Seminari
Materiale Paraqitëse


Materiale Paraqitëse

Vështrim i Përgjithshëm

Këtë vit në seminar do të studiosh Dhiatën e Re. Mësimet e kësaj jave do të të ndihmojnë të përgatitesh për të mësuar rreth Jezu Krishtit nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ndërsa e studion këtë vit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi atë që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Hyrje te Dhiata e Re

Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të vijnë te Jezu Krishti dhe ta ndjekin Atë ndërsa studiojnë Dhiatën e Re.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth arsyes përse do t’ia vlejë studimi i Dhiatës së Re këtë vit. Mund të jetë e dobishme t’i ftoni ata të pyesin disa pjesëtarë të familjes së tyre se përse mendojnë se do t’ia vlejë.

  • Materiale për nxënësit: Sigurohuni që çdo nxënës të ketë një ditar të studimit të shkrimeve të shenjta dhe të ketë të drejtë përdorimi të një kopjeje të Dhiatës së Re në formatin digjital ose të shtypur (një botim për shenjtorët e ditëve të mëvonshme me poshtëshënime, treguesin e kështu me radhë, nëse është në dispozicion në gjuhën tuaj).

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merrni parasysh të gjeni pak kohë përpara se të filloni mësimin për t’ju treguar nxënësve diçka për veten tuaj dhe për t’i ndihmuar ata ta njohin njëri-tjetrin.

Studimi i Shkrimeve të Shenjta

Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të vijnë te Krishti dhe ta njohin Atë më mirë nëpërmjet studimit nga ana e tyre të fjalës së Perëndisë, duke zhvilluar teknika për studimin e shkrimeve të shenjta dhe duke vendosur synime për studimin e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Nëse është e mundur, vërini nxënësit ta përfundojnë fletushkën “Vlerësimi i Studimit të Shkrimeve të Shenjta” disa ditë para orës mësimore. Merrni parasysh ta bëni këtë në një format elektronik ose t’ua jepni nxënësve fletushkën e vlerësimit për ta plotësuar në mënyrë anonime dhe për t’jua dorëzuar para këtij mësimi.

Të Mësuarit me anë të Shpirtit

Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se si Fryma e Shenjtë i ndihmon ata ta mësojnë të vërtetën dhe të marrin zbulesë vetjake.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Gjoni 14:26–27 dhe të mendojnë rreth përvojave kur e kanë ndier Frymën e Shenjtë ose kanë mësuar diçka nga Ai në mënyrat që u përshkruan nga Shpëtimtari në këto vargje.

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë në mënyrë që nxënësit të mund të renditin mënyrat se si Fryma e Shenjtë përshkruhet në shkrimet e shenjta të renditura në mësim.

Të Mësuarit me anë të Besimit te Jezu Krishti

Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të vepruarit me besim te Jezu Krishti ndërsa mësojnë në seminar.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin këtë pyetje: “Çfarë keni bërë që ju ndihmon më së shumti për të mësuarit e ungjillit nga ana juaj?”

  • Materiale për nxënësit: Për secilin nxënës, sillni një fletë letre mjaftueshëm të madhe sa të ndahet në tri kolona.

Hyrje në Zotërimin Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Paraqitjuni nxënësve zotërimin doktrinor dhe mënyrën se si ai mund t’ua bekojë jetën dhe t’i ndihmojë të ndërtojnë themelin e tyre shpirtëror mbi Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një nga fragmentet e zotërimit doktrinor që ju duket interesante, që mund t’i ndihmojë me një nevojë vetjake ose t’i japë përgjigje një pyetjeje që kanë. Një listë me fragmente ndodhet në programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose nga fundi i materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni dhomat virtuale të ndara për t’i ndihmuar nxënësit të diskutojnë rreth një ose më shumë prej pyetjeve të mësimit.

  • Fletushka: Përgatitni fletushkën: “Themeli Im Shpirtëror” për secilin nxënës.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Përgatituni të paraqitni diagramin që ilustron elementët e mësimeve për zotërimin doktrinor.