Seminari
Efesianëve 5:21–33; 6:1–4


Efesianëve 5:21–33; 6:1–4

Marrëdhënie si të Krishtit

A family spends time together on the grounds in front of the Oakland Temple.

Marrëdhëniet familjare janë disa nga marrëdhëniet më shpërblyese që mund të përjetojmë në vdekshmëri. Marrëdhëniet me prindërit, motrat e vëllezërit dhe bashkëshortin apo bashkëshorten mund të sjellin gëzim të madh, por mund të krijojnë edhe sfida. Pali dha mësimin se ne mund të shohim te Jezu Krishti si shembulli i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të lumtura me pjesëtarët e familjes. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit për të përmirësuar marrëdhëniet e tua me të tjerët.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për pjesëtarët e familjes së tyre dhe të përcaktojnë një gjë që pëlqejnë te secili prej tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim përqendrohet te marrëdhëniet familjare. Ju lutem, merrini parasysh rrethanat familjare të nxënësve ndërkohë që e përgatitni dhe e jepni këtë mësim. Jini të ndjeshëm ndaj nxitjeve të Frymës së Shenjtë dhe ndaj nevojave të nxënësve.

Familja jote

Shkruaji emrat e pjesëtarëve të afërt të familjes sate dhe një gjë që të pëlqen te secili prej tyre.

Ftojini disa nxënës që të tregojnë diçka që pëlqejnë për një nga pjesëtarët e familjes së tyre.

Merre parasysh këtë pohim për çdo pjesëtar të familjes: “Unë e trajtoj këtë pjesëtar të familjes ashtu si e ndiej që Shpëtimtari do të donte që ta trajtoja atë”. Më pas vlerësoje mënyrën se si ti e trajton çdo pjesëtar të familjes duke përdorur shkallën në vijim.

New Testament Seminary Teacher Manual- 2023

Ndërsa studion sot, mendo për marrëdhëniet që ke me pjesëtarët e familjes tënde dhe mënyrën se si mund ta ndjekësh shembullin e dashurisë dhe ndihmës së Shpëtimtarit ndaj tyre.

Pali dha këshillë për marrëdhëniet familjare

Është e rëndësishme të vësh re se fjalët e Palit tek Efesianëve 5:22–24 u shkruan në kontekstin e zakoneve shoqërore të kohës së tij. Profetët dhe apostujt sot japin mësimin se burrat nuk janë më të mirë se gratë dhe se bashkëshortët duhet të jenë “partnerë të barabartë” (“ Familja: Një Proklamë drejtuar Botës ”, ChurchofJesusChrist.org). Ndonëse zakonet e kohës së Palit ishin të ndryshme, ti mund të gjesh gjithsesi këshilla domethënëse në mësimet e Palit. Një e vërtetë që Pali e theksoi është se ne mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit në mënyrën se si i trajtojmë pjesëtarët e familjes sonë.

Mund të jetë e dobishme t’i lexoni shkrimet e shenjta në vijim si klasë dhe të ndaloni disa herë për t’i lejuar nxënësit të përcaktojnë shembuj të mënyrës se si Shpëtimtari i trajtoi anëtarët e Kishës së Tij dhe mënyrën se si kjo lidhet me marrëdhëniet familjare.

Lexo tek Efesianëve 5:21–27 ; 6:1–4 , duke kërkuar prova të kësaj të vërtete. Ndërsa e studion atë, mund të jetë e dobishme të dish se “nënshtrohuni njëri-tjetrit” ( Efesianëve 5:21) i referohet gatishmërisë për të punuar së bashku dhe për ta dashur e për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe “në druajtjen e Krishtit” ( Efesianëve 5:21) nënkupton dashurinë dhe respektin për Perëndinë.

Diskutojini këto vargje si klasë. Merreni parasysh t’i përdorni pyetjet vijuese të diskutimit ose mendoni për pyetje të tjera që mund ta thellojnë kuptueshmërinë e nxënësve për mësimet e Palit në këto vargje.

  • Cilat janë disa mënyra se si Shpëtimtari e tregoi dashurinë e Tij për Kishën dhe e dha Veten e Tij për të?

  • Si të bën të ndihesh rreth Krishtit njohuria që Ai e dha Veten e Tij për Kishën?

  • Si duhet të ndihet një bashkëshort kundrejt bashkëshortes së tij nëse ai e ndjek shembullin e mënyrës se si Shpëtimtari ndihet kundrejt Kishës së Tij?

  • Çfarë këshille dha Pali që mund të zbatohet në mënyrë të barabartë për bashkëshortët dhe bashkëshortet? pjesëtarët e tjerë të familjes?

  • Çfarë mund të bësh tani për t’u përgatitur që një ditë ta trajtosh bashkëshortin/en në mënyrën se si Shpëtimtari do ta trajtonte atë?

  • Si mund të të ndihmojë bindja dhe nderimi ndaj prindërve të tu që të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin?

Shiko figurat vijuese dhe lidhi ato me këto ndodhi nga shkrimet e shenjta: Lluka 2:51–52 , Gjoni 2:1–11 dhe Lluka 22:39–42 . Mendo për mënyrën se si Shpëtimtari ishte një shembull i dashurisë, bindjes dhe nderimit të prindërve të Tij tokësorë dhe qiellorë.

Paraqitini figurat vijuese dhe ftojini nxënësit t’i përdorin ndodhitë nga shkrimi i shenjtë për të shpjeguar mënyrën se si Shpëtimtari i trajtoi prindërit e Tij tokësorë dhe qiellorë.

Jesus says to His mother, Mary, “Wist ye not that I must be about my Father’s business?”
Jesus talking to Mary at a wedding feast.
Christ kneeling in Gethsemane. Outtakes include the back of the savior shown kneeling in the tall grass, close-up of his face looking afraid, in a distance with blood on his face and hands near a river, an angel comforting him, profile portrait, and a glowing angel coming toward Christ who is huddled on the ground.
  • Në ç’mënyra Shpëtimtari i deshi, iu bind dhe i nderoi prindërit e Tij? Si mendon se ndikuan veprimet e Tij në marrëdhënien e Tij me prindërit e Vet?

  • Cilat janë disa mënyra se si ti i nderon dhe u bindesh prindërve të tu?

  • Si të ka bekuar dhe të ka ndihmuar ndjekja e shembullit të Shpëtimtarit që t’i forcosh marrëdhëniet familjare apo si mendon se mund t’i forcojë?

Ushtrimi i të qenit si Shpëtimtari

Ndihmojini nxënësit të marrin parasysh raste nga jeta reale të mënyrës se si ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit. Veprimtaria e mëposhtme është një mënyrë për ta bërë këtë.

Përndryshe, materiali filmik te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” nën titullin “Çfarë mund të bëj për t’i forcuar marrëdhëniet e mia familjare?” mund të japë një shembull të kohëve të sotme.

Shkruaj një ndërveprim tipik ndërmjet një adoleshenti dhe një pjesëtari të familjes ku mund të jetë e vështirë t’i trajtosh pjesëtarët e tjerë të familjes ashtu si Shpëtimtari do t’i trajtonte ata. Pasi të kesh krijuar një ndërveprim, shkruaj se si ti mendon se Shpëtimtari mund të të përgjigjet dhe përse. Mos harro se si u ndje dhe veproi Shpëtimtari ndaj të tjerëve.

Shembujt mund të përfshijnë:

  • Një prind është kritik për mënyrën se si një fëmijë e kalon kohën e tij të lirë.

  • Një motër i merr motrës së madhe diçka të sajën pa ia kërkuar dhe e gënjen për këtë.

Ftojini nxënësit t’i tregojnë skenarët që shkruan dhe mënyrën se si Shpëtimtari mund t’i trajtonte njerëzit në skenar nëse Ai do të ishte i pranishëm.

Ndiqe shembullin e Shpëtimtarit

Reflekto për marrëdhëniet e tua me pjesëtarët e familjes tënde. Mendo për rastet kur ti e ke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit dhe i ke trajtuar të tjerët në mënyra të ngjashme me të Krishtit. Gjithashtu, lejoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të dish se çfarë mund të bësh për ta ndjekur shembullin e Shpëtimtarit për dashurinë ndaj të tjerëve.

Shkruaj atë që ndien se mund të bësh për të imituar Shpëtimtarin në marrëdhëniet e tua familjare. Merre parasysh t’ia tregosh atë që shkrove mësuesit ose një prindi që të të ndihmojë ta realizosh atë që ndien nxitje të bësh.

Pjesëtarët e familjes së disa nxënësve mund të mos u përgjigjen veprimeve të tyre me dashuri. Sigurohuni që t’i nxitni nxënësit dhe të dëshmoni se, ndërsa e ndjekin shembullin e Shpëtimtarit, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të jenë të kënaqur me veprimet e tyre.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Efesianëve 5:22–24 . Çfarë duhet të kuptojmë rreth mësimeve të Palit në këto vargje?

Pali dha mësim se të gjithë anëtarët e Kishës duhet t’ia nënshtrojnë veten njëri-tjetrit ose, me fjalë të tjera, t’i vendosin të tjerët përpara vetes së tyre (shih te Efesianëve 5:21). Më pas ai shpjegoi se si parimi i nënshtrimit të vetes zbatohej në marrëdhëniet në familje dhe në shtëpi. Në kohën tonë, vargjet 22–24 mund të keqkuptohen dhe keqzbatohen lehtësisht. Profetët e ditëve të mëvonshme kanë dhënë në mënyrë të qartë mësimin se bashkëshortët dhe bashkëshortet dhe nënat dhe baballarët duhet t’i përmbushin detyrat e tyre të shenjta si “partnerë të barabartë” (“ Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës ”, ChurchofJesusChrist.org). Nëse çiftet janë vërtet të bashkuar, atëherë çdo sakrificë e bërë në emër të bashkëshortit/es sjell pashmangshmërisht bekime për veten; prandaj “kush do gruan e vet do vetveten” ( Efesianëve 5:28).

Si mund ta trajtojë një bashkëshort apo bashkëshorte partneren ose partnerin e tij ashtu siç do të bënte Shpëtimtari?

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) shpalli:

Frontal half-length portrait of President Gordon B. Hinckley. President Hinckley’s hands are resting on the back of a chair. The image is the official Church portrait of President Hinckley as of 1995. This was President Hinckley’s last official portrait. President Hinckley died 27 January 2008.

“Lumturia në martesë nuk ka të bëjë dhe aq shumë me romancën sesa me interesimin serioz për rehatinë dhe mirëqenien e partnerit. Çdo burrë që do ta bëjë rehatinë e gruas së tij interesimin e tij të parë, do të mbetet i dashuruar me të gjatë gjithë jetës së tij, madje edhe në përjetësinë që nuk ka ndodhur ende. (Ankorixh, Alaskë, konferenca rajonale, 18 qershor 1995)

(“Speaking Today: Excerpts from Recent Addresses of President Gordon B. Hinckley”, Ensign, prill 1996, f. 72)

Plaku L. Uitni Klejton, i Kuorumit të Të Shtatëdhjetëve, shpalli:

Official Portrait of Elder L. Whitney Clayton. Photographed March 2017.

“Kam vërejtur se në martesat më të lumtura, si bashkëshorti edhe bashkëshortja e konsiderojnë marrëdhënien e tyre të jetë një margaritar me vlerë të madhe, një thesar me vlerë të pafundme. Të dy ata i lënë etërit dhe nënat e tyre dhe, së bashku, fillojnë të ndërtojnë një martesë që do të përparojë përjetësisht. Ata e kuptojnë se ecin në një shteg të shuguruar hyjnisht. Ata e dinë se asnjë marrëdhënie tjetër e çfarëdo lloji nuk mund të sjellë kaq shumë gëzim, të ofrojë kaq shumë të mira ose të prodhojë kaq shumë përmirësim vetjak. Shikoni dhe mësoni: partnerët më të mirë në martesë i konsiderojnë martesat e tyre si të paçmueshme.”

(L. Uitni Klejton, “Martesa: Shikoni dhe Mësoni”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 83)

Çfarë mund të bëj për t’i forcuar marrëdhëniet e mia familjare?

“Nderojini prindërit tuaj duke treguar dashuri dhe respekt për ta. Bindjuni atyre ndërsa ju drejtojnë në drejtësi. Ndihmoni me gatishmëri në punët e shtëpisë. Merrni pjesë në aktivitete dhe tradita të shëndetshme familjare. Bashkohuni me familjen tuaj në lutjen familjare, studimin familjar të shkrimeve të shenjta dhe mbrëmjet familjare. Mbajtja e këtyre urdhërimeve i forcon dhe i sjellë familjet së bashku” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 14).

Ju mund ta lexoni artikullin vijues, i cili sugjeron mënyra për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet: “Parime të Dhënies së Shërbesës: Ndërtimi i Marrëdhënieve Kuptimplota”, Mesazhi Mujor, gusht 2018 [https://www.churchofjesuschrist.org/study/liahona/2018/08/building-meaningful-relationships?lang=alb].

Merreni parasysh të shihni materialin filmik vijues, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, që jep shembullin e një çifti bashkëshortësh në ndjekjen e shembullit të Shpëtimtarit në mënyrën se si e trajtojnë njëri-tjetrin.

Te materiali filmik “Dashuri e Paepur” (04:16), një çift e duan dhe i shërbejnë njëri-tjetrit ndonëse u duhet të durojnë fatkeqësi ligështuese fizike.

4:16
4:16
4:16
4:16

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Mënyra të tjera për të filluar mësimin

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë se si Jezu Krishti na dha një model për ta ndjekur në marrëdhëniet tona familjare, merreni parasysh të përdorni një nga veprimtaritë e tjera vijuese për ta filluar mësimin.

Citimi dhe pyetjet

Ftojini nxënësit të lexojnë thënien vijuese nga Plaku Marvin  J. Ashton (1915–1994), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Portrait of Marvin J. Ashton.

“Një ditë po admiroja një jorgan të bukur të punuar me dorë nga një rrobaqepëse e zonja. Ndërsa e vizituam së bashku, unë mësova se ajo kishte bërë shumë jorganë gjatë viteve dhe ishte shumë e njohur për punën e shkëlqyer të dorës. Pyetjes sime: ‘A e bën ndonjëherë ndonjë nga këto jorganë pa e pasur modelin?’ – ajo ia ktheu: ‘Nga ta di unë se si mund të dalë nëse nuk kam një model për të ndjekur?’”

(Marvin J. Ashton, “A Pattern in All Things”, Ensign, nëntor 1990, f. 20)

Merreni parasysh të bëni pyetje si: “Kur e ke ndjekur modelin?” ose “Cilat janë përfitimet e ndjekjes së një modeli?”

Demonstrimi dhe fragmenti i shkrimit të shenjtë

Demonstroni ose ftojeni një nxënës të demonstrojë diçka ndërkohë që klasa e ndjek (siç është kërkimi për një gjë në programin Pema Familjare ose palosja e një krijimi me letër [origami]). Merreni parasysh të bëni një pyetje që ndjek ecurinë si: “Si të ndihmoi të kishe diçka për të ndjekur?”

Ftojini nxënësit të lexojnë tek Efesianëve 5:21–33 , duke kërkuar se sipas kujt Pali na sugjeroi që t’i modelojmë marrëdhëniet tona.