Gjoni 14–17
Vështrim i Përgjithshëm
Gjatë mbrëmjes së Tij të fundit me dishepujt e Tij, Jezu Krishti u dha mësim atyre dhe i ngushëlloi. Ai u mësoi atyre se si Ai ishte “udha, e vërteta dhe jeta” (Gjoni 14:6) dhe se si ata mund ta tregonin dashurinë e tyre për Të duke zbatuar urdhërimet e Tij. Shpëtimtari i ftoi ata të qëndronin në Të dhe u mësoi rreth misionit të Frymës së Shenjtë. Jezu Krishti u lut për ta teksa bëri Lutjen e Tij të madhërishme Ndërmjetësuese.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Gjoni 14:1–6; 15:1–11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë për marrëdhënien e tyre me Jezu Krishtin dhe për mënyrën se si ata mund ta ndjekin Atë dhe të marrin forcën dhe përkrahjen e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë ose të fotografojnë një shteg ose një hardhi apo peme me degë. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për mënyra se si fotografia e tyre u kujton Jezu Krishtin dhe ta sjellin fotografinë në klasë.
-
Mundësi për mësimdhënie: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin mësim gjatë këtij mësimi. Nxënësit mund të përgatiten paraprakisht për të dhënë një pjesë të mësimit, ose mund të përgatiten dhe të japin mësim gjatë orës mësimore.
-
Fletushkë: “Jezu Krishti Është ‘Udha, e Vërteta dhe Jeta’ (Gjoni 14:6)”
-
Objekti: Një degë ose një copë dege hardhie
-
Sugjerimpër mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe të vogla në disa dhoma virtuale për t’i dhënë një shoku ose shoqeje të klasës mësimin që kanë përgatitur.
Gjoni 14:15–31; 15:10–14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të tregojnë dashurinë e tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin duke iu bindur urdhërimeve të Tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shohin materialin filmik “Nëse më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia”, bisedë nga Karol M. Stivens, ish-këshilltare e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, nga kodi kohor 00:00 deri në 04:31. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për atë që kjo ndodhi mund të na mësojë rreth arsyes përse Zoti na jep urdhërime.
-
Shembuj vetjakë: Përgatituni të tregoni një shembull të një rasti kur pjesëtarët e familjes ose persona të tjerë kanë treguar dashurinë e tyre ndaj jush.
-
Materiali filmik: “Nëse më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia” (04:02); “Qëndroni në Dashurinë Time” (15:08; shih nga kodi kohor 14:27 deri në 14:50)
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Kërkojuni nxënësve të ftojnë një prind ose një pjesëtar tjetër të familjes që t’i bashkohet diskutimit rreth asaj se si mund të kuptohet nëse dikush i do të tjerët.
Gjoni 14–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë mënyrën se si Fryma e Shenjtë i përmbush rolet e Tij në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten që të përgjigjen për pyetjen: “Si ju ndihmon Fryma e Shenjtë?” me shembuj nga shkrimet e shenjta ose nga përvoja vetjake.
-
Materiale për nxënësit: Fletë letre të vogla ose karta shënimesh që nxënësit të mund të shkruajnë në to
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela për rolet e Frymës së Shenjtë
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Krijoni një dokument të përbashkët që përmban tabelën. Ftojini nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në tabelë. Nxënësve mund t’iu caktohen disa fusha. Paraqitni tabelën e plotësuar që ta shohin të gjithë.
Gjoni 17
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i inkurajojë nxënësit të arrijnë t’i njohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin më personalisht në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 3 Nefi 19:16, 26–33 dhe të përsiatin rreth mënyrës se si do të ndiheshin po të dëgjonin Shpëtimtarin t’i lutej Atit Qiellor për ta.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni sugjerimin te pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” e këtij mësimi me titullin “Veprimtari me vizatim – të bëhemi një” për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se ne bëhemi në mënyrë të natyrshme më të bashkuar me njëri-tjetrin ndërsa secili prej nesh afrohet më shumë me Jezu Krishtin.
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 17:3
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Gjoni 17:3 , të shpjegojnë doktrinën dhe të zbatojnë në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të identifikojnë dikë që njohin që mund ta njohë mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ftojini nxënësit ta pyetin atë person se çfarë e ka ndihmuar të arrinte që t’i njihte Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet dhe pyetjet nën secilin nga tre titujt që korrespondojnë me parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e dhomave virtuale të ndara për t’i lejuar nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të zbatuar në skenarin e mësimit parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Më pas bashkojeni sërish grupin për të diskutuar atë që mësoi secili grup.