Seminari
Mateu 27:24–66; Marku 15:15–38


Mateu 27:24–66; Marku 15:15–38

Jesus is on the cross between two malefactors, there is a crowd below that are watching. Outtakes include a sponge on a stick lifted up to Jesus by a Roman soldier, different views of the three me on the crosses, soldiers gambling and parting his clothes, Jesus walking wearing crown of thorns and covered in blood, and Caiaphas.

Ndërkohë që Shpëtimtari po përjetonte dhimbjen brutale të varjes në kryq, armiqtë e tallën dhe i thanë Atij që ta çlironte Veten nga tortura. Por Ai duroi me drejtësi, duke vazhduar vuajtjen e Tij për ne. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë dhe të vlerësosh vuajtjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit në kryq si një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Tij.

Mësimdhënia me anë të Shpirtit. Mësimdhënia me anë të Shpirtit nis me përgatitjen e kujdesshme të mësimit. Studiojini me lutje shkrimet e shenjta dhe programin mësimor dhe ndiqni udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për ta përshtatur programin mësimor me nevojat e nxënësve. Gjithashtu, përpiquni fort të jeni të gatshëm për të marrë dhe ndjekur nxitjet nga Shpirti ndërkohë që jepni mësim, edhe nëse kjo nënkupton që të devijoni nga përvijimi i mësimit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Mateu 27:35–50 ose të lexojnë thënien nga Peshkopi Zherald Kose nga ky mësim. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë do të thotë për ta që Shpëtimtari vdiq për ata personalisht.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Jezu Krishti dha jetën e Tij për ne

Në këtë mësim ti do të studiosh rreth vdekjes së Jezu Krishtit. Gjej një çast për të përsiatur për atë që di rreth vdekjes së Shpëtimtarit dhe mënyrës se si ndihesh për të. A beson se Ai vdiq për të të shpëtuar? Nëse po, si mund ta tregosh mirënjohjen tënde për flijimin e Tij? Teksa studion, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve.

Kryqëzimi i Jezu Krishtit

Pasi Shpëtimtari u gjykua nga judenjtë dhe më pas nga Herodi dhe Pilati, Ai u fshikullua brutalisht dhe u çua në Golgotë (gjithashtu e njohur si Kalvar) për t’u kryqëzuar.

Merre parasysh të shënosh frazën “e kryqëzuan” te Mateu 27:35 . Lexo tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta pjesën nën “Kryqëzim” për të parë çfarë përfshinte kjo praktikë.

Jesus Christ and the two thieves depicted during the Crucifixion. The Apostle John is standing below the cross of Christ. Mary, the mother of Christ is standing beside John. Two other women are kneeling at the base of the cross. There are Roman soldiers and Jews standing in the background.

Merreni parasysh të lexoni me zë shkrimet e shenjta vijuese dhe nxënësit t’ju ndjekin. Nxënësit që kanë mundësi, mund të ftohen gjithashtu të ndihmojnë në leximin me zë të lartë.

Lexo vargjet vijuese rreth Kryqëzimit të Shpëtimtarit. Shëno hollësitë që e ndien se janë të rëndësishme.

  • Mateu 27:27–31 . Ushtarët romakë e tallën Shpëtimtarin.

  • Mateu 27:35–44 . Shpëtimtarin e tallën në kryq.

  • Mateu 27:45–46, 50 . Shpëtimtari vuajti dhe vdiq në kryq. Shënim: Jezusi u kryqëzua në “or[ën] e tretë” (09:00 të mëngjesit; shih Marku 15:25). “Ora e gjashtë” i referohet orës 12:00 mesditë; “ora e nëntë” i referohet orës 15:00.

Për të të ndihmuar t’i përfytyrosh këto ngjarje, ti mund të duash të shohësh materialin “Jesus Is Scourged and Crucified” [“Jezusi Fshikullohet dhe Kryqëzohet”], që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 01:04 deri në 04:48.

Jesus Christ and the two thieves depicted during the Crucifixion. The Apostle John is standing below the cross of Christ. Mary, the mother of Christ is standing beside John. Two other women are kneeling at the base of the cross. There are Roman soldiers and Jews standing in the background.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se përse Shpëtimtari bëri pyetjen: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Mateu 27:46.)

Jesus Christ and the two thieves depicted during the Crucifixion. The Apostle John is standing below the cross of Christ. Mary, the mother of Christ is standing beside John. Two other women are kneeling at the base of the cross. There are Roman soldiers and Jews standing in the background.
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Me gjithë bindjen e shpirtit tim, unë dëshmoj se … një Atë i përsosur nuk e braktisi Birin e Tij në atë orë. Vërtet, është besimi im vetjak që, në të gjithë shërbesën tokësore të Krishtit, Ati nuk ka qenë kurrë më pranë Birit të Tij, sesa në këto momente të fundit mundimtare të vuajtjes. Sidoqoftë, … Ati hoqi për pak momente nga Jezusi ngushëllimin nga Shpirti i Tij, mbështetjen e pranisë së Tij personale. Kjo kërkohej, në të vërtetë ajo ishte thelbësore për rëndësinë e Shlyerjes, që ky Bir i përsosur, që nuk kishte folur kurrë keq, as kishte bërë keq, as kishte prekur gjë të papastër, duhej të dinte se si pjesa tjetër e njerëzimit – ne, të gjithë ne – do të ndiheshim kur të bënim të tilla mëkate. Që Shlyerja e Tij të ishte e pafundme dhe e përjetshme, Ai duhej të ndiente se si ishte të vdisje jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht, të ndiente se si ishte të të largohej Shpirti hyjnor, duke e lënë njeriun të ndihej i vetëm tërësisht, dëshpërimisht, shpresëhumbur.”

(Jeffrey R. Holland, “None Were With Him”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 87–88.)

  • Çfarë të ndihmoi Plaku Holland të kuptosh më mirë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë të bën më shumë përshtypje rreth Jezu Krishtit nga këto ngjarje? Përse?

Referencat-kryq

Shpëtimtari kishte fuqinë të çlirohej nga përvoja brutalisht e dhimbshme dhe poshtëruese në kryq (shih Mateu 26:52–54), por Ai nuk e bëri.

Lexo të paktën tre prej shkrimeve të shenjta vijuese për të zbuluar arsyen përse. Merre parasysh të krijosh një tabelë si ajo në vijim për të organizuar mendimet dhe ndjenjat e tua. Ti mund t’i lidhësh ose shënosh si referenca-kryq këto fragmente me vargun te Mateu 27:26 ose të krijosh një etiketë me këto referenca me një titull që ke zgjedhur vetë.

Merreni parasysh ta vizatoni tabelën vijuese në dërrasë. Ftojini nxënësit të punojnë në dyshe dhe në grupe të vogla për ta plotësuar atë.

Përse Shpëtimtari iu nënshtrua kryqëzimit

Bekimet që na u vunë në dispozicion për shkak se Ai e bëri këtë

Doktrina e Besëlidhje 35:2

Doktrina e Besëlidhje 76:40–42

Romakëve 5:6–9

2 Korintasve 5:21

Kolosianëve 1:20

1 Pjetër 2:24

3 Nefi 27:13–14

  • Cili fragment ishte më kuptimplotë për ty? Përse?

  • Çfarë mësove rreth arsyes përse Shpëtimtari ishte i gatshëm të kryqëzohej për ne?

  • Për cilat prej bekimeve të renditura në këto shkrime të shenjta je më shumë mirënjohës? Përse?

Është e rëndësishme të kuptosh që si pjesë e Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti u kryqëzua për mëkatet e botës. Vuajtja që Shpëtimtari nisi në Kopshtin e Gjetsemanit u përfundua në kryq në Golgotë. Nëse Shpëtimtari nuk do të kishte vdekur për mëkatet tona, ne nuk do të ishim në gjendje të ktheheshim tek Ati ynë në Qiell.

  • Si do t’ia shpjegoje dikujt se si Kryqëzimi i Shpëtimtarit është pjesë e Shlyerjes së Tij? Si do ta shpjegoje se përse është kuptimplotë për ty?

Peshkopi Zherald Kose shpjegoi se si Shlyerja e Shpëtimtarit është vetjake për secilin prej nesh.

Official Portrait of Bishop Gerald Causse. Photographed in March

“Ndonëse e pafundme dhe universale në shtrirjen e saj, Shlyerja e Zotit është një dhuratë jashtëzakonisht vetjake dhe e brendshme, e përshtatur për secilin prej nesh individualisht. Ashtu sikurse Jezusi e ftoi secilin dishepull nefit që t’ia prekte plagët e Tij, ashtu Ai vdiq për secilin prej nesh, personalisht, sikur ju dhe unë të ishim njerëzit e vetëm mbi tokë. Ai na bën një ftesë vetjake që të vijmë tek Ai dhe t’i vëmë në përdorim të gjitha bekimet e mrekullueshme të Shlyerjes së Tij.”

(Zherald Kose, “Një Dëshmitar i Gjallë i Krishtit të Gjallë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 40.)

  • Përse e ndien se është e rëndësishme të dallosh natyrën vetjake të Shlyerjes së Shpëtimtarit?

Merreni parasysh të luani himne rreth vuajtjes dhe Kryqëzimit të Shpëtimtarit, siç janë “Sa i Madh Je Ti” (Himne, nr. 42) ose “Në Kryq Atje në Kalvari” (Himne, nr. 106) ndërkohë që nxënësit plotësojnë veprimtarinë vijuese. Si një alternativë për të mbajtur një shënim në ditar, nxënësit mund t’i shkruajnë një letër vetes së tyre në të ardhmen ku trajtojnë konceptet e kësaj veprimtarie.

Për të të ndihmuar të ndiesh dhe të kujtosh natyrën vetjake të Shlyerjes së Shpëtimtarit për ty, mbaj një shënim në ditar. Merre parasysh të përfshish sa vijon:

  • Bekimet që mund të marrësh për shkak të vuajtjes dhe vdekjes së Shpëtimtarit në kryq për ty

  • Çfarë do të thotë për ty që Ai vdiq personalisht për ty

  • Mendimet dhe përshtypjet që ti merr nga Fryma e Shenjtë

Pas një kohe të mjaftueshme, jepuni nxënësve një mundësi që të tregojnë shënimet në ditarët e tyre. Merreni parasysh të jepni dëshmi për Kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe rëndësinë e tij si pjesë e Shlyerjes së Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë është me rëndësi për vendin dhe kohën e Kryqëzimit të Shpëtimtarit?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Faza e dytë e shlyerjes së Tij u krye në kryq. …

Pilati e dorëzoi Qengjin e Perëndisë që të kryqëzohej në të njëjtën kohë që qengjat e Pashkës aty pranë po përgatiteshin për flijimin. (Shih Gjoni 19:13–14 .)

Kryqëzimi ndodhi në një kodër të quajtur Golgotë (greqisht) ose Kalvar (latinisht) që do të thotë ‘kafka’. Kafka simbolizonte vdekjen. Në një vend të tillë, flijimi shlyes u përfundua. Në kryq, Shpëtimtari i botës u ngrit mbi vdekjen në më të madhërishmen e të gjitha domethënieve të mundshme – arritjen dhe realitetin e fuqisë së Zotit mbi vdekjen.”

(Russell M. Nelson, “Why This Holy Land?”, Ensign,dhjetor 1989, f. 18–19.)

Përse nuk e shpëtoi Jezu Krishti Veten?

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“‘Zbrit nga kryqi’, e përqeshi turma e jobesimtarëve Atë në Kalvar [Mateu 27:40]. Ai mund ta kishte kryer një mrekulli të tillë. Por Ai e dinte fundin që në fillim dhe synonte të ishte besnik ndaj planit të Atit të Tij. Ne duhet ta kuptojmë atë shembull.”

(Ronald A. Rasband, “Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Ensign ose Liahona, maj 2021, f. 111.)

Te sa njerëz ka ndikuar vuajtja dhe Kryqëzimi i Shpëtimtarit?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Shpëtimtari … vuajt[i] një dhembje të papërshkrueshme në Gjetseman e në kryq, me qëllim që ta përsoste Shlyerjen e Tij. … Ai e bëri këtë për çdo burrë e çdo grua që Perëndia e ka krijuar ose do ta krijojë.”

(Kuentin L. Kuk, “Të Përditshmen si Përjetësinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 52.)

Çfarë mund të ketë përjetuar Shpëtimtari në kryq?

Plaku Xhejms E. Talmixh (1862–1933), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Portrait of James E. Talmage.

“Duket se, përveç vuajtjes së frikshme në lidhje me kryqëzimin, agonia e Gjetsemanit kishte ndodhur, e zmadhuar përtej fuqisë njerëzore për të duruar. Në orën më të hidhur, Krishti që po vdiste, ishte vetëm, vetëm në realitetin më të tmerrshëm. Që sakrifica supreme e Birit të mund të plotësohej në gjithë plotësinë e saj, Ati duket se e kishte tërhequr përkrahjen e Pranisë së Tij të drejtpërdrejtë, duke i lënë Shpëtimtarit të njerëzve lavdinë e fitores së plotë mbi forcat e mëkatit dhe vdekjes.”

(Jesus the Christ [1916], f. 661.)

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim në të njëjtën mënyrë:

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Pastaj qiejt u nxinë. Errësira e mbuloi tokën për hapësirën e tri orëve, siç bëri mes nefitëve. Pati një stuhi të fuqishme, sikur vetë Perëndia i natyrës të ishte në agoni.

Dhe vërtet Ai qe, sepse ndërsa Ai ishte i varur në kryq për tri orë të tjera, nga mesdita deri në 03:00 pasdite, u përsëritën gjithë agonia e pafundme dhe dhembjet e pamëshirshme të Gjetsemanit.”

(Bruce R. McConkie, “The Purifying Power of Gethsemane”, Ensign, maj 1985, f. 10.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Mësimi i heshtur

Mund të jetë e dobishme ta përshtatni mënyrën se si jepet ky mësim. Një shembull mund të jetë të zhvilloni një “mësim të heshtur”, në të cilin thëniet, shkrimet e shenjta, materialet filmike dhe pyetjet janë të paraqitura dhe nxënësit mund të shkruajnë në heshtje në ditarët e tyre të studimit përgjigjet, mendimet dhe ndjenjat e tyre. Lini kohë në fund të orës mësimore që nxënësit të diskutojnë mbi atë që mësuan dhe ndien.

Vdekja e Jezusit përmbushi profeci

Nxënësit mund t’i krahasojnë ngjarjet e vdekjes së Shpëtimtarit me profecitë e dhëna nga profetët e mëparshëm. Vargjet përfshijnë Psalmeve 22:1, 78, 16, 18 ; Psalmeve 34:20 ; Psalmeve 69:21 ; Isaia 50:6 ; 53:3–7 ; 53:12 ; Zakaria 12:10 ; 13:6 ; 1 Nefi 11:33 ; 19:9–14 dhe 2 Nefi 6:9 . Ata mund të tregojnë më pas mënyrën se si u përmbushën profecitë. Kjo mund t’i forcojë njohuritë e nxënësve për fjalën e Perëndisë si edhe besimin e tyre që Perëndia e di fundin që nga fillimi.