Seminari
Të Mësuarit me Anë të Shpirtit


Të Mësuarit me Anë të Shpirtit

Ta Ftosh Frymën e Shenjtë për të të Mësuar

Young woman kneeling by her bed praying. Shot in Brazil.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan të na e zbulojnë të vërtetën nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Ky mësim do të të ndihmojë të kuptosh se si Fryma e Shenjtë të ndihmon ta mësosh të vërtetën dhe të marrësh zbulesë personale. Gjithashtu do të mësosh se si ta ftosh Frymën e Shenjtë të të mësojë dhe si ta kuptosh se po mëson me anë të Shpirtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Gjoni 14:26–27 dhe të mendojnë për përvojat kur kanë ndier ose kanë mësuar diçka nga Fryma e Shenjtë për mënyrat se si Shpëtimtari përshkruhet në këto vargje.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Lexojeni me zë të lartë skenarin vijues. Pastaj jepuni kohë nxënësve të përsiatin për dëshirën dhe mirëbesimin e tyre për ta dalluar dhe për të dhënë mësim me anë të Shpirtit.

Përfytyro sikur fton një shoqe për të marrë pjesë në seminar për herë të parë. Në një nga përvojat e para të shoqes sate në seminar, mësuesi shpjegon rëndësinë që ka ta ftosh Frymën e Shenjtë për të qenë mësuesi i vërtetë gjatë seminarit dhe studimit vetjak të shkrimeve të shenjta. Mësuesi dëshmoi se nëpërmjet Frymës së Shenjtë nxënësit mund të marrin mesazhe personale nga Ati Qiellor që as nuk thuhen me zë të lartë në klasë. Shoqja të pyeti se çfarë do të thotë të mësosh nga Fryma e Shenjtë.

Teksa mendon se si të përgjigjesh, përsiati pyetjet e mëposhtme. Ji i/e vetëdijshëm/me për mendimet dhe ndjenjat që vijnë teksa e studion këtë mësim.

  • Si mendon se përvoja e shoqes sate në seminar do të ndryshonte nëse ajo do të ndiente se Perëndia po komunikonte me të teksa e studionte ungjillin?

  • Sa i/e sigurt ndihesh në njohjen e ndikimit të Frymës së Shenjtë në jetën tënde dhe për ta ftuar Atë që të të mësojë?

Çfarë bën Shpirti për ne?

Teksa e studion ungjillin, Fryma e Shenjtë mund të të japë zbulesë vetjake. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Nuk keni përse ta pyetni veten se çfarë është e vërtetë [shih Moroni 10:5 ]. Nuk keni përse ta pyesni veten se kujt mund t’i mirëbesoni me siguri. Nëpërmjet zbulesës vetjake, ju mund të merrni vetë dëshminë tuaj se Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë, se Jozef Smithi është një profet dhe se kjo është Kisha e Zotit. Pavarësisht nga ajo që mund të thonë ose bëjnë të tjerët, askush nuk mund ta largojë asnjëherë një dëshmi të lindur në zemrën dhe mendjen tuaj për atë që është e vërtetë.

Ju nxit të shtriheni përtej aftësisë suaj të tanishme shpirtërore për të marrë zbulesë vetjake. … O, ka shumë më tepër që Ati juaj në Qiell dëshiron që ju të dini. …

… E vërteta më e rëndësishme që Fryma e Shenjtë do t’ju dëshmojë ndonjëherë është se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë. Ai jeton!”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 95–96.)

Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve ftesën për përgatitjen e tyre në fillim të këtij mësimi. Në vend që t’u përgjigjen dy pyetjeve të ardhshme, nxënësit mund të tregojnë idetë nga përgatitja e tyre.

  • Çfarë të bën më shumë përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?

  • Si mendon, pse e vërteta më e rëndësishme që mund të dëshmojë Fryma e Shenjtë është se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë?

Ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes së mëposhtme si dyshe ose grupe të vogla. Ecni nëpër dhomë dhe dëgjojini përgjigjet për të vlerësuar kuptueshmërinë nga ana e nxënësve për këtë të vërtetë.

  • Si do ta përmblidhje për shoqen tënde në një deri në dy fjali rëndësinë e zbulesës vetjake në studimin e saj të ungjillit?

Si mund ta dallojmë ndikimin e Frymës së Shenjtë?

Përfytyro sikur shoqja jote fillon të tregojë interes të sinqertë për marrjen e zbulesës nga Perëndia. Por ajo të thotë: “Unë nuk jam e sigurt a kam marrë ndonjëherë zbulesë më parë. Si mund ta dalloj Frymën e Shenjtë?”

Për të të ndihmuar të përgjigjesh, lexoji fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta. Vër re se si përshkruhet ndikimi i Shpirtit.

Merreni parasysh t’i shkruani referencat e mëposhtme (ose të tjera që i zgjodhët vetë) në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një ose dy referenca për të studiuar. Ftojini të shkruajnë në tabelë pranë referencës përkatëse se çfarë mësojnë për ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Për t’i ndihmuar nxënësit të përgjigjen për pyetjet e mëposhtme, merreni parasysh t’i ftoni të zgjedhin një fragment të shkrimeve të shenjta dhe ta përdorin atë për t’i dhënë mësim një shoku ose shoqeje rreth Frymës së Shenjtë.

  • Cilin nga përshkrimet që lexon për Frymën e Shenjtë do të doje të ndaje me shokun ose shoqen tuaj? Përse?

  • Si do t’i përshkruaje mënyrat se si e ke përjetuar ndikimin e Frymës së Shenjtë ndërsa studiove ungjillin?

Pyetja e mëparshme mund të jetë një pjesë e rëndësishme e këtij mësimi. Sigurohuni që t’u jepni nxënësve kohë të mjaftueshme për t’ju përgjigjur. Merrni parasysh t’u bëni nxënësve pyetje të mëtejshme rreth asaj që bënë për t’u përgatitur për përvojat e tyre për të ndjerë ndikimin e Shpirtit.

Si e ftojmë Frymën e Shenjtë që të na mësojë?

Ati ynë Qiellor na do dhe dëshiron të na flasë nëpërmjet zërit të qetë e të ulët të Frymës së Shenjtë. Por secili prej nesh duhet të vendosë a është i gatshëm të kërkojë me zell zbulesë prej Tij. Përveç kësaj, kur mblidhemi si një familje, klasë apo lagje, dëshirat, qëndrimet dhe veprimet tona mund të ndikojnë tek ata rreth nesh.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim disa mënyra të rëndësishme që ne mund ta ftojmë Frymën e Shenjtë për të na mësuar.

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Marrja e Frymës së Shenjtë fillon me dëshirën tonë të sinqertë e të vazhdueshme për shoqërimin e Tij në jetën tonë. …

Ftesat tona për shoqërimin e Frymës së Shenjtë ndodhin në shumë mënyra: nëpërmjet bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve; duke u lutur sinqerisht si individë dhe familje; duke i kërkuar me zell shkrimet e shenjta; nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të duhura me pjesëtarët e familjes dhe miqtë; duke kërkuar të kemi mendime, veprime dhe fjalor të virtytshëm; dhe duke adhuruar në shtëpitë tona, në tempullin e shenjtë dhe në Kishë.

(Dejvid A. Bednar, “Merrni Frymën e Shenjtë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 96.)

  • Cili nga qëndrimet apo veprimet e përmendura të Plakut Bednar të ka ndihmuar ta ftosh Shpirtin në jetën tënde?

  • Si e ke parë qëndrimin apo zgjedhjet e dikujt t’ua bëjnë më të lehtë (apo më të vështirë) të tjerëve në një familje apo klasë që të marrin mësim nga Shpirti?

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë se si duan të jetë sjellja në klasë dhe se si do ta ftojnë Shpirtin që të jetë mësues në klasë.

Nxënësit mund të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar në këtë mësim duke u përgjigjur për pyetjet e mëposhtme në ditarët e tyre të studimit.

  • Si ka ndikuar ajo që ke studiuar sot te dëshira apo aftësia jote për të mësuar me anë të Shpirtit?

  • Çfarë do të dëshiroje të mësoje më shumë për zbulesën personale dhe marrjen e mësimit nga Shpirti?

  • Çfarë do të bësh në shtëpi dhe në seminar për ta ftuar Shpirtin që të jetë me ty ndërsa e studion Dhiatën e Re?

Inkurajojini nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre ndaj pyetjes së mëparshme në një vend ku mund t’i referohen gjatë gjithë vitit.

Jepni dëshmi që Perëndia dëshiron t’i flasë secilit nxënës përmes Frymës së Shenjtë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

A është Zoti me të vërtetë i gatshëm të më zbulojë gjëra?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Një prej gjërave që Shpirti ma ka sjellë si mbresë në mënyrë të përsëritur në mendjen time … është sesa i gatshëm është Zoti për ta zbuluar mendjen dhe vullnetin e Tij. Privilegji i marrjes së zbulesës është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë për fëmijët e Tij.”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 94.)

Si mund ta ftoj Frymën e Shenjtë që të më mësojë?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ndihmoi për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Kjo kërkon t’i bëjmë thirrje Perëndisë dhe të mësojmë se si ta sjellim ungjillin e Jezu Krishtit në qendër të jetës sonë. Nëse e bëjmë këtë, unë ju premtoj, se ndikimi i Frymës së Shenjtë do t’i sjellë të vërtetën zemrës dhe mendjes sonë dhe do të japë dëshmi për të, duke na i mësuar të gjitha gjërat.”

(Ulises Soares, “Si Mund ta Kuptoj Unë?”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 7.)

Çfarë mund të më shpërqendrojë nga marrja e zbulesës që Zoti dëshiron të më dërgojë?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këtë pikëpamje:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Nëse ndonjë gjë që mendojmë, shohim, dëgjojmë ose bëjmë na shpërqendron nga Fryma e Shenjtë, atëherë ne duhet të ndalojmë së menduari, së shikuari, së dëgjuari ose së bëri atë gjë. Nëse ajo që, për shembull, ka për qëllim të na zbavitë, na largon nga Shpirti i Shenjtë, atëherë sigurisht ajo lloj zbavitjeje nuk është për ne. Meqë Shpirti nuk mund të rrijë me atë që është vulgare, e vrazhdë ose e pacipë, atëherë qartazi gjëra të tilla nuk janë për ne.”

(Dejvid A. Bednar, “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 30.)

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Shumë njerëz ia lejojnë vetvetes që të jetojnë pothuajse në internet me pajisjet e tyre inteligjente – me ekrane që i ndriçojnë fytyrat e tyre ditë e natë dhe me kufje në veshë që e bllokojnë zërin e qetë, të vogël të Shpirtit. Nëse nuk gjejmë kohë që të largohemi prej mjeteve elektronike, ne mund t’i humbasim mundësitë për ta dëgjuar zërin e Atij që tha: ‘Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi’ [Psalmeve 46:10].”

(M. Rasëll Ballard, “Dhurata të Çmuara nga Perëndia”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 10.)

Si mund ta dalloj zbulesën në mendjen time?

Profeti Jozef Smith dha mësim:

Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Një person mund të përfitojë duke vënë re treguesin e parë të shpirtit të zbulesës; për shembull, kur ju të ndieni inteligjencën e pastër të rrjedhë tek ju, ajo mund t’ju japë befas ide.”

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këtë pikëpamje:

Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Një mbresë drejtuar mendjes është shumë specifike. Fjalë të hollësishme mund të dëgjohen ose ndihen dhe shkruhen, sikur udhëzimi të diktohej.”

(Richard G. Scott, “Helping Others to Be Spiritually Led” [“Të Ndihmojmë të Tjerët të Udhëhiqen Shpirtërisht”] [fjalim drejtuar mësuesve fetarë në një simpozium për Doktrinën e Besëlidhjet dhe historinë e Kishës, Universiteti “Brigam Jang”, 11 gusht 1998]; shih edhe Teaching Seminary: Preservice Readings” [2004], f. 55.)