Seminari
Galatasve 1


Galatasve 1

“Unë Nuk e Kam Marrë … nga Ndonjë Njeri, por … Nëpërmjet një Zbulese nga Jezu Krishti”

A woman suffering from stress and anxiety

A je ndier ndonjëherë i pështjelluar nga të gjitha mendimet dhe filozofitë e ndryshme në botë? Shenjtorët në Galati përjetuan sfida të ngjashme kur iu paraqitën mësime që i largonin nga ungjilli i vërtetë i Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh si ta shmangësh mashtrimin dhe pështjellimin duke ua vënë veshin fjalëve të Jezu Krishtit që iu dhanë profetëve të lashtë dhe bashkëkohorë.

Përcaktimi i rëndësisë. Fillimi i një mësimi me një pyetje, situatë ose problem aktual mund t’i bëjë nxënësit të bëjnë kërkime në shkrimet e shenjta për parime dhe doktrina të ungjillit që do t’u japin atyre udhërrëfim dhe drejtim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë shembuj idesh ose mësimesh që Satani i përdor për t’i mashtruar ose për t’i larguar nga ungjilli i vërtetë i Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përballja me ide të rreme

Paraqitini situatat vijuese ose ftojini nxënësit të krijojnë shembujt e tyre për situata ku njerëzit mund të mashtrohen nga idetë e botës. Ftojini nxënësit të diskutojnë rreth situatave dhe pyetjeve që lidhen me to në dyshe ose në grupe të vogla, para se t’i diskutojnë si klasë.

Mendo se si do të përgjigjeshe në situatat vijuese:

a. Ti sheh një material filmik ose publikim të shumënjohur që shpërndahet nga shumë prej miqve të tu në mediat shoqërore. Ai përmban ide që e kundërshtojnë atë që të është mësuar në shtëpi dhe në Kishë.

b. Në shkollë, disa shokë që janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po japin mendime që janë në kundërshtim me mësimet e Kishës.

  • Sa shpesh ndesh situata të tilla?

  • Çfarë ndien se duhet të bësh në situata të tilla? Pse?

Edhe shenjtorët në Galati ndeshën mësime nga ata që kërkonin ta “shtrembëro[nin] ungjillin e Krishtit” ( Galatasve 1:7). Për shembull, disa të krishterë judeas po i prishnin mësimet e ungjillit dhe po ngjallnin dyshime për mësimin e Palit se shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit.

Pali i paralajmëron shenjtorët galatas kundër ideve të rreme

Pali shkroi një letër për të luftuar mësimet e rreme që po përhapeshin mes shenjtorëve galatas.

Lexo vargjet te Galatasve 1:6–9 . Kërkoje atë që tha Pali për ata që predikonin një “ungjill” në kundërshtim me atë që ai predikoi si Apostull i Jezu Krishtit.

  • Çfarë mendon se ishte e rëndësishme në këto vargje? Pse?

Pali i paralajmëroi shenjtorët galatas që ta refuzonin “një ungjill tjetër” ( Galatasve 1:9) përveç ungjillit të Jezu Krishtit.

Ftojini nxënësit të reflektojnë për përgatitjen e tyre për orën mësimore ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese.

  • Cilët janë disa shembuj të ideve të rreme në kohën tonë që mund t’i largojnë njerëzit nga ungjilli i vërtetë i Jezu Krishtit?

  • Cilat parime të vërteta janë keqkuptuar apo shtrembëruar nga bota?

  • Cilat janë disa nga pasojat e mundshme të dëgjimit ose të ndjekjes së këtyre ideve apo mësimeve të tjera? Kur i ke parë disa nga këto pasoja?

Nëse është e mundur, shih materialin filmik “Burime të Caktuara në Mënyrë Hyjnore” nga kodi kohor 03:14 deri në 04:43 për të parë disa shembuj pasojash. Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/media-library/video/2016-05-6000-divinely-appointed-sources?lang=alb].

Mund t’u drejtohemi profetëve dhe apostujve për të vërtetën

Në letrën e tij, Pali u kujtoi shenjtorëve galatas të vërtetat themelore të ungjijve dhe burimin e autoritetit dhe të mësimeve të tij.

Lexoji vargjet te Galatasve 1:1–5, 10–12 duke kërkuar atë që tregoi Pali e cila mund t’i ndihmonte shenjtorët të mos mashtroheshin nga mësimet e rreme.

  • Cilat të vërteta të ungjillit u kujtoi Pali galatasve?

  • Si mendon se përqendrimi te të vërtetat rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit te vargjet 3–5 mund të na ndihmojë ta shmangim mashtrimin?

  • Çfarë u mësoi Pali galatasve te vargjet 1, 11–12 rreth arsyes përse ata duhet të besonin në atë që ai dha mësim?

Pali u kujtoi galatasve se ai ishte një Apostull i thirrur “jo … me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit” ( Galatasve 1:1) dhe se ai e mori ungjillin “nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti” ( Galatasve 1:12). Një e vërtetë që mund të mësojmë nga fjalët e Palit është se Jezu Krishti ua zbulon doktrinën e vërtetë profetëve dhe apostujve të Tij.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi rreth rëndësisë së fjalëve të profetëve të lashtë dhe bashkëkohorë:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Shufra e hekurt është fjala e Perëndisë. Më pëlqen ta mendoj në këtë mënyrë: Fjala e Perëndisë përmban tre elementë shumë të fortë që ndërthuren dhe e mbështetin njëri-tjetrin për të formuar një shufër të palëvizshme. Këto tri elemente përfshijnë, së pari, shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve të lashtë. …

Elementi i dytë i fjalës së Perëndisë është zbulesa dhe frymëzimi vetjak që na vjen nëpërmjet Frymës së Shenjtë. …

… Elementi i tretë, një shtesë kritike që ndërthuret me dy të tjerët[,] … përfaqëson fjalët e profetëve të gjallë.”

(Neil L. Andersen, “Hold Fast to the Words of the Prophets” [Brigham Young University devotional, 4 mars 2007], speeches.byu.edu)

  • Çfarë na mësojnë për Të përpjekjet e Perëndisë për të na i siguruar këto burime?

  • Si mund të të ndihmojë që ta shmangësh mashtrimin dëgjimi i fjalëve të Krishtit nga profetët e lashtë edhe ata bashkëkohorë?

  • Si mund të të ndihmojë zbulesa vetjake që ta shmangësh mashtrimin?

Nëse është e mundur, shih materialin filmik “Burime të Caktuara në Mënyrë Hyjnore” [https://www.churchofjesuschrist.org/media-library/video/2016-05-6000-divinely-appointed-sources?lang=alb] nga kodi kohor 04:44 deri në 09:11 për të parë se si fjalët e profetëve të lashtë dhe bashkëkohorë, si edhe zbulesa vetjake, i ndihmuan disa të rinj të gjenin të vërtetën dhe ta shmangnin mashtrimin.

  • Çfarë ju bëri përshtypje për mënyrën se si Zoti i ndihmoi këta individë t’u përgjigjeshin situatave të tyre të vështira?

  • Teksa shihje materialin filmik, çfarë mendimesh ose ndjenjash ndjeve që lidhen me rrethanat e jetës tënde?

Nëse ka kohë, merreni parasysh ta përdorni veprimtarinë “Burime të caktuara në mënyrë hyjnore” te pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Situata jote vetjake

Mendo për atë që ke mësuar dhe ndier sot. Kërko ndihmën e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe përcaktoji mënyrat se si ti mund të jesh aktualisht i cenueshëm nga mashtrimi. Cilat mësime të rreme apo ide të botës mund të jenë të dëmshme për dëshminë tënde për Jezu Krishtin? A lexon, shikon ose dëgjon ndonjë gjë që mund të të mashtrojë?

  • Çfarë mësove nga ky mësim që ishte më e dobishme për ty? Pse?

  • Çfarë ndryshimesh dëshiron të bësh në jetën tënde, të cilat do të të mbrojnë që të mos mashtrohesh?

  • Si mund t’ua vësh veshin më plotësisht fjalëve të Jezu Krishtit nga profetët e lashtë dhe bashkëkohorë? Çfarë ndryshimi do të bëjë për ty nëse vepron ashtu?

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për të reflektuar e shkruar. Ftojini të flasin nxënësit që janë të gatshëm. Nxitini ata të kërkojnë zbulesë vetjake për atë se çfarë mund të bëjnë për ta shmangur personalisht mashtrimin.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

A na mësoi Pali se ne nuk duhet t’i dëgjojmë mesazhet nga engjëjt qiellorë?

Mësimet e Palit te Galatasve 1:8–10 përdoren ndonjëherë në mënyrë të pasaktë për të debatuar kundër vegimeve të engjëjve që predikojnë për ungjillin e rivendosur. Sidoqoftë, Pali nuk dha mësim se të gjithë engjëjt duhen refuzuar, sepse shkrimet e shenjta tregojnë se engjëjt do të vijnë vërtet në ditët e fundit që ta predikojnë ungjillin sërish (shih Zbulesa 14:6). Përkundrazi, Pali dha mësim se nëse dikush, qoftë edhe engjëll, do të vinte për t’i larguar njerëzit nga ungjilli i vërtetë, atëherë ai duhej refuzuar (shih edhe Alma 30:53).

Pse duhet t’i përdor burimet e caktuara në mënyrë hyjnore gjatë kërkimit tim për të vërtetën?

Shihni materialin filmik “Zbulimi i së Vërtetës” (04:48), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/video/inspirational-messages/2018-01-0010-discovering-truth?lang=alb]. Në këtë material filmik, Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, përdor një analogji për të shpjeguar rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet hyjnore në vend që të besosh në diturinë e njerëzve.

4:47

Zbulimi i së Vërtetës

Ati Qiellor është i kënaqur me ne kur kërkojmë ta zbulojmë të vërtetën. Atij i pëlqen të na mësojë rresht pas rreshti, parim pas parimi.

Si zbatohen sot paralajmërimet e Palit?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, na tërhoqi vëmendjen:

2:3

E Vërteta dhe Plani

Presidenti Ouks jep mësim se ne duhet ta kërkojmë të vërtetën nga burime të besueshme dhe të përhapim disa të vërteta themelore që shpjegojnë përse shenjtorët e ditëve të mëvonshme jetojnë sipas mënyrës që jetojnë.

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Ne jetojmë në një kohë kur informacioni përhapet dhe komunikohet gjerësisht. Por jo i gjithë ky informacion është i vërtetë. Ne kemi nevojë të jemi të vëmendshëm kur e kërkojmë të vërtetën dhe kur zgjedhim burime për atë kërkim. Nuk duhet ta konsiderojmë famën ose pozitën laike si burime të kualifikuara të së vërtetës. Ne duhet të jemi të vëmendshëm kur mbështetemi tek informacioni ose këshilla e ofruar nga yjet e fushave të argëtimit, sportistët me famë apo burime anonime në internet. Ekspertiza në një fushë nuk duhet të merret si ekspertizë mbi të vërtetën për tema të tjera.”

(Dallin H. Ouks, “E Vërteta dhe Plani”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 25)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Galatasve 3:28 . Të bërit “një në Jezu Krishtin”

Mund të jetë më e rëndësishme që disa orë mësimore të përqendrohen te Galatasve 3:28 dhe tek e vërteta se të gjithë jemi një në Krishtin, pavarësisht nga rrethanat tona. Nëse po, ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si njerëzit ndahen në grupe. Shembujt mund të përfshijnë ndarjen sipas racës, fesë, gjinisë ose orientimit seksual. Shpjegoni se shenjtorët në Galati ishin ndarë në varësi të ishin judenj apo johebrenj.

Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet te Galatasve 3:26–29 për të parë se çfarë u dha mësim Pali për të bërit një në Krishtin. Ftojini ata të tregojnë atë që mësuan që mund t’i ndihmojë anëtarët e Kishës sot të jenë më të bashkuar. Ftojini ata të lexojnë vargjet te Gjoni 17:20–23 dhe të përgjigjen për pyetje të tilla: “Çfarë bëri Shpëtimtari dhe çfarë vazhdon të bëjë Ai për të na bashkuar në një të vetëm? Çfarë na mëson kjo për Të se si Ai dëshiron të jemi një me njëri-tjetrin, me Atë Vetë dhe me Atin? Si mund të bëhemi më të bashkuar me të tjerët dhe me Perëndinë?”

Burime të caktuara në mënyrë hyjnore

Pasi nxënësit ta përcaktojnë të vërtetën te Galatasve 1:11–12 dhe të diskutojnë për disa nga “ungjijtë e tjerë” që mund t’i mashtrojnë ose t’i largojnë nga ungjilli i vërtetë i Jezu Krishtit, ftojini ata të kërkojnë burime të caktuara në mënyrë hyjnore për të gjetur të vërteta që i kundërshtojnë mesazhet mashtruese në botë. Për shembull, nxënësit mund të përcaktojnë se bota mund ta përkufizojë martesën në mënyra të tjera përveç mënyrës se si e ka përkufizuar Zoti atë (midis një burri dhe një gruaje). Ata mund të ftohen të shqyrtojnë dokumentin “ Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës ” për të gjetur të vërteta për të shmangur mashtrimin nga këto ide.