Seminari
Gjoni 14:1–6; 15:1–11


Gjoni 14:1–6; 15:1–11

“Unë Jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”

Jesus Christ is standing on a hill over looking a river.

Gjatë mbrëmjes së Tij të fundit me dishepujt e Tij, Jezu Krishti iu dha mësim atyre për natyrën dhe misionin e Tij. Ai dha mësim se Ai është rruga për t’u kthyer te Ati Qiellor dhe Ai e krahasoi marrëdhënien e dishepujve të Tij me Të me atë të shermendeve në një hardhi. Ky mësim mund të të ndihmojë të mendosh për marrëdhënien tënde me Jezu Krishtin dhe se si mund ta ndjekësh Atë dhe të marrësh forcën dhe mbështetjen e Tij.

Ndihmesa që nxënësit të japin mësim. Njohuritë dhe dëshmitë e nxënësve forcohen kur atyre u jepen mundësi që të japin mësim ungjillin për të tjerët. Kërkoni mundësi për t’i ftuar nxënësit të mësojnë njëri-tjetrin në mënyra formale dhe joformale.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë ose të bëjnë foton e një shtegu ose të një hardhie ose peme me degë. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për mënyra se si fotoja e tyre iu kujton atyre Jezu Krishtin dhe ta sjellin foton e tyre në klasë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Merrini parasysh alternativat vijuese për të nisur mësimin:

  • Ftojini nxënësit të tregojnë fotografitë që bënë si pjesë e përgatitjes së nxënësve.

  • Krijoni një shteg përmes klasës që nxënësit nevojitet ta ndjekin.

  • Tregojuni nxënësve një degë [shermend] si një mësim me sende. Diskutoni lidhjen e degës me pemën ose hardhinë nga e cila është marrë, dhe pyetini se çfarë do të ndodhë tani që dega nuk është më e lidhur me pemën ose hardhinë.

  • Tregoni një përvojë vetjake që lidhet me mësimin.

  • Paraqitini fotot në këtë mësim për shtegun ose hardhinë.

Diskutoni me nxënësit se si shtegu është i dobishëm dhe se si dega merr forcë nga hardhia. Merreni parasysh t’i pyetni nxënësit se si ngjason Jezu Krishti me një shteg apo një hardhi.

Disa nga mësimet e fundit të Shpëtimtarit për dishepujt e Tij kishin për qëllim t’i ndihmonin ata të kuptonin marrëdhënien e tyre me Të dhe varësinë tek Ai. Shpëtimtari e krahasoi Veten me një shteg, si edhe me një hardhi ose pemë me degë. Gjej një çast për të menduar për fushat e jetës sate në të cilat mund të të nevojitet ndihmë. Mbase ti e ndien se të nevojitet ndihmë teksa përpiqesh fort të kthehesh tek Ati Qiellor. Ti mund të ndiesh nevojën për forcë më të madhe për t’u përballur me sfidat në jetën tënde. Ndërsa studion mësimet e Shpëtimtarit, kërko atë që mëson rreth Tij dhe se si Ai mund të të ndihmojë.

Mendoni për nevojat dhe aftësitë e nxënësve ndërsa vendosni se si ta përshtatni përmbajtjen e këtij mësimi. Nxënësit mund të përfitojnë nga koha vetjake për të studiuar dhe menduar për një ose të dy alternativat vijuese të studimit.

Mund të jetë e dobishme t’u jepni nxënësve një mundësi për t’ia treguar mendimet dhe dëshmitë e tyre njëri-tjetrit. Kjo mund të bëhet në një llojshmëri mënyrash. Nxënësve mund t’u kërkohet përpara orës së mësimit të përgatiten për të dhënë mësim pjesë të këtij mësimi. Një alternativë tjetër është t’i caktoni ose t’i lejoni nxënësit të përzgjedhin një nga alternativat vijuese të studimit dhe t’u kërkoni nxënësve të përgatiten që t’ia japin mësim një shoku tjetër të klasës ose të gjithë klasës.

Nxënësit mund të përdorin fletushkën vijuese për të studiuar dhe për tʼu përgatitur për të dhënë mësim.

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Jezu Krishti është “udha, e vërteta dhe jeta” ( Gjoni 14:6)

A dirt road going through an aspen forest.

Lexo te Gjoni 14:1–6 , duke kërkuar se si Shpëtimtari premtoi të ndihmojë ata që e ndjekin Atë.

  • Çfarë të vërtetash dha mësim Shpëtimtari në këto vargje?

  • Si e quajti Shpëtimtari Veten te vargu 6 ?

  • Çfarë të mëson secili nga këta tituj për Jezu Krishtin dhe marrëdhënien tënde me Të?

Nëse krijove një listë të titujve dhe roleve të ndryshme të Jezu Krishtit në një mësim të mëparshëm, mund të duash t’i shtosh asaj atë që zbulove te Gjoni 14 .

Libri i Mormonit mund ta rritë kuptueshmërinë tënde për atë që po studion në Dhiatën e Re. Lexo te Mosia 3:17 dhe mendo se si ky varg na ndihmon ta kuptojmë më mirë Gjoni 14:6 .

Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Perëndia dëshiron që ju ta gjeni udhën e kthimit tek Ai dhe Shpëtimtari është udha [shih te Gjoni 14:6 ]. Perëndia dëshiron që ju të mësoni për Birin e Tij, Jezu Krishtin, e të përjetoni paqen dhe gëzimin e thellë që vijnë nga ndjekja e shtegut të dishepullimit hyjnor.”

(Diter F. Uchtdorf, “Marrja e një Dëshmie për Dritën dhe të Vërtetën”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 21)

  • Kur ke përjetuar ti ose një person që ti njeh, paqen dhe gëzimin e thellë që vijnë nga ndjekja e Jezu Krishtit?

A dirt road going through an aspen forest.
  • Cilat janë disa mënyra se si ne mund ta ndjekim Shpëtimtarin për tʼu kthyer tek Ati Qiellor?

  • Si mund ta kuptojmë nëse jemi në rrugën e duhur?

Jezu Krishti është “hardhia” ( Gjoni 15:5)

Red wine grapes on old vine.

Jezu Krishti përdori një krahasim për t’i mësuar dishepujt e Tij për marrëdhënien e tyre me Të. Lexo te Gjoni 15:1–11 , duke kërkuar këtë krahasim.

Nëse krijove një listë të titujve dhe roleve të ndryshme të Jezu Krishtit në një mësim të mëparshëm, mund të duash t’i shtosh asaj atë që zbulove te Gjoni 15 .

  • Çfarë mendon se po na mëson Jezu Krishti me këtë krahasim?

  • Cilat të vërteta mund të mësosh nga ky krahasim për marrëdhënien tonë me Jezu Krishtin?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi që ftesa e Shpëtimtarit për të qëndruar në Të është një ftesë që ne “të mbetemi, të… qëndrojmë përgjithmonë” (“Abide in Me”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 32). Plaku Holland shpjegoi se përse është kaq shumë e rëndësishme që ne të pranojmë ftesën e Shpëtimtarit për të qëndruar në Të.

Red wine grapes on old vine.
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Jezusi tha: ‘Pa mua nuk mund të bëni asgjë’ [ Gjoni 15:5 ]. Unë dëshmoj se ajo është e vërteta e Perëndisë. Krishti është gjithçka për ne dhe ne duhet të ‘qëndrojmë’ në Të në mënyrë të përhershme, të patundur, të qëndrueshme, përgjithmonë. Që fryti i ungjillit të lulëzojë dhe ta bekojë jetën tonë, ne duhet të bashkohemi në mënyrë të palëkundshme me Të, Shpëtimtarin e të gjithëve ne, dhe me këtë Kishë të Tij, e cila mban emrin e Tij të shenjtë. Ai është hardhia që është burimi ynë i vërtetë i forcës dhe i vetmi burim i jetës së përjetshme. Në Të ne jo vetëm do të durojmë, por edhe do të dalim ngadhënjimtarë e triumfues në këtë kauzë të shenjtë që kurrë nuk do të na bëjë të dështojmë.”

(Jeffrey R. Holland, “Abide in Me”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 32)

Libri i Mormonit mund të të ndihmojë të rrisësh kuptueshmërinë tënde për atë që po studion në Dhiatën e Re. Lexo te Alma 26:12 dhe mendo se si ajo lidhet me vargjet te Gjoni 15:1–11 .

  • Cilët janë disa nga frytet (rezultatet ose bekimet) që ke parë në jetën tënde teksa je përpjekur të qëndrosh në Jezu Krishtin?

  • Cilat janë disa veprime që mund të ndërmarrësh për të të ndihmuar të qëndrosh në Jezu Krishtin?

Nëse nxënësit i dhanë mësim njëri-tjetrit, ftojini ata tʼi tregojnë klasës të vërtetat që identifikuan, atë që mësuan nga shokët e shoqet e klasës dhe dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Përgëzojini nxënësit për dhënien e mësimit dhe nxitini ata t’ua tregojnë familjeve të tyre atë që dhanë mësim dhe mësuan.

Jepuni nxënësve kohë të mendojnë për atë që ndien për mënyrën se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë për nevojat dhe rrethanat e tyre aktuale. Merreni parasysh të jepni dëshmi për Shpëtimtarin ose të tregoni një përvojë vetjake.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë do të thotë që në shtëpinë e Atit Qiellor ka shumë banesa?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim:

Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“[Thënia] ‘në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa’ [ Gjoni 14:2 ] … duhet të jetë – ‘në mbretërinë e Atit tim ka shumë mbretëri’, në mënyrë që ju të mund të jeni trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me mua. … Ka banesa për ata që i binden një ligji qiellor, dhe ka banesa të tjera për ata që nuk i binden ligjit, çdo njeri sipas rendit të vet.”

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Bëni një vizatim

Disa nxënës shprehen nëpërmjet artit. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një vizatim që përfaqëson atë që ata mësuan për Jezu Krishtin nga Gjoni 14:1–6 ose Gjoni 15:1–11 . Nëse nxënësit i japin mësim njëri-tjetrit, ky vizatim mund të jetë pjesë e mësimit të tyre.

Gjoni 14:6 . “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta”

Ftojini nxënësit të përcaktojnë se si Jezu Krishti është “udha”, “e vërteta” ose “jeta”. Ata mund të gjejnë referenca‑kryq që i shpjegojnë këto role. Nxënësit mund të tregojnë gjithashtu përvoja të Jezu Krishtit që i përmbush këto role në jetën e tyre.

Numëroni fjalën qëndro

Ndihmojini nxënësit të shohin se si përdorimi i shpeshtë i fjalëve ose frazave në një bllok shkrimesh të shenjta mund të theksojë një mesazh të rëndësishëm. Fjala qëndro përdoret shumë herë te Gjoni 15:4–10 . Ftojini nxënësit të numërojnë numrin e herëve që kjo fjalë shfaqet, ta shenjojnë ose ta mbajnë shënim këtë fjalë në shkrimet e tyre të shenjta dhe të mendojnë për atë që komunikohet nëpërmjet përsëritjes së saj të shpeshtë.

Gjoni 15:10 . “Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time”

Vizatoni një hardhi në tabelë dhe kërkojuni nxënësve të vizatojnë degë të bashkuara me hardhinë për të përfaqësuar veten e tyre. Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të urdhërimeve në tabelë rreth hardhisë. Diskutoni se si zbatimi i urdhërimeve i ndihmon ata të qëndrojnë në dashurinë e Shpëtimtarit dhe të mbeten të bashkuar me hardhinë.