Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 11:11


Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 11:11

Si Burrat Edhe Gratë Janë të Domosdoshëm në Planin e Atit Qiellor

Young couple stands outside the Ogden Utah Temple. They are looking out at the temple in the background with the Angel Moroni being almost top center of the image. He is wearing a dark blue suit with white collared shirt. She is in a white dress. It is late afternoon/early evening.

Në studimin tënd të kapitullit te 1 Korintasve 11, ti ke mësuar për mënyrën se si Perëndia i sheh rolet unike dhe hyjnore të grave dhe burrave. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të rritësh zotërimin e këtyre mësimeve ndërsa mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Korintasve 11:11, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë pjesën 3 të artikullit “Burrat dhe Gratë në Punën e Zotit” nga Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (New Era, prill 2014, f. 2–5; Liahona, prill 2014, f. 46–49), duke kërkuar të vërtetat që ne duhet të kuptojmë rreth doktrinës së Perëndisë për burrat dhe gratë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë mësim pas mësimit “1 Korintasve 11”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 11:11 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës të kontekstit gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Vëzhgimi vijues për duart është përshtatur nga fjalimi i Linda K. Bartonit “Ne do të Lartësohemi së Bashku” (Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 29–32).

Shikoji duart e tua. Vër re se ku ngjasojnë ato me njëra-tjetrën dhe ku dallojnë nga njëra-tjetra.

  • Si mendon, nëse çdo dorë mund të funksionojë individualisht, përse Ati Qiellor i bëri fëmijët e Tij me dy duar?

  • Si të ndihmojnë ndryshimet e duarve të tua të përmbushësh detyra ose t’i përdorësh talentet e tua?

  • Si mund të lidhen këto vëzhgime për duart e tua me vargun te 1 Korintasve 11:11 ?

Jepuni nxënësve mundësi për të mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Korintasve 11:11 . Në vijim është një veprimtari e mundshme mësimi përmendsh. Sipas rastit, nxitini nxënësit të përdorin programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për ta përsëritur dhe mësuar përmendsh këtë fragment.

Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 11:11 dhe frazën e tij kyç nga shkrimi i shenjtë: “Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin”.

Shkruaje frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën e shkrimit të shenjtë. Lexoje ose thuaje frazën dhe referencën disa herë, duke fshirë ose hequr fjalë çdo herë. Vazhdo derisa ta kesh të lehtë ta përsëritësh frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë pa i parë fjalët.

Ushtroje vënien në zbatim

Në ditarin tënd të studimit, mbaj shënim parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  1. Vepro me besim

  2. Shqyrtoji konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Përshkruaje çdo parim me dy ose tre fjali. Nëse dëshiron, mund t’iu referohesh paragrafëve 5–12 te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të kontrolluar njohuritë e tua dhe për të shtuar ndonjë informacion të rëndësishëm që mund të të ketë kaluar pa u vënë re.

Nxitini nxënësit të rikujtojnë atë që mësuan gjatë përgatitjes së tyre si nxënës. Ndërsa nxënësit diskutojnë për pyetjen vijuese, merreni parasysh t’i shkruani (ose t’u kërkoni nxënësve t’i shkruajnë) përgjigjet e tyre në tabelë. Mbajtja shënim e ideve të tyre do t’i ndihmojë nxënësit të lidhen me atë që po mësojnë.

Te 1 Korintasve 11:11 , ti mësove se në planin e Atit Qiellor, gratë si edhe burrat janë të domosdoshëm.

  • Si është keqkuptuar ose shpërfillur kjo e vërtetë në shoqëri?

  • Cilat janë disa nga situatat në jetën tënde ku ti mund të kesh mundësinë ta japësh mësim ose ta mbrosh këtë të vërtetë?

Për ta rritur lidhjen që ka kjo me nxënësit, merreni parasysh t’i zbatoni parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në përgjigjet e nxënësve për pyetjet e mëparshme. Sipas rastit, përdorini skenarët e dhënë në mësim.

Color Handouts Icon

Mund të jetë e dobishme t’i paraqitni pyetjet vijuese për diskutim ose t’u ofroni nxënësve fletushka shoqëruese.

Mendoni se si nxënësit mund të mësojnë më mirë nga kjo veprimtari. Ata mund të punojnë vetëm, në grupe të vogla ose si klasë. Mund të jetë e dobishme të gjeni pak kohë në fund të mësimit për të diskutuar për gjetjet e tyre.

Heavenly Father’s plan.

Përzgjidh një nga skenarët vijues dhe mendo se si zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojë dikë të kuptojë të vërtetën nga vargu te 1 Korintasve 11:11 për rolet e burrave dhe grave në planin e Atit Qiellor.

  1. Motra më e vogël e Kelit, Eli, dëgjoi disa djem në shkollë të thoshin se burrat janë më të rëndësishëm se gratë. Eli e pyet Kelin: “A nuk vlej unë po aq sa djemtë?”

  2. Redi është i shqetësuar sepse ai dëgjon disa nga anëtarët e tjerë të kuorumit të flasin pa respekt për gratë.

  3. Pasi shohin një film të famshëm, një grup shoqesh tallen me veprimet qesharake të personazhit të babait. Disa bien dakord se babai nuk ishte i nevojshëm dhe një shoqe thotë: “Kjo është arsyeja përse nuk të duhet një burrë për të krijuar një familje të lumtur”.

  4. Gerti dhe Klara po përgatiten për t’u martuar në tempull. Prindërit e tyre sugjerojnë që ata të flasin për mënyrën se si secili do t’i përmbushë rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme në familjen e tyre të ardhshme.

Vepro me besim

  • Cilat janë mënyrat se si ti ose individi në skenar mund të veproni me besim si përgjigje ndaj problemit të ngritur?

  • Si mund të të ndihmojë vlerësimi i roleve unike dhe thelbësore të grave dhe burrave ta ndjekësh Jezu Krishtin?

Shqyrtoji konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Çfarë di ti për Atin Qiellor dhe planin e Tij që mund të jetë e dobishme po të përballeshe me një situatë si kjo?

  • Cilat janë disa nga rolet e burrave dhe grave në planin e Atit Qiellor?

Kërko informacion të mëtejshëm nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mundet që kuptueshmëria dhe dëshmia jote për të vërtetat e dhëna mësim te 1 Korintasve 11:11 të të ndihmojnë të reagosh ndaj kësaj situate?

Kjo mund të jetë një mundësi që nxënësit të tregojnë atë që mësuan gjatë përgatitjes së tyre për orën mësimore.

  • Cilat mësime të tjera të frymëzuara nga shkrimet e shenjta ose udhëheqësit e Kishës mund të të ndihmojnë të përgjigjesh me besnikëri?

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Veprimtaria vijuese e përsëritjes duhet të përdoret në një mësim që do të jepet së afërmi.

Shkruajeni frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Korintasve 11:11 në tabelë, duke i zëvendësuar fjalët kyç me vende bosh të cilat duhen plotësuar. Ftojini nxënësit ta shkruajnë ose ta thonë fragmentin kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën, duke i plotësuar me saktësi vendet bosh. Kërkojuni nxënësve ta përsëritin shumë herë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Burimet e caktuara në mënyrë hyjnore

Merreni parasysh t’i sugjeroni këto ose burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore ndërsa nxënësit përgjigjen për këta skenarë:

M. Rasëll Ballard, “Burrat dhe Gratë në Punën e Zotit”, New Era, prill 2014, f. 2–5; Liahona, prill 2014, f. 46–49Linda K. Barton, “Ne do të Lartësohemi së Bashku”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 29–32Xhin B. Bingham, “Të Bashkuar në Përmbushjen e Punës së Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 60–63

Historia e Monikës

Në një transmetim trajnimi për Seminaret dhe Institutet e Fesë, Vëllai Çad H. Ueb trajtoi mënyrën se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të zbatohen në skenarin e një të reje me emrin Monika. Pasi përballet me akuzën që Kisha nuk i vlerëson gratë, Monika nuk është e sigurt se si të përgjigjet.

Mund të jetë e dobishme që nxënësit ta përdorin historinë e Monikës për të diskutuar të vërtetat e dhëna mësim te 1 Korintasve 11:11–12 dhe për të praktikuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Merreni parasysh të vini në dispozicion të nxënësve si burim pjesë të fjalimit të Vëllai Ueb.

Shihni Çad H. Ueb, “Zotërimi i Doktrinave” (fjalim i dhënë në transmetimin e trajnimit vjetor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 14 qershor 2016), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org.

Trajtimi i çështjes së martesës mes së njëjtës gjini

Ndërsa nxënësit diskutojnë për situata ku të vërtetat nga vargu te 1 Korintasve 11:11 mund të nevojitet të jepen mësim apo të mbrohen, ata mund të duan të trajtojnë temën e martesës mes së njëjtës gjini. Sigurohuni që ta trajtoni këtë temë me ndjeshmëri, dhembshuri dhe dashuri. Përfshirja e vargjeve te 1 Korintasve 11:8–9, 12 dhe e paragrafëve 2 dhe 7 e dokumentit “ Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës ” (ChurchofJesusChrist.org) mund të jenë gjithashtu e dobishme.

Kujtoni që qëllimi i këtyre veprimtarive nuk është që mësuesi t’i japë të gjitha përgjigjet, por që nxënësit të ushtrojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Kërkoni udhërrëfimin e Shpirtit ndërsa dëgjoni nxënësit dhe nxiteni të bëni pyetje për t’i ndihmuar ata t’i përpunojnë shqetësimet e tyre.

Skenari vijues mund të përdoret në vend të skenarëve të përfshirë në mësim:

Olivia ka disa shoqe që ndiejnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini. Ajo thotë: “Është e vështirë për mua që të kuptoj përse Kisha vazhdon të japë mësim se martesa mes së njëjtës gjini është e gabuar. Përse t’u mohohet njerëzve lumturia që mund të vijë nga marrëdhënie të zotuara mes së njëjtës gjini?”