjet punës që bëhet në tempuj.
Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dha mësim se si pjesëmarrja në punën në tempull mund të na lidhë me Jezu Krishtin:
“Mendoj se puna mëkëmbëse për të vdekurit i afrohet pothuajse më shumë flijimit mëkëmbës të Vetë Shpëtimtarit se çdo punë tjetër për të cilën unë di. Ajo jepet me dashuri, pa shpresë për dëmshpërblim apo shpagim ose ndonjë gjë të këtij lloji. Ç’parim i lavdishëm! [mbrëmje rreth vatrës në Birmingham, Angli, 29 gusht 1995].
(Gordon B. Hinckley, “Excerpts from Recent Addresses of President Gordon B. Hinckley”, Ensign, janar 1998, f. 73.)
-
Si mund të na ndihmojë pjesëmarrja në pagëzime dhe punë të tjera në tempull për të vdekurit që të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin?
Thelloje kuptueshmërinë tënde
Përfytyro sikur një ditë në shkollë ti dhe shokët e shoqet e tua diskutoni për planet tuaja për fundjavën. Një shok thotë se ai është i emocionuar që do të shkojë në tempull për të kryer pagëzime për të vdekurit me të rinj të tjerë të lagjes së tij. Një shoqe tjetër, Jona, ka një pamje shumë të pështjelluar në fytyrë dhe pyet: “Pagëzime për të vdekurit? Çfarë janë ato?”
-
Sa i sigurt do të ishe për t’u përgjigjur për këtë pyetje në një mënyrë që Jona të mund ta kuptojë?
Gjej pak kohë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për ordinancën e pagëzimit për të vdekurit duke zgjedhur një ose disa nga burimet vijuese për t’i studiuar ose duke kërkuar vetë burimet e tua. Teksa studion, kërko disa gjëra që mund t’ia tregosh dikujt si Jona e cila dëshiron ta kuptojë më mirë këtë praktikë.
-
Shih “Pagëzim për të Vdekurit” nën “ Pagëzim, Pagëzoj ”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, scriptures.ChurchofJesusChrist.org
-
Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Family History” [“Historia Familjare”], topics.ChurchofJesusChrist.org
-
Çfarë tregon ordinanca e pagëzimit për të vdekurit për mënyrën se si Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, ndihen për secilin prej nesh.
-
Përvojat e tua të pjesëmarrjes në këtë ordinancë.
Vepro sipas asaj që ke mësuar
Mendo për përvojat e tua personale me historinë familjare dhe punën në tempull. Mendo se çfarë i ka bërë këto përvoja kuptimplota dhe për çdo pengesë që ke hasur. Më pas krijo një plan të thjeshtë e të individualizuar për mënyrën se si do ta zbatosh atë që ke mësuar dhe ndier sot. Për shembull, ti mund të mendosh të bësh një plan që lidhet me frekuentimin e tempullit, marrjen e një rekomandimi tempulli, përdorimin e programit FamilySearch për të gjetur emra të paraardhësve të tu që kanë nevojë të marrin ordinancën e pagëzimit, bërjen e diçkaje për ta bërë përvojën tënde në tempull më kuptimplotë ose të menduarit për një nga idetë e tua të frymëzuara. Ndiq nxitjet e Frymës së Shenjtë për të krijuar një plan që është i duhuri për ty. Mbaje shënim planin tënd në ditarin tënd të studimit.
Komente dhe Informacion për Rrethanat
Në ç’mënyrë lidhet pagëzimi për të vdekurit me Jezu Krishtin dhe Ringjalljen e Tij?
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Shqetësimi ynë për t’i shëlbuar të vdekurit dhe koha e burimet që harxhojmë për atë zotim, janë, mbi të gjitha, shprehje e dëshmisë sonë në lidhje me Jezu Krishtin. Ajo përbën një shpallje me gjithë fuqinë tonë lidhur me karakterin dhe misionin e Tij hyjnor. Së pari, ajo dëshmon për Ringjalljen e Krishtit; [dhe] së dyti, për shtrirjen e pafundme të Shlyerjes së Tij. …
Ne pagëzohemi për të vdekurit sepse ne e dimë se ata do të ringjallen.”
(D. Todd Christofferson, “The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, Ensign, nëntor 2000, f. 10.)
A kryen anëtarët e Kishës së Krishtit në Dhiatën e Re pagëzime për të vdekurit?
Pagëzimet me mëkëmbës u kryen vetëm pasi Jezusi u ringjall. I vetmi fragment i Biblës që përmend pagëzimin me mëkëmbës për të vdekurit është vargu te 1 Korintasve 15:29 , megjithëse tekste të tjera të lashta dëshmojnë që pagëzimi për të vdekurit është ushtruar nga të krishterët e hershëm.
“Jezu Krishti dha mësim se pagëzimi është i nevojshëm për të marrë jetën e përjetshme (shih Gjoni 3:5). Vetë Pali u pagëzua dhe dha mësimin që, nëpërmjet kësaj ordinance të rëndësishme, ne mund të ‘ecim në risinë e jetës’ ( Romakëve 6:4 ; shih edhe Veprat e Apostujve 9:18). Megjithatë, miliona fëmijë të Atit Qiellor kanë vdekur pa fituar një njohuri për Jezu Krishtin ose pa e marrë ordinancën thelbësore të pagëzimit. Referenca e Palit për pagëzimin për të vdekurit sugjeron se anëtarët e Kishës së hershme e dinin planin e Perëndisë për t’i shëlbuar të vdekurit (shih edhe Gjoni 5:25, 28 ; 1 Pjetër 3:18–19 ; 4:6)” (New Testament Student Manual [2014], f. 385).
Kur filluan anëtarët e Kishës së Krishtit në ditët e mëvonshme të bënin pagëzime për të vdekurit?
Ku mund të mësoj më shumë për pagëzimet për të vdekurit?
“What Are Baptisms for the Dead?” [“Çfarë Janë Pagëzimet për të Vdekurit?”] (01:22), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org
“Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple” [“Dy Apostuj Udhëheqin një Vizitë Virtuale në Tempullin e Romës në Itali”] (11:31; shih nga kodi kohor 01:23 deri në 04:13)