Mateu 1; Lluka 1
Vështrim i Përgjithshëm
Mateu, i njohur edhe si Levi, është autori i Ungjillit të parë të Dhiatës së Re. Një nga qëllimet e tij në të shkruar ishte të tregonte se Jezusi i përmbushi profecitë e Dhiatës së Vjetër rreth Mesias (shih Mateu 1:1–17). Engjëlli Gabriel erdhi te Maria për të njoftuar lindjen e Jezu Krishtit, “Biri[t të] Shumë të Lartit” (shih Lluka 1:1–38). Ndërsa ishte shtatzënë me Jezusin, Maria vizitoi kushërirën e saj, Elizabetën dhe u gëzua me të për mirësinë e Perëndisë (shih Lluka 1:39–79).
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mateu 1:1–17
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë rreth Jezu Krishtit si Mesia i premtuar dhe të ndiejnë një vlerësim më të madh për Të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë duke menduar rreth arsyes pse Jezu Krishti është i rëndësishëm për ta. Ata gjithashtu mund të pyetin familjen ose miqtë se si ndihen për Shpëtimtarin.
-
Materiali filmik: “Kush Është Jezu Krishti? Një Përshkrim 60-Sekondash” (01:23)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, kur nxënësit të shkruajnë hollësi të rëndësishme rreth Jezu Krishtit në një copë letër, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë përgjigjet e tyre dhe t’i publikojnë ato duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit. Jepuni nxënësve kohën e duhur për të lexuar atë që kanë shkruar nxënësit e tjerë.
Lluka 1:1–38
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë se si t’i përgjigjen vullnetit të Zotit me besim më të madh tek Ai.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjen e mëposhtme: Çfarë dini për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që ju ndihmon ta vendosni besimin tuaj tek Ata?
-
Figura: “Lajmërimi i Lindjes së Jezusit: Engjëlli Gabriel i Shfaqet Maries”, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit (2009), nr. 28
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse është në dispozicion veçoria e mbledhjeve me dhoma virtuale të ndara, mund të jetë e dobishme t’i vendosni nxënësit në grupe për të diskutuar dy pyetjet që pasojnë deklaratën e Presidentit Nelson në fund të mësimit. Caktoni një nxënës në secilin grup për të udhëhequr diskutimin. Kur klasa të bashkohet përsëri, ftojini ndërmjetësit të përmbledhin atë që diskutuan grupet e tyre.
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe zbatojnë parimin specifik të të vepruarit me besim te Jezu Krishti kur dalin sfida dhe pyetje të vështira.
-
Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të reflektojnë mbi përvojat e tyre duke luftuar me një sfidë të vështirë ose me pyetje që nuk zgjidhen lehtë (qoftë nga jeta e tyre ose nga jeta e të tjerëve). Këto mund të përfshijnë gjëra të tilla si një pyetje shpirtërore pa përgjigje ose një gjykim të vështirë. Ftojini nxënësit të përsiatin se si janë përgjigjur ose do të përgjigjen në këto situata.
-
Fletushkë: “Çfarë Do të Thotë të Veprosh me Besim?”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përgatitni një paraqitje në programin PowerPoint me informacion nga fletushka ose t’ua dërgoni fletushkën nxënësve nëpërmjet postës elektronike ose sistemit të administrimit të mësimit. Ftojini nxënësit ta përdorin fletushkën në mënyrë që t’i referohen gjatë orës mësimore.
Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–35
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si karakteristikat që trashëgoi Jezusi nga një nënë e vdekshme dhe një Atë i pavdekshëm e bëjnë Atë veçanërisht të aftë për të na ndihmuar të kapërcejmë të gjitha sfidat e vdekshmërisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për sfidat me të cilat përballen zakonisht njerëzit në moshën e tyre.
-
Materialet për Nxënësit: Letër, lapsa me ngjyra, bojëra dhjami e kështu me radhë.
Lluka 1:39–79
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë mundësi nxënësve të njohin mirësinë e Perëndisë dhe ta lavdërojnë Atë për të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të thënë një rresht nga një himn që nxjerr në pah mirësinë e Jezu Krishtit.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përgatituni të shfaqni pyetjet përsiatëse të renditura në fund të mësimit në mënyrë që nxënësit t’u referohen atyre. Nëse është e mundur, merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të kenë kontroll në ekran në mënyrë që të mund të shkruajnë karakteristikat dhe veçoritë e Shpëtimtarit që ata i vlerësojnë më shumë.