Seminari
Mateu 2; Lluka 2


Mateu 2; Lluka 2

Vështrim i Përgjithshëm

Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Bethlehem, ku lindi Jezusi. Një engjëll u njoftoi lindjen e Shpëtimtarit barinjve pranë Bethlehemit (shih Lluka 2:9–12). Barinjtë “gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd” (Lluka 2:16) dhe u larguan “duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë” (Lluka 2:20). Simeoni, Ana dhe Dijetarët nga lindja u drejtuan për të parë dhe për t’u gëzuar për Shpëtimtarin e tyre. Me anë të zbulesës, Jozefi mori udhëzim se si ta shpëtonte fëmijën e vogël Jezus nga dekreti i Herodit për të vrarë fëmijët në Bethlehem.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Lluka 2:1–14

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rolin e Jezu Krishtit si Shpëtimtar i botës.

  • Objekti: Një komplet figurinash të vogla të lindjes së Krishtit ose një figurë të lindjes së Krishtit

  • Sugjerime për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë te bashkëbisedimi një nga shkrimet e shenjta që studiuan si referenca kryq për vargjet te Lluka 2:10–12.

Zotërimi Doktrinor: Lluka 2:10–12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për Lluka 2:10–12 , të shpjegojnë doktrinën dhe të ushtrojnë përdorimin e parimeve për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të fillojnë të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për Lluka 2:10–12 : “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti”.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Një figurë e lindjes së Shpëtimtarit

  • Materiale për nxënësit: Një kopje e dokumentit “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” dhe një himn

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni veçorinë e mbledhjeve me dhoma virtuale të ndara në programin Zoom, për t’i vendosur nxënësit në grupe ndërsa diskutojnë për një ose më shumë nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Lluka 2:1–39; Mateu 2:1–12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të dëshirojnë të kërkojnë vetë dëshminë e tyre për Jezu Krishtin dhe të gëzohen për të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsiatin këto pyetje: Sa fuqishëm ndiheni se mund të dëshmoni për Jezu Krishtin? Si mund ta forcosh dëshminë tënde për Shpëtimtarin?

Mateu 2:11–23

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë disa mënyra se si Zoti mund të komunikojë me ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si Zoti po përpiqet të komunikojë me ta, përfshirë edhe nëpërmjet zbulesës dhe frymëzimit nga Fryma e Shenjtë. Nxitini nxënësit t’i mbajnë shënim këto komunikime.

Lluka 2:40–52

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të forcojnë dëshirën e tyre për të qenë si Jezu Krishti duke kërkuar që të zhvillohen nga ana intelektuale, fizike, shpirtërore dhe shoqërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë synimet që kanë vënë si pjesë e programit Fëmijët dhe Rinia. Kërkojuni atyre të mendojnë se si po i ndihmojnë këto synime të bëhen më shumë si Jezu Krishti. Nëse është e mundur, thuajuni të sjellin në klasë një kopje të materialit Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë.

  • Përgatituni të shfaqni: Figura të Shpëtimtarit në rininë e Tij. Faqet e internetit që shpjegojnë programin Fëmijët dhe Rinia.

  • Materiale për nxënësit: Një kopje e materialit Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë për nxënësit që mund të mos e kenë një të tillë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për idetë e synimeve për programin Fëmijët dhe Rinia, merreni parasysh t’u tregoni ekranin tuaj për të shfaqur përmbajtjen e faqeve të internetit të renditura në mësim.