Seminari
Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 2:19–20


Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 2:19–20

Kisha Është e Themeluar mbi Jezu Krishtin dhe Apostujt e Profetët e Tij

All the members of the First Presidency and the Quorum of the Twelve Apostles are seated or standing with the Christus Statue and statues of the Original Twelve at the Visitors’ Center in Rome, Italy. Front Left to Right: Dieter F. Uchtdorf, Jeffrey R. Holland, M. Russell Ballard, Dallin H. Oaks, Russell M. Nelson, Henry B. Eyring, David A. Bednar, Quentin L. Cook, D. Todd Christofferson, Gary E. Stevenson, Ronald A. Rasband, Neil L. Andersen, Dale G. Renlund, Gerrit W. Gong, Ulisses Soares

Në studimin tënd të Efesianëve 2, ti mësove se Kisha e Jezu Krishtit është e ndërtuar mbi themelin e apostujve e profetëve dhe se Jezu Krishti është guri i qoshes. Ky mësim ka për qëllim ta rritë zotërimin tënd për këto mësime ndërsa e mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek Efesianëve 2:19–20, shpjegon doktrinën dhe e zbaton në një situatë nga jeta reale doktrinën dhe parimet e marrjes së njohurive shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve skenarin e ushtrimit të vënies në zbatim nga ky mësim dhe t’i ftoni ata të përsiatin për mënyrën se si mund t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar shokun e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Efesianëve 2”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor të vargjeve tek Efesianëve 2:19–20 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës të kontekstit gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Line drawing of a meetinghouse.

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh këtë referencë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shkruaje sa vijon të paktën tri herë në ditarin tënd të studimit: “Efesianëve 2:19–20. Kisha është e ‘ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes’”.

Ti mund ta shkruash frazën në një mënyrë që edhe e ilustron këtë të vërtetë. Për shembull, ti mund të vizatosh një drejtkëndor rreth frazës që simbolizon një themel dhe të vizatosh një kishë mbi të. Ose, nëse vizatove një shembull të këtij themeli për mësimin e mëparshëm, ti mund të shkruash frazën kyç mbi vizatim ose pranë tij.

Mund të jetë e efektshme të tregoni simbolin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe t’i pyetni nxënësit se si ajo lidhet me vargjet tek Efesianëve 2:19–20 . Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Hapja e Qiejve për Ndihmë” nga kodi kohor 04:09 deri në 05:08, ku Presidenti Rasëll M. Nelson e përshkruan simbolin. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2020/04/37nelson?lang=alb].

Global Visual Library Low-Fidelity Symbol Knockout

Jepuni nxënësve mundësinë për të shpjeguar doktrinën vijuese që jepet mësim tek Efesianëve 2:19–20 : Kisha është e “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. Veprimtaria vijuese është një ide. Nxënësit mund t’i bëjnë këto tre hapa individualisht ose në dyshe.

A. Lexo tek Efesianëve 2:19–20 dhe përsiat për mesazhin që përmbajnë vargjet.

B. Mendo për një pyetje që dikush mund të ketë për profetët dhe apostujt që vargjet tek Efesianëve 2:19–20 mund të ndihmojë për t’i dhënë përgjigje. Disa shembuj mund të jenë “Përse kisha jote ka profetë dhe apostuj?” “Çfarë të mësojnë shkrimet e shenjta për profetët dhe apostujt?” ose “Cila është marrëdhënia ndërmjet Shpëtimtarit dhe profetëve e apostujve?” Shkruaje pyetjen tënde.

C. Duke përdorur vargjet tek Efesianëve 2:19–20 , shkruaj atë që do të thoshe për t’iu përgjigjur pyetjes.

Në vend që t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për hapin C, merreni parasysh t’u kërkoni atyre të punojnë në dyshe dhe t’u përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit. Dëgjojini përgjigjet e tyre dhe vlerësoni se sa mirë nxënësit i kuptojnë. Nëse është e nevojshme, përsëritini vargjet tek Efesianëve 2:19–20 me nxënësit dhe çdo material të nevojshëm nga mësimi “Efesianëve 2”.

Ushtroje vënien në zbatim

Gjatë veprimtarisë vijuese, vlerësojeni kuptueshmërinë e nxënësve për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe ndihmojini ata sipas nevojës.

Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë t’i përsëritësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Lidhe secilin pohim me parimin e duhur të marrjes së njohurisë shpirtërore. Nëse nevojitet, përdori paragrafët 5–12 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të të ndihmuar.  

1. Kërkuesit e sinqertë të së vërtetës duhet të jenë të kujdesshëm ndaj burimeve të pasigurta të informacionit. 

2. Kur jemi besnikë ndaj së vërtetës dhe dritës që i kemi marrë tashmë, ne do të marrim më shumë.

3. Teksa qëndrojmë të ngulitur në mirëbesimin tonë tek Ati ynë Qiellor dhe plani i Tij i shpëtimit, ne jemi në gjendje t’i shohim çështjet më qartë. 

a. Vepro me besim.

b. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

c. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Ftojini disa nxënës të tregojnë njërën nga dyshet që lidhën dhe të shpjegojnë se përse thënia e caktuar që zgjodhën, mund t’i ndihmojë të fitojnë njohuri shpirtërore.

Përfytyro sikur shoqja jote e ngushtë, Stela, ndihet e dyzuar. Ajo ka një dëshmi për profetët dhe apostujt, por e kundërshton një mësim të tanishëm të Kishës. Në fakt, ajo ka bindje të forta kundër tij. Ajo të kërkon ndihmë për të ditur se çfarë të bëjë. Në atë çast ti nuk di se çfarë të thuash, por vendos të ndjekësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore që ke përdorur në seminar për t’u përgatitur për ta ndihmuar shoqen tënde.

Përdore tabelën vijuese për të reflektuar për mendimet dhe ndjenjat e tua rreth profetëve dhe apostujve dhe për mënyrën se si mund ta ndihmosh Stelën.

Merreni parasysh ta shkruani informacionin vijues në tabelë ose t’i përgatitni pyetjet në një copë letër që nxënësit t’i përdorin.

Si kam mësuar të kem mirëbesim dhe t’i ndjek apostujt dhe profetët?

Si mund ta ndihmoj shoqen time?

Çfarë përvojash kam pasur kur kam vepruar me besim te Jezu Krishti për të ndjekur apostujt dhe profetët e Tij? Cila përvojë mund të jetë e dobishme për t’ia treguar Stelës?

Çfarë pyetjesh mund t’i bëj Stelës për ta ndihmuar atë të marrë parasysh se si Zoti mund të dojë që ajo të veprojë me besim?

Çfarë di unë tashmë rreth Atit Qiellor, planit të Tij dhe mënyrës se si Ai ndërvepron me fëmijët e Tij që mund ta ndihmojë Stelën në këtë situatë?

Çfarë pyetjesh mund t’i bëj Stelës për ta ndihmuar atë ta shohë shqetësimin e saj me një këndvështrim të përjetshëm?

Çfarë burimesh të caktuara në mënyrë hyjnore më ndihmuan të kem mirëbesim tek apostujt dhe profetët? Si më kanë ndihmuar ato mua?

Te cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore do t’i rekomandoja Stelës të drejtohej?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë me pyetjet për ta ndihmuar Stelën ta shohë shqetësimin e saj me një këndvështrim të përjetshëm, merreni parasysh të përdorni shembujt vijues:

  • Çfarë dini ju tashmë rreth rolit të profetëve dhe apostujve në planin e Atit Qiellor për Shpëtimin?

  • Cilat janë shqetësimet tuaja për këtë mësim të caktuar? Cilat parime në ungjillin e Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë atë?

  • Si mund të ndikojë te ju vendimi për t’i ndjekur profetët e apostujt, apo për të mos i ndjekur ata, me kalimin e kohës? Si mund të ndikojë ai në marrëdhënien tuaj me Atin Qiellor?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për të rekomanduar burimet e caktuara në mënyrë hyjnore që Stela t’i studiojë, merreni parasysh t’i ftoni ata të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 21:4–6 dhe 1 Nefi 2:11, 16, 19 .

Ftojini nxënësit të interpretojnë me role me një partner apo me një grup të vogël atë që mund t’i thonë Stelës. Gjithashtu, nxënësit mund të vizatojnë një fragment komik me figura njerëzish dhe flluska ligjërimi.

Merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë siç është: “Në ç’mënyra ndiheni të sigurt për t’i përdorur parimet e marrjes së njohurisë për t’i ndihmuar të tjerët? Përse?” “Në cilat aspekte do të dëshironit më tepër ndihmë apo zbatim?”

Përgëzojini nxënësit për mënyrat se si po i përdorin siç duhet parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe mënyrat se si po përmirësohen.

Merreni parasysh të jepni një përvojë apo dëshmi vetjake për t’i nxitur nxënësit.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Përdorni një veprimtari si ajo në vijim për ta përsëritur këtë fragment të zotërimit doktrinor në një mësim të ardhshëm.

Në tabelë, vizatoni një skicë të thjeshtë të ndërtesës së një kishe me një drejtkëndor nën të që përfaqëson themelin. Brenda këtij drejtkëndori shkruani sa vijon: Efesianëve _:19–20, Kisha është e “ndërtuar mbi __________________ e _____________ dhe ____________, duke qenë Jezu Krishti vetë ___________ ________”. Ftojeni klasën të plotësojë vendet bosh. Përfundojeni këtë përsëritje duke i ftuar nxënësit të thonë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë disa herë, duke fshirë disa fjalë çdo herë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Skenar i ndryshëm

Merreni parasysh ta përdorni skenarin vijues në vend të atij në mësim:

Përfytyro sikur shoqja jote e ngushtë, Stela, dhe familja e saj besojnë ende te Jezu Krishti dhe Bibla, por po mendojnë të largohen nga Kisha për shkak se nuk bien dakord me disa gjëra që profeti dhe apostujt janë duke dhënë tani. Ajo të kërkon ndihmë për të ditur se çfarë të bëjë.