Seminari
Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–35


Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–35

Jezu Krishti: Biri i Perëndisë dhe i Marisë

Frontal head and shoulders portrait of Jesus Christ. Christ is depicted wearing a pale red robe with a white and blue shawl over one shoulder. Light emanates from His face.

Marisë iu tha nga engjëlli Gabriel se fëmija të cilin do ta lindte do të ishte “Biri i Shumë të Lartit” (Lluka 1:32). Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se si karakteristikat që Jezusi trashëgoi nga një nënë e vdekshme dhe një Atë i pavdekshëm e bëjnë Atë veçanërisht të aftë për të na ndihmuar t’i kapërcejmë të gjitha sfidat e vdekshmërisë.

Jepni dëshmi të pastër për Jezu Krishtin. Kërkoni mundësi për të dhënë vazhdimisht një dëshmi të pastër dhe të fuqishme për Jezu Krishtin. Krijoni mundësi që nxënësit të japin dëshmi për Jezu Krishtin në klasë. Nxënësit mund të japin dëshmi si pjesë e detyrave me shkrim, veprimtarive për grupe të vogla ose diskutimeve si klasë. Mos harroni të theksoni edhe dëshmitë e dhëna për Jezu Krishtin në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për sfidat me të cilat përballen zakonisht njerëzit në moshën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Kapërcimi i sfidave

Paraqiteni vizatimin e mëposhtëm. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në tabelë përgjigjet e tyre për pyetjen e parë nga pyetjet e mëposhtme.

A stick figure being confused.
  • Cilat do të thoshe se janë disa nga sfidat më të zakonshme me të cilat përballen njerëzit në moshën tënde?

  • Ku drejtohen të rinjtë e të rejat teksa përpiqen të përballen me këto sfida?

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha dëshminë e mëposhtme rreth Jezu Krishtit:

Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“Jezu Krishti është gjithmonë përgjigjja. Duke e kuptuar misionin e Tij dhe ungjillin e Tij, dashuria jonë për Të dhe bindja jonë për Të dhe mbështetja jonë tek Ai, na japin forcë.”

(Ronald A. Rasband, “Jezu Krishti Është Përgjigjja”, [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2019], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org.)

Merreni parasysh të shkruani pohimin “Jezu Krishti është gjithmonë përgjigjja” afër vizatimit në tabelë. Mund të jetë e dobishme t’i ridrejtoni shigjetat në vizatim drejt këtij pohimi.

  • Si mendon, pse Jezu Krishti është gjithmonë përgjigjja kur përballemi me sfida apo pyetje në jetë?

Shpenzo një çast duke menduar për besimin dhe sigurinë tënde te Jezu Krishti. Sa shpesh mbështetesh tek Ai për forcë dhe përkrahje?Ndërsa studion sot, kërko frymëzim nga Fryma e Shenjtë që të të ndihmojë të mësosh të vërtetat rreth Jezu Krishtit që do ta rritin besimin tënd tek Ai dhe do të të bëjnë të kthehesh më shpesh tek Ai për paqe dhe forcë.

Prindërit e Jezu Krishtit

Jezu Krishti është veçanërisht i aftë të na ndihmojë pjesërisht me çdo sfidë ose pyetje me të cilën përballemi në vdekshmëri për shkak të veçorive që Ai trashëgoi nga prindërit e Tij.

Studioji shkrimet e shenjta të mëposhtme, duke kërkuar mësime rreth faktit se kush ishin prindërit e Shpëtimtarit:

  • Çfarë mësove për Atin dhe nënën e Jezu Krishtit?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se Jezu Krishti është Biri hyjnor i Perëndisë, Atit dhe i Marisë.

Nëse nxënësit kanë nevojë për sqarime rreth prindërimit të Shpëtimtarit, merreni parasysh të lexoni disa nga thëniet që gjenden në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” në fund të mësimit.

Vizatojeni diagramin e mëposhtëm në tabelë ose paraqitni figurën.

Diagram with the words Mary and Heavenly Father and arrows pointing to the words Jesus Christ.

Lexoje thënien e mëposhtme nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar veçoritë që Jezu Krishti trashëgoi nga Ati Qiellor dhe nga Maria.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Nga Ati i Tij i pavdekshëm, Jezusi trashëgoi fuqinë për të jetuar përgjithmonë. Nga nëna e Tij e vdekshme Ai trashëgoi fatin e vdekjes fizike.Këto tipare unike ishin thelbësore për misionin e Tij për të shlyer mëkatet e të gjithë njerëzimit. Kështu Jezu Krishti lindi për të vdekur (shih 3 Nefi 27:13–15). Ai vdiq që ne të mund të jetojmë. Ai lindi që i gjithë njerëzimi të mund të jetonte përtej varrit.”

(Russell M. Nelson, “Christ the Savior Is Born”, New Era, dhjetor 2006, f. 5.)

  • Çfarë mësove për Jezu Krishtin nga kjo thënie?

Nëse e vizatuat diagramin në tabelë, mund të jetë e dobishme t’i renditni përgjigjet e nxënësve nën emërtimin “Jezu Krishti”.

Nga nëna e Tij Maria, një grua e vdekshme, Jezusi trashëgoi vdekshmërinë, e cila përfshinte vdekjen fizike. Nga Perëndia, Ati ynë Qiellor, Jezusi trashëgoi pavdekësinë, aftësinë për të jetuar përgjithmonë përmes ringjalljes. Ai ishte gjithashtu në gjendje të përjetonte dhembjet, tundimet dhe hidhërimet që lidhen me vdekshmërinë dhe të duronte dhembjen dhe vuajtjet e Shlyerjes që asnjë i vdekshëm nuk mund ta kishte duruar (shih Mosia 3:7).

Lexo te Mosia 7:33 , duke kërkuar ide rreth mënyrës se si mund ta marrim ndihmën e Shpëtimtarit në sfidat tona në vdekshmëri.

  • Çfarë mësove nga ky varg rreth asaj se si mund ta marrim ndihmën e Shpëtimtarit?

Mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të kërkojnë në shkrimet e shenjta për një shembull të një rasti kur një person ose grup njerëzish iu drejtuan Zotit për ndihmë me një pyetje ose një problem. Nxënësit mund të kërkojnë atë që bëri personi ose bënë njerëzit që i ndihmoi/uan ata të ktheheshin te Krishti dhe si i ndihmoi Ai. Ata gjithashtu mund të kërkojnë tipare të Shpëtimtarit që ilustrohen me shembull në rrëfimin që studiojnë. Ftojini nxënësit t’ia tregojnë shembujt që gjetën klasës ose një nxënësi tjetër.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për t’i mbajtur shënim përgjigjet e tyre për pyetjet e mëposhtme në ditarët e tyre të studimit. Pasi të kenë mbaruar, ftojini t’ia tregojnë përgjigjet e tyre një partneri/eje ose klasës.

Për Shkak të Tij

Merrni parasysh t’u siguroni nxënësve materiale të tilla si lapsa me ngjyra dhe letra për ta përfunduar veprimtarinë e mëposhtme.

Krijo mesazhin tënd për Shpëtimtarin duke filluar me fjalët “Për Shkak të Tij”. Mund ta plotësosh frazën me një ose më shumë pohime për ato që vetëm Shpëtimtari është i aftë të të ndihmojë ose të ka ndihmuar në jetën tënde. Merr parasysh të përdorësh materiale arti për të përforcuar krijimin tënd nëse ke kohë dhe materiale të mjaftueshme.

Kur nxënësit të kenë mbaruar, ftojini t’i mbajnë mesazhet e tyre lart që të mund t’i shohin të gjithë. Ftojini disa nxënës të shpjegojnë se çfarë kanë shkruar. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë deklaratat e tyre të tjerëve në shtëpi ose në kishë.

Merreni parasysh të jepni një dëshmi vetjake mbi aftësinë e Krishtit për të na ndihmuar që t’i kapërcejmë sfidat e vdekshmërisë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mateu 1:18 . Çfarë do të thotë se Maria “mbeti shtatzënë nga Frym[a] e Shenjtë”?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) na mësoi:

Photograph of President Ezra Taft Benson. He is seated in a leather chair in front of a fireplace. His hands are clasped in front of him and he is wearing a large turquoise ring on one finger. Official portrait. 1986

“Dëshmitë e dëshmitarëve të caktuar nuk lënë asnjë dyshim për atësinë e Jezu Krishtit. Perëndia ishte Ati i tabernakullit të Tij prej mishi, dhe Maria, një grua e vdekshme, ishte nëna e Tij. …

… Ai nuk ishte i biri i Jozefit, as nuk lindi nga Fryma e Shenjtë. Ai është Biri i Atit të Përjetshëm!”

(Ezra Taft Benson, “Five Marks of the Divinity of Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2001, f. 10, 11.)

Presidenti Harold B. Li (1899–1973) dha një paralajmërim në lidhje me përpjekjen për të shpjeguar të gjitha hollësitë rreth lindjes në mënyrë të mrekullueshme të Shpëtimtarit.

Head and shoulders portrait of LDS Church President Harold B. Lee.

“Nëse mësuesit do të ishin të mençur kur flasin për [ngjizjen e Jezu Krishtit], rreth së cilës Zoti ka thënë veçse pak, ata do ta mbështetnin diskutimin e tyre për këtë temë thjesht me fjalët që janë shënuar për këtë temë te Lluka 1:34–35. … Lëreni Zotin ta mbështetë çështjen e Tij me këtë shpallje dhe prisni gjersa Ai ta shohë të përshtatshme të na tregojë më shumë.”

(The Teachings of Harold B. Lee, red. Clyde J. Williams [1996], f. 14.)

Çfarë i mundësuan Jezusit që të bënte veçoritë që trashëgoi nga prindërit e Tij?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) na mësoi:

Photograph of President Ezra Taft Benson. He is seated in a leather chair in front of a fireplace. His hands are clasped in front of him and he is wearing a large turquoise ring on one finger. Official portrait. 1986

“Kur Perëndia i Madh i Universit denjoi të lindte nga gruaja e vdekshme, Ai iu nënshtrua dobësive të vdekshmërisë, për të “dur[uar] tundime dhe dhembje të trupit, uri, etje dhe lodhje, madje më shumë se sa njeriu mund të vuajë, përveçse në vdekje” ( Mosia 3:7). Këto dobësi Ai i trashëgoi nga nëna e Tij e vdekshme. Por për shkak se ati i Tij ishte Perëndia, Jezu Krishti kishte fuqi të cilat asnjë njeri nuk i kishte më parë ose që nga ajo kohë. Ai ishte Perëndi në mish – madje Biri i Perëndisë. Këto fuqi i mundësuan Atij të realizonte mrekulli, shenja, çudi, Shlyerjen e madhe dhe Ringjalljen – të cilat që të gjitha janë shenja të tjera të hyjnueshmërisë së Tij.”

(Ezra Taft Benson, “Five Marks of the Divinity of Jesus Christ”, Ensign, dhjetor 2001, f. 10.)

Mateu 1:25 . Çfarë do të thotë se Jozefi “nuk e njohu”?

Termi njoh ose njohu në Bibël mund t’u referohet marrëdhënieve seksuale (shih Zanafilla 4:1). Jozefi nuk pati marrëdhënie seksuale me Marinë para se të lindte Jezusi. Kjo hollësi e përforcon faktin se ai nuk mund të kishte qenë babai i Jezusit dhe se ngjizja e Jezusit ishte mrekulli.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Titujt e Shpëtimtarit

Merreni parasysh të studioni emrat dhe titujt e Shpëtimtarit të shënuara te Mateu 1 dhe Lluka 1 . (Ju mund të kërkoni informacion në Fjalorin Biblik, Topical Guide [Udhëzuesin Tematik] ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta.) Çfarë mund të mësojmë për Jezu Krishtin nga këta tituj?Jezusi ( Mateu 1:21 ; Lluka 1:31)Emanueli ( Mateu 1:23)Biri i Shumë të Lartit ( Lluka 1:32)Biri i Perëndisë ( Lluka 1:35)

Bindja e Jozefit

Merreni parasysh të studioni luftën e brendshme të Jozefit mbi atë që duhej të bënte kur mësoi se Maria ishte shtatzënë. Jozefi është një shembull i mirë për të ndjekur këshillën e Zotit në besim (shih Mateu 1:18–24).