Seminari
Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 1:10


Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 1:10

Rivendosja e të Gjitha Gjërave

Painting of the first vision by Walter Rane. The Father and Son appear to Joseph Smith in the sacred grove.

Në studimin tënd të Efesianëve 1, ti mësove për doktrinën e Rivendosjes. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta rritur zotërimin tënd të mësimeve tek Efesianëve 1:10 duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke shpjeguar doktrinën dhe duke i zbatuar në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Të kujtuarit e qëllimit të zotërimit doktrinor. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se zotërimi doktrinor “do të përqendrohet te ndërtimi dhe forcimi i besimit të studentëve tanë te Jezu Krishti dhe fortifikimi i tyre me mundësi më të madhe për ta jetuar dhe vënë në zbatim ungjillin në jetën e tyre. Duke i përdorur shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve, ata do të mësojnë si të veprojnë me besim në Krisht për të marrë njohuri shpirtërore dhe kuptueshmëri për ungjillin e Tij. Dhe ata do të kenë mundësi për të mësuar se si ta vënë në zbatim doktrinën e Krishtit dhe parimet e ungjillit për pyetjet dhe sfidat që dëgjojnë dhe shohin çdo ditë midis bashkëmoshatarëve dhe në median shoqërore” (M. Rasëll Ballard, “Mundësitë dhe Përgjegjësitë e Mësuesve të SAK-ut në Shekullin e 21-të” [Fjalim drejtuar Mësuesve të Fesë të SAK-ut, 26 shkurt 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar të paktën dy të vërteta që e ndiejnë se çdokush duhet t’i dijë dhe kuptojë rreth Rivendosjes.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Efesianëve 1”, i cili është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor tek Efesianëve 1:10 . Nëse ky mësim për zotërimin doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që gjithashtu të jepni mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Përfytyro sikur disa shokë të klasës mungonin në ditën që në orën e seminarit u studiua doktrina e Rivendosjes tek Efesianëve 1 . Mësuesi i seminarit të kërkon të shpenzosh disa minuta për të përmbledhur mësimet më të rëndësishme që e ndien se të gjithë nxënësit duhet të dinë dhe kujtojnë për doktrinën e Rivendosjes dhe mësimet nga Efesianëve 1:10 .

Për t’u përgjigjur, nxënësit mund të mbështeten tek ajo që bënë për përgatitjen e nxënësve për këtë mësim. Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve dhe vlerësojeni kuptueshmërinë e tyre. Nëse nevojitet, përsëritini shkrimet e shenjta dhe parimet e mësimit të mëparshëm.

  • Cilat të vërteta të rëndësishme rreth Rivendosjes së ungjillit do të tregoje? Përse?

  • Si do t’i shpjegoje mësimet që gjenden tek Efesianëve 1:10 me fjalët e tua?

  • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për Rivendosjen te kuptueshmëria dhe ndjenjat e dikujt ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Jepuni nxënësve mundësi ta mësojnë përmendsh referencën për fragmentin e zotërimit doktrinor tek Efesianëve 1:10 dhe frazën kyç shoqëruese të tij të shkrimit të shenjtë. Më poshtë është një shembull se si ta bëni këtë.

Në ditarin tënd të studimit ose në pajisjen tënde digjitale, regjistro frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën për fragmentin e zotërimit doktrinor të vargut tek Efesianëve 1:10 duke e ndarë atë në katër pjesë siç tregohet më poshtë:

  • Kur të plotësoheshin kohërat [Në periudhën ungjillore të plotësisë së kohëve]

  • Ai mund t’i sjellë në një krye të vetëm

  • Në Krishtin, të gjitha gjërat

  • Efesianëve 1:10

Mbulo rreshtat 2–4 dhe përsërit rreshtin 1 me mendje derisa ta mësosh përmendsh. Kalo te rreshti i dytë dhe përsërite procesin. Bëj të njëjtën gjë për rreshtat 3 dhe 4. Kur të ndihesh i sigurt se i ke mësuar përmendsh të katër rreshtat, shkruaji të gjitha në ditarin tënd të studimit pa i parë. Nëse nevojitet, përsërite procesin derisa të mund ta shkruash të gjithë frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë përmendsh.

Veprimtaria e mëparshme mund të përshtatet duke paraqitur katër pjesët e ndara dhe duke caktuar grupe të ndryshme nxënësish për secilën pjesë. Më pas drejtohuni te një grup dhe kërkojuni nxënësve të atij grupi ta përsëritin me zë të lartë segmentin e tyre. Përsëriteni këtë për të gjitha grupet. Drejtohuni disa herë te grupet e ndryshme për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë thënien dhe dëgjimin e këtyre frazave. Më pas vëreni klasën të ushtrojë përsëritjen e të gjithë frazës dhe referencës së bashku. Bëjeni këtë sa herë të duhet që nxënësit ta mësojnë përmendsh këtë fragment të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë të tij.

Ushtroje vënien në zbatim

Merre parasysh t’i shqyrtosh paragrafët 5–12 te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Zgjidh një nga tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe krijo një ikonë ose paraqitje pamore të thjeshtë që të kujton këtë parim dhe konceptin e tij. Për shembull, për parimin “shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm”, mund të marrësh parasysh të bësh një paraqitje pamore si në vijim:

Glasses with a set of binoculars and a telescope.

Për të garantuar kohë të mjaftueshme për ushtrimin e vënies në zbatim, merreni parasysh t’u jepni nxënësve një afat kohor prej dy deri në katër minutash për të krijuar një paraqitje pamore të thjeshtë të njërit prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Kur nxënësit të kenë mbaruar, ftojini disa t’i tregojnë paraqitjet e tyre pamore dhe të shpjegojnë se në ç’mënyrë ajo që krijuan përfaqëson parimin që ata zgjodhën.

Lexoje skenarin vijues që të ndihmon të ushtrosh vënien në zbatim të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën të dhëna mësim tek Efesianëve 1:10 se kur të plotësoheshin kohërat [në periudhën ungjillore të plotësisë së kohëve], të gjitha gjërat do të sillen së bashku në Krishtin. Më pas përdore këtë skenar, ose krijo një skenar tëndin, për t’u përgjigjur për pyetjet që vijojnë.

Një shoqja jote u pagëzua me familjen e saj dhe në atë kohë ndihej e sigurt se po e ndiqte shembullin e Jezu Krishtit duke iu bashkuar Kishës së Tij. Por gjatë vitit të kaluar që nga pagëzimi i saj, ajo është tunduar shpesh nga shokët e tjerë që t’i shkelë urdhërimet. Ajo po fillon të pyesë veten a është kjo vërtet Kisha e Krishtit dhe a ia vlen t’i qëndrojë besnike ungjillit.

Ndërkohë që ka disa të vërteta që mund ta ndihmojnë shoqen tënde, merre parasysh se si doktrinat e Rivendosjes dhe periudhës ungjillore të plotësisë së kohëve mund ta forcojnë dhe nxitin atë.

Në vend që t’u kërkoni nxënësve të përgjigjen njëherazi për të gjitha pyetjet në vijim, merreni parasysh të shtoni larmi për t’i ndihmuar nxënësit të kenë një përvojë të paharrueshme. Për shembull, nxënësit mund të ftohen të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për t’i diskutuar pyetjet. Gjithashtu, ata mund të bëjnë një interpretim me role të skenarit duke përdorur përgjigjet e tyre për disa nga pyetjet në vijim. Si një mundësi tjetër, dysheve apo grupeve të vogla mund t’u caktohet të përgjigjen vetëm për një prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe më pas t’ia paraqitin mendimet e tyre klasës.

Vepro me besim

  • Çfarë hapash mund ta nxitësh shoqen tënde të ndërmarrë në mënyrë që të veprojë me besim?

  • Si mund ta ndihmojë shoqen tënde të vepruarit me besim për pyetjet dhe shqetësime e saj?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Çfarë di për mësimet e Shpëtimtarit rreth Rivendosjes?

  • Si mund të të ndihmojë ty dhe shoqen tënde mbajtja e një këndvështrimi të përjetshëm në këtë situatë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund të të ndihmojnë të vërtetat që gjenden tek Efesianëve 1:10 në këtë situatë?

  • Po të kishe më shumë kohë para se t’i përgjigjeshe shoqes sate, çfarë mund të shqyrtoje apo studioje? Cilat burime mund ta ftoje shoqen tënde t’i studiojë vetë? Përse?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të përsiatur dhe për t’u përgjigjur për pyetjet më lart, merreni parasysh t’i ftoni ata të tregojnë se çfarë skenari përdorën dhe t’i diskutojnë përgjigjet e tyre.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Për t’i ndihmuar nxënësit ta përsëritin fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Efesianëve 1:10 në një mësim të ardhshëm, merreni parasysh të përdorni të njëjtën veprimtari thënieje përmendsh me katër pjesë të paraqitur në fillim të këtij mësimi.