Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor
Vërini në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim në situata nga jeta reale doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve që ke studiuar këtë vit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Doktrinë për jetën reale
Përsërit katër fragmentet e zotërimit doktrinor në tabelën vijuese. Teksa lexon skenarët vijues, përcakto se cili fragment i zotërimit doktrinor mund të ndihmojë në çdo skenar.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.” | |
Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. | |
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.” | |
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.” |
-
Ervini ka një mik të një besimi tjetër të krishterë i cili shpreh bindjen e tij që Jezu Krishti është një shpirt dhe Ai nuk ka një trup fizik.
-
Jerina e sheh veten si përfshirëse, duke përfshirë pranimin e çdo sjelljeje për sa kohë që ajo është e sinqertë. Kjo e ka bërë atë ta vërë në dyshim doktrinën e Atit Qiellor për martesën dhe familjen. Për shkak të pyetjeve të saj, Jerina ka ndërprerë kohët e fundit vajtjen në kishë dhe zbatimin e urdhërimeve të tjera.
-
Laura pyet veten se si ne mund ta bëjmë marrjen e sakramentit një përvojë më domethënëse.
-
Eltoni ka ndaluar së kushtuari vëmendje në orët mësimore të seminarit dhe në mbledhjet e Shkollës të së Dielës për shkak se ai ndjen se di mjaftueshëm për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
Zgjidh një nga skenarët dhe mendo për fragmentin e zotërimit doktrinor që përputhet me të.
-
Si zbatohet në këtë skenar fragmenti i zotërimit doktrinor që zgjodhe?
-
Çfarë mund ta ndihmojë ky fragment personin në skenar të kuptojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirave të Tyre për ne?
-
Çfarë veprimesh mund të sugjerosh që ky person të ndërmarrë me qëllim që t’i zbatojë të vërtetat në fragmentin që zgjodhe? Përse?
Zbatimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor në rrethanat vetjake
Në ditarin tënd të studimit, vizato figurën e një adoleshenti dhe shkruaj moshën, gjininë dhe situatën e tij familjare. Ky person mund të jetë i vërtetë ose imagjinar. Përfshi disa pyetje, probleme apo sfida specifike me të cilat po përballet aktualisht ky person.
Përsërit fragmentet e zotërimit doktrinor më poshtë (dhe ndonjë tjetër sipas zgjedhjes tënde) dhe përcakto se cilat fragmente mund të jenë të dobishme për skenarin.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” | |
“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” | |
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.” | |
“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.” | |
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” | |
Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”. | |
“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].” | |
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.” | |
Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. | |
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.” | |
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.” |
Shkruaj një shënim të shkurtër për adoleshentin në skenar. Përfshi sa vijon:
-
Fragmentin e zotërimit doktrinor që ti ndien se mund të të ndihmojë më mirë të kuptosh dëshirat e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit për të dhe përse.
-
Një përvojë vetjake, histori nga shkrimet e shenjta ose shembull nga jeta e Shpëtimtarit që lidhet me atë që jepet mësim në fragment dhe që mund ta inkurajojë këtë person.
-
Veprimet që ai mund të ndërmarrë për t’i zbatuar të vërtetat në fragmentin e zotërimit doktrinor që sugjerove. (Për shembull, nga vargjet te Lluka 22:19–20 ti mund të përfshish këshillë për të ftuar ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe gjëra për të kujtuar rreth Shpëtimtarit gjatë sakramentit, ose nga vargu te Gjoni 7:17 ti mund të sugjerosh biseda që ata mund t’i lexojnë për të kuptuar më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.)
-
Dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe të vërtetat e dhëna mësim në fragmentin e zgjedhur prej teje.
Nëse e shkrove shënimin për një person të vërtetë, merre parasysh t’ia japësh atë atij ose të flasësh me të rreth shënimit tënd.