Gjoni 14–16
Misioni i Frymës së Shenjtë
Gjatë shërbesës së Shpëtimtarit, Apostujt gëzuan fuqinë e Frymës së Shenjtë, por ata nuk e kishin marrë ende dhuratën e Frymës së Shenjtë, që do t’i lejonte ata, nëpërmjet drejtësisë së tyre, të kishin shoqërinë e vazhdueshme të Frymës së Shenjtë (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Frymë e Shenjtë”). Jezu Krishti premtoi t’i bekonte ata me dhuratën e Frymës së Shenjtë pas ngjitjes së Tij në qiell. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh mënyrën se si Fryma e Shenjtë i përmbush rolet e ndryshme të Tij në jetën tënde.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Si mund të të ndihmojë Fryma e Shenjtë?
-
Çfarë kupton për mënyrën se si Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë?
-
Çfarë pyetjesh ke për rolin e Frymës së Shenjtë në jetën tënde?
Ndërsa studion, kërko përgjigje për pyetjet që ke rreth Frymës së Shenjtë dhe mënyrës se si roli i Frymës së Shenjtë mund të të ndihmojë me nevojat e tua individuale.
Jezusi u jep mësim Apostujve të Tij rreth Frymës së Shenjtë
Pasi Shpëtimtari administroi sakramentin dhe duke e ditur se së shpejti do të vuante për dhembjet, tundimet dhe mëkatet tona dhe më pas do të kryqëzohej, Ai vazhdoi t’u jepte mësim Apostujve të Tij.
Lexo te Gjoni 14:16–17 , duke kërkuar atë që Shpëtimtari premtoi t’u jepte Apostujve të Tij.
-
Përse mendon se Jezu Krishti u premtoi Apostujve të Tij se ata do ta merrnin dhuratën e Frymës së Shenjtë menjëherë pasi Ai të largohej?
Vargu(gjet) |
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na dërguan Frymën e Shenjtë që të … |
Një dëshmitar nga Fryma e Shenjtë
Shpëtimtari dha mësim se Fryma e Shenjtë do të dëshmonte për Të dhe do ta përlëvdonte Atë (shih Gjoni 15:26 ; 16:13–14).
Presidenti Rasëll M. Nelson vëzhgoi:
“E vërteta më e rëndësishme që Fryma e Shenjtë do t’ju dëshmojë ndonjëherë është se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë”.
(Rasëll M. Nelson,“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”,Ensign ose Liahona,maj 2018, f. 96.)
-
Kur e ke ndier Frymën e Shenjtë të të mësonte dhe dëshmonte për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Si të mësoi dhe të dëshmoi ty Fryma e Shenjtë?
-
Çfarë mund të bëjë dikush për ta ftuar Frymën e Shenjtë që t’i mësojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? (Shih Gjoni 7:17;14:13 .)
Përvoja vetjake me Frymën e Shenjtë
Shto një kolonë të tretë në tabelën tënde dhe emërtoje “Si e ka bërë Fryma e Shenjtë këtë për mua apo për dikë që njoh”. Për çdo fragment të shkrimit të shenjtë në tabelë, mendo dhe shkruaj rreth ndonjë përvoje që ti, një pjesëtar i familjes apo një person në shkrimet e shenjta ka pasur ku Fryma e Shenjtë e ka përmbushur atë rol. Nuk ka problem nëse nuk identifikon ose kujton një përvojë vetjake për secilin nga rolet e Frymës së Shenjtë që Shpëtimtari theksoi në këto vargje. Ndërsa përpiqesh të jesh besnik dhe t’i kërkosh këto përvoja në jetën tënde, Ati Qiellor do të të ndihmojë t’i identifikosh ato.
Komente dhe Informacion për Rrethanat
Çfarë bën Fryma e Shenjtë?
Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim:
“Anëtari i tretë i Kreut-Perëndi është Fryma e Shenjtë, të cilin e përmendim edhe si Shpirti i Shenjtë, Shpirti i Zotit dhe Ngushëlluesi. Ai është anëtari i Kreut-Perëndi, i cili është mjeti i zbulesës vetjake. Si personazh i shpirtit (shih DeB 130:22), Ai mund të banojë në ne dhe të kryejë rolin thelbësor të komunikuesit midis Atit e Birit dhe fëmijëve të Perëndisë në tokë. Shumë shkrime të shenjta na mësojnë se misioni i Tij është të dëshmojë për Atin dhe Birin (shih Gjoni 15:26 ; 3 Nefi 28:11 ; DeB 42:17). Shpëtimtari premtoi se Ngushëlluesi do të na mësonte çdo gjë, do të na i kujtonte të gjitha gjërat dhe do të na printe në çdo të vërtetë (shih Gjoni 14:26 ; 16:13). Pra, Fryma e Shenjtë na ndihmon të bëjmë dallimin midis së vërtetës dhe së rremes, na udhërrëfen në vendimet tona madhore dhe na ndihmon gjatë sfidave të vdekshmërisë. Ai është edhe mjeti me anë të të cilit ne shenjtërohemi, që do të thotë, pastrohemi dhe bëhemi të panjollë nga mëkati (shih 2 Nefi 31:17 ; 3 Nefi 27:20 ; Moroni 6:4).”
(Dallin H. Ouks, “Kreu-Perëndi dhe Plani i Shpëtimit”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 102.)
Përse është e rëndësishme që ne ta dallojmë Frymën e Shenjtë kur na flet?
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:
“Kjo linjë vetjake e komunikimit me Atin tonë Qiellor nëpërmjet Shpirtit të Tij të Shenjtë është burimi i dëshmisë sonë për të vërtetën, për njohurinë tonë dhe për drejtimin tonë vetjak nga një Atë Qiellor i dashur. Është një karakteristikë thelbësore e planit të Tij të mrekullueshëm të ungjillit, që e lejon secilin nga fëmijët e Tij të marrë një dëshmi vetjake për vërtetësinë e tij.”
(Dallin H. Ouks, “Dy Linja Komunikimi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 83.)
Gjoni 14:27 . Si mund të ndiej paqe nga Fryma e Shenjtë nëse vuaj nga probleme të shëndetit mendor?
Nëse përjetoni sfida të shëndetit mendor siç janë ankthi ose depresioni, ju mund të mendoni se është shumë e vështirë ta ndieni Frymën e Shenjtë. Ky nuk është faji juaj. Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti janë në dijeni të këtyre vështirësive dhe Ata duan t’ju ndihmojnë. Merreni parasysh të përsëritni një ose dy nga burimet vijuese për më shumë informacion rreth mënyrës se si të ndieni paqe nga Fryma e Shenjtë kur vuani nga probleme të shëndetit mendor.
-
Reina I. Aburto, “N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 57–60
-
Debra Teobald Mek-Klendon, “Discerning Your Feelings: Anxiety or the Spirit?”, Ensign, prill 2019, ChurchofJesusChrist.org
-
Lil J. Burrup, “Anxiety and Anxiety Disorders”, Ensign, mars 2017, f. 54–61
Gjoni 16:7 . Çfarë nënkuptoi Shpëtimtari kur tha: “Po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi”?
Për njëfarë arsyeje që nuk shpjegohet tërësisht në shkrimet e shenjta, Fryma e Shenjtë nuk veproi në plotësi mes judenjve gjatë viteve të qëndrimit të Jezusit në vdekshmëri ( Gjoni 7:39 ; 16:7). Pohimet që tregojnë se Fryma e Shenjtë nuk erdhi deri pasi Jezusi u ringjall, duhet me patjetër t’i referohen vetëm asaj periudhe të caktuar ungjillore, sepse është tepër e qartë që Fryma e Shenjtë ishte vepruese në periudhat e mëparshme ungjillore. Për më tepër, ajo i referohet vetëm dhuratës së Frymës së Shenjtë që nuk ishte e pranishme, përderisa fuqia e Frymës së Shenjtë ishte vepruese gjatë shërbesave të Gjon Pagëzorit dhe Jezusit; përndryshe askush nuk do të kishte marrë dëshmi për të vërtetat që këta burra dhanë mësim ( Mateu 16:16–17 ; shih edhe 1 Korintasve 12:3).
(Bible Dictionary, “ Holy Ghost ”)