Seminari
Efesianëve


Efesianëve

Vështrim i Përgjithshëm

Në letrën e tij drejtuar efesianëve, Pali iu drejtua anëtarëve johebrenj të Kishës (shih tek Efesianëve 2:11) të cilët ndofta ishin të kthyer së fundi në besim (shih tek Efesianëve 1:15). Ai dha mësim parime të ndryshme shpëtuese, duke përfshirë mënyrën se si Shpëtimtari na bashkon, rëndësinë e profetëve dhe apostujve, modelimin e marrëdhënieve tona sipas modelit të Shpëtimtarit dhe qëndresën ndaj fuqive të së ligës.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim:

Efesianëve 2–5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë si të gjejnë të vërteta nga shkrimet e shenjta që do t’i ndihmojnë në jetën e tyre dhe do t’i sjellin më afër Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë shkrimet e shenjta që nga ai çast e deri në mësimin e ardhshëm, duke kërkuar të vërtetat që na i mësojnë shkrimet e shenjta. Ftojini ata të përsiatin për mënyrat e ndryshme se si mund t’i përcaktojnë këto të vërteta.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit ta kenë bërë afishen e tyre, ftojini ata të përzgjedhin pamjen e galerisë në mënyrë që t’i shohin të gjithë shokët e tyre të klasës. Ftojini të gjithë nxënësit t’i paraqitin afishet e tyre në mënyrë që e gjithë klasa të mund t’i shohë ato. Kërkojini një nxënësi të përzgjedhë një afishe që i duket interesante dhe më pas ftojeni nxënësin, i cili e bëri afishen, ta shpjegojë atë. Ndërkohë që nxënësi është duke e shpjeguar, mund të jetë e dobishme që nxënësit të përzgjedhin pamjen e folësit në mënyrë që ta shohin afishen qartësisht. Më pas ftojeni nxënësin që sapo foli të përzgjedhë një afishe tjetër që i duket interesante dhe vëreni nxënësin, i cili e bëri atë, të shpjegojë pas tij. Përsëriteni sipas dëshirës.

Efesianëve 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë dhe kërkojnë bekimet që janë në dispozicion për shkak se Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij sot nëpërmjet profetëve dhe apostujve.       

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjen: “Si do të ishte jeta ime pa profetët dhe apostujt të cilët Jezu Krishti i ka thirrur që të drejtojnë Kishën e Tij?”

  • Materialet për orën mësimore: Për veprimtarinë D, kini disa kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë (2011) në dispozicion për nxënësit që nuk mund ta hapin variantin digjital të programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të përdorin një program kompjuterik ose program që është tashmë në dispozicion në telefonin apo kompjuterin e tyre për të krijuar në mënyrë digjitale një paraqitje të vargjeve tek Efesianëve 2:19–21 . Më pas ata mund t’i ndajnë ekranet e tyre për të treguar dhe shpjeguar atë që krijuan dhe për të treguar se çfarë i ndihmon paraqitja e tyre të kuptojnë rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij.

Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 2:19–20

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim të rritë zotërimin e nxënësve për mësimet tek Efesianëve 2 ndërsa ata mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vagjet tek Efesianëve 2:19–20 , shpjegojnë doktrinën dhe e zbatojnë në një situatë nga jeta reale doktrinën dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve skenarin e ushtrimit të vënies në zbatim nga ky mësim dhe t’i ftoni ata të përsiatin për mënyrën se si mund t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar shokun e tyre.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela tek ushtrimi i vënies në zbatim ose jepuni nxënësve një letër me pyetjet nga tabela.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit të shpjegojnë vargjet tek Efesianëve 2:19–20 , ndiqni hapat A dhe B nga mësimi. Në vend që nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet te hapi C, merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla virtuale dhe t’i caktoni secilit grup një pyetje specifike nga hapi C. Ftojeni secilin grup të diskutojë se si ata mund t’i përgjigjen pyetjes dhe të përgatitin një interpretim me role të skenarit për ta paraqitur përpara gjithë klasës. Nxitini grupet ta përfshijnë çdo nxënës në interpretimin me role.

Efesianëve 5:21–33; 6:1–4

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për pjesëtarët e familjeve të tyre dhe të përcaktojnë një gjë që u pëlqen shumë te secili prej tyre.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura të Shpëtimtarit që e paraqitin atë duke i trajtuar me dashuri dhe respekt pjesëtarët e familjes së Tij.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit ta përfundojnë veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve, mund t’i ftoni ata të sjellin një pjesëtar të familjes në thirrjen me videokonferencë ose të paraqitin një fotografi të pjesëtarit të familjes së tyre gjatë thirrjes dhe të tregojnë një gjë që u pëlqen shumë për atë pjesëtar të familjes.

Efesianëve 6:10–24

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë atë që Perëndia ka siguruar për t’i mbrojtur ata nga ligësitë e botës, të vlerësojnë përgatitjen e tyre shpirtërore të tanishme dhe të bëjnë një plan për t’i përmirësuar mbrojtjet e tyre shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta shqyrtojnë dhe përfundojnë veprimtarinë me titullin “Armatimi i Perëndisë do të më ndihmojë të mbrohem nga e liga” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe të vijnë të përgatitur për të treguar atë që mësuan rreth armatimit të Perëndisë (shih te “2–8 Tetor. Efesianëve: ‘Për Përsosjen e Shenjtorëve’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023).

  • Fletëpalosja: Figura e një burri të veshur me armatim

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’u dërgoni paraprakisht nxënësve një kopje të fletëpalosjes me mesazh në telefon ose postë elektronike. Nëse e dini se një nxënësi të klasës i pëlqen të vizatojë, merreni parasysh t’i kërkoni paraprakisht atij apo asaj ta vizatojë armatimin. Më pas kthejeni vizatimin e tij në një fletëpalosje për klasën. Përndryshe, merreni parasysh ta paraqitni fletëpalosjen në ekran. Më pas, pasi nxënësit të lexojnë vargjet tek Efesianëve 6:14–18 , ftojini ata të përdorin veçorinë e shënimeve për të përcaktuar pjesët e ndryshme të armatimit.