Gjoni 1
Vështrim i Përgjithshëm
Apostulli Gjon e shkroi ungjillin e tij me qëllim që t’i ndihmojë anëtarët e Kishës dhe botën të besojnë se Jezusi është Krishti (shih Gjoni 20:30–31). Gjoni dha mësim se Jezu Krishti u largua nga shtëpia e Tij qiellore për të ardhur në tokë si Shëlbuesi i të gjithë njerëzimit. Ungjilli i Gjonit përmban shumë histori të burrave dhe grave që fituan një dëshmi se Jezusi është Krishti, Mesia i premtuar. Leximi me lutje dhe reflektimi mbi këto rrëfime mund t’i drejtojnë gjithashtu lexuesit e ditëve të sotme të vijnë tek Ai.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.
Gjoni 1:1–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë vlerësim më të thellë për atë se kush ishte Jezu Krishti para lindjes së Tij në vdekshmëri dhe për dashurinë që Ai tregoi ndaj nesh duke përmbushur misionin e Tij në tokë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë lidhur me faktin se kush ishte Jezu Krishti para se të vinte në tokë.
-
Objekti: Merrni parasysh të sillni në klasë një top që është përdorur në një sport të njohur ose të paraqitni figurën e një topi që gjendet në mësim.
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të krijoni paraprakisht në një fletë pune ose program përpunimi të tekstit grafikun për Jezusin në jetën para lindjes dhe jetën e Jezusit në tokë. Gjatë mësimit, paraqiteni grafikun duke treguar ekranin tuaj. Kjo mund të plotësohet me nxënësit gjatë orës mësimore ndërsa japin mendimet e tyre.
Gjoni 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta njohin më thellë Jezu Krishtin duke përcaktuar dhe mësuar për disa nga titujt dhe rolet e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u kërkojnë miqve dhe pjesëtarëve të familjes të tregojnë se cilët tituj apo role të Jezu Krishtit janë më domethënëse për ta dhe pse.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fund të mësimit, merrni parasysh të përdorni veçorinë e mësimit të ndarë në dhoma virtuale në programin tuaj, për videokonferencë për t’i lejuar nxënësit t’i mësojnë një shoku ose shoqeje për Jezu Krishtin duke përdorur një nga titujt ose rolet e Tij.
Gjoni 1:35–51
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit t’i përgjigjen më mirë për veten e tyre ftesës së Shpëtimtarit “ejani e shikoni” (shih Gjoni 1:39).
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një përvojë që i ndihmoi ata të kuptojnë më qartë se kush është Jezu Krishti. Si ndodhi kjo përvojë?
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë t’i shqyrtojnë çështjet me një këndvështrim të përjetshëm për t’i parë ato më qartë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një sfidë ose pyetje që kanë ose, nëse gjen zbatim, të mendojnë për pyetjen që zgjodhën te pjesa veproni me besim në mësimin “Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1”.
-
Materialet filmike: Përgatituni për t’u shfaqur nxënësve materialet filmike“Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” (kodi kohor 05:50 deri në 08:24) dhe “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (02:56). Këto materiale filmike janë në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org [ose përkatësisht https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2020/10/46nelson?lang=alb dhe https://www.churchofjesuschrist.org/media-library/video/2016-05-2000-examining-questions-with-an-eternal-perspective?category=doctrinal-mastery&lang=alb.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të krijoni një paraqitje shumëfaqëshe për të treguar në ekranin tuaj thëniet që do të ishin të dobishme nga Presidenti Nelson dhe nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të vlerësuar qëllimet, të mësuarit dhe rritjen e tyre vetjake. Rezultatet specifike të kursit për të cilat nxënësit do të vlerësojnë veten përfshijnë aftësinë e tyre për të studiuar shkrimet e shenjta dhe për të zbatuar fjalët e Zotit në jetën e tyre, për të marrë zbulesë vetjake nga Fryma e Shenjtë dhe për të shpjeguar disa nga rolet e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj se si ka ecur studimi i tyre i shkrimeve të shenjta dhe të përgatiten për të dhënë pikëpamjet që kanë pasur apo mënyrat se si është përmirësuar së fundmi studimi i tyre.
-
Materialet: Nëse janë në dispozicion, përgatitni sa më shumë materiale artistike që të jetë e mundur për t’i lejuar nxënësit të përfundojnë aktivitetet e vlerësimit në mënyrën që ata dëshirojnë.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit t’ia tregojnë krijimet e tyre klasës, lejojini të tregojnë ekranet e tyre në mënyrë që shokët dhe shoqet e tyre të klasës të mund t’i shohin më qartë krijimet.