Seminari
Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19


Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi Jezusi u arrestua dhe u gjykua në mënyrë të rreme përpara udhëheqësve judeas, Ai u dërgua për gjykim përpara Pilatit. Ndërkohë që Ai po përjetonte dhembjen brutale të varjes në kryq, armiqtë e tallën dhe i thanë Atij që ta çlironte Veten nga tortura, por Ai duroi me drejtësi. Pas vdekjes së Tij, dishepujt e Tij bënë përpjekje të madhe për ta marrë trupin e Tij dhe për ta përgatitur me kujdes për varrosje.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Gjoni 18:33–40; Lluka 23:8–11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë më shumë rreth karakterit të Shpëtimtarit dhe mënyrës se si ata mund ta ndjekin shembullin e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për karakterin e Jezu Krishtit dhe të mendojnë mbi atë se cilin prej tipareve të Tij do të donin ta zhvillonin më plotësisht. Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar të paktën një nga karakteristikat e Jezu Krishtit dhe arsyen përse e ndiejnë se ajo do të ishte një karakteristikë e mirë për t’u zotëruar.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për të përcaktuar se cilën ndodhi të gjyqit të Shpëtimtarit nxënësit do të lexojnë, ftojini ata të ngrenë një deri në katër gishta të dorës së tyre dhe t’ia tregojnë klasës. Më pas paraqitni ndodhitë e ndryshme të numëruara nga një deri në katër. Ftojini nxënësit të lexojnë ndodhinë që përputhet me numrin e gishtave që ngritën.

Mateu 27:24–66; Marku 15:15–38

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë dhe ta vlerësojnë vuajtjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit në kryq si një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Mateu 27:35–50 ose të lexojnë thënien nga Peshkopi Zherald Kose nga ky mësim. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë do të thotë për ta që Shpëtimtari vdiq për ata personalisht.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh që të paraqitni figura dhe thënie dhe të shfaqni materiale filmike për t’i ndihmuar nxënësit që mësojnë nëpërmjet imazheve, të përfshihen në materiale. Gjithashtu, për ta bërë mësimin edhe më të pasur me materiale pamore dhe zanore, merreni parasysh të shkarkoni një himn rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit nga faqja ChurchofJesusChrist.org dhe ta luani atë ndërkohë që nxënësit kryejnë veprimtarinë e fundit.

Lluka 23:33–46; Gjoni 19:26–30

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth asaj që ata mund të mësojnë nga shembulli i Shpëtimtarit gjatë Kryqëzimit të Tij dhe mënyrës se si kjo ndikon te ndjenjat dhe dëshira e tyre për të qenë më të ngjashëm me Të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të folur rreth dikujt që ata e njohin, i cili ka treguar dhembshuri ose mëshirë edhe ndërkohë që përjetonte sfida të vështira.

  • Figura për t’u paraqitur: Figurat e ngjarjeve të ndryshme të ditës së fundit të jetës në vdekshmëri të Shpëtimtarit – siç janë vuajtja e Tij në Gjetseman, gjyqi nga udhëheqësit judeas, gjyqi nga Pilati dhe Herodi, fshikullimi dhe Kryqëzimi – nëse dëshironi

  • Materiali filmik: “Ta Duam Njëri-Tjetrin sikurse Ai na Ka Dashur” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2017/10/love-one-another-as-he-has-loved-us?lang=alb] (09:43; shihni nga kodi kohor 03:22 deri në 07:54)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta ndani ekranin tuaj si një tabelë e bardhë. Nxënësit mund të shkruajnë të vërtetat që mësojnë rreth Jezu Krishtit gjatë gjithë mësimit në tabelën e bardhë. Më vonë në mësim, ata mund të renditin gjithashtu mënyrat se si ata mund të jenë më të ngjashëm me Jezu Krishtin.

Mateu 27:50–66; Marku 15:39–47; Lluka 23:46–56; Gjoni 19:38–42

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe të reflektojnë mbi atë që Jezu Krishti ka bërë për ta dhe mbi atë që ata mund të bëjnë për të treguar nderim dhe vlerësim për Të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që Shpëtimtari ka bërë për ta, dhe të bëjnë një listë të mënyrave se si ata mund ta tregojnë dashurinë e tyre për Të.

  • Sendi: Figura e një të afërmi që ka ndërruar jetë ose, nëse është në dispozicion, nekrologjia ose një program funerali

  • Figurat: Një diagram i thjeshtë i tempullit të Jerusalemit në Dhiatën e Re në tabelë; figurat e një varri, të mirrës dhe erërave të mira

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni një ose dy nxënës të përgatiten për të treguar atë që ata duan të kujtojnë për një të afërm i cili ka ndërruar jetë, dhe se si ata e duan dhe e nderojnë atë.

Përsëritje 11 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përsëritin të vërtetat që gjenden në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor, dhe do t’i ndihmojë ata ta ushtrojnë zbatimin e këtyre të vërtetave në një larmi situatash.

  • Përgatitja e nxënësve: Nëse është e mundur, jepuni nxënësve një kopje të fletushkës që përfshihet në këtë mësim. Ftojini ata t’i përsëritin referencat e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç. Gjithashtu, kërkojuni atyre të mendojnë për situata në të cilat të vërtetat që gjenden në këto fragmente të zotërimit doktrinor, mund të jenë të dobishme.

  • Tabela: Grafiku i zotërimit doktrinor për t’u paraqitur në tabelë ose për t’u shpërndarë

  • Materiale për nxënësit: Letër për të shkruar

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi të gjithë nxënësit të kenë shkruar një situatë në një fletë letre, zgjidhni një nxënës që t’ia tregojë situatën e tij klasës. Mund të jetë e dobishme ta ftoni klasën të zgjedhë pamjen e folësit në programin e tyre për videokonferencë (jo pamjen e galerisë) për të parë më qartësisht atë që nxënësi shkroi. Më pas nxënësit mund të përgjigjen me fragmentin e zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojë dikë në atë situatë. Më pas ai nxënës mund të zgjedhë një nxënës tjetër për të paraqitur situatën e tij e kështu me radhë.