Seminari
Mateu 8; Lluka 7:11–17


Mateu 8; Lluka 7:11–17

Fuqia Mrekullibërëse e Jezu Krishtit

Një i ri i mbështjellë me veshje varrimi është ulur në një barelë. Jezusi e ka dorën mbi supin e tij, dishepujt e Tij mund të shihen në sfond.

Një nga mënyrat se si Jezusi e demonstroi fuqinë e Tij ishte nëpërmjet shërimeve të mrekullueshme, të cilat përfshinin ngritjen e djalit të një vejushe nga vdekja. Ky mësim ka për qëllim ta forcojë besimin tënd në fuqinë e Jezu Krishtit për të kryer mrekulli në kohën tonë dhe në jetën tënde.

Përdorimi i programit mësimor. Ndërsa përgatitni çdo mësim dhe e studioni bllokun e shkrimeve të shenjta, gjithashtu shqyrtojeni me lutje programin mësimor. Ndërsa e bëni këtë, Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë ta përshtatni mësimin me nevojat e nxënësve tuaj. Ju mund të zgjidhni t’i përdorni të gjitha sugjerimet për mësimdhënie për një bllok të shkrimit të shenjtë apo një pjesë të tyre, ose ju mund t’i përshtatni idetë e sugjeruara sipas nevojave dhe rrethanave të klasës suaj.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u kërkojnë pjesëtarëve të familjes ose shokëve apo shoqeve se cilat ngjarje në jetën e tyre dhe në Kishë i konsiderojnë si mrekulli. Kujtojuni nxënësve se ndërkohë që disa mrekulli janë dramatike, të tjerat janë më të qeta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mrekullitë

Merreni parasysh ta shkruani përkufizimin e mëposhtëm në tabelë dhe të paraqitni figurat e disa ngjarjeve mrekullibërëse në shkrimet e shenjta (shih figurat shoqëruese).

Jezusi duke falur dhe shëruar një burrë.
Ilustrim i Jezusit duke shëruar një të verbër. Për përdorim në kanalin Latter-day Saint Channel.

Mrekullia është “një ngjarje e jashtëzakonshme e shkaktuar nga fuqia e Perëndisë. … Besimi është i nevojshëm që mrekullitë të shfaqen” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mrekulli”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Cilat janë disa nga mrekullitë e tua të parapëlqyera të shënuara te shkrimet e shenjta? Përse?

  • Çfarë mëson për Jezu Krishtin nga këto mrekulli?

Nëse ua lejojnë rrethanat, nxënësit që nuk e kanë bërë veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve përpara orës mësimore, mund t’i ftoni t’i dërgojnë një mesazh me tekst një pjesëtari të familjes ose shoku apo shoqeje duke i pyetur se cilat ngjarje i konsiderojnë si mrekulli. Nxënësit mund t’i japin këto përgjigje afër përfundimit të mësimit.

Gjatë jetës së Shpëtimtarit, Ai bëri shumë mrekulli. Ndërsa i studion disa prej tyre në këtë mësim dhe gjatë gjithë javës, mendo se si do t’u përgjigjeshe pyetjeve të mëposhtme:

  • Çfarë kupton për mrekullitë?

  • Çfarë pyetjesh ke për to?

  • Çfarë mrekullie/sh shpreson që Perëndia do të kryejë në jetën tënde?

Mund të dëshirosh t’i mbash shënim përgjigjet në ditarin tënd të studimit. Kërko përgjigje për pyetjet e tua këtë javë ndërsa studion mrekullitë e kryera nga Jezu Krishti.

Çfarë na mësojnë mrekullitë rreth Jezu Krishtit?

Një teknikë për studimin e shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojë ta njohësh më mirë Jezu Krishtin është të shohësh përtej asaj që Ai bën dhe me lutje të përsiatësh për atë që veprimet e Tij tregojnë për karakterin e Tij. Ndërsa lexon, merr parasysh të bësh pyetje si “Çfarë mësoj për shtysat, përparësitë dhe cilësitë e Shpëtimtarit nga ajo që Ai po bën dhe thotë?”

Lexo te Lluka 7:11–17, duke kërkuar hollësi te historia që të mësojnë për Jezu Krishtin. Për shembull, kushtoji vëmendje se çfarë të ndihmon të kuptosh vargu 13 rreth arsyes përse Ai e kreu këtë mrekulli. Nëse dëshiron, mund edhe të shohësh materialin filmik “Widow of Nain” [“E Veja e Nainit”] (02:22), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ndërsa e studion këtë ndodhi.

2:22
  • Çfarë mësove për shtysat, përparësitë dhe cilësitë e Shpëtimtarit nga ajo që Ai bëri apo tha ndërsa kreu këtë mrekulli?

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mësove pikërisht tani në jetën tënde?

Jezusi bëri shumë mrekulli

Zgjidh një ose më shumë nga mrekullitë e mëposhtme për t’i studiuar. Vazhdo t’i kushtosh vëmendje asaj që mëson për Shpëtimtarin nga këto ndodhi.

Merrni parasysh të paraqitni figurat e mëposhtme dhe referencat e shkrimeve të shenjta. Drejtojuni secilës figurë ndërsa lexoni me zë të lartë përshkrimin e shkurtër përkatës. Pastaj ndajeni klasën në grupe me nga tre veta. Caktojini secilit anëtar të grupit të studiojë një ndodhi të ndryshme dhe ftojini nxënësit t’ia tregojnë grupit hollësitë e ndodhisë që lexuan.

Mateu 8:1–4; Marku 1:40–42 Jezusi shëron një lebros. Një lebros shmangej nga shoqëria, sepse lebra ishte një sëmundje e dhembshme, ngjitëse dhe nganjëherë vdekjeprurëse. Shumica e njerëzve e shmangnin afrimin me të apo prekjen e tij.

Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne besojmë në një marrëdhënie shume vetjake me Shpëtimtarin. Duke lexuar librat [e shenjtë] Dhiata e Re dhe Libri i Mormonit shpesh kam pyetur veten se si duhet të ketë qenë të ndieje Shpëtimtarin tek të prekte dhe të merrje shërim nëpërmjet virtytit të Tij. Kjo figurë përshkruan historinë që gjendet te Mateu 8 i Dhiatës së Re. Lebrosi që iu afrua Jezusit kishte besim se, po të donte, Ai mund ta bënte atë të pastër. Me fjalët e thjeshta, “shërohu” një jetë në dëshpërim mori shpresë. Si duhet të ketë qenë ai moment? Burri i sapopastruar, duke vështruar ngultas fytyrën e Shpëtimtarit të botës.

Te Mateu 8:5–8, 13 Jezusi shëron shërbëtorin e centurionit. Centurioni ishte një oficer që komandonte rreth 100 burra në ushtrinë romake. Shumë hebrenj në kohën e Jezusit i urrenin ushtarët romakë për shkak të dallimeve fetare dhe ngaqë ata përfaqësonin kombin që i kishte pushtuar.

Një ushtar romak i përgatitur për betejë.

Te Marku 5:1–13, 18–20 Jezusi dëbon demonët nga një njeri që jetonte në varreza. Një burrë jetonte në varreza, duke bërtitur dhe lënduar veten. Kur njerëzit e zonës nuk mundën ta lidhnin me zinxhirë, ata e shmangën duke e lënë të izoluar mes varreve.

Njeriu me një frymë të ndyrë – [Marku 1:25]

Ftojini nxënësit t’i diskutojnë në grupet e tyre pyetjet si të mëposhtmet që i ndihmojnë të përqendrohen te Shpëtimtari sesa thjesht te ngjarja e mrekullueshme. Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se mrekullitë e Jezu Krishtit demonstrojnë dashurinë dhe dhembshurinë e Tij për ne.

  • Çfarë mësove për shtysat, përparësitë dhe cilësitë e Shpëtimtarit nga ajo që Ai bëri apo tha ndërsa kreu këtë mrekulli?

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mësove pikërisht tani në jetën tënde?

  • Çfarë mund të bësh kur ndien nevojën për ndihmën e Shpëtimtarit?

Mrekullitë në kohën tonë

A e ke pyetur veten ndonjëherë a kryen ende mrekulli Shpëtimtari sot? Ndërsa shumë njerëz nuk kanë përjetuar disa nga mrekullitë dramatike të shënuara te shkrimet e shenjta, të tilla si ndarja e Detit të Kuq ose ngritja e të vdekurve, është e rëndësishme të mbani mend se mrekullitë ndodhin ende sot. Shpëtimtari deklaroi: “Unë jam një Perëndi mrekullish; dhe unë do t’i tregoj botës se unë jam i njëjti dje, sot dhe përgjithnjë” (2 Nefi 27:23).

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Portreti Zyrtar i Presidentit Dallin H. Ouks, i bërë në mars 2018.

“Shumë mrekulli ndodhin çdo ditë në punën e Kishës sonë dhe në jetën e anëtarëve tanë. Shumë prej jush kanë dëshmuar mrekulli, më shumë nga sa mund ta përfytyroni.”

(Dallin H. Oaks, “Miracles”, Ensign, qershor 2001, f. 6)

  • Çfarë mendimesh apo pyetjesh ke për këtë thënie nga Presidenti Ouks?

Para se të bëni pyetjet e mëposhtme, merrni parasysh t’u kujtoni nxënësve sugjerimin për përgatitjen e tyre ose t’i ftoni të kontrollojnë përgjigjet nga pjesëtarët e familjes ose shokët apo shoqet të cilëve mund t’u kenë dërguar mesazh me tekst në fillim të mësimit. Porositini të mos tregojnë hollësi që mund të jenë shumë vetjake ose të shenjta.

  • Cilat janë disa mrekulli që Shpëtimtari ka kryer si pjesë e Rivendosjes dhe përmes punës së Kishës së Tij?

  • Çfarë mrekullish ke parë ti apo njerëzit e tu të dashur në jetën tënde?

  • Çfarë zbulojnë këto mrekulli vetjake rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si është rritur kuptueshmëria e tyre për mrekullitë gjatë këtij mësimi. Gjithashtu ftojini nxënësit t’i kushtojnë vëmendje ndikimit të mrekullueshëm të Zotit në jetën e tyre. Nxitini të kërkojnë frymëzim nga Fryma e Shenjtë për t’i ndihmuar të gjejnë përgjigje për pyetjet që kanë ende për mrekullitë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Cila është mrekullia kulmore?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Portreti Zyrtar i Presidentit Dallin H. Ouks, i bërë në mars 2018.

“Disa mrekulli ndikojnë te shumë njerëz. Një mrekulli e tillë kulmore është Shlyerja e Jezu Krishtit – triumfi i Tij mbi vdekjen fizike dhe shpirtërore për të gjithë njerëzimin. Asnjë mrekulli nuk është me ndikim më të gjerë ose më madhështore.”

(Dallin H. Oaks, “Miracles”, Ensign, qershor 2001, f. 9)

A ndodhin ende sot mrekulli dramatike si ato të shënuara në shkrimet e shenjta?

Një shembull i një mrekullie mbresëlënëse e ditëve të sotme u tregua nga Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008):

Portret i pjesës së përparme të bustit të Presidentit Gordon B. Hinkli. Duart e Presidentit Hinkli janë mbështetur në pjesën e pasme të një karrigeje. Figura është portreti zyrtar nga Kisha i Presidentit Hinkli që nga viti 1995. Ky ishte portreti i fundit zyrtar i Presidentit Hinkli. Presidenti Hinkli ndërroi jetë më 27 janar 2008.

“Më kërkuan të vizitoja një grua në spital së cilës mjekët i kishin thënë se po humbiste shikimin dhe do të bëhej e verbër brenda një jave. Ajo pyeti a mund të administronim [një bekim] për të dhe kështu vepruam, dhe ajo thotë se mrekullisht u shërua. … Unë i thashë: ‘Nuk isha unë që ta shpëtova shikimin. Natyrisht, Zoti ta shpëtoi shikimin. Falënderoje Atë dhe ji mirënjohëse ndaj Tij.”

(Teachings of Gordon B. Hinckley [1997], f. 343)

Përse njerëzit nuk e marrin çdo mrekulli që kërkojnë me besim te Jezu Krishti?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha:

Portreti Zyrtar i Presidentit Dallin H. Ouks, i bërë në mars 2018.

“Mrekullitë nuk mundësohen vetëm sepse dikush i kërkon. … Vullneti i Zotit është gjithmonë parësor. Priftëria e Zotit nuk mund të përdoret për të kryer mrekulli në kundërshtim me vullnetin e Zotit. Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se edhe kur një mrekulli ndodh, nuk ndodh në orarin që ne dëshirojmë. Zbulesat na mësojnë se përvojat e mrekullueshme ndodhin ‘në vetë kohën e tij dhe në vetë mënyrën e tij’ (DeB 88:68).”

(Dallin H. Oaks, “Miracles”, Ensign, qershor 2001, f. 9)

Përse demonët në ndodhinë te Marku 5:11–13 donin të hynin te derrat?

Profeti Jozef Smith (1805–1844) shpjegoi:

Portret i pjesës së përparme të bustit të Profetit Jozef Smith të Riut. Koka e Jozefit është e kthyer anash në një perspektivë ‘tre të katërtat’, me dorën e djathtë në ije dhe me dorën e majtë që mban fleta letre. Ai portretizohet i veshur me një kostum në ngjyrë kafe të errët dhe një këmishë të bardhë dhe kollare.

“Ne erdhëm në këtë botë që të mund të kemi një trup dhe ta paraqesim atë të dëlirë përpara Perëndisë në mbretërinë çelestiale. Parimi i madh i lumturisë qëndron në pasjen e një trupi. Djalli nuk ka trup, dhe ky është dënimi i tij. Ai kënaqet kur mund të sigurojë tabernakullin e njeriut dhe kur u dëbua nga Shpëtimtari, ai kërkoi të shkonte në tufën e derrave, duke treguar se ai do të parapëlqente trupin e një derri sesa të mos kishte fare. Të gjitha qeniet që kanë trupa kanë fuqi mbi ato që nuk kanë.”

A do të ndodhin më shumë mrekulli përpara se të kthehet Shpëtimtari?

Presidenti Rasëll M. Nelson, dëshmoi:

Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, do të kryejnë disa nga veprat e Tij më të fuqishme midis kohës së tanishme dhe kohës kur Ai të vijë përsëri. Ne do të shohim tregues të mrekullueshëm se Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, kryesojnë mbi këtë Kishë në madhështi e lavdi.”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 96)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Jezu Krishti është dhe do të vazhdojë të jetë një Perëndi mrekullish

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se mrekullitë ende ndodhin, merreni parasysh t’i ftoni të studiojnë vargjet te Mormoni 9:11–21. Ftojini të gjejnë përgjigje për sa vijon:

  • Cilat janë disa nga mrekullitë e Jezu Krishtit që Moroni i identifikoi në këto vargje?

  • Çfarë këshille u jep Moroni atyre që nuk besojnë te mrekullitë?

  • Pse Perëndia do të ndalonte së kryeri mrekulli mes popullit të Tij?

Dëbimi i shpirtrave të ligj

Pasi të mësojnë se Shpëtimtari ka fuqi për t’i dëbuar shpirtrat e ligj, nxënësit mund të lexojnë profecinë e mbretit Beniamin te Mosia 3:5–6. Ftojini të diskutojnë se çfarë do të thotë se Shpëtimtari mund të “dëbojë djajtë ose shpirtrat e ligj që banojnë në zemrat e fëmijëve të njerëzve” (vargu 6). Ftojini të përsiatin a ka ndonjë gjë që i pengon shpirtërisht që do të donin ta hiqnin nga zemra e vet. Dëshmoni për aftësinë e Shpëtimtarit për t’i hequr dëshirat e liga nga zemra jonë ndërsa i drejtohemi Atij me besim.