Seminari
Lluka 22:47–71; Gjoni 18:1–27


Lluka 22:47–71; Gjoni 18:1–27

“A Nuk do ta Pi Unë Kupën që më Ka Dhënë Ati?”

Judas is giving Jesus a kiss on the cheek, a band of men with torches are behind them. Outtakes include soldiers and men with torches leaving, Peter with a knife in his hand with the savior on the ground healing the wounded man, the people who want to arrest Jesus coming with torches, Peter about to cut the man’s ear, Jesus talking to Judas, Jesus looking at Judas, some of the mob, Jesus healed the man, the backs of James and John watching as Jesus is being taken away, Judas stepping forth from the crowd, Jesus allowing the soldier to bind his hands, and Jesus on the ground with the wounded man, looking up at his disciples.

Jezu Krishti ishte plotësisht i përkushtuar që të bënte vullnetin e Atit Qiellor. Kjo është veçanërisht e dukshme në vuajtjen e Tij në Kopshtin e Gjetsemanit, në arrestimin që erdhi më pas dhe në ngjarjet para Kryqëzimit të Tij dhe gjatë tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit duke zgjedhur vullnetin e Atit Qiellor në jetën tënde.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur zgjodhën të bënin atë që Ati Qiellor donte në vend të një parapëlqimi vetjak. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për atë që ishte e vështirë dhe përse ata e bënë zgjedhjen.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vendosja e vullnetit të Atit Qiellor mbi vullnetin tonë

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për vështirësitë e vendosjes së vullnetit të Atit Qiellor përpara vullnetit tonë, merreni parasysh të përdorni skenarin vijues. Një nxënës mund të ftohet të dalë përpara klasës për të shprehur mendimet e tij për zgjedhjet e paraqitura në skenar.

Drawing of two doors and siding.

Paraqiteni figurën më poshtë ose vizatoni dy dyer të thjeshta në tabelë.

Përfytyro sikur je duke qëndruar përpara dy dyerve. Duke zgjedhur të hysh në derën e parë, ti do të ndiqje vullnetin e Atit Qiellor, por do të përballeshe me një sprovë të vështirë. Nëse zgjodhe të kalosh nëpër derën e dytë, ti do t’i shpëtoje sprovës, por nuk do të bëje atë që Ati Qiellor dëshironte për ty.

  • Përse do të zgjidhte dikush derën e parë? Po derën e dytë?

  • Çfarë di ti rreth Atit Qiellor që mund të të ndihmojë të zgjedhësh të hysh përmes derës së parë?

Gjej një çast për të reflektuar për jetën e Jezu Krishtit dhe mënyrën se si zgjedhja e derës së parë është e ngjashme me mënyrën se si Ai zgjodhi të jetonte. Në mësimin e sotëm ti do të kesh mundësinë të lexosh rreth zgjedhjeve që Shpëtimtari bëri afër fundit të jetës së Tij në vdekshmëri. Teksa studion, kërko atë që të frymëzon rreth veprimeve të Jezu Krishtit.

Jezu Krishtin e tradhtojnë dhe e arrestojnë në Gjetseman

Në Kopshtin e Gjetsemanit, Jezu Krishti i kërkoi Atit të Tij: “Largoje këtë kupë nga unë”, por Ai e bëri të qartë se ishte i përkushtuar që të bënte vullnetin e Atit kur tha: “Megjithatë, mos u bëftë vullneti im, por yti” ( Lluka 22:42). Kupa për të cilën foli Jezusi i referohet vuajtjes dhe vdekjes së Tij.

Lexo te Gjoni 18:1–4 , duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari vazhdoi të tregonte përkushtimin e Tij për të bërë vullnetin e Atit Qiellor.

Bëj një listë të disa prej gjërave të vështira që Jezusi e dinte se “do t’i ndodh[nin]” në orët në vazhdim, por që Ai i pranoi ( vargu 4).

Lexo te Gjoni 18:5–11 , duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari iu përgjigj turmës së armatosur që kishte ardhur ta merrte Atë.

Për hollësi të mëtejshme të pashënuara nga Gjoni që tregojnë dashurinë e mrekullueshme dhe vendosmërinë e Jezu Krishtit, lexo te Mateu 26:52–54 dhe Lluka 22:50–51 .

Drawing of two doors and siding.
  • Çfarë të ka lënë mbresë rreth takimit të Jezusit me turmën e armatosur?

  • Çfarë të ndihmon shembulli i Jezu Krishtit të kuptosh rreth përballjes me kundërshtimin?

  • Si mendon, përse Shpëtimtari ishte në gjendje t’i përballonte këto situata në mënyrën se si i përballoi? Çfarë të mëson kjo për Të?

Pohimi nga Plaku Bednar te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat”, mund të jetë e dobishme këtu si pjesë e diskutimit rreth karakteristikave të Shpëtimtarit dhe asaj çfarë nxënësit mësuan nga veprimet e Tij. (Shih Dejvid A. Bednar, “Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 33.)

Jezu Krishti nxirret përpara gjyqit

Pas arrestimit, Jezusin e nxorën përpara kryepriftit, Kajafës dhe udhëheqësve të tjerë judeas. Lexo te Lluka 22:63–65 për të zbuluar rreth disa prej trajtimeve të padrejta që iu bënë Jezusit prej tyre.

Drawing of two doors and siding.
  • Si mendon, përse Shpëtimtari ishte i gatshëm të duronte të tillë trajtim të ashpër dhe të padrejtë?

Te Libri i Mormonit, Nefi dhe Abinadi dhanë mësim rreth arsyes përse Shpëtimtari iu nënshtrua me gatishmëri një trajtimi të tillë. Lexo te 1 Nefi 19:8–9 dhe Mosia 15:5–7 për të zbuluar cilat arsye renditën ata.

Në ditarin tënd të studimit, shkruaji ato mësime që mund të mësosh rreth Jezu Krishtit ose prej Tij nga këto vargje.

Ti mund të duash të shkruash disa arsye përse të kuptuarit e këtyre mësimeve është e vyer apo personalisht kuptimplotë për ty.

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që të mendojnë për mësimet që mund të mësojnë nga këto vargje, merreni parasysh të jepni një shembull. Një shembull, krahas parimit me të zezë më poshtë, është që Jezu Krishti ishte i gatshëm të vuante për ne për shkak se Ai është i dashur dhe i mirë.Nëse nxënësit zgjodhën të shkruanin rreth kësaj të vërtete në ditarët e tyre të studimit, merreni parasysh t’u kërkoni disa vullnetarëve të tregojnë se përse ndiejnë se ky mësim është i rëndësishëm.

Kërkoni vullnetarë që të tregojnë se për cilat mësime të tjera shkruan dhe përse.

Një mësim që është i rëndësishëm për t’u kuptuar nga këto vargje është që Jezu Krishti iu nënshtrua vullnetit të Atit të Tij në të gjitha gjërat.

  • Si mendon, çfarë kuptoi Jezusi rreth Atit Qiellor që do ta bënte atë përsosurisht të përulur ndaj vullnetit të Tij?

Nëse nxënësit u ftuan të bënin pjesën e mësimit të përgatitjes së nxënësve, merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë t’ia tregojnë përvojat e tyre klasës.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kenë një diskutim kuptimplotë rreth arsyes përse është e vështirë t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë vullnetit të Perëndisë, merreni parasysh të përdorni pohimin e Plakut Maksuell te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

  • Çfarë bekimesh ke marrë duke zgjedhur që të ndjekësh vullnetin e Atit Qiellor edhe kur ishte e vështirë?

Presidenti Rasëll M. Nelson bëri një sërë pyetjesh rreth gatishmërisë sonë për t’iu nënshtruar vullnetit të Perëndisë. Gjej pak kohë për të përsiatur rreth mënyrës se si ti mund t’u përgjigjesh me sinqeritet këtyre pyetjeve. Mendo për atë që mund të duhet që ti të jesh në gjendje të thuash “po” për çdo pyetje.

Për t’i ndihmuar nxënësit të gjejnë kohë për të reflektuar për pyetjet e ngritura nga Presidenti Nelson, merreni parasysh të paraqitni pohimin vijues.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“A jeni ju të gatshëm ta lejoni Perëndinë të triumfojë në jetën tuaj? A jeni ju të gatshëm ta lejoni Perëndinë të jetë ndikimi më i rëndësishëm në jetën tuaj? A do t’i lejoni fjalët e Tij, urdhërimet e Tij dhe besëlidhjet e Tij që të ndikojnë tek ajo që bëni çdo ditë? A do ta lejoni zërin e Tij të ketë përparësi mbi çdo zë tjetër? A jeni të gatshëm ta lejoni çfarëdo gjëje që Ai ka nevojë që ju të bëni, që të ketë përparësi mbi çdo ambicie tjetër? A jeni të gatshëm që vullneti juaj të shkrihet me të Tijin?”

(Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 94.)

Drawing of two doors and siding.

Bazuar në atë që mësove rreth nënshtrimit të Shpëtimtarit ndaj vullnetit të Atit të Tij, shkruaj disa fjali rreth asaj çfarë dëshiron të kujtosh, të bësh apo të bëhesh. Merri parasysh pyetjet në vijim që të ndihmojnë t’i mbash shënim mendimet dhe dëshirat e tua.

  • Unë dua të kujtoj që Shpëtimtari …

  • Ashtu si Jezu Krishti, unë mund të bëj vullnetin e Atit Qiellor duke …

  • Një cilësi që do të mundohem ta zhvilloj për t’u bërë më i ngjashëm me Jezu Krishtin është …

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga gatishmëria e Tij për t’iu nënshtruar Atit Qiellor?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se zemërbutësia e Shpëtimtarit ishte cilësia kryesore që e lejoi Atë t’ia nënshtronte vullnetin e Tij vullnetit të Atit Qiellor.

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Qëndrueshmëria e aftësisë së Zotit për t’u nënshtruar me gatishmëri dhe për t’u vetëpërmbajtur me fuqi është për ne të gjithë mbresëlënëse dhe frymëzuese. Kur një grup i armatosur i rojave të tempullit dhe i ushtarëve romakë mbërritën në Gjetseman për ta kapur dhe arrestuar Jezusin, Pjetri nxori shpatën e vet dhe ia preu veshin e djathtë shërbëtorit të kryepriftit [shih Gjoni 18:10 ]. Atëherë Shpëtimtari e preku veshin e shërbëtorit dhe e shëroi [shih Lluka 22:51 ]. Ju lutem, vini re që Ai e shtriu dorën dhe e bekoi robëruesin e Tij të mundshëm, duke përdorur të njëjtën fuqi qiellore që mund të mos e kishte lejuar Atë të zihej rob dhe të kryqëzohej.

… Zemërbutësia e Shpëtimtarit dëshmohet në përgjigjen e Tij të disiplinuar, vetëpërmbajtjen e fuqishme dhe mungesën e dëshirës për ta ushtruar fuqinë e Tij të pafundme për përfitim vetjak.”

(Dejvid A. Bednar, “Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 33.)

Përse do të dëshiroja t’ia nënshtroja vullnetin tim Perëndisë?

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Last official portrait of Elder Neal A. Maxwell, 1992.

“Kaq shumë prej nesh … mendojmë në mënyrë të gabuar se, në një farë mënyre, duke lejuar që vullneti ynë të shkrihet në vullnetin e Perëndisë, ne humbasim individualitetin tonë (shih Mosia 15:7). Sigurisht, ajo për të cilën jemi vërtet të shqetësuar nuk është se do të heqim dorë nga vetja, por nga gjërat egoiste – si rolet tona, koha jonë, epërsia jonë dhe zotërimet tona. Nuk është çudi që Shpëtimtari na ka udhëzuar të humbasim vetveten (shih Lluka 9:24). Ai po na kërkon vetëm të humbasim njeriun tonë të vjetër për të gjetur njeriun e ri. Nuk është çështje e humbjes së identitetit personal, por e gjetjes së identitetit të vërtetë! …

… Nënshtrimi i vullnetit të një njeriu është në të vërtetë e vetmja gjë krejtësisht vetjake që kemi për ta vendosur mbi altarin e Perëndisë. Shumë gjëra të tjera që ne ‘japim’, vëllezër e motra, janë aktualisht gjërat që Ai tashmë na i ka dhënë ose që na i ka dhënë hua. Megjithatë, kur unë dhe ju më në fund e nënshtrojmë veten, duke e lënë vullnetin tonë të përpihet në vullnetin e Perëndisë, atëherë ne me të vërtetë po i japim diçka Atij! Është i vetmi zotërim që mund të japim i cili është me të vërtetë i yni!”

(Neil A. Maxwell, “Swallowed Up in the Will of the Father”, Ensign, nëntor 1995, f. 23, 24.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Simbolika e kupës nga e cila piu Jezu Krishti

Për t’i ndihmuar nxënësit të marrin një vlerësim më të madh për Shpëtimtarin dhe gatishmërinë e Tij për të përmbushur vullnetin e Atit Qiellor, merreni parasysh të theksoni kupën simbolike nga e cila piu Jezu Krishti. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë që kupa nga e cila Ati Qiellor i kërkoi Jezu Krishtit të pinte, simbolizonte vuajtjen dhe vdekjen e Tij, që solli edhe Ringjalljen e Tij. Nxënësve mund t’iu kërkohet të shkruajnë atë që mësojnë rreth Shpëtimtarit teksa lexojnë shkrimet e shenjta vijuese që i referohen kupës. Atyre mund t’iu kërkohet gjithashtu të përsiatin për mënyrën se si ata janë bekuar për shkak se Jezu Krishti piu kupën e hidhur.