Seminari
1 Korintasve 13


1 Korintasve 13

“Dashuria Nuk Ligshtohet Kurrë”

Jesus is touching the cheek of a woman who is sitting on the ground. Outtakes include the ill woman walking up to Jesus to touch his clothes and Jesus kneeling and talking to the seated woman. Jesus touching the face of a seated woman.

Jezu Krishti tregoi dashuri të madhe çdo ditë të jetës së Tij në vdekshmëri. Në fund Ai e tregoi dashurinë e Tij të përsosur duke e flijuar jetën e Tij vullnetarisht për ne. Apostulli Pal shkroi me hollësi për dashurinë si ajo e Krishtit, ose dashurinë hyjnore, dhe arsyen përse ne duhet ta fitojmë atë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta ndiesh dashurinë e pastër të Jezu Krishtit dhe të të ndihmojë ta kërkosh dhuratën e dashurisë hyjnore për ta ndier atë dashuri për të tjerët.

Besimi në çdo nxënës. Një mënyrë për të treguar dashuri për çdo nxënës, është ta pranoni dhe besoni në identitetin dhe qëllimin e tyre hyjnor. Lutuni që t’i shihni nxënësit ashtu si Zoti i sheh ata.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një pjesëtar të familjes, shok ose individ tjetër me të cilin do të donin të kishin një marrëdhënie më të mirë. Kërkojuni nxënësve të marrin parasysh efektin që shfaqja e dashurisë më të madhe ndaj këtij personi mund të ketë në marrëdhënie.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Marrëdhëniet tona me të tjerët

Ftojini nxënësit të reflektojnë në heshtje për përgatitjen e tyre për orën mësimore dhe për pyetjet vijuese.

Mendo për dikë me të cilin do të doje të kishe një marrëdhënie më të mirë.

  • Përse do të doje ta përmirësoje këtë marrëdhënie?

  • Çfarë ke bërë për ta ndihmuar marrëdhënien? Çfarë ka funksionuar? Çfarë nuk ka funksionuar?

  • Çfarë ndikimi mendon se mund të ketë në marrëdhënie shfaqja e dashurisë më të madhe?

Ndërsa studion kapitullin te 1 Korintasve 13 , kërko mënyra se si mund t’i duash të tjerët ashtu siç i do Shpëtimtari. Kërko frymëzimin e Frymës së Shenjtë që të dish atë që mund të bësh për ta zbatuar në rrethanat e tua aktuale atë që po mëson.

Dashuria e pastër e Jezu Krishtit

Pasi i mësoi anëtarët e Kishës në Korint për dhuntitë frymërore, Apostulli Pal tha se ai do t’u tregonte atyre “një udhë shumë më të lartë” të jetuari ( 1 Korintasve 12:31). Lexo vargjet te 1 Korintasve 13:1–3 , duke kërkuar këtë udhë shumë më të lartë.

  • Çfarë di ti për dashurinë hyjnore që të ndihmon ta kuptosh përse është kaq e rëndësishme?

Libri i Mormonit mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë rëndësinë e dashurisë hyjnore. Afër fundit të këtij anali të lashtë, Moroni përfshiu disa nga fjalët e atit të tij, Mormonit. Mormoni përvijoi elementet e dashurisë hyjnore dhe përkufizoi se çfarë është ajo (shih Moroni 7:43–48).

Lexo te Moroni 7:46–47 , duke kërkuar atë që mund të mësosh rreth dashurisë hyjnore.

Ftojini nxënësit të shenjojnë fjalë ose fraza që i ndihmojnë ata të kuptojnë se çfarë është dashuria hyjnore.

  • Çfarë të vërtetash mëson rreth dashurisë hyjnore nga këto vargje?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në tabelë të vërtetat që zbuluan nga leximi rreth dashurisë hyjnore. Një e vërtetë që mund të përcaktojnë, është se dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit e cila zgjat përgjithmonë. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se përse është e rëndësishme të kesh dashuri hyjnore. Merreni parasysh ta përdorni thënien dhe veprimtarinë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Dashuria hyjnore, ‘dashuria e pastër e Krishtit’ [ Moroni 7:47 ], nuk është një veprim por një konditë ose gjendje. Dashuria hyjnore arrihet nëpërmjet një serie veprash që çojnë në kthimin në besim. Dashuria hyjnore është diçka që dikush bëhet.”

(Dallin H. Oaks, “The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 34) 

  • Si e plotëson thënia e Presidentit Ouks të kuptuarit që ke për dashurinë hyjnore?

Si Pali në Dhiatën e Re, ashtu dhe Mormoni në Librin e Mormonit, përdorën fjalë dhe fraza të ngjashme për ta përshkruar dashurinë hyjnore. Duke i kuptuar fjalët e tyre, ne mund të dimë çfarë të bëjmë dhe në fund se si të bëhemi më të ngjashëm me Jezu Krishtin.

Veprimtaria vijuese mund të bëhet si klasë ose të paraqitet që nxënësit ta plotësojnë vetë. Nëse nxënësit po e kryejnë këtë veprimtari individualisht, merreni parasysh ta ndryshoni hapin c duke zgjedhur një nga përshkrimet që ta riformuloni së bashku si klasë.

a. Lexo te 1 Korintasve 13:4–7 ose Moroni 7:45 , duke kërkuar mënyrën se si përshkruhet dashuria hyjnore.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve thënien nga Plaku Marvin J. Ashton që gjendet te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat”, për ta lexuar krahas fragmenteve të shkrimeve të shenjta.

b. Zgjidh dy ose tri fjalë apo tri fragmente që e përshkruajnë dashurinë hyjnore dhe shkruaji ato në ditarin tënd të studimit.

c. Pranë çdo përshkrimi shkruaj kuptimin e tyre me fjalët e tua. Ti mund të përdorësh çdo mjet studimor në dispozicionin tënd. Për shembull, ti mund të përdorësh një fjalor për të kërkuar përkufizimet e termave si durim ose mburrje. Gjithashtu, shkruaj se si kjo cilësi mund të të ndihmojë të bëhesh i ngjashëm me Shpëtimtarin.

  • Çfarë mëson rreth Shpëtimtarit nga përshkrimet e ndryshme që studiove?

Shembulli i përsosur

Jezu Krishti është shembulli i përsosur i të gjitha përshkrimeve të dashurisë hyjnore. Duke përdorur atë që shkrove në ditarin tënd të studimit rreth dashurisë hyjnore, mendo për shembuj në shkrimet e shenjta kur Jezu Krishti e tregoi dashurinë e Tij të pastër në këtë mënyrë. Figurat vijuese mund të të ndihmojnë të bësh lidhjen mes Shpëtimtarit dhe frazave që studiove.

Merreni parasysh të vendosni disa figura të Krishtit nëpër klasë. Ftojini nxënësit të mendojnë për ato përshkrime të dashurisë hyjnore që ata e ndiejnë se përputhen me secilën figurë dhe arsyen përse.

Depiction of Jesus and the woman taken in adultery. They are both kneeling and she is holding his hand. Outtakes include angry men bringing the woman and throwing her to the ground, the woman huddled on the ground, the savior kneeling beside her, Jesus lifting her up to her feet, and the savior standing with her.
Depiction of Jesus embracing Mary and Martha.
Jesus is riding a colt into Jerusalem through a great multitude of people holding tree branches. Outtakes include Jesus barely seen in a throng of people, images of the crowd, some small children, and Jesus walking through the crowd.
Jesus returns to the garden again to continue to pray and suffers great pain.
Jesus is on the cross between two malefactors, there is a crowd below that are watching. Outtakes include a sponge on a stick lifted up to Jesus by a Roman soldier, different views of the three me on the crosses, soldiers gambling and parting his clothes, Jesus walking wearing crown of thorns and covered in blood, and Caiaphas.
  • Si e tregoi Shpëtimtari dashurinë hyjnore në secilën nga këto situata?

  • Si e ke dëshmuar personalisht dashurinë e Shpëtimtarit për ty ose të tjerët?

  • Si ndikon të menduarit për dashurinë e Shpëtimtarit në ndjenjat e tua për Të?

Të jetuarit e një jete me dashuri hyjnore

Profeti Mormoni i përmbylli mësimet e tij mbi dashurinë hyjnore me një ftesë urgjente për të vepruar. Lexo te Moroni 7:48 , duke e kërkuar këtë ftesë.

  • Cilat fjalë apo fraza të ndihmojnë të kuptosh atë që duhet për të marrë dhuratën e dashurisë hyjnore?

Gjatë gjithë jetës së Tij, Jezu Krishti tregoi se është e mundur të kesh dashuri hyjnore në çdo situatë. Përpiqu të përfytyrosh se çfarë ndikimi do të kishte në jetën tënde po ta ndiqje shembullin e dashurisë hyjnore të Shpëtimtarit në të gjitha situatat. Mendo për marrëdhënien e veçantë që e mendove në fillim të mësimit. Merre parasysh se si do të bekohej ajo marrëdhënie po të kishte më shumë dashuri hyjnore.

Ndërsa nxënësit përgjigjen për pyetjet në vijim, nxitini ata të vazhdojnë me zgjedhjet që bëjnë.

  • Çfarë mund të bësh për të treguar më shumë dashuri hyjnore?

  • Çfarë do të bësh për t’i treguar Atit Qiellor se e dëshiron ndihmën e Tij?

Dëshmoni që Ati Qiellor dëshiron të na bekojë me dhuratën e dashurisë hyjnore për të na ndihmuar të bëhemi më të ngjashëm me Të dhe Birin e Tij. Ati Qiellor do të na ndihmojë ta zhvillojmë dashurinë hyjnore ndërsa kthehemi tek Ai.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të tregojmë dashuri hyjnore për të tjerët?

Plaku Marvin J. Ashton (1915–1994), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portrait of Marvin J. Ashton.

“Dashuria hyjnore vjen kur jemi të mirë me njëri-tjetrin, kur nuk e gjykojmë apo kategorizojmë dikë tjetër, kur thjesht i besojmë për mirë njëri-tjetrit apo qëndrojmë të heshtur. Dashuria hyjnore është pranimi i ndryshimeve, dobësive dhe mangësive të dikujt; të qenit i duruar me dikë që na ka zhgënjyer; ose qëndresa ndaj shtysave për t’u ndier të fyer kur dikush nuk e trajton diçka ashtu si mund të kishim shpresuar. Dashuria hyjnore është të mos pranosh të përfitosh nga dobësia e një tjetri dhe të qenit të gatshëm për ta falur dikë që na ka prekur. Dashuri hyjnore do të thotë të shpresojmë më të mirën për njëri-tjetrin.”

(Marvin J. Ashton, “The Tongue Can Be a Sharp Sword”, Ensign, maj 1992, f. 19)

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) dha mësim për dashurinë hyjnore në mesazhin e tij në konferencën e përgjithshme “Dashuria Nuk Ligështohet Kurrë” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 122–125). Nëse dëshironi, mund të shihni materialin filmik të këtij mesazhi, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 15:05 deri në 17:22.

Përse dashuria hyjnore, dashuria e pastër e Jezu Krishtit, nuk ligështohet kurrë?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Dashuria e vërtetë hyjnore … shfaqet përsosurisht dhe tërësisht te dashuria e pashtershme, themelore dhe shlyese e Krishtit për ne. … Është ajo dashuri hyjnore – dashuria e Tij e pastër për ne – pa të cilën ne nuk do të ishim asgjë, të pashpresë, me të gjithë burrat dhe gratë tepër të mjeruar. Vërtet, për ata që do të gjenden me bekimet e dashurisë së Tij në ditën e fundit – Shlyerjen, Ringjalljen, jetën e përjetshme, premtimin e përjetshëm – sigurisht që do të jetë mirë për ta. …

Jeta ka pjesën e vet të frikës dhe dështimeve. Ndonjëherë gjërat nuk i përmbushin pritshmëritë. Ndonjëherë njerëzit na lënë në baltë, ose ekonomitë apo bizneset, apo qeveritë na lënë në baltë. Por një gjë në kohë apo në përjetësi nuk na lë në baltë – dashuria e pastër e Krishtit.”

(Jeffrey R. Holland, Christ and the New Covenant [1997], f. 336–337)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Çfarë më shtyn që të veproj?

Si një mënyrë alternative për ta filluar mësimin, merreni parasysh të ftoni disa nxënës të luajnë me role skenarë në të cilët personi që luan rolin, mund të ketë shtysa të ndryshme. Ftojeni klasën ta gjejë veprimin dhe të japë arsyet përse një person mund ta zgjedhë këtë veprim. Disa skenarë të mundshëm mund të përfshijnë këto:

  • Një e re i jep një zarf me të dhjetën peshkopit.

  • Një i ri i jep ushqim një familjeje që është e pastrehë.

Nxënësit mund të diskutojnë më pas arsyet përse shtysat ku bazohen veprimet tona janë të rëndësishme.Nxënësit mund të shohin materialin filmik “Charity: An Example of the Believers” [“Dashuria Hyjnore: Një Shembull për Besimtarët”] (04:50) për të parë shembullin e një të reje që merr shtysë nga dashuria hyjnore.

Material filmik që portretizon Palin duke dhënë mësim

Drejt fundit të mësimit, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Charity Never Faileth” [“Dashuria Hyjnore Nuk Ligështohet Kurrë”] (03:32), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Materiali filmik përsërit gjithçka që Pali dha mësim te 1 Korintasve 13 dhe mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për t’u përgjigjur për dy pyetjet e fundit të mësimit.

Lënia mënjanë e gjërave fëminore

Ftojini nxënësit të flasin për veprimtari të ndryshme që ata i pëlqenin shumë në fëmijëri, për të cilat nuk kanë më interes. Përdorini fjalët e Palit te 1 Korintasve 13:11 për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë që ndërsa “rrite[mi] për Zotin” ( Helamani 3:21), ne mund t’i zëvendësojmë zakonet e vjetra me zgjedhje që ndikohen nga dashuria hyjnore, dashuria e pastër e Krishtit (shih Moroni 7:47).

Thënie të dobishme mbi këtë temë mund të gjenden në mesazhin e Motrës An C. Pingri “To Grow Up unto the Lord” (Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 74–76).