Seminari
Efesianëve 2–5


Efesianëve 2–5

Gjetja e të Vërtetave të Përjetshme

Young woman sitting in home reading open scriptures that have been underlined. (horiz)

Sa i sigurt je në aftësinë tënde për të gjetur të vërtetën në shkrimet e shenjta? Profetët japin mësim të vërteta që vijnë nga Ati Qiellor për dobinë tonë. Për shembull, Pali u mësoi shenjtorëve në Efes të vërtetat për mposhtjen e botës dhe të bërit më të ngjashëm me Jezu Krishtin. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh se si të gjesh të vërteta nga shkrimet e shenjta që do të të ndihmojnë në jetën tënde dhe do të të afrojnë më pranë Shpëtimtarit.

Ushtrimi i aftësive të studimit të shkrimeve të shenjta. Nxënësit mund të marrin dobi nga ushtrimi i aftësive të studimit të shkrimeve të shenjta, siç janë përshtatja e shkrimeve të shenjta me jetën e tyre, përdorimi i ndihmave të studimit, përcaktimi i temave dhe modeleve, të kuptuarit e simboleve, gjetja e burimeve nga konferenca e përgjithshme, mbajtja shënim e shkrimeve të shenjta, bërja e listave, përmbledhja e asaj çfarë lexojnë, gjetja dhe përdorimi i referencave kryq, përkufizimi i fjalëve të vështira e kështu me radhë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i studiojnë shkrimet e shenjta nga ai moment deri në mësimin e ardhshëm duke kërkuar të vërtetat që na mësojnë shkrimet e shenjta. Ftojini ata të përsiatin për mënyrat e ndryshme se si mund t’i përcaktojnë këto të vërteta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Gjetja e vlerës

Lexo historinë dhe mendo për çdo mësim shpirtëror që ke mësuar prej saj.

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Shpesh herë ne jemi si tregtari i ri nga Bostoni, i cili në 1849-tën, siç tregohet, u përfshi nga entuziazmi i etheve të arit në Kaliforni. Ai shiti të gjitha pronat e tij që të kërkonte pasurinë në lumenjtë e Kalifornisë, të cilët, thuhej se ishin të mbushur me copa aq të mëdha ari saqë ishte e vështirë t’i mbartje.

Ditë pas dite pa pushim, djaloshi i ri zhyti pjatën e tij metalike në lumë dhe u kthye duarbosh. Shpërblimi i tij i vetëm ishte një pirg gurësh në rritje. I dëshpëruar dhe trokë, ai qe gati të hiqte dorë gjersa një ditë, një arkërkues i moshuar e me përvojë i tha atij: ‘Ke një pirg goxha të madh gurësh atje, djaloshi im’.

Djali i ri iu përgjigj: “Nuk ka ar këtu. Do të kthehem në shtëpi.”

Duke ecur mbi pirgun e gurëve, arkërkuesi i tha: ‘Oh, këtu ka ar që ç’ke me të. Ti thjesht duhet të dish se ku ta gjesh atë.’ Ai mori dy prej gurëve në duart e tij dhe i përplasi me njëri-tjetrin. Një prej gurëve u ça duke zbuluar disa grimca ari që shkëlqenin në dritën e diellit.

Pasi dalloi një qeskë të fryrë lëkure të lidhur në belin e arkërkuesit, djaloshi tha: “Unë po kërkoj copa të mëdha si ato në qeskën tënde, jo thjesht grimca të vogla”.

Arkërkuesi i vjetër e zgjati qeskën e tij drejt djaloshit i cili hodhi një sy brenda duke pritur të shihte copa të mëdha ari. Ai u shtang kur pa se qeska ishte e mbushur me mijëra grimca të vogla ari.

Arkërkuesi i vjetër tha: ‘Bir, mua më duket se ti je kaq i zënë duke kërkuar për copa të mëdha, saqë po humbet së mbushuri qeskën tënde me këto grimca të çmuara ari. Grumbullimi i duruar i këtyre grimcave të vogla mua më ka sjellë pasuri të madhe.’”

(M. Rasëll Ballard, “Duke Gjetur Gëzim përmes Shërbimit të Përzemërt”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 46)

  • Si mund të lidhet kjo histori me gjetjen e të vërtetave në shkrimet e shenjta?

Lexoji pohimet vijuese dhe renditi nga njëshi deri te pesa se sa të vërteta janë ato për ty (një = asnjëherë e vërtetë për mua; pesë = gjithnjë e vërtetë për mua)__ Jam i sigurt në aftësinë time për të gjetur të vërteta shpirtërore në shkrimet e shenjta me ndihmën e Frymës së Shenjtë.

__ Gjetja e të vërtetave në shkrimet e shenjta është një bekim në jetën time dhe më ndihmon të ndihem më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit që e përfunduan veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve t’i tregojnë përvojat e tyre.

Gjetja e të vërtetave në shkrimet e shenjta

Disa të vërteta në shkrimet e shenjta janë më të vështira për t’u gjetur sesa të tjerat. Kërko ndihmën e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar t’i përcaktosh të vërtetat në mesazhin e Palit për shenjtorët në Efes. Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë duke të të dëshmuar për këto të vërteta (shih te Moroni 10:5 ; Gjoni 16:13).

Kjo pjesë ka për qëllim të jetë një shembull për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si t’i përcaktojnë të vërtetat në vargjet e shkrimeve të shenjta. Merreni parasysh të përdorni të vërteta të tjera nga kapitujt tek Efesianëve 2–5 , nëse do të ishin më të dobishme për nxënësit.

Ftojini nxënësit të tregojnë mënyrën se si ata i përcaktojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta.

2:39

Ndërkohë që Pali ishte i burgosur me arrest shtëpie në Romë, ai u shkroi efesianëve për t’i nxitur dhe këshilluar ata rreth mënyrës se si të vazhdonin t’i afroheshin më pranë Jezu Krishtit dhe se si t’i mposhtnin sulmet shpirtërore të djallit. Ushtroje përcaktimin e të vërtetave nga ajo që Pali u tregoi këtyre shenjtorëve.

Në vijim është një mënyrë se si mund t’i kërkosh të vërtetat shpirtërore teksa studion shkrimet e shenjta. Lexo tek Efesianëve 2:4–10 dhe kryej hapat në vijim:

Merreni parasysh t’i shkruani hapat vijues në tabelë në mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen gjatë mësimit.

  1. Kërko fjalë, fraza ose vargje që duken veçanërisht të rëndësishme. Merre parasysh që t’i shenjosh ato në shkrimet e tua të shenjta.

  2. Përmblidh idenë kryesore të këtyre fjalëve, frazave apo vargjeve. (Për shembull, a mund ta përmbledhësh atë që Pali tha rreth hirit te vargu 8 ?)

  3. Formuloje atë që mësove si një pohim të së vërtetës që mund të zbatohet në jetën tënde.

  • Cila është një e vërtetë që gjete? Si e përcaktove atë të vërtetë?

Kërkojuni disa nxënësve të përgjigjen. Përgëzojini ata për përpjekjet e tyre. Disa të vërteta të mundshme përfshijnë sa vijon: Perëndia është i mëshirshëm dhe na do (shih tek Efesianëve 2:4); ndërsa e ushtrojmë besimin te Jezu Krishti, ne shpëtohemi nëpërmjet hirit të Tij (shih tek Efesianëve 2:5, 8); vetëm veprat tona nuk janë të mjaftueshme për të na shpëtuar (shih tek Efesianëve 2:8–9). Ndërsa nxënësit përgjigjen, merreni parasysh të bëni pyetje që ndjekin ecurinë si ato në vijim:

  • Si mund të të ndihmojë kjo e vërtetë që të ndiesh dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ty ose të të ndihmojë të bëhesh më i ngjashëm me Ta?

  • Si e ke zbatuar apo si mund ta zbatosh këtë të vërtetë në jetën tënde?

Ushtro përcaktimin e të vërtetave

Mund të jetë e dobishme t’i lejoni nxënësit të punojnë individualisht për të gjetur të vërtetat. Më pas ata mund të gjejnë një nxënës tjetër në klasë që e studioi të njëjtin fragment dhe t’i krahasojnë me njëri-tjetrin të vërtetat që gjetën.

Përdor hapat e renditur më përpara. Përzgjidh një ose dy nga grupet vijuese të vargjeve dhe kërko në to të vërtetat e përjetshme.

  • Efesianëve 3:13–19

  • Efesianëve 4:20–32 . Mund të jetë e dobishme të dish se “njeriu i vjetër” në këto vargje simbolizon mënyrat e mëparshme mëkatare dhe “njeriu [i] ri” simbolizon të jetuarit e një jete të drejtë nëpërmjet Jezu Krishtit.

Përzgjidh një nga të vërtetat që gjete dhe përsiat rreth mënyrës se si ajo mund të të ndihmojë të ndiesh dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ty ose të të ndihmojë të jesh më i ngjashëm me Ta.

Duke përdorur burimet në dispozicion për ty (letër, lapsa me ngjyra, mjetet digjitale e të tjera), krijo një afishe që mund të përfshihet në revistën Për Forcën e Rinisë. Përfshije sa vijon në afishen tënde:

  • Parimin që përcaktove dhe vargun apo vargjet e shkrimeve të shenjta ku e gjete atë

  • Një figurë apo vizatim të thjeshtë që i ndihmon lexuesit të kuptojnë të vërtetën ose ilustron mënyrën se si dikush mund ta përdorë këtë të vërtetë në jetën e tij

Merreni parasysh të tregoni disa shembuj afishesh nga ChurchofJesusChrist.org. Hallka lidhëse në vijim mund të ndihmojë: https://www.churchofjesuschrist.org/media/collection/inspirational-picture-quotes-images?lang=eng.

Ose kërkoni për të parë nëse varianti më i fundit i revistës Për Forcën e Rinisë përfshin një afishe.

Ftojini nxënësit të tregojnë afishen e tyre dhe ta shpjegojnë atë. Merreni parasysh të bëni pyetje që ndjekin ecurinë si në vijim: “Si e gjetët këtë të vërtetë?” “Si ju ndihmon ta ndieni dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ju?” “Si ju ka bekuar Zoti ndërsa jeni përpjekur ta jetoni këtë të vërtetë?”

Reflektimi mbi gjetjen e të vërtetave

Mendo për përvojën tënde duke kërkuar të vërteta të përjetshme në shkrimet e shenjta.

  • Në ç’mënyra e ndjeve se ishe i suksesshëm?

  • Çfarë ishte e vështirë?

  • Si të ndihmoi kërkimi i të vërtetave të kuptosh dashurinë e Atit Qiellor për ty?

  • Si mund ta përdorësh atë që ke mësuar sot në studimin tënd vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Efesianëve 2:4–9 . Çfarë është hiri dhe çfarë bën ai për mua?

Ndërkohë që shërbente si anëtar i Presidencës së Parë, Presidenti Diter F. Uhtdorf e përkufizoi hirin e Perëndisë si “ndihma hyjnore dhe dhurimi i forcës, me anë të të cilave ne rritemi nga qeniet me të meta dhe kufizime që jemi tani, në qenie të ekzaltuara të ‘[së] vërtetë[s] e dritë[s], derisa të përlëvdohe[mi] në të vërtetë dhe [t’i] di[më] të gjitha gjërat’ [ Doktrina e Besëlidhje 93:28 ]” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 107). Për më shumë informacion në lidhje me hirin, merreni parasysh të lexoni bisedën e plotë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Për pikëpamje të tjera rreth hirit të Shpëtimtarit, lexoni te Mosia 2:20–24 dhe Filipianëve 2:12–13 .

Efesianëve 4:22 . Çfarë do të thotë “zhvish[ni] … njeriu[n e] vjetër”?

Pali dha mësimin se kur ne zgjedhim ta pranojmë ordinancën e pagëzimit, ne besëlidhim që t’u japim fund rrugëve tona të vjetra (ose “të zhv[eshim] … njeriu[n e] vjetër” [ Efesianëve 4:22 ]) dhe të fillojmë një jetë të re si ndjekës të Jezu Krishtit (shih te Romakëve 6:1–6 ; Doktrina e Besëlidhje 20:37). Kjo përfshin lënien pas të mëkateve tona dhe të gjithçkaje që do të na pengonte t’i afroheshim më pranë Atit Qiellor. Ne nuk mund ta realizojmë këtë proces të vetëm. Ai ndodh vetëm për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij dhe ndikimit shenjtërues të Frymës së Shenjtë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Të kuptuarit e të vërtetës në mënyrë më të thellë

Pasi nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë nga Efesianëve, mund t’i ftoni ta kuptojnë të vërtetën në mënyrë më të thellë. Ata mund të përdorin burimet e shkrimeve të shenjta, programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose burime të tjera në dispozicion për të kërkuar fjalë kyç. Më pas mund t’i ftoni ata të tregojnë se çfarë mësuan për të vërtetat dhe mënyrën se si ata mund t’i përfshijnë të vërtetat në jetën e tyre.

Pikëpamjet në Librin e Mormonit rreth hirit të Jezu Krishtit

Nëse do t’i ndihmonte nxënësit të diskutonin për hirin e Jezu Krishtit në vend që të gjenin parime te shkrimet e shenjta, ftojini ata të studiojnë vargjet tek Efesianëve 2:1–12 , duke krahasuar se si do të ishte jeta e tyre pa hirin e Jezu Krishtit (shih vargjet 1–3) me atë se si është jeta e tyre me hirin e Tij (shih vargjet 4–8). Më pas ata mund të studiojnë fragmente nga Libri i Mormonit që na mësojnë rreth hirit të Perëndisë (shih te 2 Nefi 10:24–25 ; Jakobi [LiM] 4:6–7 ; Helamani 12:24 ; Ethëri 12:27 ; Moroni 10:32–33), të përcaktojnë nevojat e tyre për hirin e Shpëtimtarit dhe të krijojnë një plan për mënyrën se si ata mund ta kërkojnë hirin e Tij më shpesh.