Seminari
Lluka 2:1–14


Lluka 2:1–14

“Sot … Lindi për Ju Një Shpëtimtar”

Nativity scene depicting Mary holding the infant Jesus Christ. Joseph is sitting next to Mary. A group of shepherds are gathered around Mary and Joseph. The shepherds are kneeling before the infant Christ.

Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Bethlehem, ku lindi Jezusi. Një engjëll u njoftoi barinjve pranë Bethlehemit lindjen e Shpëtimtarit (shih Lluka 2:9–12), “dhe menjëherë … iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ‘Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!’ (Lluka 2:13–14). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të shqyrtosh ngjarjet e lindjes së Shpëtimtarit dhe të të paraqitë doktrinën e dhënë mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor, Lluka 2:10–12. Do të studiosh rolin e Jezu Krishtit si Shpëtimtari yt dhe do të mësosh se nga çfarë të shpëton Ai, në mënyrë që ti, ashtu si engjëjt, të mund ta përlëvdosh dhe lavdërosh Perëndinë për dhuratën e Birit të Tij.

Mësimdhënia e zotërimit doktrinor. Dy mësime shoqërohen me secilin fragment të zotërimit doktrinor: një mësim thelbësor i përmbajtjes që paraqet fragmentin në kontekstin e bllokut të shkrimit të shenjtë dhe një mësim që i nxit nxënësit të shpjegojnë doktrinën, të mësojnë përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën si dhe të praktikojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Ky është një mësim thelbësor i përmbajtjes.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Lindja e Krishtit

Sillni një komplet figurinash të vogla të lindjes së Krishtit, ose tregoni një figurë të lindjes së Krishtit.

  • Cilat janë disa nga hollësitë e tua të parapëlqyera në lidhje me lindjen e Krishtit?

  • Pse janë domethënëse për ty këto hollësi?

Nxënësit mund t’i lexojnë vargjet e mëposhtme individualisht, në çifte apo në grupe të vogla, ose ata mund të ndjekin ndërsa lexon një tregimtar i vetëm.

Lexo te Lluka 2:1–14 , duke kërkuar ato hollësi që janë të rëndësishme për ty ose hollësi të reja që mund të mos i kesh vënë re më parë në historinë e lindjes së Krishtit.

  • Çfarë hollësish në historinë e lindjes së Krishtit vure re që ishin domethënëse për ty?

Nëse nxënësit vëzhguan një paraqitje apo pikturë të lindjes së Krishtit, mund të jetë e dobishme t’i ftoni ata të vënë në dukje se çfarë është e pranishme në paraqitje që nuk është pjesë e rrëfimit te Lluka 2:1–14 . Në veçanti, mund të jetë e dobishme të vini në dukje se as ylli dhe as Dijetarët nuk përfshihen në rrëfimin e Llukës për lindjen e Krishtit, sepse këto ngjarje ndodhën disa vjet pas lindjes së Shpëtimtarit (shih Mateu 2:1–12).

Lexo përsëri te Lluka 2:10–12 , duke kërkuar se si engjëlli njoftoi për lindjen e Jezusit.

Lluka 2:10–12 është një fragment i zotërimit doktrinor. Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të studiojnë në kontekst fragmentin e zotërimit doktrinor. Mësimi tjetër do t’u japë nxënësve mundësinë të shpjegojnë doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment, të mësojnë përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën si dhe të ushtrojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Cili ishte titulli i parë që engjëlli përdori për Jezu Krishtin kur u njoftoi barinjve lindjen e Jezusit?

  • Pse është domethënëse që nga të gjithë titujt që ka Jezu Krishti, ky është ai që përdori engjëlli për të njoftuar lindjen e Tij?

Mund të jetë e dobishme të dish se në përkthimin origjinal grek të Biblës, fjala e përdorur për Shpëtimtarin do të thotë gjithashtu çlirues ose ruajtës.

Një nga të vërtetat që na mësohet te ky fragment është se Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës.

Ne kemi nevojë për një Shpëtimtar

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi përvojën e mëposhtme:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Pak kohë më parë, një person që kishte qenë anëtar i Kishës për shumë vite më pyeti: ‘Pse kam nevojë për Jezu Krishtin? I zbatoj urdhërimet; jam njeri i mirë. Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?’ Duhet të them se fakti që ky anëtar nuk kishte arritur ta kuptonte pjesën më themelore të doktrinës sonë, këtë element themelor të planit të shpëtimit, më la pa fjalë.”

(D. Todd Christofferson, “Why We Need Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2020, f. 19–20.)

Gjej një çast për të shqyrtuar se si do të përgjigjeshe, bazuar në mendimet dhe e ndjenjat tua, po të ishe në vendin e Plakut Kristoferson.

Ne mund të mësojmë për nevojën tonë për një Shpëtimtar duke studiuar shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve (shih Jakob [LiM] 7:11).

Ndihma ndaj nxënësve për të mësuar se si të shohin referencat kryq mund t’i ndihmojë ata të thellojnë studimin e tyre, të përcaktojnë lidhjet doktrinore nga fragmente të ndryshme dhe t’i rritin njohuritë e tyre për shkrimet e shenjta. Merreni parasysh t’i pyetni nxënësit se si i kanë përdorur referencat kryq gjatë studimit të tyre dhe se si i ka ndihmuar përdorimi i referencave kryq.

Një teknikë për studimin e shkrimeve të shenjta që mund ta rritë kuptueshmërinë tuaj për doktrinën dhe parimet është të krijoni referenca kryq në shkrimet tuaja të shenjta. Për t’i krijuar referencat kryq, krijoni një hallkë lidhëse në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose lidhini shkrimet e shenjta përkatëse duke regjistruar një referencë të shkrimit të shenjtë pranë një fragmenti tjetër të shkrimit të shenjtë.

Studioni tre deri në katër nga fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta për të të ndihmuar që t’u përgjigjesh pyetjeve: “Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?”dhe “Nga çfarë më shpëton Ai?” Merr parasysh t’i përdorësh referencat kyç të këtyre fragmenteve duke i lidhur me vargjet te Lluka 2:10–12 te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose duke e mbajtur shënim referencën te Lluka 2:10–12 pranë vargjeve që studion.

Merrni parasysh t’i shkruani në tabelë pyetjet “Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?” dhe “Nga çfarë më shpëton Ai?”. Nuk është e nevojshme t’i përdorni apo shfaqni të gjitha referencat e mëposhtme të shkrimeve të shenjta. Në varësi të aftësisë së nxënësve, veprimtaria e mëposhtme për kërkimin e shkrimeve të shenjta mund të bëhet nga nxënësit në çifte ose grupe të vogla pa iu dhënë referenca.

Kur nxënësit të kenë përfunduar së shkruari përgjigjet e tyre, kërkojuni disa prej tyre ta lexojnë atë që shkruan ose ftojini dyshet t’ua tregojnë dysheve në krah. Sigurohuni që nxënësit ta kuptojnë se Jezu Krishti na shpëton nga mëkatet tona nëse pendohemi dhe na shpëton nga vdekja fizike përmes ringjalljes universale. Shpëtimtari gjithashtu mund të na ngushëllojë dhe të na mbështetë në vështirësitë me të cilat përballemi.

  • Çfarë shkrimesh të shenjta përzgjodhe?

  • Si të ndihmojnë këto shkrime të shenjta t’u përgjigjesh pyetjeve “Pse kam nevojë për një Shpëtimtar?”dhe “Nga çfarë më shpëton Ai?”

Plaku Kristoferson dëshmoi për disa nga bekimet që marrim nëpërmjet Jezu Krishtit:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të shërohemi nga zgjedhjet e këqija. Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ndikimi mbi ne i mëkateve dhe gabimeve të të tjerëve dhe çdo padrejtësie tjetër, korrigjohet. Për t’u kompletuar dhe për t’u bërë të shenjtë, ne kemi nevojë për një Shpëtimtar.”

(D. Todd Christofferson, “Why We Need Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2020, f. 22.)

Te Lluka 2:10 engjëlli shpalli: “Ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin”.

Answer at least one of the following questions:

  • Si ke gjetur “gëzim [të] madh” te Shpëtimtari yt, Jezu Krishti?

  • Çfarë mund të bëjmë për ta rritur gëzimin tonë te Shpëtimtari?

Ftojini nxënësit e gatshëm të dëshmojnë për gëzimin e shëlbimit që ndiejnë për shkak të Shpëtimtarit, Jezu Krishtit. Merrni parasysh edhe dhënien e dëshmive.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Pse Maria dhe Jozefi shkuan në Bethlehem për t’u regjistruar?

Cezar Augusti ishte një sundimtar romak i aftë dhe energjik, mbretërimi i të cilit – nga 31 vjet Pr.K deri në 14 vjet Ps.K – u shënua nga rendi dhe zbatimi i ligjit. “Regjistrimi” i përmendur te Lluka 2:2 ishte në të vërtetë një regjistrim [ose regjistrim i përgjithshëm] i njerëzve për qëllime të ardhshme tatimore, një regjistrim që kërkonte që tatimpaguesi të paraqiste personalisht informacionin e kërkuar. Për shkak se si Jozefi, ashtu edhe Maria ishin pasardhës të mbretit David, atyre iu kërkua të udhëtonin për në Bethlehem, që ishte edhe vendlindja e mbretit David. … Profetët e lashtë kishin dëshmuar se Mesia do të lindte në Bethlehem, në tokën e Jerusalemit (shih Mikea 5:2 ; Alma 7:10).Bethlehemi shtrihej afërsisht 137–145 kilometra në jug të Nazaretit, një udhëtim për të paktën katër deri në pesë ditë në këmbë, ndoshta më gjatë duke marrë parasysh gjendjen e Marisë.

(New Testament Student Manual[2014], f. 143)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

2:3

Gjetja e gëzimit te Shpëtimtari

Shfaqni filmin me metrazh të shkurtër Krishti Fëmijë: Një Histori Krishtlindjeje (17:57), që gjendet në ChurchofJesusChrist.org. Merreni parasysh të shfaqni segmentet e mëposhtme. Lini kohë pas çdo segmenti që nxënësit të diskutojnë se si individët e treguan gëzimin e tyre për lindjen e Shpëtimtarit.

Maria dhe Jozefi: kodi kohor 00:00 deri 08:56

Barinjtë dhe engjëjt: kodi kohor 08:56 deri 11:30

Dijetarët: kodi kohor 11:30 deri 12:42 dhe 13:44 deri 17:15

“Gëzim për Botën”

Merreni parasysh të këndoni himnin “Botës Gëzim” (Himne, nr. 120). Nxënësit gjithashtu mund të përfitojnë nga diskutimi i parimit të mëposhtëm: Duke qenë se Jezu Krishti është Shpëtimtari im, unë mund të përjetoj gëzim. Nxënësit mund të flasin për mënyrën se si Jezu Krishti është burimi i gëzimit dhe mënyrat se si ata kanë përjetuar gëzim, për shkak se Ai është Shpëtimtari i tyre.

Lluka 2:10 . “Gëzim të madh”

Te Lluka 2:10 engjëlli shpalli: “Ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin”. Merrni parasysh ta shenjoni këtë varg si referencë kryq me një njoftim të engjëllit drejtuar mbretit Beniamin rreth Shpëtimtarit që shënohet te Mosia 3:3–5 .