Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 15:20–22


Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 15:20–22

“Të Gjithë do të Ngjall[e]n në Krishtin”

One oil painting of Mary seeing the resurrected Christ. The tomb is in the background, Mary is seen dressed in brown, her back to the viewer. Christ is seen with marks on his hands, dressed in a white robe.

Në një mësim të mëparshëm, ti mësove që për shkak të Ringjalljes së Shpëtimtarit, të gjithë fëmijët e Atit Qiellor do të ringjallen (shih 1 Korintasve 15:20–22). Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:20–22, të shpjegosh doktrinën e Ringjalljes dhe të zbatosh në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për përvojat që dinë të një rasti kur një njeri i dashur i dikujt ka ndërruar jetë. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të diskutuar sfidat në këto përvoja dhe mënyrën se si besimi te Jezu Krishti mund t’i ndihmojë ata që përballen me këto sfida.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “1 Korintasve 15:13–28”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 15:20–22 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni gjithashtu mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dha mësim se “nga të gjitha ngjarjet e historisë njerëzore, asnjë nuk është aq e rëndësishme sa ringjallja e Birit të Perëndisë” (“The Empty Tomb Bore Testimony”, Ensign, maj 1988, f. 65).

Përdor të vërtetat nga 1 Korintasve 15:20–22 , të tillë si për shkak të Ringjalljes së Jezu Krishtit, të gjithë do të ringjallen, për të shpjeguar se përse Ringjallja e Shpëtimtarit është ngjarja më e rëndësishme në historinë e njerëzimit. Përfshi arsyen se përse është e rëndësishme për ty personalisht.

Ftojini disa nxënës që t’ia tregojnë klasës shpjegimet e tyre. Përcaktoni nëse nxënësve u nevojiten udhëzime shtesë për doktrinën e Ringjalljes përpara se të vazhdojnë më tej me mësimin.

Gjej një çast për të mësuar përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:20–22 . Hapat vijues japin një mënyrë për ta bërë këtë.

Ftojini nxënësit ta mbajnë letrën që e përdorin në këtë veprimtari për t’iu referuar në një mësim të ardhshëm.

  1. Në krye të një flete letre, shkruaj referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:20–22: “Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjall[e]n në Krishtin”.

  2. Palose pjesën e sipërme të fletës në mënyrë që të mos e shohësh dot atë që shkrove. Më pas shkruaj sa më shumë që arrin të mbash mend nga referenca e shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç e shkrimit të shenjtë.

  3. Shpalose pjesën e sipërme për të kontrolluar saktësinë tënde dhe për të korrigjuar ndonjë gabim.

  4. Përsërite këtë proces derisa të jesh në gjendje ta shkruash referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në mënyrë të përsosur përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Për shkak të Rënies së Adamit dhe Evës, secili nga fëmijët e Atit Qiellor që e përjeton vdekshmërinë në tokë do të vdesë (shih 1 Korintasve 15:21–22). Kur përjetojmë vdekjen e një të afërmi tonë, është e kuptueshme që ndiejmë pikëllim. Ndonëse këto përvoja janë të ndryshme për të gjithë, kuptueshmëria dhe zbatimi i të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit mund të ndihmojnë me atë pikëllim.

Situata vijuese është një shembull që mund të përdoret për veprimtarinë e ushtrimit të vënies në zbatim. Përndryshe, mund të përdoren situata të tjera, për shembull, një përvojë vetjake, përvoja e një nxënësi nga përgatitja e tij për orën mësimore ose përvoja e treguar nga Motra Reina I. Aburto, e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, në bisedën e saj me titullin “Varri Nuk Ka Fitore” (shih nga kodi kohor 04:22 deri në 04:49). Ky material filmik është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Plaku S. Mark Palmer, i Të Shtatëdhjetëve, përshkroi përvojën e prindërve të tij me vdekjen e vajzës së tyre përpara se të mësonin për ungjillin e Jezu Krishtit.

Shih “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim”, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 03:27 deri në 04:26, ose lexo pohimin e mëposhtëm.

Former Official portrait of Elder S. Mark Palmer. Replaced March 2017.

“Im atë dhe nëna ime ishin fermerë delesh në Zelandën e Re. Atyre u pëlqente jeta që bënin. Kur ishin çift në moshë të re, u bekuan me tre vajza të vogla. Më e vogla nga këto quhej En. Një ditë kur ishin së bashku me pushime në një liqen, Eni, e cila ishte 17‑muajshe, u zvarrit këmbadoras. Pas minutash kërkimi me dëshpërim, atë e gjetën të pajetë në ujë.

Ky makth shkaktoi pikëllim të papërshkrueshëm. Babi shkroi vite më vonë se një pjesë e të qeshurave ishte zhdukur nga jeta e tyre përgjithmonë. Kjo solli edhe një dëshirë të zjarrtë për përgjigje mbi pyetjet më të rëndësishme të jetës: ‘Çfarë do të ndodhë me Enin tonë të çmuar? Vallë, a do ta shohim atë përsëri? Si mund të jetë sërish e lumtur familja jonë?’”

(S. Mark Palmer, “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim”, Liahona, maj 2021, f. 88–89.)

  • Kur ke përjetuar ti ose dikush që ti njeh ndjenja të ngjashme me ato të prindërve të Plakut Palmer pas humbjes së një njeriu të dashur?

  • Si mund t’i bëjë këto situata edhe më sfiduese mosnjohja e planit të Atit Qiellor për shpëtimin?

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të na ndihmojnë t’i përballojmë me besnikëri situatat e vështira si ajo që përjetoi familja e Palmerit.Përfytyro sikur je shok ose shoqe me një nga motrat më të mëdha të Enit, të cilën tani, pas humbjes së Enit, e mundojnë pyetje dhe sfida. Ti ndihesh i/e nxitur t’i shkruash asaj një letër inkurajimi dhe përkrahjeje. Si alternativë, shkruaj një letër dhe jepja atë dikujt që ti e njeh, i cili do të përfitonte prej saj.

Përpara se t’u jepni nxënësve kohë për t’i shkruar individualisht letrat e tyre, merreni parasysh t’i ndani ata në dyshe ose në grupe të vogla dhe t’i ftoni ata të diskutojnë për pyetjet e renditura më poshtë që lidhen me parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Nxënësit mund të vendosen në grupe me nga tri veta, ku çdo personi të grupit i caktohet një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta studiuar dhe për t’ua dhënë mësim pjesëtarëve të tjerë të grupit të tij.

Ftojini ata të përdorin ide nga përgatitja e tyre për orën mësimore ndërsa kryejnë veprimtarinë vijuese.

Që të përgatitesh për ta shkruar këtë letër, lexo paragrafët 5–8, 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Kërko dhe shenjo fjalë, fraza, shkrime të shenjta ose të vërteta që ti e ndien se do të ishin të dobishme për personin të cilit ti po i shkruan.

  • Në ç’mënyrë mund ta ndryshoni atë që ju i shkruani personit, nëse këtë person do ta shihni me syrin që e sheh Ati Qiellor?

Shkruaji një letër motrës së Enit ose dikujt tjetër të zgjedhur nga ti. Përfshi ide nga tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Merri parasysh disa nga idetë vijuese ndërsa shkruan.

Paraqitini idetë vijuese që nxënësit t’i shohin ndërsa shkruajnë.

Vepro me besim

  • Si mund të duket të vepruarit me besim te Jezu Krishti në situatën e tyre?

  • Si mund të na ndihmojë të vepruarit me besim te Krishti ta përballojmë humbjen?

  • Cila është një përvojë që ti ose dikush që ti njeh ka pasur, ku të vepruarit me besim te Jezu Krishti e ndihmoi të përballonte një sfidë të ngjashme?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat të vërteta për Atin Qiellor dhe planin e Tij mund të jenë ngushëlluese në situatën e personit të cilit ti po i shkruan? Përse?

  • Si mundet të pasurit e një këndvështrimi të përjetshëm ta ndihmojë atë të dijë se si të përgjigjet në situatën e tij?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Cilat fraza nga 1 Korintasve 15:20–22 do të ishin të dobishme për të? Përse?

  • Çfarë burimesh të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore do ta ndihmonin atë të zhvillonte besimin te Jezu Krishti?

Merre parasysh ta përmbyllësh letrën duke dhënë dëshminë tënde.

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë letrat e tyre klasës. Nxitini ata t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për t’i udhërrëfyer ata gjatë sfidave ose pyetjeve në jetën e tyre.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Në fillim ose në fund të një mësimi të ardhshëm, shpenzoni jo më shumë se tre deri në pesë minuta me përsëritjen e referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë për këtë fragment të zotërimit doktrinor. Ftojini nxënësit të gjejnë letrën e palosur që përdorën për të mësuar përmendsh vargjet te 1 Korintasve 15:20–22 . Me letrën e palosur në mënyrë që të mos mund ta shohin atë që shkruan më parë, ftojini nxënësit të përpiqen dhe ta shkruajnë referencën dhe frazën përmendsh. Nëse nuk mund ta bëjnë atë pa ndihmë, ftojini ata ta shpalosin letrën dhe ta përsëritin atë sipas nevojës. Ata mund të vazhdojnë ta palosin dhe ta shkruajnë derisa të mund ta shkruajnë referencën dhe frazën përmendsh.

Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit

Veprimtari e ndryshme e ushtrimit të vënies në zbatim

Ftojini nxënësit të studiojnë materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) dhe të përcaktojnë mënyrat se si Dereni i përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe mënyrën se si ai u bekua duke e bërë këtë gjë.