Seminari
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 17:3


Zotërimi Doktrinor: Gjoni 17:3

Arritja për të Njohur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

A young woman sits on her bed and reads her scriptures in her bedroom.

Në mësimin e mëparshëm, “Gjoni 17” ti mësove se ne mund të përparojmë drejt jetës së përjetshme duke arritur që t’i njohim Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Gjoni 17:3, të shpjegosh doktrinën dhe të zbatosh në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Nderim për emrat e Hyjnisë. Për shkak se emrat e Perëndisë Atit dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit, janë kaq domethënës, sigurohuni të inkurajoni dhe të tregoni nderim kur emrat e Tyre përdoren (shih Doktrina e Besëlidhje 63:61).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të identifikojnë dikë që njohin që mund ta njohë mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ftojini nxënësit ta pyetin atë person se çfarë e ka ndihmuar të arrinte që t’i njihte Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Gjoni 17”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te  Gjoni 17:3 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që gjithashtu të jepni mësimin përkatës kontekstual edhe gjatë asaj jave.

Mësoni përmendsh dhe shpjegoni

Ndihmojini nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Veprimtaria vijuese është një mënyrë për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë.

Thuaj me zë të lartë disa herë referencën e zotërimit doktrinor te Gjoni 17:3 dhe frazën e tij kyç nga shkrimi i shenjtë: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin”.Në një fletë letre tjetër shkruaj referencën nga Gjoni 17:3 dhe shkronjat e para të çdo fjale të vargut: Dh k ë j e p t t nj t t v P t v dh J K. Duke përdorur vetëm shkronjat e para të vargut, përpiqu të thuash referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Ndërsa bëhesh më i sigurt, përpiqu ta thuash përmendsh referencën dhe frazën.

Për të të ndihmuar ta kuptosh më mirë kuptimin e këtij shkrimi të shenjtë, shpjego të vërtetat e dhëna mësim te Gjoni 17:3 me fjalët e tua. Përfshi sa vijon:

  1. Kuptimin e frazës “jeta e përjetshme”.

  2. Disa mënyra se si mund të arrijmë ta “njohi[m]” Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Ftojini disa nxënës që t’ia tregojnë klasës shpjegimet e tyre. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar kuptimin e këtij fragmenti, gjeni kohë për ta diskutuar atë përpara se të vazhdoni me mësimin.

Pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” e këtij mësimi dhe e mësimit të mëparshëm “Gjoni 17” përmban shumë pohime që mund të përdoren për t’i ndihmuar nxënësit sipas nevojës.

Ushtrojeni vënien në zbatim

Merreni parasysh se sa shumë njohuri kanë nxënësit për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore kur të vendosni se sa shumë kohë nevojitet për përsëritjen e sugjeruar në vijim.

Përsëriti paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Mendo për mënyrën se si mund t’ia shpjegosh secilin nga këto parime dikujt që nuk i ka dëgjuar kurrë më parë.

Nëse është e dobishme, ndajini nxënësit në dyshe dhe ftojini ata të ushtrohen që të shprehin me zë shpjegimet e tyre për këto parime.

Lexoje skenarin vijues:

Pas mbledhjes së agjërimit dhe dëshmive, ti vë re që mikesha jote, Xhulia, duket e trishtuar. Ndërsa kthehesh për në shtëpi me të, ajo thotë që gjatë mbledhjes së sotme e kuptoi se nuk e njeh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin aq mirë sa dëshironte. Ajo përshkruan një ndjenjë vetmie dhe dëshirimi për llojin e marrëdhënies me Ta që ajo e ndjeu te disa nga ata që dhanë dëshmitë e tyre. Ti vendos që në ditët e ardhshme të mendosh dhe të lutesh me të vërtetë se si ta ndihmosh Xhulian.

Përdor parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe pyetjet dhe veprimtaritë vijuese për të të ndihmuar të marrësh parasysh atë që mund të thuash dhe bësh për ta ndihmuar Xhulian. Ti mund të duash të shkruash atë që mëson dhe çdo mbresë që ndjen ndërsa përgatitesh.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përgatitin përgjigjet e tyre duke punuar me një shok ose shoqe. Thuajuni atyre se do të kenë mundësi t’u tregojnë nxënësve të tjerë atë që mësojnë.

Shqyrtojini konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mendon, përse Ati Qiellor dëshiron që ne të arrijmë ta njohim Atë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin?

  • Përse dëshiron që të arrish t’i njohësh Ata sa më mirë të mundesh gjatë kësaj jete?

Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mundet studimi i lutjes së Shpëtimtarit te Gjoni 17:3 ta ndihmojë Xhulian me dëshirat e saj?

Bëj një listë të disa burimeve të mira që mund ta ndihmojnë Xhulian të arrijë t’i njohë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Si mund t’i përdorë Xhulia burimet në dispozicion që ta ndihmojnë të arrijë t’i njohë më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? (Për shembull, çfarë fjalësh kyç mund të kërkojë ajo tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta , në ChurchofJesusChrist.org, ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]?)

Gjej disa minuta për të studiuar burimet e caktuara në mënyrë hyjnore për të mësuar më shumë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe se si të arrish t’i njohësh Ata më mirë.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan si dhe mënyrën se si e gjetën informacionin. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit e tjerë të mësojnë se si t’i përdorin më mirë burimet në dispozicion.

Veproni me besim

Ftojini nxënësit që ndoqën sugjerimin e përgatitjes së nxënësve të tregojnë atë që mësuan ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese.

  • Në ç’mënyrë është akt besimi të bësh përpjekje për t’i njohur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë ke bërë ti ose dikush që njeh për të arritur që t’i njohë më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që mund t’ia sugjerosh Xhulias?

  • Çfarë frazash gjen te paragrafët 5–7 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) që mund ta ndihmojë dikë që ka bërë gjërat e duhura, por ende nuk ndihet aq pranë Perëndisë sa do të donte të ndihej?

Ftojeni çdo dyshe që të mblidhet me disa dyshe të tjera dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që gjetën ndërsa zbatuan parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Në fillim ose në fund të një mësimi të ardhshëm, harxhoni jo më shumë se 3 deri në 5 minuta me përsëritjen e fragmentit të zotërimit doktrinor. Merreni parasysh të shkruani në tabelë referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë nga Gjoni 17:3 me fjalët në renditjen e gabuar. Më pas ftojini nxënësit t’i renditin siç duhet fjalët.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë është jeta e përjetshme?

Jeta e përjetshme është fraza që përdoret në shkrimet e shenjta për të përkufizuar cilësinë e jetës që jeton Ati ynë i Përjetshëm. … Jeta e përjetshme, ose ekzaltimi, është të jetosh në praninë e Perëndisë dhe të vazhdosh si familje (shih Doktrina e Besëlidhje 131:1–4).

(Gospel Topics,“Eternal Life”, topics.ChurchofJesusChrist.org)

Si mund ta njohim vetë Atin dhe Birin?

Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, iu përgjigj kësaj pyetjeje.

Official portrait of Elder Robert D. Hales of the Quorum of the Twelve Apostles, 2003

“Nëpërmjet zbulesës personale. Zbulesa personale është mënyra nëpërmjet së cilës Ati Qiellor na ndihmon ta njohim Atë dhe Birin e Tij, të mësojmë të jetojmë ungjillin, të durojmë deri në fund në drejtësi dhe të cilësohemi për jetë të përjetshme – të kthehemi në praninë e Tyre.”

(Robert D. Hejls, “Zbulesa Personale: Mësimet dhe Shembujt e Profetëve”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 87.)

Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i sigurt as që besoj në Perëndi?

Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Official portrait of Elder Robert D. Hales of the Quorum of the Twelve Apostles, 2003

“Nëse nuk mund të kujtoni që besonit në Perëndi ose nëse keni pushuar së besuari, ose nëse besoni, por jo me bindje të vërtetë, unë ju ftoj të kërkoni tani një dëshmi prej Perëndisë. …

… Me vetë dëshminë tuaj për Perëndinë, ju do të jeni në gjendje të bekoni familjen tuaj, pasardhësit tuaj, miqtë tuaj, vetë jetën tuaj – të gjithë ata që i doni. Njohuria juaj vetjake për Perëndinë jo vetëm që është dhurata më e madhe që do të jepni ndonjëherë, por ajo do t’ju sjellë gëzimin më të madh që do të keni ndonjëherë.

… Unë ju premtoj se, nëse ju dhe ata që ju i doni do ta kërkoni Atë me gjithë përulësinë, sinqeritetin dhe zellin, ju gjithashtu do ta dini atë me siguri. Dëshmia juaj do të vijë.”

(Robert D. Hejls, “Në Kërkim të Njohjes së Perëndisë, Atit Tonë Qiellor, dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 32.)