Seminari
Lluka 22; Gjoni 18


Lluka 22; Gjoni 18

Vështrim i Përgjithshëm

Si pjesë e Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti shkoi në Kopshtin e Gjetsemanit dhe përjetoi vuajtje të papërfytyrueshme ndërkohë që mori mbi Vete mëkatet dhe hidhërimet e gjithë njerëzimit. Më pas Atë e tradhtuan, arrestuan dhe e nxorën përpara Sinedrit (gjykata judease), ku e akuzuan në mënyrë të rreme, e përqeshën dhe e rrahën.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Lluka 22:28–34, 54–61

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë nevojën e tyre për t’u mbështetur te Jezu Krishti dhe për ta forcuar vazhdimisht besimin e tyre në Të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një përvojë që i ka ndihmuar ta shtojnë besimin e tyre te Jezu Krishti.

  • Figurë: Përgatituni të paraqitni një figurë të Pjetrit që mohon Krishtin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin funksionin e bashkëbisedimit gjatë mësimit për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që mund të marrin përgjigje me një fjalë ose frazë. Për shembull, nxënësit mund të renditin një zotësi ose aftësi që mund të humbasë nëse nuk përdoret ose përforcohet vazhdimisht. Përdorimi i funksionit të bashkëbisedimit është një mënyrë e thjeshtë për të përfshirë shumë nxënës. Gjithashtu, ai zvogëlon sasinë e kohës që ju harxhoni duke folur gjatë orës mësimore, që krijon më tepër kohë për pyetje që i mundësojnë nxënësve të tregojnë përvoja dhe të japin dëshmi.

Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–46, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë hollësitë rreth asaj që Shpëtimtari vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe mënyrën se si ishte një akt i dashurisë për ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë diçka që i ndihmon të përsiatin rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij. Shembuj mund të jenë përsëritja e një himni, reflektimi mbi një figurë të Jezu Krishtit, leximi i një fragmenti të shkrimit të shenjtë ose diçka tjetër.

  • Figura: Përgatituni të paraqitni një figurë të Kopshtit të Gjetsemanit.

  • Materialet filmike: ““Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2021/04/35oaks?lang=alb] (12:44; shih nga kodi kohor 00:00 deri në 00:34); “Qëndroni në Dashurinë Time” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2016/10/abide-in-my-love?lang=alb] (15:08; shih nga kodi kohor 11:33 deri në 14:03)

  • Tabela: Paraqitni një kopje të tabelës së përfshirë në mësim.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Luani një himn rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, siç është “Qëndroj Plot Habi” ose “Thy Will, O Lord, Be Done” [“U Bëftë Vullneti Yt, o Zot”] (Himne, numrat 113, 188). Ndërkohë që luhet kënga, ftojini nxënësit të përdorin telefonat e tyre për të lexuar tekstin e himnit, ose paraqiteni tekstin në ekran që nxënësit ta lexojnë.

Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–46, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një nevojë më të madhe për forcën dhe ndihmën që Jezu Krishti mund t’u ofrojë atyre përmes Shlyerjes së Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si Jezu Krishti mund t’i bekojë ata për shkak të Shlyerjes së Tij.

  • Tabela: Paraqitni një kopje të tabelës së përfshirë në mësim.

Luke 22:47–71; John 18:1–27

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Jezu Krishtit duke zgjedhur vullnetin e Atit Qiellor në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur zgjodhën të bënin atë që Ati Qiellor donte në vend të një parapëlqimi vetjak. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për atë që ishte e vështirë dhe përse ata e bënë zgjedhjen.

  • Figura: Figura të ndryshme të Jezusit të lidhur, të rrahur, duke mbajtur kryqin e Tij dhe duke u kryqëzuar

  • Materialin filmik: “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2020/10/46nelson?lang=alb] (18:51; shih nga kodi kohor 12:17 deri në 13:01)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara orës mësimore, nxënësit mund të ftohen të kërkojnë shembuj nga jeta e Shpëtimtarit që demonstrojnë dëshirën e Tij për të bërë vullnetin e Atit Qiellor. Ata nxënës mund të ftohen të tregojnë atë që gjetën pas përcaktimit të së vërtetës të guximshme në mësim.

Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të ushtrojnë zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që kanë studiuar deri më tani këtë vit.

Shënim:Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni programit të ecurisë të ofruar nga drejtori ose bashkërenduesi zonal apo rajonal për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin katër fragmentet e zotërimit doktrinor të treguara në tabelën e përfshirë në mësim. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për të treguar disa nga mënyrat specifike se si mund t’i zbatojnë të vërtetat në këto fragmente.

  • Tabela: Paraqitni një tabelë të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të tyre nga shkrimet e shenjta.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni misionarë të lagjes ose kohëplotë nga zona juaj që t’i bashkohen videokonferencës dhe të japin disa përvoja “të jetës reale” që nxënësit mund t’i përdorin për të ushtruar zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor në vend që të përdorin skenarët e dhënë në mësim.