Lluka 2:40–52
Jezusi “Rritej dhe Forcohej në Frymë”
Kur ishte i ri, Shpëtimtari e dha mësim ungjillin në mënyrë kaq të fuqishme saqë edhe mësuesit në tempull “habiteshin nga zgjuarsia e tij dhe nga përgjigjet e tij” (Lluka 2:47). Ky mësim ka për qëllim të forcojë dëshirën tënde për të qenë si Jezu Krishti duke kërkuar të zhvillohesh nga ana intelektuale, fizike, shpirtërore dhe shoqërore. Gjithashtu do të kesh mundësinë t’i vlerësosh synimet e tua aktuale te Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019) ose për të krijuar të reja.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Jezusi u rrit dhe u zhvillua në rininë e Tij
Studioji këto figura të Shpëtimtarit në rininë e Tij. Mendo se çfarë sugjerojnë për Jezusin hollësitë në secilën prej këtyre figurave.
-
Në ç’mënyrë njohuria se si ishte Jezusi në rininë e Tij, mund të të ndihmojë si një i ri apo e re?
Ne kemi pak hollësi rreth rinisë së Jezusit, por ato që janë shënuar mund të jenë një bekim dhe udhërrëfim i madh për ty teksa kërkon të zhvillohesh dhe të përparosh. Ndërsa mëson për rininë e Shpëtimtarit, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë të dish se në cilat fusha duhet të përqendrohesh ndërsa përpiqesh të bëhesh më shumë si Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti.
Lexo te Lluka 2:40–52 dhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24–26 (në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it), duke kërkuar hollësi se si ishte Shpëtimtari kur ishte i ri. Shenjoje atë që gjen nëse dëshiron.
Vini re se fraza “forcohej në frymë” ( Lluka 2:40 ; shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24 [në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it) do të thotë që Jezusi u rrit ose u zhvillua me forcë shpirtërore. Mund të jetë e dobishme të dini se sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it të Lluka 2:46 (në shtojcën Përkthimi i Joseph Smith-it), Jezusi fëmijë nuk po i dëgjonte mjekët apo skribët, dhe po u bënte pyetje, por “ata po e dëgjonin dhe po i bënin pyetje”.
-
Çfarë të mëson ky rrëfim rreth faktit se si ishte Jezusi kur ishte i ri?
-
Çfarë të mëson vargu 52 për mënyrën se si Jezusi u rrit dhe u zhvillua në rininë e Tij?
Nga Lluka 2:52 ne mësojmë se e ndjekim shembullin e Jezu Krishtit ndërsa përmirësohemi nga ana intelektuale, fizike, shpirtërore dhe shoqërore.
-
Cilët janë disa shembuj nga shkrimet e shenjta në të cilat Jezu Krishti i demonstroi aftësitë e Tij në këto katër fusha?
-
Për çfarë arsyesh do të doje ta ndiqje shembullin e Shpëtimtarit në këto katër fusha të jetës?
Profetët i kanë sfiduar të rinjtë dhe të rejat e Kishës që të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit të demonstruar te Lluka 2:52 dhe udhëheqësit e Kishës kanë paraqitur materialin Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë për të të ndihmuar.
Objektivi i materialit Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë është “të forc[ohet] besimi [juaj] në Jezu Krisht dhe … t’ju ndihm[ojë] ju dhe familjen tuaj që të përparoni përgjatë shtegut të besëlidhjeve ndërsa përballeni me sfidat e jetës” (“Çfarë është nisma Fëmijët dhe Rinia?” ChurchofJesusChrist.org). Përveç variantit të shtypur të këtij libri udhëzues, është në dispozicion edhe varianti digjital. Mund ta gjesh variantin digjital te programet Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit].
Duke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit, edhe ti mund të rritesh në mënyrë të baraspeshuar në këto katër fusha të jetës sate: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. Kërkoje frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa vendos synime. Dëgjoji nxitjet që mund të të ndihmojnë të kuptosh se ku Zoti dëshiron të të ndihmojë ta përqendrosh zhvillimin tënd për t’u bërë si Ai. Disa ide mund t’i gjesh në faqet e mëposhtme të internetit:
Faqja “Për Rininë” e këndit të internetit “Fëmijët dhe Rinia”
Lista e njoftimeve “Frymëzim” e programit Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit]
Në kopjen tënde të materialit Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë, merr parasysh të vendosësh synime në këto katër fusha të jetës sate. Nëse ke filluar të punosh me synimet e tua, vlerëso se si po ecën dhe bëj rishikime sipas nevojës. Diskutoji rregullisht synimet e tua me prindërit e tu dhe udhëheqësit e Kishës. Gjithashtu mund t’i shpërndash synimet e tua dhe çdo përvojë duke përdorur etiketimin #StrivetoBe.
Jezu Krishti do të të ndihmojë ndërsa vendos synime dhe përpiqesh të bëhesh si Ai. Ai ka premtuar se ndërsa vjen tek Ai dhe ushtron besim me përulësi, Ai do të “bëj[ë] që gjërat e dobëta, të bëhen të forta” ( Ethëri 12:27).
-
Çfarë do të dëshiroje të përmirësoje në këtë fushë të jetës sate? Përse?
-
Në çfarë mënyrash do të të ndihmojë zhvillimi në këtë fushë të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?
-
Çfarë pengesash mund të hasësh?
-
Si do ta kërkosh ndihmën dhe udhërrëfimin e Atit Qiellor?