Seminari
Lluka 22:28–34, 54–61


Lluka 22:28–34, 54–61

“Unë Jam Lutur Për Ty, që Besimi Yt të Mos Mpaket”

Christ’s disciples are resting on a hill, Peter is sitting up and Jesus is walking and looking in his direction. Outtakes include Jesus walking, Peter sitting on the ground, and just Jesus and Peter walking and talking.

Jezu Krishti sapo u kishte paraqitur sakramentin dishepujve të Tij kur ata nisën të flisnin për atë që do ta tradhtonte Mësuesin dhe se si shërbimi ndaj të tjerëve është më i madh sesa të të shërbejnë. Në mes të këtyre bisedave në dhomën e sipërme ku Jezusi dhe Apostujt hëngrën Darkën e Fundit, Jezusi e ndihmoi Pjetrin të kuptonte kundërshtimin që ai do të përjetonte gjatë gjithë jetës së tij. Shpëtimtari i mësoi Pjetrit se ai do të mund t’i ndihmonte të tjerët vetëm pasi të forconte besimin e tij te Jezu Krishti. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të dallosh nevojën tënde për t’u mbështetur te Jezu Krishti dhe për të forcuar vazhdimisht besimin tënd tek Ai.

Përqendrim te ndihmesa për nxënësit. Teksa përgatiteni të jepni mësim, përqendrohuni te nxënësit tuaj dhe jo vetëm tek ajo që do të thoni apo do të bëni. Ndërsa përgatitni disa mësime të radhës, bëjini vetes pyetjen: “Çfarë do të bëjnë nxënësit e mi në orën mësimore sot?” dhe “Si do t’i ndihmoj nxënësit e mi të zbulojnë atë që duhet të dinë?”

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një përvojë që i ka ndihmuar ta shtojnë besimin e tyre te Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Forcoje aftësinë tënde

Për të nisur orën mësimore, tregoni një përvojë vetjake rreth një zotësie apo aftësie që mund të humbasë nëse lihet pas dore, por që mund të bëhet më e fortë nëpërmjet ushtrimit dhe përpjekjes së vazhdueshme.

Bëj një listë të zotësive ose aftësive që dikush mund të humbasë nëse nuk do t’i përdorte vazhdimisht ose nuk do t’i forconte ato aftësi (për shembull, aftësitë atletike ose aftësitë e të shkruarit).

  • Si mund të gjejë zbatim kjo edhe në aftësinë tënde për të pasur besim te Jezu Krishti?

Në mësimin e sotëm ti do të mësosh rreth mënyrës se si Jezu Krishti dëshiron që ti ta forcosh aftësinë tënde për të pasur besim tek Ai.

Nëse nxënësve do t’ju kërkohej që të përgatiten për orën mësimore duke menduar për një përvojë që i ndihmoi ta rritnin besimin e tyre te Jezu Krishti, merreni parasysh t’u kërkoni disa vullnetarëve t’ia tregojnë përvojat e tyre pjesës tjetër të klasës.

Gjej një çast për të përsiatur për atë që po bën aktualisht ose do të doje të bëje për ta rritur besimin tënd te Jezu Krishti. Mund të shkruash në ditarin tënd të studimit rreth asaj që bën çdo ditë, çdo javë ose edhe çdo muaj. Këto veprime mund të përfshijnë çdo synim për të cilin ti po punon aktualisht.

Teksa studion sot, kërko ndryshime ose përmirësime që mund të bësh për ta forcuar besimin tënd te Jezu Krishti në mënyrë që të mund të mbështetesh në Të pavarësisht nga rrethanat me të cilat përballesh në jetë.

Jezu Krishti i kupton nevojat tona dhe do të na ndihmojë

Jezu Krishti u tregoi dishepujve të Tij për mbretërinë e ardhshme që i priste ata për shkak se ata vazhduan të ecnin me besim me Të (shih Lluka 22:28–30). Megjithatë, Zoti e ndihmoi edhe Simon Pjetrin të përgatitej për udhëtimin shpirtëror sfidues me të cilin do të përballej së shpejti.

Lexo te Lluka 22:31–34 , duke kërkuar atë për të cilën Zoti donte që ta ndihmonte Pjetrin ta kuptonte.

Merreni parasysh t’i renditni në tabelë ato që nxënësit gjetën.

Për ta kuptuar më mirë se çfarë do të thotë që Satani dëshironte ta “shosh[te] [Pjetrin] ashtu siç shoshet gruri” (vargu 31), lexoni shpjegimin te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” në fund të mësimit.

  • Çfarë vë re për perceptimin që Shpëtimtari ka për Pjetrin? Ku ndryshon ai nga mënyra se si Pjetri e shihte veten?

  • Si mund të lidhet ajo që mësove për marrëdhënien e Pjetrit me Jezu Krishtin me marrëdhënien tënde me Shpëtimtarin?

  • Pasi Pjetri shpalli besimin dhe besnikërinë e tij ndaj Jezu Krishtit, çfarë zbuloi Shpëtimtari se do të bënte Pjetri?

Merreni parasysh të paraqitni një figurë që përshkruan Pjetrin pasi mohoi Jezu Krishtin.

The Apostle Peter standing at the base of a stone stairway outside the palace of the high priest (where Christ was taken to be tried by the chief priests, elders and scribes). Peter is turning his head away from Christ as Christ turns to look at him. Three other people are standing/and or sitting near Peter. One of the people, a young woman, is pointing her finger at Peter. Three cocks are on the stone stairs. One of the cocks is crowing.

Më vonë atë mbrëmje, kur Jezu Krishtin e arrestuan dhe e çuan në shtëpinë e kryepriftit për t’u gjykuar, Pjetri e ndoqi nga larg (shih Lluka 22:54).

Lexo te Lluka 22:55–62 për të mësuar se si u përmbush profecia e Jezusit për Pjetrin.

Merreni parasysh të theksoni reagimin me trishtim të Pjetrit te vargu 62 për t’i ndihmuar nxënësit që të kenë dëshirë t’i shmangin pasoja të ngjashme.

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit nga ndërveprimi i Tij me Pjetrin që të lejon të kesh besim te Jezu Krishti?

Forcimi i besimit tonë te Jezu Krishti

Lejojini nxënësit të tregojnë mori të vërtetash që po mësojnë rreth Jezu Krishtit. Një e vërtetë që ata mund ta përcaktojnë është që Jezu Krishti kërkon ta forcojë besimin tonë tek Ai në mënyrë që ne t’i mposhtim sulmet e Satanit.

Merreni parasysh të paraqitni pohimet vijuese dhe t’i pyetni nxënësit për ngjashmëritë që vënë re ndërmjet fjalëve të Presidentit Nelson dhe paralajmërimit të Shpëtimtarit ndaj Pjetrit.

Ashtu si Shpëtimtari e ndihmoi Pjetrin të kuptonte dëshirat e Satanit (shih Lluka 22:31), Presidenti Rasëll M. Nelson na paralajmëroi se “kundërshtari po i rrit sulmet e tij mbi besimin dhe mbi ne dhe familjet tona me një shkallë eksponenciale” (Rasëll M. Nelson, “Fjalët e Hapjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 7). Gjithashtu, ai dha mësim se “kundërshtari po i katërfishon përpjekjet e tij për t’i shkatërruar dëshmitë dhe për ta vonuar punën e Zotit” (Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 68).

  • Cilat janë disa nga mënyrat se si Satani po mundohet sot ta shkatërrojë besimin tonë te Jezu Krishti?

Nëse nxënësit e kanë të vështirë të mendojnë për shembuj, merreni parasysh të jepni disa si ata në vijim:

  • Një njeri i afërt i yti largohet nga Kisha dhe dëshiron që ti të shkosh me të.

  • Dikush në shkollë e sulmon besimin tënd.

  • Ti lexon diçka në internet që nuk përputhet me bindjet e tua.

Për të ndihmuar të përmirësohet diskutimi në klasë për pyetjen e radhës, merreni parasysh të tregoni shkurtimisht një histori vetjake ose një ndodhi në shkrimin e shenjtë që mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të besimit të tyre te Jezu Krishti. Një shembull i dobishëm do të ishte ai i kapitenit Moron, i cili “nuk i ndaloi përgatitjet për luftë, apo të mbronte popullin e tij” ( Alma 50:1).

  • Çfarë të ka ndihmuar ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti?

Merreni parasysh të paraqitni pohimin vijues nga Plaku Andersen teksa nxënësit mendojnë për mënyra se si ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi disa nga mënyrat se si ne mund ta forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti.

Për t’i ndihmuar nxënësit të gjejnë mënyra për ta forcuar besimin e tyre te Jezu Krishti, mund të jetë e dobishme të përfshini pohime të tjera që gjenden te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Besimi juaj nuk do të rritet rastësisht, por nga zgjedhja.

Mënyra se si e jetojmë jetën tonë e shton ose e zvogëlon besimin tonë. Lutja, bindja, ndershmëria, pastërtia e mendimit dhe veprimit dhe vetëmohimi e shtojnë besimin. Pa këto, besimi zvogëlohet. Përse Shpëtimtari i tha Pjetrit: ‘Jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket?’ ( Lluka 22:32). Sepse ka një kundërshtar që kënaqet me shkatërrimin e besimit tonë! Jini të papërkulshëm në mbrojtjen e besimit tuaj.”

(Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 66.)

  • Çfarë mësove sot për atë që Jezu Krishti dëshiron për ty?

  • Cila është diçka që ti do të nisësh ose do të vazhdosh të bësh për ta forcuar besimin tënd te Jezu Krishti?

  • Si mendon se do të të bekojë besimi më i fortë te Jezu Krishti?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Lluka 22:31 . Çfarë nënkuptoi Shpëtimtari kur i tha Pjetrit se Satani donte ta “shosh[te atë] ashtu siç shoshet gruri”?

Për të shoshur grurin, kokrrat e vyera të grurit ndahen nga pjesët që nuk përdoren të bimës. Jezusi e përdori këtë analogji për ta ndihmuar Pjetrin (dhe secilin prej nesh) të njihte përpjekjet e Satanit për të shkatërruar besimin tonë dhe për të mos lejuar që ne të bëhemi një pjesë e rëndësishme e mbretërisë së Perëndisë.

Çfarë mund ta forcojë besimin tim te Jezu Krishti?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Besimi ynë përqendrohet te Perëndia, Ati ynë, dhe te Biri i Tij, Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Përkrahet nga dija që plotësia e ungjillit është rivendosur në tokë, që Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë dhe që profetët e apostujt mbajnë sot çelësat e priftërisë. Ne e çmojmë besimin tonë, punojmë për ta forcuar besimin tonë, lutemi për besim të zhvilluar dhe bëjmë gjithçka që kemi fuqi, për ta ruajtur dhe mbrojtur besimin tonë. …

… Zhyteni pikërisht në gjërat që ju ndihmuan të zhvilloni bërthamën tuaj të besimit: ju ushtroni besim te Krishti, ju luteni, ju mendoheni thellë për shkrimet e shenjta, ju pendoheni, ju zbatoni urdhërimet dhe ju u shërbeni të tjerëve.”

(Nil L. Andersen, “Prova e Besimit Tuaj”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 39–40.)

Çfarë mund ta shkatërrojë besimin tim te Jezu Krishti?

Ahmad S. Korbit, Këshilltar i Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve, dha mësim:

The official portrait of Ahmad S. Corbitt.

“Miqtë e mi, përfytyrimi ose shikimi me dashje i gjërave që bien ndesh me atë që ju jeni në të vërtetë, veçanërisht pornografia, do ta dobësojë besimin tuaj te Krishti dhe, pa pendim, mund ta shkatërrojë atë”.

(Ahmad S. Korbit, “Ju Mund ta Mblidhni Izraelin!”, Liahona, maj 2021, f. 62.)

Lluka 22:32 . Çfarë mund të mësojmë rreth kthimit në besim nga të kuptuarit e thënies së Shpëtimtarit që sugjeron se Pjetri nuk ishte ende plotësisht i kthyer në besim?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Është interesante se ky Apostull i madh pati folur dhe pati ecur me Mësuesin, kishte dëshmuar mrekulli të shumta dhe kishte një dëshmi të fortë për hyjnueshmërinë e Shpëtimtarit. Prapëseprapë madje edhe Pjetri kishte nevojë për udhëzim shtesë nga Jezusi rreth kthimit në besim dhe fuqisë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë dhe përgjegjësisë së tij për të shërbyer me besnikëri.

Thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit përfshin një ndryshim themelor e të qëndrueshëm në vetë natyrën tonë që u bë i mundur përmes Shlyerjes së Shpëtimtarit. Kthimi i vërtetë në besim sjell një ndryshim në bindjet, zemrën dhe jetën e dikujt për të pranuar dhe për t’iu bindur vullnetit të Perëndisë (shih Veprat e Apostujve 3:19; 3 Nefi 9:20) dhe përfshin një zotim të ndërgjegjshëm për t’u bërë një dishepull i Krishtit.”

(Dejvid A. Bednar, “Të Kthyer në Besim te Zoti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 106–107.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përqafojeni të ardhmen me besim

Botimi i revistës New Era për muajin nëntor 2020 përfshin pjesë të shkëputura nga biseda e Presidentit Rasëll M. Nelson “Përqafojeni të Ardhmen me Besim”. Merreni parasysh të paraqitni figurën kryesore të atij artikulli, e cila thekson frazën “nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni” ( Doktrina e Besëlidhje 38:30). Ftojini nxënësit të kërkojnë këshillën e Presidentit Nelson për mënyrat se si ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti në mënyrë që të mos kenë frikë nga asgjë me të cilën mund të përballen në të ardhmen.

“Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”]

Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (05:05) dhe t’i ftoni nxënësit të dëgjojnë atë që Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim rreth forcimit të besimit tonë te Jezu Krishti. Lejojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan për besimin te Jezu Krishti dhe atë që na jep fuqi të bëjmë në jetë.

5:10